.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster
MC Kresha - EraSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2678
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4301
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

drejt - Rezultati, sytė drejt Kolegjit Zgjedhor Empty Rezultati, sytė drejt Kolegjit Zgjedhor

Fri Jul 17 2009, 13:43
drejt - Rezultati, sytė drejt Kolegjit Zgjedhor Images15Pėrmbyllet faza e ankimimeve nė KQZ. Gati shqyrtimi nė shkallėn e fundit.Fati i mėtejshėm i ecurisė sė procesit zgjedhor tani e tutje do tė jetė nė duart e Kolegjit Zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhėnė fund shqyrtimit dhe vendimmarrjes sė ankimimeve tė subjekteve politike pėr gjashtė qarqe: Durrės, Berat, Shkodėr, Tiranė, Lezhė dhe Fier, duke e kaluar "topin" e vendimmarrjes nė Kolegjin Zgjedhor, nė shkallėn e fundit tė vendimmarrjes, shprehja e tė cilit do t‘i japė fund procesit zgjedhor dhe do i hapė rrugė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve pėr tė shpallur rezultatin pėrfundimtar. Deri dje nė mesditė, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lajmėroi se nuk kishte asnjė njoftim nga Kolegji Zgjedhor pėr ndonjė kėrkesė ankimore tė dorėzuar nė sekretarinė e kėsaj gjykate, por Partia Socialiste, nga ana e saj, lajmėroi ankimimin e vendimit tė KQZ-sė pėr Qarkun e Fierit, e konkretisht pėrfshirjen nė rezultat tė kutisė 3052 tė KZAZ 20, ku 439 fletė rezultuan tė kishin njė vulė tė vetme. Njėkohėsisht u lajmėrua se ėshtė dorėzuar edhe ankimimi i vendimit tė KQZ-sė pėr Qarkun e Beratit, duke mos i dhėnė tė drejtė PS-sė nė kėrkesėn pėr rinumėrim dhe vlerėsim tė votave. E gjithė veprimtaria e Kolegjit Zgjedhor bazohet nė pjesėn e 11 tė Kodit Zgjedhor dhe njė sėrė nenesh qė pėrcaktojnė funksionimin e kėsaj gjykate.

Neni 152 parashikon afatet e ankimimit nė gjykatė. Nė pikėn dy thuhet se ankimimi pėr tė gjitha vendimet qė KQZ-ja merr nė periudhėn qė fillon 48 orė pas dekretimit tė zgjedhjeve tė pjesshme ose tė pėrgjithshme deri nė pėrfundim tė shqyrtimit administrativ tė ankimimeve zgjedhore, ose tė kalimit tė afateve tė ankimit pėr zgjedhje, bėhet brenda 5 ditėve nga shpallja

e tyre. Pėr vendimet qė KQZ-ja merr jashtė kėsaj periudhe, afati i ankimimit nė Kolegjin Zgjedhor ėshtė 30 ditė. Ndėrsa neni 157

vlerėson afatet e gjykimit, njė prej pikave mė tė rėndėsishme dhe qė zbardh disi kohėn kur do tė shpallen rezultatet pėrfundimtare nga KQZ-ja. Kolegji Zgjedhor gjykon dhe vendos pėr kėrkesėpaditė brenda 10 ditėve nga depozitimi i kėrkesėpadisė.

Nė rastet e parashikuara nga fjalia e fundit e pikės 2 tė nenit 152 tė kėtij Kodi, Kolegji Zgjedhor vendos brenda 30 ditėve nga depozitimi i ankimimit. Ndėrkohė, subjektet politike kanė bėrė paralajmėrimet e tyre pėr ankimimet qė do tė dorėzojnė nė Kolegj. Partia Demokratike paralajmėroi ankimimin e vendimit tė KQZ-sė pėr Qarkun e Fierit, duke mos pranuar pėrfshirjen e dy kutive nė rezultatin pėrfundimtar pėr kėtė qark. Partia Socialiste ka lajmėruar ankimimin e tri vendimeve tė KQZ-sė, Beratin, Tiranėn dhe Shkodrėn. Sa i pėrket Beratit, KQZ-ja vendosi tė rrėzonte pretendimet e kėsaj partie pėr rivlerėsim dhe rinumėrim tė votave nė tre KZAZ, pėr shkak tė mungesės sė provave. Nė Tiranė, PS-ja kėrkoi rinumėrim dhe rivlerėsim tė votave pėr 6 KZAZ, ndėrsa nė Shkodėr po tė njėjtėn kėrkesė pėr 5 KZAZ. Tė tria kėrkesat ankimore u rrėzuan nga KQZ-ja pėr mungesė provash, duke lėnė nė fuqi vendimet pėrkatėse tė KQZ-sė pėr tabelėn e rezultateve tė kėtyre qarqeve. Nė bazė tė kėtyre afateve qė parashikon ligji, pritet qė shqyrtimet nga ana e KQZ-sė tė marrin fund nė fillim tė gushtit, ndėrsa vetė kreu i KQZ-sė ka parashikuar pikėrisht dhjetėditėshin e parė tė kėtij muaji pėr certifikimin e zgjedhjeve.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi