.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon 11 Mar 2024 - 20:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue 27 Feb 2024 - 22:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun 25 Feb 2024 - 15:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon 19 Feb 2024 - 21:05webmaster
Majk - LamtumireTue 13 Feb 2024 - 13:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue 13 Feb 2024 - 13:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue 13 Feb 2024 - 13:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue 13 Feb 2024 - 13:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue 13 Feb 2024 - 13:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat 10 Feb 2024 - 13:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat 10 Feb 2024 - 13:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat 10 Feb 2024 - 13:34webmaster
MC Kresha - EraSat 10 Feb 2024 - 13:34webmaster
Ledri Vula - Njesia SpecialeSat 10 Feb 2024 - 13:33webmaster



Shko poshtė
HELENA
HELENA
Moderator
Moderator
GjeniaFemale
Shenja e HoroskopitTaurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 38
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

Ēfarė ėshtė Gjykata Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut? Empty Ēfarė ėshtė Gjykata Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut?

Tue 16 Feb 2010 - 14:18
Gjykata Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut ėshtė njė gjykatė ndėrkombėtare me seli nė Strasburg. Ajo pėrbėhet nga njė numėr gjyqtarėsh i barabartė me numrin e Shteteve anėtare tė Kėshillit tė Evropės tė cilėt kanė ratifikuar Konventėn pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive Themelore tė Njeriut – aktualisht 46 vende1. Gjyqtarėt e Gjykatės qėndrojnė nė cilėsinė personale dhe nuk pėrfaqėsojnė asnjė Shtet. Gjykata, pėr marrjen nė shqyrtim tė kėrkesave, asistohet nga njė Sekretari qė pėrbėhet kryesisht nga avokatė nga tė gjitha Shtetet anėtare (tė cilėt njihen gjithashtu si sekretarė ligjorė). Ata janė tėrėsisht tė pavarur nga vendi i tyre i origjinės dhe nuk pėrfaqėsojnė as kėrkuesit dhe as Shtetet.

Ēfarė ėshtė Konventa Evropiane e tė Drejtave tė Njeriut?

Konventa Evropiane e tė Drejtave tė Njeriut ėshtė njė traktat ndėrkombėtar i cili mund tė nėnshkruhet vetėm nga Shtetet anėtare tė Kėshillit tė Evropės. Konventa, e cila themelon gjykatėn dhe pėrcakton mėnyrėn se si duhet tė funksionojė ajo, pėrmban njė listė me tė drejtat dhe garancitė tė cilat Shtetet kanė marrė pėrsipėr ti respektojnė.

Ēfarė bėn Gjykata Evropiane e tė Drejtave tė Njeriut?

Gjykata zbaton Konventėn Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut. Detyra e saj ėshtė tė sigurojė qė Shtetet tė respektojnė tė drejtat dhe garancitė e pėrcaktuara nė Konventė. Ajo e realizon kėtė duke shqyrtuar ankesat (tė njohura si “kėrkesa”) e depozituara nga individėt dhe, ndonjėherė, nga Shtetet. Kur zbulon qė njė Shtet anėtar ka shkelur njė ose mė shumė nga kėto tė drejta dhe garanci, Gjykata nxjerr njė vendim. Vendimet janė detyruese: vendet qė kanė tė bėjnė me vendimin janė tė detyruar tė pajtohen me tė.



Kur mund tė paraqes njė kėrkesė nė Gjykatėn Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut?

Ju mund tė paraqitni njė kėrkesė nė Gjykatė nėse konsideroni se keni qenė personalisht dhe drejtpėrdrejtė viktimė e shkeljes sė tė drejtave dhe garancive tė pėrcaktuara nė Konventė apo Protokollet e saj. Shkelja duhet tė jetė kryer nga njė nga Shtetet qė kanė nėnshkruar Konventėn.

Cilat tė drejta mbrohen nga Konventa dhe Protokollet e saj?

Konventa mbron, nė veēanti:
• tė drejtėn pėr jetėn;
• tė drejtėn pėr njė proces tė drejtė gjyqėsor nė ēėshtjet civile dhe penale;
• tė drejtėn pėr respektimin e jetės private dhe familjare;
• lirinė e shprehjes;
• lirinė e mendimit, ndėrgjegjes dhe e fesė;
• tė drejtėn pėr njė zgjidhje efektive;
• tė drejtėn pėr tė gėzuar pasurinė; dhe
• tė drejtėn pėr tė votuar dhe pėr tė kandiduar nė zgjedhje.

Ēfarė ndalojnė Konventa dhe Protokollet e saj?

Konventa ndalon, nė veēanti:
• torturėn dhe trajtimin apo dėnimin ēnjerėzor dhe poshtėrues;
• dėnimin arbitrar dhe tė paligjshėm
• diskriminimin nė gėzimin e tė drejtave dhe lirive tė pėrcaktuara nga Konventa;
• dėbimin e shtetasve ose refuzimin e hyrjes sė tyre, nga njė Shtet,
• dėnimin me vdekje; dhe
• dėbimin kolektiv tė tė huajve.







Ēfarė kushtet duhet tė plotėsoj pėr tė paraqitur njė ankesė nė Gjykatė?
Cilat janė kushtet qė lidhen personalisht me ju?

• Nuk ėshtė nevoja tė jeni qytetar i njėrit prej Shteteve anėtare tė Kėshillit tė Evropės. Shkelja pėr tė cilin ju ankoheni thjesht duhet tė jetė kryer nga njė prej Shteteve qė kanė nėnshkruar Konventėn brenda “juridiksionit” tė saj, qė zakonisht nėnkupton brenda territorit tė saj.
• Ju mund tė jeni njė individ apo njė subjekt ligjor, si njė kompani apo shoqatė.
• Ju, personalisht duhet tė jeni viktimė e drejtpėrdrejtė e shkeljes pėr tė cilėn parashtroni njė ankesė. Ju nuk mund tė bėni njė ankesė tė pėrgjithshme pėr njė ligj apo masė, sepse, pėr shembull, nuk ju duket i drejtė; dhe as nuk mund tė ankoheni nė emėr tė personave tė tjerė (vetėm nėse ata janė tė identifikuar qartė dhe ju jeni pėrfaqėsuesi i tyre).

A ka ndonjė kusht qė duhet plotėsuar paraprakisht nė gjykatat kombėtare?

• Po. Ju duhet tė keni pėrdorur tė gjitha shkallėt gjyqėsore nė Shtetin pėrkatės qė mund tė kishin zgjidhur ēėshtjen pėr tė cilėn parashtroni ankesė (zakonisht, kjo nėnkupton ankimimin nė gjykatėn e duhur, e ndjekur nga apeli, aty ku aplikohet, madje edhe njė apel tė mėtejshėm nė njė gjykatė mė tė lartė siē mund tė jetė gjykata e lartė, nėse njė e tillė ekziston).
• Por nuk ėshtė e mjaftueshme vetėm pėrdorimi i kėtyre shkallėve gjyqėsore. Pėr kėtė ju duhet tė keni ngritur akuzat tuaja (qė do tė thotė, shkeljet e Konventės mbi bazėn e sė cilės po parashtroni njė ankesė).
• Ju keni vetėm gjashtė muaj nga data e vendimit pėrfundimtar nė nivel kombėtar (nė pėrgjithėsi vendimi i gjykatės mė tė lartė) pėr tė paraqitur kėrkesėn. Pas kėsaj periudhe kėrkesa juaj nuk mund tė pranohet nga Gjykata.





Kundėr kujt mund tė parashtroj njė kėrkesė?

• Kundėr njė ose mė shumė Shtetesh tė lidhura nga Konventa tė cilėt, sipas jush, ka/kanė (nėpėrmjet njė ose mė shumė veprimesh apo shkeljesh qė ju prekin direkt) dhunuar Konventėn Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut.
• Masa apo masat, pėr tė cilat ankoheni, duhet tė jenė marrė nga njė ose mė shumė autoritete publike nė Shtetin(et) pėrkatės/e (pėr shembull njė gjykatė ose njė autoritet administrativ).
• Gjykata nuk shqyrton ankesat kundėr individėve apo institucioneve private, si kompanitė tregtare.

Pėr ēfarė mund tė ankoheni?

• Ankesa juaj duhet tė lidhet me njė nga tė drejtat e pėrcaktuara nė Konventėn Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut. Shkeljet e parashtruara mund tė pėrfshijnė njė gamė tė gjerė ēėshtjesh si: tortura dhe keqtrajtimi i tė burgosurve; ligjshmėria e dėnimit; gjykimet e shkurtuara nė gjyqet civile dhe penale; diskriminimi nė ushtrimin e njė tė drejte; tė drejtat e prindėrve tė fėmijėve tė birėsuar, respekti pėr adresėn dhe korrespondencėn; kufizimet nė shprehjen e opinionit apo dhėnien dhe marrjen e informacionit; lirinė pėr tė marrė pjesė nė njė tubim apo demonstratė; dėbimin jashtė vendit dhe ekstradimin; konfiskimin e pronės; dhe shpronėsimin.
• Ju nuk mund tė aplikoni pėr shkelje tė ndonjė instrumenti tjetėr ligjor, si Deklarata Universale e tė Drejtave tė Njeriut apo Karta e tė Drejtave Themelore, pėrveē Konventės Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut.

Si duhet tė paraqes njė kėrkesė nė Gjykatė nėse e konsideroj veten viktimė tė njė shkeljeje tė Konventės?

Duke dėrguar njė letėr nė Gjykatė me hollėsi tė qarta tė ankimit tuaj ose duke plotėsuar formėn e aplikimit 2 dhe duke e dėrguar atė nė adresėn e mėposhtme:
The Registrar
European Court of Human Rights
Council of Europe
F-67075 Strasbourg Cedex

• Ju mund tė shkruani nė njė nga gjuhėt zyrtare tė Gjykatės (anglisht dhe frėngjisht), ose nė njė nga gjuhėt e Shteteve tė cilėt kanė ratifikuar Konventėn.
• Nėse dėrgoni kėrkesėn me faks, duhet tė dėrgoni gjithashtu edhe konfirmimin e shkruar me anė tė postės.
• Mos shkoni personalisht nė Strasburg pėr tė deklaruar ēėshtjen tuaj. Ēėshtja juaj nuk do tė shqyrtohet mė shpejt dhe nuk do tė merrni ndonjė kėshillė ligjore.
• Sekretaria mund t’ju kėrkojė dokumente shtesė, informacion ose sqarime nė lidhje me ankesat tuaja.
• Sapo tė merrni formėn e aplikimit, duhet ta plotėsoni me kujdes dhe nė mėnyrė tė kuptueshme dhe ta dėrgoni sa mė shpejt tė jetė e mundur. Ajo duhet tė pėrmbajė:
• Njė pėrmbledhje tė shkurtėr tė fakteve dhe ankimeve tuaja;
• Njė tregues pėr tė drejtat e Konventės qė mendoni se janė shkelur;
• Shkallėt gjyqėsore tė cilat keni ndjekur;
• Kopje tė vendimeve tė dhėna, nė rastin tuaj, nga tė gjitha autoritetet publike pėrkatėse (kėto dokumente nuk kthehen mė, ndaj duhet tė dėrgoni vetėm kopjet); dhe
• Nėnshkrimin tuaj si kėrkues, apo nėnshkrimin e pėrfaqėsuesit tuaj.
• Nėse nuk dėshironi qė identiteti juaj tė zbulohet, duhet tė njoftoni Gjykatėn menjėherė, duke dhėnė arsyet. Kryetari i Gjykatės do tė pėrcaktojė nėse kėrkesa juaj ėshtė e justifikuar.
• Nė kėtė faze tė procedurės nuk ėshtė nevoja tė pėrfaqėsoheni nga njė avokat. Megjithatė, nėse dėshironi tė parashtroni njė kėrkesė nė Gjykatė me anė tė njė pėrfaqėsuesi, duhet tė dėrgoni me formularin e kėrkesės edhe autorizimin pėr tė vepruar nė emrin tuaj.

Cilat janė fazat kryesore tė proēedurave:

• Ēėshtja juaj do tė shqyrtohet pa pagesė.
• Ju duhet tė pėrballoni vetė shpenzimet tuaja (si pagesa e avokatit apo shpenzimet qė lidhen me hetimin dhe korrespondencėn).
• Pasi tė jetė dėrguar kėrkesa, ju mund tė aplikoni pėr ndihmė ligjore. Ndihma ligjore nuk jepet automatikisht dhe dhėnia e saj nuk bėhet menjėherė, por nė njė fazė mė tė vonshme tė procedurave.
• Procedurat zhvillohen me shkrim. Si pasojė, nuk ka seancė dėgjimore dhe ju do tė njoftoheni me shkrim pėr ēdo vendim tė marrė nga Gjykata.

Si kryhen procedurat?

• Gjykata, nė radhė tė parė, duhet tė shqyrtojė nėse kėrkesa juaj ėshtė e pranueshme. Kjo nėnkupton se ēėshtja duhet tė pėrputhet me kėrkesa tė pėrcaktuara nga Konventa ( shih “Ēfarė kushtet duhet tė plotėsoj pėr tė paraqitur njė ankesė nė Gjykatė?” nė faqen 3). Nėse nuk plotėsohen kushtet, kėrkesa juaj nuk do tė pranohet. Nėse keni bėrė disa ankime, Gjykata mund tė shpallė njė ose mė shumė prej tyre si tė pranueshme dhe tė hedhė poshtė tė tjerat.
• Nėse kėrkesa juaj ose njė nga kėrkesat tuaja shpallet e papranueshme, ky vendim ėshtė pėrfundimtar dhe nuk mund tė kthehet.
• Nėse kėrkesa juaj ose njė nga kėrkesat tuaja shpallet e pranueshme, Gjykata do tė pėrkrahė palėt (ju dhe Shtetin pėrkatės) tė arrijnė nė njė marrėveshje miqėsore. Tė dy palėt do tė ftohen pėr tė arritur njė marrėveshje pėr zgjidhjen e ēėshtjes. Nėse nuk arrihet asnjė zgjidhje miqėsore, Gjykata do tė shqyrtojė themelin e ēėshtjes – qė do tė thotė se ajo do tė pėrcaktojė nėse ka pasur ose jo shkelje tė Konventės.

Sa kohė duhet tė prisni?

Duke pasur parasysh grumbullimin aktual tė ēėshtjeve, ju duhet tė prisni njė vit pėrpara se Gjykata tė procedojė me shqyrtimin fillestar tė kėrkesės suaj. Disa kėrkesa mund te trajtohen si urgjente dhe tė trajtohen me pėrparėsi, veēanėrisht kur kėrkuesi deklarohet se ėshtė nė rrezik tė mundshėm pėr jetėn.

Ēfarė mund tė pėrfitoj nga kėrkesa e paraqitur nė Gjykatė?

Nėse Gjykata konstaton se ka pasur shkelje, mund t’ju japė “vetėm shpėrblim tė drejtė”, njė shumė parash si kompensim pėr forma tė ndryshme tė dėmit. Gjykata mundet gjithashtu t’i kėrkojė Shtetit pėrkatės tė dėmshpėrblejė shpenzimet qė keni kryer nė paraqitjen e ēėshtjes suaj. Nėse Gjykata konstaton se nuk ka pasur shkelje, ju nuk duhet tė paguani shpenzime shtesė (si ato tė kryera nga Shteti pėrgjegjės).



Shėnim:
• Gjykata nuk ka fuqi mbi vendimet nė nivel kombėtar apo tė anulojė ligjet kombėtare
• Gjykata nuk ėshtė pėrgjegjėse pėr ekzekutimin e vendimeve tė saj. Sapo tė ketė dhėnė vendimin, pėrgjegjėsia kalon te Komiteti i Ministrave i Kėshillit tė Evropės, i cili ka pėr detyrė tė mbikėqyrė ekzekutimin dhe tė sigurojė qė ēdo kompensim ėshtė paguar.

Ēfarė nuk mundė tė bėjė pėr ju Gjykata Evropiane e tė Drejtave tė Njeriut?

• Gjykata nuk vepron si njė gjykatė apeli vis-ą-vis gjykatave kombėtare; ajo nuk rishqyrton ēėshtjet, ajo nuk mund tė kthejė mbrapsht, ndryshojė, apo rishikojė vendimet e tyre.
• Gjykata nuk do tė ndėrhyjė drejtpėrdrejtė nė emrin tuaj me autoritetin ndaj tė cilit ju ankoheni.
• Gjykata nuk do t’ju ndihmojė tė gjeni apo paguani njė avokat pėr tė pėrgatitur kėrkesėn tuaj.
• Ju nuk mund tė ankoheni pėr shkelje tė ndonjė instrumenti ligjor tjetėr pėrveē Konventės Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut, si Deklarata Universale pėr tė Drejtat e Njeriut apo Karta pėr tė Drejtat Themelore. Ju nuk duhet tė ngatėrroni, pėr shembull, Gjykatėn Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut me Gjykatėn e Drejtėsisė tė Komuniteteve Evropiane, e cila e ka selinė nė Luksemburg.
• Gjykata nuk mund t’ju japė informacion mbi dispozitat ligjore nė fuqi nė Shtetin ndaj tė cilit ju ankoheni.

Pėr informacion tė mėtejshėm rreth Gjykatės Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut mund tė shikoni nė faqen tonė tė internetit:
ėėė.coealb.org
Ju mund tė kontaktoni Gjykatėn nė adresėn e e-mailit tė mėposhtme:
webmaster@echr.coe.int
Reforma e Gjykatės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut

Data
1950 Miratohet Konventa Evropiane e tė Drejtave tė Njeriut
1953 Konventa hyn nė fuqi
1954 Ngrihet Komisioni Evropian pėr tė Drejtat e Njeriut
1959 Themelohet Gjykata Evropiane e tė Drejtave tė Njeriut
1998 Komisioni me kohė tė pjesshme dhe Gjykata shkrihen duke formuar njė Gjykatė me kohė tė plotė
2000 Konferenca Ministrore nė Romė pėrcakton planin e veprimit tė reformės
2004 Projekt protokolli i ndryshuar i paraqitur pėr miratim nė Sesionin Ministror nė maj

Pėrse nevojitet reforma?

Numri i kėrkesave tė mbledhura nė vitin 2003 ishte rreth 39000, qė pėrbėn njė rritje prej 115% krahasuar me vitin 1998 (18164). Shtrirja e Kėshillit tė Evropės nė 46 Shtete, njė zonė me popullsi prej rreth 800 milionė banorėsh, rezultoi nė mėnyrė tė pashmangshme nė njė mbingarkesė me numrin e ēėshtjeve tė marra nė shqyrtim nga Gjykata. Kjo nėnkupton qė ēėshtjet mund tė kėrkojnė vite pėr tu marrė nė shqyrtim dhe pėr tė marrė vendimin, madje edhe disa raste qė pėrfshijnė padi pėr shkelje veēanėrisht tė rėnda tė tė drejtave tė njeriut.

Cilėt janė problemet kryesore tė identifikuara?

Problemi kryesor i pėrgjithshėm dhe thelbėsor duhet gjetur nė nivel kombėtar: ky ėshtė zbatimi i papėrshtatshėm i garancive tė Konventės sė bashku me njė mungesė zgjidhjesh efektive nė shumė vende.

Gjykata e Strasburgut ballafaqohet me tre vėshtirėsi kryesore:
• Sasinė e rasteve “pa shpresė”, tė cilat llogariten tė jenė qartėsisht tė papranueshme nė mbi 80% tė kėrkesave tė depozituara;
• Tė ashtuquajtura, raste tė pėrsėritura, seritė e kėrkesave qė rrjedhin nga i njėjti difekt strukturor nė nivel kombėtar, zgjatja e proēedurave gjyqėsore ėshtė njė shembull qė haset nė shumė vende;
• Si rezultat i dy tė parave, grumbullimi nė rritje i rasteve thelbėsore qė trajtojnė ēėshtje tė rėnda ose tė reja.
Sė fundmi, lind pyetja se sa efektive janė ekzekutimet e vendimeve tė Gjykatės, me fjalė tė tjera, se sa shpejt Shtetet marrin masa nė nivel kombėtar pėr tė korrigjuar njė problem tė identifikuar nga vendimet e Gjykatės. Mosarritja e kėsaj rezulton nė rritjen e numrit tė ēėshtjeve qė vijnė nė Strasburg.

Cilat janė zgjidhjet kryesore qė propozohen?

Pėr zbatim mė efektiv nė nivel kombėtar: ėshtė propozuar qė Komiteti i Ministrave tė Kėshillit tė Evropės tė miratojė tre rekomandime pėr trajnimin dhe arsimin universitar nė lidhje me verifikimin e pėrputhshmėrisė me Konventėn tė legjislacionit dhe praktikės mbi pėrmirėsimin e zgjidhjeve nė nivel kombėtar.

Pėr njė funksionim mė efikas tė Gjykatės sė Strasburgut, projekt Protokoll Nr.14 i Konventės bėn ndryshimet kryesore tė mėposhtme:
• Ēėshtjet qartėsisht tė papranueshme: vendimet e papranueshmėrisė nė kėto ēėshtje, tė cilat tani merren nga njė komitet prej tre gjyqtarėsh, do tė mund tė merren nga njė gjyqtar, i asistuar nga referenti jo-gjyqėsor. Ideja ėshtė tė rrisė kapacitetin filtrues tė Gjykatės, kapacitetin e saj pėr tė filtruar ēėshtjet “pa shpresė”.
• Ēėshtjet e pėrsėritura: kur ēėshtja ėshtė nė seritė qė rrjedhin nga i njėjti difekt nė nivel kombėtar, propozimi ėshtė qė ajo tė mund tė shpallet e pranueshme dhe vendimi pėr tė tė merret nga njė komitet prej tre gjyqtarėsh (nė vend tė dhomės prej shtatė gjyqtarėsh siē ėshtė aktualisht) sipas njė procedure pėrmbledhėse tė thjeshtuar.
• Kriteri i ri i pranueshmėrisė: me qėllim qė t’i japė Gjykatės njė shkallė mė tė lartė fleksibiliteti, ėshtė propozuar njė kusht i ri pėr pranueshmėrinė (duke iu shtuar kushteve aktuale, si konsumimi i zgjidhjeve nė nivel kombėtar, kufiri prej gjashtė muajsh). Sipas kėtij kushti, Gjykata mund tė shpallė tė papranueshme kėrkesat kur kėrkuesi nuk i ėshtė nėnshtruar ndonjė disfavori tė konsiderueshėm duke qėnė se “respekti pė tė drejtat e njeriut” nuk kėrkon qė Gjykata tė futet plotėsisht nė ēėshtje dhe tė shqyrtojė cilėsitė e saj.
Pėr njė ekzekutim mė tė efektshėm tė vendimeve tė Gjykatės
Sipas projekt Protokollit, Komiteti i Ministrave do tė fuqizohet, nėse vendos me shumicė me dy tė tretat, qė tė paraqesė procedurat nė Gjykatė nėse njė Shtet refuzon tė pėrmbushė njė vendim. Komiteti i Ministrave do tė ketė gjithashtu njė kompetencė tė re pėr t’i kėrkuar Gjykatės interpretim tė njė vendimi. Kjo bėhet pėr pėr tė ndihmuar Komitetin e Ministrave nė detyrėn e tij pėr mbikqyrjen e ekzekutimit tė vendimeve dhe veēanėrisht nė pėrcaktimin e masave tė nevojshme pėr pėrmbushjen e njė vendimi.
Masa tė tjera
Masa tė tjera nė projekt Protokoll pėrfshijnė ndryshimin e mandatit tė gjyqtarėve nga gjashtė vjet, me mundėsi rinovimi qė ėshtė aktualisht nė njė periudhė tė vetme nėntė vjeēare dhe njė kėrkesė me synim njė pranim tė mundshėm tė Konventės nga Bashkimi Evropian.
1. Mbetet e hapur lista e Shteteve qė kanė ratifikuar Konventėn. Megjithatė, jo tė gjitha Shtetet anėtare kanė ratifikuar tė gjitha Protokollet e Konventės (instrumente qė krijojnė tė drejta shtesė). Mė tepėr informacion mund tė gjendet nė faqen e Internetit.
2. Forma e kėrkesės mund tė gjendet nė faqen e Internetit.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi