.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster
MC Kresha - EraSat Feb 10 2024, 14:34webmaster
Ledri Vula - Njesia SpecialeSat Feb 10 2024, 14:33webmaster



Shko poshtė
ELIE
ELIE
Antar i Ri
Antar i Ri
GjeniaFemale
Shenja e HoroskopitGemini Monkey
Numri i postimeve Numri i postimeve : 21
Ditelindja Ditelindja : 05/06/1980
Mosha Mosha : 43
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 0
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 06/06/2008

Familje e mirė, respektimi i brezave Empty Familje e mirė, respektimi i brezave

Fri Jun 06 2008, 02:01
Personazhi i intervistės sonė ėshtė zonja Majlinda Bregu. Nė personalitetin e saj janė shkrirė, sa nuk di kė tė veēosh pėr ta identifikuar, femra, gruaja, nėna, bashkėshortja, pedagogia, gazetarja. Ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Sociale, dega Punė Sociale, e para degė e hapur pas viteve nėntėdhjetė. Qėkur ishte studente ka filluar tė bashkėpunojė me TVSH. E kemi parė si gazetare lajmesh nė kėtė televizion deri nė vitin 2002. Me mbarimin e fakultetit nė vitin 1996 e deri tani punon si pedagoge nė po kėtė fakultet. Ka njė titull MA nė Sociologji. Ėshtė nė prag tė marrjes sė titullit Dr. nė Sociologji, doktoraturė e mbrojtur nė Itali.



Nė kėtė tranzicion tė tejzgjatur, cili ėshtė mendimi juaj pėr problemet qė shqetėsojnė shoqėrinė shqiptare? Cilat prej kėtyre problemeve kėrkojnė zgjidhje mė tė shpejtė?
Znj. Bregu: Nuk ėshtė vetėm shoqėria shqiptare qė pėrjeton probleme. Ka njė situatė problematike ekonomike e shoqėruar gjithmonė me njė situatė problematike sociale. Kėtyre u shtohet edhe situata politike. Nga problemet qė do tė veēoja janė: papunėsia, problem tipik qė shoqėrohet me fenomene tė tjera: problemi i dhunės, i agresivitetit nė shoqėri, qė pėr fatin tonė tė keq ėshtė nė rritje, sidomos dhuna ekstreme. Nė qoftė se do ta klasifikoja dhunėn do tė renditja dhunėn nė familje (dhuna ndaj grave, fėmijėve). Nuk di tė them se cili problem kėrkon zgjidhjen mė tė shpejtė, pasi njė i papunė kėrkon zgjidhje tė situatės ekonomike, njė i sėmurė kėrkon tė shėrohet, njė grua e dhunuar kėrkon tė dalė jashtė ciklit tė dhunės, ku ka analfabetizėm kėrkohet ti jepet fund atij, atje ku ska ujė kėrkohet ai, domethėnė gjithsecili kėrkon qė problemi i tij tė zgjidhet shpejt.

Ju, si pedagoge nė Fakultetin e Shkencave Sociale, duke punuar me tė rinjtė, ēmund tė na thoni pėr ta?
Znj. Bregu: Tė rinjtė e sotėm janė tė njėjtė nė shumė gjėra me tė rinjtė e dikurshėm. Unė nuk kam njė diferencė shumė tė madhe me ta, qė mund tė them tė rinjtė e kohės sime. Gjėrat janė pak a shumė njėlloj, ka ngjashmėri brezash. Ka pak studentė tė mesėm: ka studentė tė interesuar, qė mundohen ta pasqyrojnė nė gjithė procesin e mėsimit, ka studentė tė painteresuar, qė vijnė nė shkollė sa pėr tė marrė diplomėn. Janė shumė mė tė hapur sesa tė rinjtė e brezit tim nė shprehjen e mendimeve dhe tė ideve. Them se me pėrparėsitė e mėdha tė teknikės, tė informatikės, tė shkencės janė tė dhėnė mė pak pas librit. Janė tė hutuar dhe nuk e dinė se diploma qė do tė marrin nė degė do tu shėrbejė nesėr pėr punėsim, ndiejnė frikėn e tė qenit me diplomė dhe tė papunė. Njė pjesė e tyre, pavarėsisht se kanė marrė njė diplomė, sidomos nė degėt tona, nė Shkencat Sociale, janė punėsuar nė vende qė skanė lidhje me diplomėn. Kjo bėhet pėr arsye ekonomike, pasi njė i ri, pas moshės njėzet e dy vjeē, kėrkon tė shkėputet nga familja, duke mos ndenjur nė pritje tė njė pune ideale. Nuk e konsideroj si mendim negativ kėtė gjė. Tė rinjtė janė tė zhgėnjyer nga fakti se shkolla nuk u jep mė vend pune. Kjo ėshtė ekonomia e tregut, na vjen apo sna vjen mirė ne, duhet ta pranojmė.

Nė ēnivel ėshtė ndėrhyrja e shtetit?
Znj. Bregu: Shteti ndėrhyn me politikat sociale, arsimore. Kur tė rinjtė janė nė shkollė e studiojnė, shteti ndėrhyn duke hapur vende tė reja pune pėr profesione tė reja si: tė sociologut, tė psikologut (qė kanė hyrė vitet e fundit). Nė rast se strukturat janė tė ngurta dhe do tė haset nė paragjykime, tė rinjtė do tė shihen si elementė qė mund tė bėhet edhe pa ta.
Ajo qė na mungon mė shumė ėshtė bashkėpunimi. Nuk ėshtė as ideja, as mungesa e intelektit, as mungesa e dėshirės deri-diku, por problemet duhet tė ndiqen nė njė varg zinxhir. Mendimi tė fillojė diku, tė kristalizohet, tė hidhet nė letėr, mė pas tė kthehet nė njė politikė pėr tė hapur vende pune dhe pėr tu krijuar lehtėsi tė rinjve. Problemi kryesor i tė rinjve ėshtė zbulimi i identitetit tė vetes.

Familja ėshtė themeli i shoqėrisė, mendimi juaj pėr tė nė kėtė periudhė.
Znj. Bregu: Familja pėrjeton krizė, nė qoftė se unė e quaj familjen ashtu siē duhet, njė institucion dhe jo njė grumbull njerėzish me lidhje gjaku, tė cilėt jetojnė nė njė vend, qė hanė, pinė, qeshin, qajnė, debatojnė, dhunojnė njėri-tjetrin. Ajo duhet tė respektohet, tė mbrohet nga shteti dhe tė njihet si institucioni bazė i tij. Vitet e fundit ka patur dhe ka familje tė shpėrbėra, nuk flas pėr ndryshueshmėri, pasi divorci mund tė jetė nyja e fundit qė ka mbetur e paprishur nė marrėdhėniet brenda ēiftit. Ka familje qė pėrjetojnė probleme tė mėdha papunėsie, tė bashkėjetesės me njė moshė tė tretė, qė tani, pėr hir tė sė vėrtetės, nuk ėshtė aq e mirėpritur sa ēshte me nėnat tona. Kėto pėrballen me mendime tė vjetra, me idetė tradicionale, patriakale, ku pėrgjegjėsitė, vendimet dhe urdhrat i jep mashkulli kryesor i familjes. Ne dėshirojmė qė nė familje tė mbizotėrojė fryma demokratike, ku autoriteti familjar tė mos jetė nė aspektin e diktatorit qė vendos pėr gjithēka. Ai vendos se me cilėn shoqe do tė shoqėrohet gruaja, se me cilėn shoqe do tė dali vajza, madje deri nė imtėsira, se ēfarė do tė veshin anėtarėt e familjes. Ne e kemi shumė tė vėshtirė tė komunikojmė pėr shkak tė atyre roleve, tabuve qė i kemi mėsuar, pėrjetuar vetė. Jemi rritur nė njė familje ndryshe nga ajo qė duam tė ndėrtojmė. Kur them pėr njė familje demokratike, nuk e kam fjalėn pėr njė familje kuturu, qė shpeshherė keqkuptohet, qė se merr vesh i pari tė dytin, por pėr njė familje qė bazohet nė rregullat qė i kanė vendosur vetė ata. Kjo ėshtė shumė e vėshtirė pėr tu bėrė. Ėshtė mė e lehtė pėr t;u thėnė sesa tė pėrjetohet. Secili anėtar duhet ti lėrė vend dhe hapėsirė anėtarit tjetėr.

Kė konsideroni si familje tė suksesshme?
Znj. Bregu: Ēdo anėtar duhet tė respektojė njėri-tjetrin; gjyshi tė respektojė nipin dhe mbesėn, babai fėmijėn dhe anasjelltas. Familje sot nuk quhet vetėm burrė-grua-fėmi, familje mund tė jenė edhe dy motra qė jetojnė bashkė nė njė shtėpi. Nė njė familje ku individėt i lėnė hapėsira, respektojnė njėri-tjetrin nė zgjedhjet e tyre individuale, atmosfera nė tė do tė jetė e mirė.

Ēvend zė femra nė shoqėrinė shqiptare?
Znj. Bregu: Femra vlerėsohet shumė pak. Nė familjet shqiptare mbizotėron mashkulli. Gratė janė konsideruar si shtojca, si pjesė shtesė nė familje e nė shoqėri, qė ėshtė e tjetėr kujt, si ajo qė nesėr do tė rritej, do tė edukohej e do tė shkonte diku tjetėr, nuk do tė ishte pjesė e familjes. Nesėr do tė jetė si gruaja e burrit, si nusja e vjerrit , apo nė shoqėri si kolegia e njė drejtuesi, qė nė pjesėn mė tė madhe ėshtė mashkull. Kur them kėshtu nuk nėnkuptoj luftėn qė do tė bėjė femra pėr tė marrė pushtetin qė kanė burrat, ti heqim burrit rolin e kryefamiljarit dhe tia japin atė femrės, por ajo tė ketė mundėsi tė barabarta me burrin. Ne, kur them ne, e kam fjalėn pėr grupin e grave qė mundohemi tė dalim jashtė kornizave qė shoqėria i ka vendosur femrės, nuk bėjmė revolucionin feminist, tė dalim me parrulla nė duar e tė kėrkojmė tė drejtat tona, por mundohemi qė gratė tė fitojnė atė pozicion qė kurrė s;e kanė patur, tė kenė atė tė drejtė qė e fitojnė me lindjen e tyre si qenie njerėzore dhe qė duhet ta kenė gjatė gjithė jetės. Ka tendenca pėr tė projektuar nė kulturėn shqiptare sjellje tė njė kulture perėndimore. Projektimi i vlerave tė tjera tė huaja nė kulturėn tonė, kur dihet se nė ēfarė situate jemi, se ēfarė mentaliteti kemi, mė duket shumė i rrezikshėm. Them se duhet lėvizur me kujdes, pėr ti dhėnė gruas atė qė se ka, qė pėr hir tė sė vėrtetės se ka patur nė shoqėrinė shqiptare, as atėherė kur predikohej se ishte nė pozita tė barabarta me burrin, nė kohėn e komunizmit. Nė atė kohė femra ishte pjesė e doktrinės, nuk ishte e barabartė me burrin, nuk ishte njė barazi qė vinte si motivim i brendshėm i grave. Barazia me burrat dukej nė marrjen e armės, nė punimin e tokės etj, por nuk ishte e barabartė nė shprehjen e mendimeve. Ka njė keqkuptim tė madh, dhe ne shpeshherė hasim nė rezistencėn e kolegėve burra: Ju gratė kėrkoni ti dhunoni burrat. Gjatė gjithė kohės flitet pėr ju. Nė qoftė se flitet pėr gratė, kjo do tė thotė se ato se kanė patur kurrė kėtė barazi.

Shpeshherė dėgjojmė qė femra etiketohet me lloj-lloj emrash, njė prej tyre ėshtė edhe femra moderne;. Komenti juaj pėr kėtė etiketim.
Znj. Bregu: Ėshtė njė bashkim fjalėsh qė nė shqip ka tingėllim negativ. Para shumė vitesh me kėtė emėr etiketoheshin femrat qė kishin thyer tabutė, qė vinin tė kuqin e buzėve mė parė se tė tjerat, qė uleshin me djem nė kafe, qė visheshin me rroba ekstravagante, qė rrinin lirshėm. Sot ka njė tendencė lirshmėrie, nuk ka rregulla strikte, njė grua mund tė ulet me njė burrė nė kafe. Ca mite tė asaj femre moderne qė kanė qenė dikur janė pėrmbysur. Do tė thosha se njė femėr ėshtė moderne kur respekton veten dhe tė tjerėt, lė hapėsirė, pra, qė di tė tolerojė. Etiketimet lėvizin me fushata, me efekte televizive, me idenė pėr tė qenė mė tėrheqės. Shumė femra duan tė klasifikohen dhe tė jenė pjesė e femrės moderne, pa e ditur se kush ėshtė femra moderne. Nė qoftė se respekton detyrimet, tė drejtat e tua, je mė moderne se askush tjetėr.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
ELIE
ELIE
Antar i Ri
Antar i Ri
GjeniaFemale
Shenja e HoroskopitGemini Monkey
Numri i postimeve Numri i postimeve : 21
Ditelindja Ditelindja : 05/06/1980
Mosha Mosha : 43
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 0
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 06/06/2008

Familje e mirė, respektimi i brezave Empty Re: Familje e mirė, respektimi i brezave

Fri Jun 06 2008, 02:01
Ēfarė vlerėsoni mė shumė te njė femėr?
Znj. Bregu: Te njė femėr vlerėsoj mė shumė nivelin e krenarisė dhe tė vlerėsimit. Do tė mė pėlqente qė njė grua, njė vajzė, njė femėr tė ishte shumė e ndjeshme. Shpesh kėtė ia them edhe vajzės, qė ėshtė ende e vogėl, sepse asnjė nuk na i ka thėnė ne. Edhe ime mė nuk ma ka thėnė mua. Kjo vjen ngaqė ajo ėshtė rritur nė njė ambjent tjetėr, nė njė kohė tjetėr, ku gjithmonė kėshillat ishin:;Bėhu e mirė! Kujdes kur ecėn rrugės!

Fėmijėt tanė do tė jenė mė mirė se ne, falė ndryshimit qė po bėjmė, duke i vuajtur pasojat nė veten tonė. Ne mundohemi tė pėrcjellim ato qė na kanė dhėnė prindėrit, ;duke shoshitur, duke marrė atė qė i pėrshtatet kohės, duke gjetur mė tė mirat. Shpeshherė i them edhe vajzės, i adresohem asaj, pasi biseda me tė ėshtė dialogu mė i ēuditshėm me veten, tė dojė dhe tė respektojė veten para tė tjerėve. Nė qoftė se njeriu do dhe respekton veten, ėshtė nė gjendje tė japė dhe tė marrė, tė falė dashuri pėr tė tjerėt, pėr gjithė shoqėrinė. Nė momentin kur shkelet vetja me kėmbė ėshtė e kotė tė pretendosh qė t;i je e sinqertė, e vendosur, e zgjuar. Njohja e vetes ėshtė gjėja mė e vėshtirė pėr tu bėrė.

Nė ditėt e sotme vihet re magjepsja pas telenovelave. Ē;mund tė na thoni pėr kėtė dukuri?
Znj. Bregu: Shumė njerėz thonė se ėshtė mė mirė qė fėmijėt t;i dinė kėto gjėra, sesa tė jenė tė paditur, sesa tė ngelen si puna jonė qė i zbuluam ato pak nga pak, duke kaluar shpeshherė nė procese dhembjesh e zhgėnjmesh, pasi ndryshe i kishim mėsuar dhe ndryshe na u servir realiteti. Shumė prindėr mundohen qė tia japin realitetin fėmijės si bota e pėrrallės, si njė kėshtjellė e kristaltė ku s guxon njeri tė tė bėjė keq. Kėshtu ndodh edhe me telenovelat. Nė to pėrcillet njė informacion i pėrzier, i deformuar (duke mos i besuar asaj aksiome, qė telenovelat janė jeta e pėrditshme). Atėherė vetvetiu lind pyetja: duhet apo s’duhet ti shohim telenovelat? Do tė ishte mirė qė imazhet dhe rolet qė ofron televizori tė mos merren shabllon. I takon njeriut, individit, nėnės me fėmijėn, gjyshes me mbesėn, edukatores nė kopsht tė dijė se ēfarė tė marrė nga imazhet qė ofron televizori, jo vetėm nė rastin e telenovelave, por edhe pėr emisione tė ndryshme, pasi jo gjithēka qė jepet mund tė jetė e dobishme. Nuk jam partizane e thėnies se telenovelat pėrcjellin imazhe tė sakta dhe tė rregullta tė modeleve nė shoqėri. Telenovelat i shoh me shqetėsim, nuk flas pėr gratė, pasi ato, i mirė apo i keq, e kanė formuar personalitetin e tyre. Flas me shqetėsim pėr grupin e fėmijėve, tė adoleshentėve, pasi sjellja e tyre ėshtė nė ndėrtim e sipėr.

Mund tė sjell njė shembull: Kur doli gazeta Paloma, te tė rinjtė filluan ethet e dashurisė sė Palomės me Diegon. Ky modelim, ky mit: njė vajzė e panjohur, qė ėshtė askushi (qė duket si nė pėrrallėn e Borėbardhės apo tė Hirushes), qė njihet me pronarin dhe bie nė dashuri me tė; krijon deformime te vajzat nė moshė tė re, duke menduar se ēdo gjė ėshtė e arritshme nė jetė, nė qoftė se ti lufton pafund. Padyshim qė njeriu duhet tė luftojė pėr tė arritur diēka. Telenovelat kanė njė skemė. Gjithmonė personazhet kryesorė pėrfundojnė mirė. Ka gjithmonė njė linjė dashurie nė mes dhe kjo linjė dashurie pėrthyhet me intriga tė ndryshme. Realiteti qė pėrballemi sot i trajton gjėrat nė mėnyrė intrigante, duke i kaluar skenarėt e telenovelave. Jepen ca truke qė ty mund tė mos kenė shkuar nė mendje. Kjo ėshtė njė mėnyrė qė tė modelon sjelljen.

Si paraqitet figura e femrės nė kėto telenovela?
Prof. Bregu: Figura e femrės nė kėto telenovela ėshtė ;marrėmendėse, e mirė, e bukur, e hollė, e zbukuruar, gjithmonė me njė mashkull qė vdes pėr tė. Ėshtė njė figurė qė ka lidhje me spektrin erotik tė gruas, tė femrės. Ēdo luftė bėhet pėr zotėrim tė njė personi, qė nė fund tė fundit mbetet prapė ky mashkulli i vlerėsuar, qė e duan tė gjithė dhe bėjnė luftė pėr ta patur pėr vete.

Ju jeni pedagoge nė Fakultetin e Shkencave Sociale, ju kemi parė shpeshherė si drejtuese dhe organizatore e emisioneve tė ndryshme me karakter social. Besoj se kjo ju merr njė pjesė tė mirė tė kohės suaj. Si arrini ti realizoni tė gjitha kėto?
Znj. Bregu: Ka periudha qė jam e ngarkuar me dy-tri punė njėherėsh dhe qė mė duhet ti bėj nė vende tė ndryshme dhe bėj ēudi me veten se si ia dal mbanė punėve qė kam nė duar. Megjithatė ka periudha kur kam shumė kohė tė lirė dhe preferoj tė rri nė shtėpi, tė lexoj ndonjė libėr. Mundohem se ēdo gjė, ēdo pune ti jap kohėn dhe pėrkushtimin tim, pasi e kam shumė tė fortė ndjenjėn e pėrgjegjėsisė. Mundohem qė tė jem gjithmonė nė kohėn dhe vendin e duhur.

Njė pjesė tė kohės ju e harxhoni me studime tė ndryshme, pėr tė shuar kureshtjen e lexuesve tė revistės Familja, a mund tė na thoni se me ēfarė po merreni tani?
Znj. Bregu: Tani po pėrpiqem tė mbroj doktoraturėn nė njė nga universitetet italiane. Ka qenė veprimtaria mė e madhe gjatė kėtyre tre vjetėve, shqetėsimi mė i madh mendor, pasi gjithmonė mendoja se si do tė arrija deri kėtu, por kjo sdo tė thotė se gjatė kėtyre tre vjetėve unė tė kem punuar vetėm pėr tė. Shpresoj tė dal mirė, pasi nė rangun akademik ėshtė titulli mė i lartė qė mund tė mbrohet. Titujt e tjerė i merr me veprimtari e aktivitete tė ndryshme. Do tė kisha dashur ta bėja nė Shqipėri, por nuk ishte e mundur, pasi mua mė ka kushtuar jo vetėm lodhje fizike, por edhe nga ana materiale, pasi kam qenė pa bursė.

Sapo kam mbaruar njė film dokumentar pėr dhunėn nė familje, qė u transmetua nga kanali televiziv ;Vizion Plus. Kam nė dorė njė projekt, njė dokumentar pėr jetėn e njė vajze tė trafikuar, qė parashikohet tė mbarojė nė shtator. Po bėj njė studim pėr trafikun e fėmijėve.

Si paraqitet Majlinda si pedagoge? Po si nėnė dhe bashkėshorte?
Znj. Bregu: Dua tė vlerėsohet ēdo gjė qė bėj. Nė mėsimdhėnie mundohem tė bėj aq sa mundem, tė mos jem e ashpėr nė gjykim dhe nė marrėdhėniet me studentėt.

Si nėnė, nuk do tė doja qė vajza ime, Kejda, tė mė shikonte me frikė. Pėr edukimin e saj nuk jam shumė tolerante, pasi dua qė ti marri dhe ti ketė bazė pėr tė nesėrmen. Skam qejf qė pėr gjėrat e veta tė urdhėrojė tė tjerėt. Dua qė ajo tė fillojė tė mėsohet me pėrgjegjėsitė qė i takojnė. Skam qenė asnjėherė e mendimit se fėmijėn lėre dhe do tė rritet vetė. Jam dakort me mendimin, qė njė fėmijė tė rritet me mė shumė dashuri, sesa me mė shumė mbikėqyrje mbi kokė. Fėmija nuk duhet lėnė si nė njė pyll, qė ti zgjedhė vetė rrugėt dhe tė bėjė si tė dojė. Fėmijės i bėn shumė keq, nė qoftė se e rrit me mendimin se gjithė bota ėshtė nė duart e tua, bėj ēfarė tė duash, ha ku tė duash, se nė shtėpi ėshtė mami qė tė do. Nė jetė askush nuk tė toleron qė tė kesh hapėsira tė pafundme.

Dua tė jem pranė bashkėshortit tim nė ēdo moment. E shoqėroj bashkėshortin nė proceset e ndryshme tė punės. Shpeshherė punojmė bashkė, por nuk rezervohem tė them hapur mendimin tim. Nuk kam nėnvlerėsuar asgjė. Ėshtė njė marrėdhėnie e ndėrsjelltė, qė ka si bazė komunikimin. Nuk besoj nė pėrrallat romantike tė dashurisė sė pėrjetshme, tė pandryshueshme, sepse njeriu ndryshon. Problemet marrin formė tjetėr, nė familje hyn fėmija. Nė qoftė se njerėzit i hapin rrugė bisedės dhe ballafaqimit tė mendimeve, atėherė marrėdhėnia nė ēift ėshtė e mirė. Nuk mendoj se e realizoj kėtė gjithmonė, por mundohem tė kultivoj njė frymė komunikimi nė familje.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi