.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster
MC Kresha - EraSat Feb 10 2024, 14:34webmaster
Ledri Vula - Njesia SpecialeSat Feb 10 2024, 14:33webmaster



Shko poshtė
HELENA
HELENA
Moderator
Moderator
GjeniaFemale
Shenja e HoroskopitTaurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 38
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

CV ? Empty CV ?

Mon Feb 08 2010, 00:00
Message reputation : 100% (1 vote)
Si te pergatisni CV-ne?


Pamja e jashtme dhe kurrikulumi, hapat e parė drejt arritjes sė synimit
Nėse po kėrkoni njė punė tė mirė, duhet tė dini se ėshtė shumė e rėndėsishme tė paraqisni sa mė mirė veten tuaj nė mėnyrėn mė tė mirė pėr punėdhėnėsin. Kjo bėhet nėpėrmjet shkrimit tė CV (curriculum vitae - nga latinishtja "historia e jetės"), e cila nė shumė vende emėrohet "rezyme". Vende tė ndryshme mund tė kenė kėrkesa tė ndryshme, ndaj ju duhet tė pėrshtateni me to.

Pėr ēfarė ėshtė e nevojshme njė pėrmbledhje jete?

Njė CV ėshtė thjeshte njė "reklamim" pėr tė "shitur" veten tek njė punėdhėnės i caktuar. Ju duhet ta ēoni CV-nė tuaj nė njė vend tė caktuar, kur firma ka lėshuar njė kėrkesė pėr punė, ose kur vendi ėshtė vakant. Qėllimi i CV-sė ėshtė qė t‘ju bėjė tė dukeni sa mė tėrheqės, interesantė dhe tė duhur pėr kompaninė qė ofron punė.



Uluni dhe merrni njė letėr. Shikoni pėr punėn qė dėshironi tė aplikoni. Merrni nė konsideratė aftėsitė, edukatėn dhe eksperiencėn tuaj dhe krahasojini ato me kėrkesat e kėrkuara nga firma. Sa informacion keni pėr kėtė punė?

Ndonjėherė, punėdhėnėsit nuk tė japin informacion tė plotė. Pyesni pėr mė shumė detaje nėse iu nevojiten. Kaloni kohė duke kėrkuar detaje pėr punėn: strukturėn, produktet dhe sukseset e kompanisė apo firmės.


Ēfarė duhet tė pėrfshini nė CV?


Emri, mbiemri, seksi, adresa e shtėpisė, nr. i telefonit, adresa e e-mailit dhe data e lindjes duhet tė jenė tė pėrfshira patjetėr. A keni faqet tuaj personale nė internet? (Nėse po shumė mirė, shkruajeni dhe atė).



Jepni emrat e shkollės ku keni studiuar, duke filluar mė parė me edukimin fillestar. Pėrfshini ndonjė projekt tė veēantė, tezė ose punė disertacioni qė mund tė keni bėrė gjatė viteve.



Listoni punėt tuaja qė keni bėrė kohėt e fundit. Jepni emrin e punėdhėnėsit tuaj, titullin qė keni nė punė dhe mė e rėndėsishmja ēfarė keni bėrė dhe ēfarė keni fituar nga kjo punė.


Punėdhėnėsit e shikojnė nė mėnyrė tė veēantė kėtė detaj dhe sidomos nėse ju keni qenė drejtues ose pėrgjegjės nė njė grup tė caktuar. Nėse keni bėrė ndonjėherė punė vullnetare, jepni detaje dhe pėr kėtė.



Aftėsia pėr tė folur njė ose dy gjuhė, njohuria nė kompjuter ose pasja e njė patente janė detaje plus qė duhet tė pėrfshihen nė CV.



Zakonisht jepni dy emra; njė nga shkolla juaj dhe njė nga puna qė keni pasur. Mundėsisht jepni kontaktet e personave qė kanė shkruar referencat pėr tė qenė tė besueshėm.


Dy faqe letre A4 janė tė mjaftueshme pėr tė shkruar njė CV. Mos e zgjasni mė shumė se kaq. Shkruani numrin e faqeve nė fund tė ēdo faqe (njė detaj i vogėl qė mund tė bėjė pėrshtypje).



Do tė ishte shumė mirė nėse pėrfshini nė CV tuaj edhe njė arsye se pėrse ju mendoni qė jeni tė pėrshtatshėm pėr kėtė vend pune. Kėtu mund tė pėrfshini aftėsitė, kualitetet, shpresat dhe planet tuaja. Kėto detaje do tė inkurajojnė punėdhėnėsin qė ta lexojė deri nė fund CV tuaj.


Njė detaj tjetėr i rėndėsishėm ėshtė edhe fotografia: duhet ta pėrfshini nė CV, mund tė jetė qoftė e skanuar ose e ngjitur. Mos harroni qė duhet tė jetė njė foto e mirė.


Pozicionet e ėndėrruara tė punės kanė kėrkesa tė mėdha dhe pėr kėtė arsye njė CV e pasur dhe e plotė mund t‘ju ndihmojė pėr tė marrė atė qė dėshironi. Rendisni nė CV-nė tuaj tė gjitha aftėsitė tuaja dhe do tė shikoni qė gjithēka do tė shkojė mirė. Nė pamje tė parė mund tė duket e lehtė, por shumica e njerėzve harrojnė tė paktėn njė nga elementet qė duhet tė ketė njė CV e kompletuar. Sigurohuni qė e juaja nuk ėshtė njė nga ato:



Lexojeni, rilexojeni dhe kontrolloni pėr herė tė dytė dhe tė tretė nėse do t‘ju shfaqen gabime. Nuk e keni idenė se sa CV marrin nė ditė kompani tė ndryshme, shumė nga tė cilat janė me gabime ortografike, ndaj bėni mirė qė nė kėtė pikė tė jeni tė kujdesshėm. Sipas njė studimi tė realizuar nga shoqėri tė ndryshme nga e gjithė bota, treguan se rreth 50 pėr qind e CV qė ata kishin marrė kishin gabime ortografike dhe mosha qė bėnte mė shumė gabime ka qenė grupmosha nga 21 deri nė 25 vjeē. Pėr ata qė bėjnė pėrzgjedhjen, qoftė edhe njė gabim i vogėl ėshtė njė arsye pėr ta hedhur menjėherė CV nė kosh tė plehrave.



Shkruani sa mė shkurt dhe saktė
Ndoshta dy faqe A4 mund tė mos mjaftojnė pėr tė treguar gjithė eksperiencėn tuaj. Njė rregull i pashkruar ėshtė: mundohuni tė jeni sa mė koncizė nė atė qė do tė shkruani.


CV perfekte duhet tė jetė e gjatė dy faqe, edhe tre ėshtė e pranueshme nėse personi qė aplikon ka shumė eksperiencė. Mos harroni se kur shkruani njė CV ju "shisni" veten tuaj nė letėr, kėshtu qė pėrpiquni t‘i bini shkurt, fjalitė tė kenė lidhje logjike, tė jenė tė pėrshtatshme si dhe tė jini interesant.


Ndershmėria ėshtė politika mė e mirė

Teksa shkruani njė CV mund t‘ju duket shumė tunduese tė hidhni nė letėr tė gjithė eksperiencėn tuaj. Nuk keni dėshirė tė harroni qoftė edhe njė detaj tė punėve qė ndoshta nuk kanė lidhje tė drejtpėrdrejt me atė qė ju po aplikoni. Ėshtė i njohur fakti i "zbukurimit", i cili konsiston nė zmadhimin ose nė dhėnien e atributeve qė nuk i keni pasur. Nxirrni nė pah gjėrat tuaja mė pozitive, aftėsitė dhe eksperiencat frytdhėnėse. E rėndėsishme ėshtė tė mos gėnjeni, pasi gjėrat janė lehtėsisht tė kontrollueshme. Pėrpiquni tė jeni sa mė tė ndershėm.


"Nėse shkruani gjėra tė pavėrteta nė CV-nė tuaj, ju mund tė kapeni. Me ndihmėn e disa teknikave, punėdhėnėsit kontrollojnė informacione tė tilla si: rezultatet e provimeve, kualifikimet dhe tė tjera", Lucy Hampton, drejtues kompanie.



Mundohuni tė jeni sa mė origjinal nė shkrimin e CV-sė. Njė ide mund tė jetė: bashkangjitur me CV-nė tuaj tė paraqisni edhe njė kėrkesė ku tė shprehni dėshirėn tuaj tė madhe pėr t‘u bėrė pjesė e kompanisė ku po aplikoni. Pėrpiquni qė ta bėni sa mė interesante CV-nė tuaj, duke pėrdorur shenja dalluese. Nėse kėrkoni punė nė fusha "konservatore", njė paraqitje e mirė si pėrdorimi i pikave dhe i ngjyrave do ta bėnin CV-nė tuaj unike. Mundohuni qė tė mos pėrdorni manovrat me kompjuter "copy & paste". Funksionon, por nė shumicėn e rasteve, krijoni mė mirė njė CV individuale.



Punėdhėnėsit mendojnė se janė objektivė, por kur bėhet fjala pėr tė intervistuar, ata bėhen subjektivė. Ēdo CV duhet tė shkruhet nė mėnyrė qė tė pėrshtatet me vendin e punės nė tė cilin ju po aplikoni.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi