.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster
MC Kresha - EraSat Feb 10 2024, 14:34webmaster
Ledri Vula - Njesia SpecialeSat Feb 10 2024, 14:33webmaster



Shko poshtė
HELENA
HELENA
Moderator
Moderator
GjeniaFemale
Shenja e HoroskopitTaurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 38
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

LĖNDA “BAZAT E AUDITIMIT TE BRENDSHEM” Empty LĖNDA “BAZAT E AUDITIMIT TE BRENDSHEM”

Tue Feb 16 2010, 15:13
Pėr certifikimin e Audituesve tė Brendshėm nė Sektorin Publik
 Teza vlerėsohet me 90 pikė.
 Konsiderohet fitues kandidati qė, sė bashku me pikėt e pjesmarrjes, merr jo me pak se 51 pikė.
 Zgjidhja duhet bėrė nė fletoren dhe me stilolapsin e dhėnė. Ēdo shenjė tjetėr jashtė kėrkesave tė pyetjes nė fletore i jep tė drejtėn Komisionit tė Kualifikimit tė skualifikojė kandidatin.
 Koha e zhvillimit tė kėtij provimi ėshtė jo mė shumė se 2 orė e 30 minuta.


I. PYETJET ME ZGJEDHJE MIDIS DISA ALTERNATIVAVE

1. Cili nga pohimet e mėposhtme ėshtė i saktė? (3 pikė)

(a) Auditimi i brendshėm nuk ėshtė njė veprimtari e pavarur qė jep siguri tė arsyeshme e kėshilla.
(b) Auditimi i brendshėm ėshtė njė veprimtari qė shėrben pėr tė shtuar tė ardhurat e njė njėsie ekonomike
(c) Auditimi i brendshėm i sherben drejtimit tė njėsisė ekonomike pėr tė siguruar arritjen e objektivave tė njėsisė ekonomike
(d) realizohet vetėm ne mjedise tė ndryshme ligjore e kulturore dhe nė ato institucione qė ndryshojnė shumė nė madhėsi, kompleksitet e strukturė.
(e) Alternativat (b) dhe (d)

2. Rretho pergjigjen e saktė. Vepra penale kundėr pasurise te parashikuara nga legjislacioni penal janė: (3 pikė)
a. Vjedhja e pasurise
b. Mashtrimet
c. Shkaterrimi i prones,
d. Shpėrdorimi i kompetencave
e. Falsifikimi i nėnshkrimeve
f. Dhėnia e informacioneve tė rreme
g. Varianti (a+b+c)
h. Varianti (a+b+c+d+e+f)
i. Asnjera prej tyre

3. Nėse audituesi i brendshėm do tė angazhohej pėr tė bėrė rishikimin e procesit tė menaxhimit tė rrezikut qė ka pėrdorur njė organizatė, atėhere mund tė themi qė ky angazhim ka pėr qėllim: (2 pikė)

(a) Tė ndihmojė audituesit pėr tė pėrcaktuar natyrėn, afatet dhe shtrirjen e testeve tė nevojshme qė duhet tė kryhen pėr arritjen e objektivave tė auditimit.
(b) Tė garantojė qė dobėsitė e vėrejtura nė sistemin e kontrollit tė brendshėm janė korrigjuar apo ndrequr.
(c) Tė japė siguri tė arsyeshme se procesi i menaxhimit tė rrezikut, ka rezultuar nė vendosjen e atyre procedurave e kontrolleve qė shėrbejnė pėr plotėsimin e objektivave tė organizatės.
(d) Tė vlerėsojė vetėm faktin nėse procesi i menaxhimit tė rrezikut jep garanci se regjistrimet kontabėl bėhen nė pajtim me kuadrin e pranuar tė raportimit financiar dhe pasqyrat financiare japin pamjen e vėrtete e tė sinqertė.
(e) Alternativa (c) dhe (d)
4. Sipas kodit tė etikės, pėr tė zgjidhur konfliktet etike njė auditues i brendshėm, duhet tė ndjekė radhėn e shqyrtimeve dhe vlerėsimeve tė njėpasnjėshme tė mėposhtme (gjeni alternativėne saktė): (3 pikė)

(a) nga shqyrtimi i - (i) Cėshtjeve etike qė lidhen me faktet – (ii) Fakteve – (iii) Procedurave tė vendosura nga njėsia ekonomike – (iv) Parimeve themelore – (v) Drejtimeve alternative tė veprimit – deri tek - (vi) zgjedhja e veprimit etik.
(b) nga shqyrtimi i - (i) Parimeve themelore – (ii) Fakteve – (iii) Cėshtjeve etike qė lidhen me faktet – (iv) Procedurave tė vendosura nga njėsia ekonomike – (v) Drejtimeve alternative tė veprimit – deri tek - (vi) zgjedhja e veprimit etik.
(c) nga shqyrtimi i - (i) Fakteve – (ii) Cėshtjeve etike qė lidhen me faktet – (iii) Parimeve themelore – (iv) Procedurave tė vendosura nga njėsia ekonimike – (v) Drejtimeve alternative tė veprimit – deri tek -(vi) zgjedhja e veprimit etik.
(d) nga shqyrtimi i - (i) Fakteve – (ii) Parimeve themelore - (iii) Procedurave tė vendosura nga njėsia ekonomike – (iv) Cėshtjeve etike qė lidhen me faktet – (v) zgjedhja e veprimit etik - deri tek - (vi) Drejtimeve alternative tė veprimit

5. Procesi i auditimit te aktivit te bilancit nuk ka pėr qėllim tė bindė audituesin se: (3 pikė)
(a) nė tė janė pėrfshirė te gjitha aktivet e qendrueshme,
(b) aktivet financiare janė vlerėsuar nė mėnyrė tė besueshme,
(c) shuma e paraqitur per inventaret rakordon me vleresimin e gjendjes fizike te elementeve te tij ne fund te periudhes kontabėl,
(d) njėsia ekonomike e ka paraqitur drejt vlerėn e pasurisė sė saj ne daten e bilancit
(e) te gjitha te mėsipėrmet

6. Procesi i auditimit te pasivit te bilancit ka pėr qėllim tė bindė audituesin se:
(3 pikė)
(a) kerkesat mbi arkėtimin e debitorėve jane te identifikueshme dhe rakordojne me llog. sintetike
(b) llogarite e disponibiliteteve monetare rakordojne me gjendjen ne banke e ne arke
(c) aktivet financiare paraqesin gjendjen reale ne datėn e bilancit
(d) provigjionet dhe rezervat jane llogaritur dhe evidentuar sipas dispozitave ligjore dhe ne nivel te mjaftueshem
(e) te gjitha te mesipermet

7. Nga alternativat e mėposhtme gjeni pohimin qė nuk ėshtė i vėrtetė
(3 pikė)
(a) Rreziku i lartė – ekziston atėhere kur kemi humbje tė mėdha monetare, rėnie tė ndjeshme tė produktivitetit dhe vėshtirėsi serioze nė arritjen e objektivave – pra kur rreziku ėshtė jashtė kontrollit.
(b) Rreziku i moderuar – kemi atėhere kur kemi humbje monetare, materiale, apo rėnie tė produktivitetit, ose vėshtirėsi pėr arritjen e objektivave – qė janė rrjedhojė e njė rreziku tė caktuar, i cili nuk ėshtė i njėjtė me rrezikun nė nivel tė lartė, por ėshtė mė i madh se sa rreziku i vlerėsuar nė nivel tė ulėt.
(c) Mundesia e rrezikut eshte e ulet kur nuk janė organizuar dhe nuk funksionojnė si duhet kontrollet
(d) Mundėsia e Rrezikut ėshtė e moderuar kur ka mangėsi nė kontrolle edhe pse ato janė organizuar si duhet
(e) Alternativa (c) dhe (d)

8. Pėr t`u pėrfshirė nė njė mision tė auditimit tė brendshėm, audituesi duhet: (2 pikė)

(a) te jete i kualifikuar pėr tė kuptuar kriteret e vendosura, per shembull per nje paraqitje te caktuar te pasqyrave financiare apo pėr zbatimin e njė procedure kontrolli
(b) te jete komptetent per te njohur llojin dhe sasine e evidences qe duhet te grumbulloje
(c) te kete nje qendrim te pavarur ne mendim dhe ne gjykim
(d) vetem alternativat (a) dhe (c)
(e) alternativat (a), (b) dhe (c)

9. Rreziku i brendshėm ose rreziku i vetvetishem:
( 2 pikė)
(a) nuk ėshtė njė rrezik krejtėsisht i pavarur nga gjykimi i audituesit
(b) lidhet me natyrėn e aktiviteteve qė realizohen nga njė njėsi ekonomike
(c) ėshtė i njėjtė me rrezikun e (mos) zbulimit
(d) ėshtė rreziku qe audituesi e percakton mbi bazen e gjykimit, kur situacionet financiare permbajne informacion materialisht te gabuar.
(e) alternativa (a) dhe (c)

10. Cila nga kategorite e procedurave te mėposhtme nuk perdoret kur audituesi realizon kryerjen e testeve te kontrollit? (2 pikė)

(a) kėrkesat, tė cilat i drejtohen personelit te klientit
(b) ekzaminimi fizik i aktiveve
(c) ekzaminimi i dokumenteve, regjistrave dhe raporteve
(d) kėqyrja e veprimtarive te kontrollit

11. Cili nga informacionet e treguara mė poshtė nuk do tė konsiderohet evidencė auditimi? (2 pikė)

(a) Rezultatet e vrojtimeve tė bera nga audituesi
(b) Deklarimet qė jepen me goje nga drejtimi i klientit (te audituarit)
(c) Komunikimet me shkrim me palet jashte entitetit
(d) Asnjėra nga alternativat e mėsipėrme
(e) Tė gjitha tė mėsipėrmet

12. Cili nga standardet e meposhtme konsiderohet njė standard implementimi :
(2 pikė)

(a) Objektiviteti individual -Audituesit e brendshėm duhet tė mbajnė njė qėndrim tė drejtė dhe tė paanshėm, si edhe tė mėnjanojnė konfliktin e interesave.
(b) Audituesit e brendshėm duhet tė tėrhiqen nga vlerėsimi i atyre operacioneve specifike pėr tė cilat ata mė parė kanė qėnė pėrgjegjės per t`i kryer. Konsiderohen shkelje tė objektivitetit rasti kur audituesi jep shėrbime pėr njė veprimtari pėr tė cilėn nė vitin e mėparshėm, ai e ka patur vetė pėrgjegjėsinė pėr ta kryer
(c) Kujdesi i duhur profesional - Audituesit e brendshėm duhet tė zbatojnė kujdesin e duhur profesional dhe ato aftėsi qė parashikohet tė kete njė auditues i kujdesshėm dhe kompetent.
(d) Alternativa (a) dhe (b)

13. Personelit tė kontrollit tė lartė tė shtetit nuk i ndalohet: (2 pikė)

(a) Kryerja e detyrave te tjera me ose pa shperblim ne subjektet publike
(b) Kryerja e detyrave te tjera me ose pa shperblim ne subjektet private
(c) Kryerja e detyrave te tjera me ose pa shperblim ne organizatat jo-fitimprurese.
(d) kryerja e veprimtarive kulturore
(e) alternativat (a) dhe (b)

14. Cila prej alternativave qe jepen mė poshtė eshte e sakte: (2 pikė)

(a) Mashtrimet dhe gabimet jane kurdoherė tė qellimshme
(b) Mashtrimet gjithmone behen nga dikush nga brenda organizates qe ben mashtrimin
(c) Si gabimet ashtu edhe mashtrimet jane qė tė dyja shqetesime qe audituesi duhet t`i mbajė parasysh gjate planifikimit te auditimit
(d) Te gjithe gabimet e medha kontabel duhet t`u raportohen organeve te ndjekjes e investigimit penal
(e) Alternativat (b) dhe (d)

SEKSIONI II – Pyetjet me pergjigje te zhvilluar

1. Cili ėshtė dallimi midis auditimit tė brendshėm dhe auditimit tė pasqyrave financiare qė kryhet nga njė auditues i jashtėm? (8 pike)

2. Cilat janė ēėshtjet kryesore qė zgjidh (rregullon dhe pėrcakton) Ligji “Pėr auditimin e brendshėm nė sektorin publik”? (7 pikė)

3. Cilat janė parimet e funksionimit tė auditimit tė brendshėm? Ēfarė ėshtė (nėnkupton) parimi i pavarėsisė? (5 pikė)

4. Shpjegoni shkutimisht shėrbimet e dhėnies sė sigurisė dhe shėrbimet e konsulencės – analizoni palėt e interesit nė kėto procese. (8 pike)

5. Cilat janė hapat dhe procedurat qė duhet tė ndjekė audituesi gjatė procesit tė auditimit tė prokurimeve? (8 pike)

6. Cilėt janė faktorėt kryesor qė duhet tė merren parasysh nga audituesit gjatė hartimit tė njė programi pune pėr tė realizuar njė mision auditimi nė njė entitet? (8 pike)

7 Jepni pėrkufizimin per materialitetin dhe shpjegoni qėllimin e llogaritjes se tij dhe ndikimin qė ka nė procedurat e auditimit qė planifikon audituesi, fakti qė materialiteti mund tė jetė i lartė ose i ulėt? (7 pikė)
8. Rast pėr t`u trajtuar (5 pikė)
Kriteri bazė i ngritjes se strukturave te auditimit ne sektorin publik eshte raporti ksto/perfitim. Sipas Manualit tė procedurave tė auditimit, te gjitha subjektet (institucionet apo entitetet) qe per tre vitet e fundit administrojne nje buxhet te barabarte ose me te madh se 50 milion leke Detyrohen te ngrene struktura auditimi.
Kėrkohet tė pėrcaktoni sipas kėndvėshtrimit tuaj dhe tė renditni sipas rendėsisė sė tyre, tė pakten edhe katėr kritere (apo kushte) tė tjera qė duhen marrė nė konsideratė pėr ngritjen e strukturave tė auditimit tė brendshėm nė njė institucion apo entitetet nė sektorin publik.


Pėr Komisionin e Kualifikimit


Hidajet SHEHU


Kryetar



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Similar topics
    Drejtat e ktij Forumit:
    Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi