.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster
MC Kresha - EraSat Feb 10 2024, 14:34webmaster
Ledri Vula - Njesia SpecialeSat Feb 10 2024, 14:33webmaster



Shko poshtė
HELENA
HELENA
Moderator
Moderator
GjeniaFemale
Shenja e HoroskopitTaurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 38
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

GJYKATA E LART Empty GJYKATA E LART

Thu Apr 08 2010, 22:49
PJESE NGA KUSHTETUTA E REPUBLIKES SE SHQIPERISE MBI GJYQESORIN
Neni 135
1. Pushteti gjyqesor ushtrohet nga Gjykata e Larte, si dhe nga gjykatat e apelit e gjykatat e shkalles se pare, te cilat krijohen me ligj.
2. Kuvendi mund te krijoje me ligj Gjykata per fusha te vecanta, por ne asnje rast Gjykata te jashtezakonshme.

Neni 136

1. Anetaret e Gjykates se Larte emerohen nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit.
2. Njeri nga anetaret emerohet Kryetar sipas procedures se parashikuar ne paragrafin 1 te ketij neni.
3. Kryetari dhe anetaret e Gjykates se Larte qendrojne ne detyre per 9 vjet pa te drejte riemerimi.
4. Gjyqtaret e tjere emerohen nga Presidenti i Republikes me propozim te Keshillit te Larte te Drejtesise.
5. Gjyqtare mund te emerohen vetem shtetasit me arsim te larte juridik. Kushtet dhe procedura e zgjedhjes caktohen me ligj.

Neni 137

1. Gjyqtari i Gjykates se Larte mund te ndiqet penalisht vetem me miratimin e Kuvendit.
2. Gjyqtari i Gjykates se Larte mund te ndalohet ose te arrestohet vetem ne qofte se kapet ne kryerje e siper te nje krimi ose menjehere pas kryerjes se tij. Organi kompetent njofton menjehere Gjykaten Kushtetuese. Kur Gjykata Kushtetuese nuk jep pelqimin brenda 24 oreve per dergimin ne Gjykate te gjyqtarit te arrestuar, organi kompetent eshte i detyruar ta liroje ate.
3. Gjyqtaret e tjere mund te ndiqen penalisht vetem me miratim te Keshillit te Larte te Drejtesise.
4. Gjyqtari mund te ndalohet ose te arrestohet vetem ne qofte se kapet ne kryerje e siper te nje krimi ose menjehere pas kryerjes se tij.organi kompetent njofton menjehere Keshillin e Larte te Drejtesise. Ne qofte se Keshilli i Larte i Drejtesise nuk jep pelqimin brenda 24 oreve per dergimin ne gjykate te gjyqtarit te arrestuar, organi kompetent eshte i detyruar ta liroje ate.


Neni 139
1. Mandati i gjyqtarit te Gjykates se Larte mbaron kur:
a) denohet me vendim gjyqesor te formes se prere per kryerjen e nje krimi;
b) nuk paraqitet ne detyre pa arsye per me shume se 6 muaj;
c) mbush moshen 65 vjec;
c)jep doreheqjen;
d) deklaroheti paafte per te vepruar me vendim gjyqesor te formes se prere.

2. Mbarimi i mandatit te gjyqtarit deklarohet me vendim te Gjykates se Larte.

Neni 140

Gjyqtari i Gjykates se Larte mund te shkarkohet nga Kuvendi me dy te tretat e anetareve te tij pershkelje te Kushtetutes, per kryerjen e nje krimi, per paaftesi mendore e fizike dhe per akte e sjellje qe diskretitojne rende poziten dhe figuren e gjyqtarit. Vendimi i Kuvendit shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila, kur verteton se ekziston nje nga shkaqet e mesiperme, deklaron shkarkimin nga detyra.

Neni 141
1. Gjykata e Larte ka juridiksion fillestar dhe rishikues. Ajo ka juridiksion fillestar kur gjykon akuzat penale kunder Presidentit te Republikes, Kryetarit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave, deputeteve, gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese.
2. Per njesimin ose ndryshimin e praktikes gjyqesore, Gjykata e Larte ka te drejte te terheqe per shqyrtim ne kolegjet e bashkuara ceshtje te caktuara gjyqesore.

Neni 142

1. Vendimet gjyqesore duhet te jene te arsyetuara.
2. Gjykata e Larte duhet t’i botoje vendimet e saj, si dhe mendimet e pakices.
3. Organet e shtetit jane te detyruara te ekzekutojne vendimet gjyqesore.


Neni 143
Qenia gjyqtar nuk pajtohet me asnje veprimtari tjeter shteterore, politike ose private.


Neni 144
Gjykatat kane buxhet te vecante, te cilin e administrojne vete. Ato e propozojne buxhetin e tyre sipas ligjit.


Neni 145
1. Gjyqtaret jane te pavarur dhe u nenshtrohen vetem Kushtetutes dhe ligjeve.
2. Kur gjyqtaret ēmojne se ligjet vijne ne kundershtim me Kushtetuten, nuk i zbatojne ato. Ne kete rast, ata pezullojne gjykimin dhe ia dergojne ēeshtjen Gjykates Kushtetuese. Vendimet e Gjykates Kushtetuese jane te detyrueshme per te gjitha gjykatat.
3. Nderhyrja ne veprimtarine e gjykatave ose te gjyqtareve passjell pergjegjesi sipas ligjit.


Neni 146
1. Gjykatat i japin vendimet ne emer te Republikes.
2. Vendimet gjyqesore shpallen publikisht ne ēdo rast.


Neni 147
1. Keshilli i Larte i Drejtesise perbehet nga Presidenti i Republikes, Kryetari i Gjykates se Larte, Ministri i Drejtesise, 3 anetare te zgjedhur nga Kuvendi si dhe 9 gjyqtare te te gjitha niveleve, te cilet zgjidhen nga Konferenca Gjyqesore Kombetare. Anetaret e zgjedhur qendrojne ne detyre per 5 vjet pa te drejte rizgjedhjeje te menjehershme.
2. Presidenti i Republikes eshte Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise.
3. Keshilli i Larte i Drejtesise, me propozim te Presidentit, zgjedh nga radhet e tij nje zevendeskryetar. Zevendeskryetari organizon veprimtarine e Keshillit te Larte te Drejtesise, si dhe kryeson mbledhjet e tij ne mungese te Presidentit te Republikes.
4. Keshilli i Larte i Drejtesise vendos per transferimin e gjyqtareve, si dhe per pergjegjesine e tyre disiplinore sipas ligjit.
5. Transferimi i gjyqtareve nuk mund te behet pa pelqimin e tyre, perveēse kur kete e diktojne nevojat e riorganizimit te sistemit gjyqesor.
6. Gjyqtari mund te shkarkohet nga Keshilli i Larte i Drejtesise per kryerjen e nje krimi, per paaftesi mendore a fizike, per akte e sjellje qe diskreditojne rende poziten dhe figuren e gjyqtarit ose per pamjaftueshmeri profesionale. Kunder ketij vendimi gjyqtari ka te drejte te ankohet ne Gjykaten e Larte, e cila ne kete rast, vendos me kolegje te bashkuara.

L I G J
Nr.8588, date 15.3.2000

PER ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATES SE LARTE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE

Ne mbeshtetje te neneve 6, 81 pika 2 shkronja "a" dhe 83 pika 1 te Kushtetutes, me propozimin e Keshillit te Ministrave,

K U V E N D I

I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I

KREU I

ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I GJYKATES SE LARTE

Neni 1

Perberja e Gjykates se Larte

Gjykata e Larte perbehet nga 17 gjyqtare.

Neni 2

Selia e Gjykates se Larte

Gjykata e Larte e ka seline ne Tirane.

Neni 3

Kushtet per t`u emeruar gjyqtar i Gjykates se Larte.

Gjyqtaret e Gjykates se Larte emerohen nga radhet e gjyqtareve me vjetersi jo me pak se 10 vjet ose nga radhet e juristeve te shquar, qe e kane ushtruar kete profesion jo me pak se 15 vjet.

Neni 4

Procedura e emerimit te gjyqtarit te Gjykates se Larte

Gjyqtari i Gjykates se Larte emerohet nga Presidenti i Republikes pasi eshte marre me pare pelqimi i Kuvendit.

Neni 5

Mandati i gjyqtarit te Gjykates se Larte fillon me hyrjen ne fuqi te dekretit te Presidentit per emerimin e tij.
Mandati i Kryetarit te Gjykates se Larte llogaritet brenda mandatit te gjyqtarit te kesaj gjykate.

Neni 6

Mbarimi i parakohshem i mandatit te gjyqtarit te Gjykates se Larte

Ne rastet e parashikuara ne nenin 139 te Kushtetutes, Kryetari i Gjykates se Larte ose cdo gjyqtar i saj, i propozon Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte te deklarojne me vendim mbarimin e mandatit te gjyqtarit te kesaj gjykate.

Neni 7

Kryetari i Gjykates se Larte

Gjykata e Larte perfaqesohet nga Kryetari.
Kryetari i Gjykates se Larte kryen keto detyra:
a) Drejton Kolegjet e Bashkuara.
b) Ben ndarjen e gjyqtareve ne kolegje.
c) Kujdeset per funksionimin normal te Gjykates se Larte.
ē) Emeron dhe shkarkon ndihmesit ligjore.
d) Emeron dhe shkarkon personelin e sherbimeve ndihmese.
dh) Ben kerkesat per buxhetin vjetor te Gjykates se Larte dhe
mbikeqyr zbatimin e tij.
e) Miraton strukturen, organiken dhe rregullat e brendshme te Gjykates se Larte.
Kryetari i Gjykates se Larte kryen dhe detyra te tjera qe parashikohen me ligj.
Kryetari i Gjykates se Larte ne ushtrimin e funksioneve te tij ndihmohet nga
keshilltaret dhe personeli ndihmes.

Neni 8

Zevendesimi i Kryetarit

Ne rastet kur Kryetari nuk mund te kryeje detyrat e tij, zevendesohet nga Kryetari i Kolegjit Civil ne kryerjen e detyrave qe parashikohen ne shkronjat "a", "c" dhe "dh" te nenit 7 te ketij ligji.

Neni 9

Keshillimi me gjyqtaret

Kryetari i Gjykates se Larte keshillohet me gjyqtaret , sidomos per:
a) strukturen e Gjykates se Larte;
b) rregullat e brendshme te funksionimit te Gjykates se Larte;
c) kerkesat per buxhetin e Gjykates se Larte;
ē) ndarjen dhe levizjen e gjyqtareve ne kolegje.

Neni 10

Kolegjet

Gjykata e Larte organizohet ne Kolegjin Civil dhe Kolegjin Penal.
Ceshtjet penale ushtarake gjykohen nga Kolegji Penal, ndersa ceshtjet me
karakter tregtar, administrativ, familjar, te punes, etj., gjykohen nga Kolegji Civil.
Kryetari i Gjykates se Larte, pasi merr mendimin e gjyqtareve, mund t`i levize
ata nga nje kolegj ne tjetrin, per arsye te ngarkeses se punes dhe funksionimit normal te gjykates.

Neni 11

Kryetari i kolegjit

Kryetari i kolegjit zgjidhet nga anetaret e tij me shumice votash per nje periudhe
njevjecare me te drejte rizgjedhjeje.

Neni 12

Kompetencat e kolegjeve

Kolegjet e Gjykates se Larte gjykojne ankimet per ceshtje gjyqesore sipas
rregullave te parashikuara ne Kodin e Procedures Civile dhe ne Kodin e Procedures Penale.

Neni 13

Trupi gjykues

Kolegjet e Gjykates se Larte gjykojne me trup gjykues te perbere nga 5 gjyqtare.
Kur trupi gjykues nuk mund te formohet nga gjyqtaret e nje kolegji, ai plotesohet
me gjyqtare te kolegjit tjeter. Keta gjyqtare caktohen me short.
Kur ne gjykim merr pjese Kryetari i Gjykates se Larte, ai kryeson trupin gjykues.
Ne te gjitha rastet e tjera trupin gjykues e kryeson kryetari i kolegjit perkates dhe, ne mungese te tij, gjyqtari me i vjeter.

Neni 14

Ceshtjet qe gjykohen ne Kolegjet e Bshkuara

Gjykata e Larte gjykon ne Kolegjet e Bashkuara:
a) rastet e parashikuara ne Kodin e Procedures Civile dhe Kodin e Procedures Penale;
b) ankimet kunder vendimeve te Keshillit te Larte te Drejtesise;
c) kerkesat per njesimin ose ndryshimin e praktikes gjyqesore;
ē) raste te tjera, te parashikuara me ligj.

Neni 15

Gjykimi ne Kolegjet e Bashkuara

Kur Gjykata e Larte gjykon ne Kolegje te Bashkuara, seanca kryesohet nga Kryetari i Gjykates se Larte.
Ne mungese te tij seancen e kryeson Kryetari i Kolegjit Civil.
Kur Gjykata e Larte gjykon ne Kolegje te Bashkuara, caktohen me short dy relatore, te cilet, ne menyre te pavarur, pergatisin relacionet dhe i paraqesin ato ne gjykim.

Neni 16

Kuorumi

Kolegjet e Bashkuara gjykojne kur ne to marrin pjese jo me pak se dy te tretat e te gjithe gjyqtareve te Gjykates se Larte
Vendimi merret me shumicen e votave te gjyqtareve qe marrin pjese ne gjykim.

Neni 17

Njesimi ose ndryshimi i praktikes gjyqesore

Njesimi ose ndryshimi i praktikes gjyqesore behet nga Kolegjet e Bashkuara kur:
a) kerkohet nga secili kolegj i Gjykates se Larte;
b) kerkohet nga Kryetari i Gjykates se Larte;
c) Kolegjet e Bashkuara e cmojne te nevojshme nje gje te tille.

Neni 18

Gjykimi gjate kohes se pushimeve vjetore

Gjate kohes se pushimeve vjetore, nje numer i nevojshem gjyqtaresh caktohen me short per te gjykuar ceshtjet qe, sipas ligjit, vleresohen te ngutshme.

Neni 19

Vendimet dhe botimi i tyre

Vendimet e Gjykates se Larte shpallen te arsyetuara jo me vone se 30 dite nga perfundimi i shqyrtimit gjyqesor.
Vendimet e Kolegjeve te Gjykates se Larte, se bashku me mendimet e pakices, botohen ne Buletinin Periodik te Gjykates se Larte.
Vendimet per njesimin ose ndryshimin e praktikes gjyqesore botohen ne numrin me te pare te Fletores Zyrtare.

Neni 20

Ndihmesit ligjore

Gjyqtari i Gjykates se Larte ka deri ne dy ndihmes ligjore dhe personin e sherbimit.
Ndihmesit ligjore perzgjidhen nga vete gjyqtaret e Gjykates se Larte ndermjet juristeve qe plotesojne kushtet ligjore per t`u emeruar gjyqtare te gjykates se shkalles se pare ose te gjykates se apelit. Ata emerohen nga Kryetari i Gjykates se Larte.
Ndihmesit ligjore perfitojne perkatesisht pagen e gjyqtarit te shkalles se pare ose te gjykates se apelit.
Ndihmesi ligjor largohet nga detyra me urdher te Kryetarit te Gjykates se Larte, me propozimin e gjyqtarit perkates.
Kur largimi nga detyra eshte bere pa arsye te perligjura, ai ka te drejten vetem te shperblimit te demit deri ne shumen e pages vjetore.

Neni 21

Detyrat e ndihmesit ligjor

Ndihmesit ligjore studiojne ankimet, dosjet gjyqesore, pergatisin relacionet per ceshtjet qe jane ne gjykim duke dhene mendimin e tyre, u pergjigjen ankesave, pergatisin materialet e nevojshme, si dhe kryejne cdo detyre tjeter qe u ngarkohet nga gjyqtari i Gjykates se Larte.

KREU II

STATUSI I GJYQTARIT TE GJYKATES SE LARTE

Neni 22

Paga e gjyqtarit te Gjykates se Larte eshte e barabarte me pagen e ministrit, ndersa ajo e Kryetarit te Gjykates se Larte, 20 per qind me e larte se paga e gjyqtarit te kesaj gjykate.

Neni 23

Gjyqtaret e Gjykates se Larte dhe bashkeshortes (bashkeshortit) te tij/saj u njihet e drejta e pajisjes me pasaporte diplomatike edhe per tre vjet pas mbarimit te mandatit.

Neni 24

Trajtimi protokollar dhe shendetesor i anetareve te Gjykates se Larte eshte i njejte me ate te deputetit.

Neni 25

Me plotesimin e mandatit, sipas kushteve te parashikuara ne nenin 136 pika 3 te Kushtetutes, gjyqtari i Gjykates se Larte, me kerkesen e tij, emerohet gjyqtar ne gjykaten e apelit.

KREU III

ADMINISTRIMI I SHERBIMEVE TE GJYKATES SE LARTE

Neni 26

Kancelari i Gjykates se Larte

Kancelari drejton sherbimet ndihmese ne Gjykaten e Larte.
Kancelar emerohet nje jurist, i cili e ka ushtruar profesionin e juristit per nje periudhe jo me pak se 7 vjet.
Kancelari emerohet dhe shkarkohet nga Kryetari i Gjykates se Larte.

Neni 27

Administrimi i sherbimeve

Kancelari organizon shortin gjyqesor.
Kancelari i propozon Kryetarit te Gjykates se larte emerimin dhe shkarkimin e personelit te sherbimeve ndihmese te Gjykates se Larte.

Neni 28

Sherbimet ndihmese te Gjykates se Larte

Sherbimet ndihmese ne Gjykaten e Larte kryhen nga sekretaria gjyqesore, sektori i administrates, i finances, i informatizimit, i regjistrimit, i ruatjes se dokumentave, i ruajtjes se rendit te brendshem, i studimeve dhe marredhenieve me jashte dhe biblioteka.
Per sherbime te tjera ndihmese, Kryetari i Gjykates se Larte, me propozimin e Kancelarit, mund te krijoje sektore te tjere.

Neni 29

Garantimi i rendit dhe sigurise

Per te garantuar rendin dhe sigurine, prane Gjykates se Larte vepron, sipas urdherave te Kryetarit te kesaj gjykate, sherbimi i vazhdueshem i policise.

KREU IV

DISPOZITA TE FUNDIT

Neni 30

Ngarkohet Keshilli i Ministrave per nxjerrjen e akteve nenligjore per zbatimin e dispozitave te ketij ligji ne lidhje me te drejtat financiare dhe protokollare te stafit te Gjykates se Larte.

Neni 31

Ligji nr.8362, date 1.7.1998 "Per organizimin dhe funksionimin e Gjykates se Kasacionit", si dhe cdo dispozite qe bie ndesh me kete ligj, shfuqizohen.
Per te gjitha problemet e tjera qe nuk gjejne zgjidhje ne kete ligj, zbatohen dispozitat e Ligjit nr.8436, date 28.12.1998 "Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise".

Neni 32

Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2589, date 3.4.2000, te Presidentit te Republikes se Shqiperise, Rexhep Meidani.
:F: ::zt::



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi