.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster
MC Kresha - EraSat Feb 10 2024, 14:34webmaster
Ledri Vula - Njesia SpecialeSat Feb 10 2024, 14:33webmaster



Shko poshtė
Visi
Visi
Moderator
Moderator
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitAquarius Cat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 361
Ditelindja Ditelindja : 14/02/1988
Mosha Mosha : 36
Vendodhja Vendodhja : grece
Hobet Hobet : futbolli
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 4
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 663
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 05/05/2009
http://WWW.FORUMISHQIP.NET

Aksidenti tragjik merr 14 jetė udhėtarėsh Empty Aksidenti tragjik merr 14 jetė udhėtarėsh

Sun Jul 18 2010, 13:22

Policia: 14 tė vdekur dhe 12 tė plagosur, bilanci i aksidentit me autobus nė Pukė
Turbulenca ajrore qė ka bllokuar tė gjithė fushėpamjen pėr drejtuesin e autobusit mendohet se ka sjellė aksidentin tragjik dje, duke sjellė vdekjen e 14 personave dhe 12 tė plagosur. Por nuk pėrjashtohet mundėsia edhe pėr ndonjė gjendje tė fikėti tė drejtuesit tė mjetit nė momentet para aksidentit. Ngjarja e rėndė ka ndodhur rreth orės 17:00 nė aksin Rrėshen-Fushė Arės, ku autobusi me traga PU 1330 A ka dalė nga rruga dhe ka rėnė rreth 30 metra nė njė greminė. Njė grua, nė gjaknxehtėsi e sipėr, ka qenė ajo qė ka telefonuar tė atin, duke i treguar se kishin bėrė aksident tė rėndė me autobus dhe menjėherė lajmi ka marrė dhenė, ku dhjetėra makina policie, helikopterė, zjarrfikėse dhe mjete tė tjera kanė mbėrritur nė vendin e ngjarjes. Policia tha se pikėrisht nė orėn e lartpėrmendur, strukturat e saj kanė marrė njoftim se gjatė lėvizjes nė aksin rrugor Fushė Arės-Durrės, nė fshatin Dom tė Gjegjanit, ka dalė nga rruga njė autobus me pasagjerė tė linjės Fushė Arės-Durrės, me targė PU 1330 A, me drejtues shtetasin Zef Mark Gjergji, 45 vjeē, nga fshati Gojan, Komuna Gjegjan e Rrethit tė Pukės.

Me tė marrė informacionin, me urdhėr tė ministrit tė Brendshėm, Lulzim Basha, ėshtė ngritur shtabi i punės pėr menaxhimin e kėsaj ngjarjeje tė rėndė. Nė vendin e ngjarjes kanė shkuar menjėherė forcat RENEA, Forcat e Ndėrhyrjes sė Shpejtė, forcat e policisė sė zonės, ndėrkohė qė janė dėrguar dhe forca tė tjera shtesė tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut tė Shkodrės dhe Lezhės. Pėr transportimin e tė dėmtuarave tė kėsaj ngjarjeje tė rėndė janė vėnė nė dispozicion gjashtė helikopterė, ku tre janė tė Policisė sė Shtetit, dy tė Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe njė i Ministrisė sė Mbrojtjes. Nga tė dhėnat zyrtare rezulton se si pasojė e daljes nga rruga tė mjetit, kanė humbur jetėn 14 persona, si dhe janė plagosur 12 tė tjerė.

Fillimisht, policia u ka dhėnė ndihmėn e parė tė plagosurve, ku dy prej tyre kanė vdekur rrugės pėr nė spital, ndėrsa shoferi i mjetit nuk ka mbijetuar nga plagėt dhe ka ndėrruar jetė nė Spitalin Ushtarak tė Tiranės. Bilanci tragjik ka qenė me tetė tė vdekur qė janė dėrguar nė Gjegjan, njė prej tė cilėve nuk ėshtė identifikuar deri nė orėt e vona tė natės, tre tė vdekur qė janė dėrguar nė Pukė, ku edhe kėtu ishte njė person i paidentifikuar dhe tre tė tjerė qė janė dėrguar nė morgun e Tiranės. Dy tė plagosur janė dėrguar nė spitalin e Shkodrės, ndėrsa dhjetė tė tjerė nė Spitalin Ushtarak.
Nga hetimet e deritanishme dhe kryerja e ekspertimit auto-teknik tė mjetit ka rezultuar se shpejtėsia e lėvizjes sė mjetit ka qenė brenda normave tė lejuara, lėvizja ėshtė kryer brenda normave tė qarkullimit rrugor dhe nė kahun e lejuar dhe drejtuesi i mjetit ishte i pajisur me lejen e drejtimit pėrkatėse dhe kishte pėrvojė shumėvjeēare nė drejtim. Grupi hetimor ėshtė nė pritje tė ekspertizės mjekoligjore pėr drejtuesin e mjetit pėr tė pėrcaktuar gjendjen shėndetėsore tė tij nė momentin e drejtimit tė mjetit. Policia dyshon se ai mund tė ketė pasur ndonjė gjendje tė fikėti, para se tė ndodhte aksidenti dhe ka humbur drejtimin e mjetit. Po ashtu pritet tė merren nė pyetje dhe tė dėmtuarit nga ky aksident, sapo tė pėrmirėsohet gjendja e tyre shėndetėsore, dėshmitė e tė cilėve do tė hedhin dritė mbi rrethanat e ndodhjes sė aksidentit. Ndėrkaq, njė hipotezė ka tė bėjė me turbulencė ajrore, qė ka ndodhur njėkohėsisht edhe nė Tiranė dhe nė Elbasan. Nė pėrfundim tė veprimeve tė kryera, grupi hetimor do tė bėjė dhe zbardhjen pėrfundimtare tė shkakut dhe tė rrethanave tė kėtij aksidenti tė rėndė. Trupat e pajetė tė 11 viktimave tė kėsaj ngjarjeje tė rėndė janė transportuar nė morgun e qytetit tė Pukės. Ndėrkohė qė nė morgun e qytetit tė Tiranės gjenden trupat e pajetė tė tre shtetasve tė tjerė.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi