.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster
MC Kresha - EraSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2678
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4301
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Ligji per Permbarimin Empty Ligji per Permbarimin

Wed Jul 13 2011, 18:08
REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ

KUVENDI



L I G J


Nr.8730, datė 18.1.2001


PĖR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E SHĖRBIMIT

TĖ PĖRMBARIMIT GJYQĖSOR

Nė mbėshtetje tė neneve 78 dhe 83 pika 1 tė Kushtetutės, me propozimin e Kėshillit tė Ministrave,

K U V E N D I

I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

V E N D O S I:

KREU I

DISPOZITA TĖ PĖRGJITHSHME

Neni 1
Objekti i ligjit

Ky ligj pėrcakton:

a) rregullat e organizimit dhe tė funksionimit tė Shėrbimit tė Pėrmbarimit Gjyqėsor;

b) kriteret qė duhet tė pėrmbushin shtetasit qė tė emėrohen pėrmbarues gjyqėsorė;

c) statusin dhe procedimin disiplinor tė pėrmbaruesit gjyqėsor;

ē) marrėdhėniet me institucionet shtetėrore dhe me subjektet e tjera publike dhe private.

Neni 2

Objekti i veprimtarisė

1. Shėrbimi i Pėrmbarimit Gjyqėsor ka pėr mision ekzekutimin e detyrueshėm tė titujve ekzekutivė, nė rastet e pėrcaktuara nė Kodin e Procedurės Civile.

2. Shėrbimi i Pėrmbarimit Gjyqėsor i ushtron funksionet nėpėrmjet pėrmbaruesve gjyqėsorė.

Neni 3

Organizimi

Shėrbimi i Pėrmbarimit Gjyqėsor ka organizim unik dhe tė centralizuar, me shtrirje nė tė gjithė territorin e Republikės sė Shqipėrisė.

Neni 4

Parimet e veprimtarisė

Ligjshmėria dhe objektiviteti, si dhe respektimi i tė drejtave dhe lirive tė garantuara me ligj subjekteve qė marrin pjesė nė ekzekutim, janė parimet bazė tė punės sė Shėrbimit tė Pėrmbarimit Gjyqėsor.

Neni 5

Pėrmbaruesi gjyqėsor

1. Pėrmbaruesi gjyqėsor ėshtė personi i ngarkuar me ligj pėr kryerjen e veprimtarisė sė vėnies nė ekzekutim tė titujve ekzekutivė, nė pėrputhje me dispozitat e Kodit tė Procedurės Civile.

2. Nė ushtrimin e veprimtarisė sė tij pėrmbaruesi gjyqėsor duhet tė karakterizohet nga ndershmėria, paanėsia dhe profesionalizmi.

3. Pėrmbaruesi gjyqėsor nė ushtrimin e veprimtarisė sė tij pėrfaqėson autoritetin shtetėror.

KREU II

ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I SHĖRBIMIT TĖ PĖRMBARIMIT GJYQĖSOR

Neni 6

Nivelet e organizimit

Shėrbimi i Pėrmbarimit Gjyqėsor varet nga Ministri i Drejtėsisė dhe organizohet nė nivel qendror dhe vendor, si vijon:

a) Drejtoria e Pėrgjithshme pėrbėn nivelin qendror tė organizimit.

b) Zyrat pėrmbarimore, brenda juridiksionit tė ēdo rrethi gjyqėsor tė shkallės sė parė, pėrbėjnė nivelin vendor tė organizimit dhe varen administrativisht nga Drejtoria e Pėrgjithshme.

Neni 7

Drejtori i Pėrgjithshėm

1. Drejtori i Pėrgjithshėm pėrgjigjet pėr drejtimin, bashkėrendimin dhe kontrollin e Shėrbimit tė Pėrmbarimit Gjyqėsor.

2. Drejtori i Pėrgjithshėm emėrohet dhe shkarkohet nga Kryeministri, me propozimin e Ministrit tė Drejtėsisė.

Neni 8

Pėrgjegjėsitė e Drejtorit tė Pėrgjithshėm

Drejtori i Pėrgjithshėm ka kėto pėrgjegjėsi:

a) Drejton dhe kontrollon veprimtarinė e Shėrbimit tė Pėrmbarimit Gjyqėsor.

b) Siguron zbatimin e njėjtė tė akteve ligjore dhe nėnligjore, si dhe tė praktikave nė fushėn e veprimtarisė procedurale tė ekzekutimit.

c) Pėrgatit dhe nxjerr urdhra, udhėzime tė brendshme dhe metodika pėr trajtimin nė pėrgjithėsi tė ēėshtjeve nė ekzekutim.

ē) I propozon Ministrit tė Drejtėsisė emėrimin dhe shkarkimin e kryetarėve tė zyrave pėrmbarimore.

d) Kontrollon dokumentimin e veprimtarisė pėrmbarimore.

dh) Organizon dhe ndjek edukimin profesional dhe trajnimin e pėrmbaruesve gjyqėsorė.

e) Ndjek zbatimin e etikės profesionale gjatė veprimtarisė pėrmbarimore.

ė) Pėrfaqėson Shėrbimin e Pėrmbarimit Gjyqėsor nė marrėdhėnie me tė tretėt.

f) Ushtron pėrgjegjėsi tė tjera tė pėrcaktuara me ligj.

Neni 9

Organizimi i zyrave pėrmbarimore

1. Zyrat pėrmbarimore pranė ēdo rrethi gjyqėsor pėrbėhen nga:

a) kryetari i zyrės;

b) pėrmbaruesit gjyqėsorė;

c) personeli administrativ dhe teknik.

2. Ēdo zyrė pėrmbarimore ėshtė person juridik dhe ka vulėn e vet.

Neni 10

Organika

1. Numri i pėrgjithshėm i pėrmbaruesve gjyqėsorė tė Shėrbimit tė Pėrmbarimit Gjyqėsor caktohet nga Kryeministri, me propozimin e Ministrit tė Drejtėsisė.

2. Struktura e Drejtorisė sė Pėrgjithshme dhe e zyrave pėrmbarimore, organikat e tyre, si dhe rregullat e hollėsishme pėr funksionimin e Shėrbimit tė Pėrmbarimit Gjyqėsor pėrcaktohen nga Ministri i Drejtėsisė, me propozimin e Drejtorit tė Pėrgjithshėm.

Neni 11

Burimet financiare

1. Pėr realizimin e detyrave, Shėrbimi i Pėrmbarimit Gjyqėsor ka buxhetin e vet, si pjesė tė veēantė brenda buxhetit tė Ministrisė sė Drejtėsisė.

2. Shėrbimi i Pėrmbarimit Gjyqėsor ka tė drejtė tė pėrdorė tė ardhura tė tjera qė lejohen me ligj.

Neni 12

Sigurimi i tė ardhurave nga veprimtaria pėrmbarimore

1. Ēdo veprim pėrmbarimor kryhet vetėm kundrejt pagimit tė tarifave pėrkatėse.

2. Tarifat pėrmbarimore pėrcaktohen me akt normativ tė Ministrit tė Drejtėsisė.

3. Ndarja e tė ardhurave, kriteret e procedurat e administrimit dhe tė shpėrndarjes sė tė ardhurave pėrcaktohen me urdhėr tė pėrbashkėt tė Ministrit tė Drejtėsisė dhe Ministrit tė Financave.

KREU III

KĖSHILLI I PĖRMBARIMIT

Neni 13

Pėrbėrja

1. Kėshilli i Pėrmbarimit pėrbėhet nga Sekretari i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Drejtėsisė, Drejtori i Pėrgjithshėm i Shėrbimit tė Pėrmbarimit Gjyqėsor, Drejtori i Drejtorisė sė Personelit, Organizimit dhe Shėrbimeve nė Ministri, Kryetari i Zyrės Pėrmbarimore tė Tiranės dhe njė kėshilltar i Ministrit tė Drejtėsisė.

2. Rregullat pėr funksionimin e Kėshillit tė Pėrmbarimit dhe procedurat qė ndjek ai pėrcaktohen nga Ministri i Drejtėsisė, pasi tė ketė marrė mendimin e kėtij Kėshilli.

Neni 14

Pėrgjegjėsitė e Kėshillit tė Pėrmbarimit


1. Kėshilli i Pėrmbarimit zhvillon konkurs pėr emėrimin e pėrmbaruesve gjyqėsorė dhe shqyrton shkeljet disiplinore tė kryera prej tyre.

2. Kėshilli i Pėrmbarimit bėn ēdo vit vlerėsimin e aftėsive profesionale tė pėrmbaruesve gjyqėsorė, bazuar nė kriteret e cilėsisė, tė vėllimit tė punės, tė shpejtėsisė dhe tė figurės sė tyre morale, si mė poshtė:

- shumė mirė

- mirė

- pranueshėm

- i paaftė

Sistemi i vlerėsimit tė punės sė pėrmbaruesve gjyqėsorė pėrcaktohet nga Ministri i Drejtėsisė, me propozimin e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Shėrbimit tė Pėrmbarimit Gjyqėsor, pasi tė jetė marrė mendimi i Kėshillit tė Pėrmbarimit.

3. Kėshilli i Pėrmbarimit ka funksion kėshillimor dhe ia paraqet, nė ēdo rast, mendimin e vet Ministrit tė Drejtėsisė, i cili duhet tė shprehet brenda 30 ditėve nga kjo paraqitje.

KREU IV

STATUSI I PĖRMBARUESIT GJYQĖSOR

Neni 15

Emėrimi i pėrmbaruesit gjyqėsor

1. Emėrohet pėrmbarues gjyqėsor shtetasi shqiptar qė plotėson kėto kushte:

a) Ka zotėsi tė plotė pėr tė vepruar.

b) Ka kryer arsimin e lartė juridik.

c) Gėzon figurė tė pastėr morale.

ē) Nuk ėshtė i dėnuar pėr kryerjen e njė vepre penale me vendim gjyqėsor tė formės sė prerė.

d) Nuk ėshtė larguar nga administrata publike pėr shkelje disiplinore brenda njė afati prej 3 vjetėsh nga data e depozitimit tė kėrkesės; kur shkelja disiplinore ėshtė kryer gjatė ushtrimit tė funksionit si gjyqtar, prokuror, oficer i policisė gjyqėsore, noter ose avokat, afati ėshtė 5 vjet.

2. Pranimi nė Shėrbimin e Pėrmbarimit Gjyqėsor bėhet me konkurs. Kėshilli i Pėrmbarimit ndjek procedurat e paraqitjes, tė pėrzgjedhjes dhe tė vlerėsimit tė kandidaturave dhe mendimin e vet ia paraqet Ministrit tė Drejtėsisė brenda 15 ditėve.

3. Konkurruesi fitues emėrohet pėrkohėsisht pėrmbarues gjyqėsor nga Ministri i Drejtėsisė, pėr njė periudhė prove 3-mujore.

Neni 16

Periudha e provės

1. Gjatė periudhės sė provės, pėrmbaruesi gjyqėsor ėshtė nėn kujdesin e njė pėrmbaruesi tė vjetėr nė detyrė dhe vlerėsohet nga eprori i tij. Veprimtaritė e trajnimit janė tė detyrueshme pėr pėrmbaruesin gjyqėsor nė periudhėn e provės.

2. Nė fund tė periudhės sė provės, Ministri i Drejtėsisė, me propozimin e Drejtorit tė Pėrgjithshėm, vendos:

a) emėrimin pėrfundimtar si pėrmbarues gjyqėsor;

b) largimin nga Shėrbimi i Pėrmbarimit Gjyqėsor.

3. Nė rastin e pikės 2 shkronja “b” tė kėtij neni, personi pėrkatės gėzon tė drejtat e pėrmbaruesit gjyqėsor vetėm pėr periudhėn e kohės sė provės.

Neni 17

Papajtueshmėritė


1. Pėrmbaruesi gjyqėsor nuk mund tė ushtrojė asnjė detyrė ose veprimtari tjetėr publike, me pėrjashtim tė atyre edukative e tė mėsimdhėnies.

2. Ai nuk duhet tė jetė nė marrėdhėnie pune ose tė kryejė veprimtari tė tjera, tė cilat paraqesin konflikt interesash me detyrėn qė ka ose pengojnė pėrmbushjen e saj.

3. Pėrmbaruesi gjyqėsor nuk duhet tė jetė anėtar i organeve qendrore ose ekzekutive tė partive politike.

Neni 18

Pėrjashtimi i pėrmbaruesit gjyqėsor

1. Pėrmbaruesi gjyqėsor ėshtė i detyruar tė heqė dorė nga ekzekutimi i ēėshtjes kur:

a) ka interes nė ēėshtje ose nė njė mosmarrėveshje tjetėr qė ka lidhje me atė nė ekzekutim;

b) ai vetė ose bashkėshortja ėshtė i afėrt deri nė shkallė tė katėrt, ose ka krushqi, deri nė shkallė tė dytė, ose ėshtė i lidhur me detyrime birėsimi ose bashkėjeton, nė mėnyrė tė pėrhershme me njėrėn nga palėt ose nga mbrojtėsit;

c) ai vetė ose bashkėshortja ėshtė nė konflikt gjyqėsor ose nė armiqėsi, ose nė marrėdhėnie kredie ose huaje me njėrėn prej palėve, ose me njėrin prej pėrfaqėsuesve;

ē) ėshtė kujdestar, punėdhėnės i njėrės prej palėve, administrator ose ka njė detyrė tjetėr nė njė ent, shoqatė, shoqėri ose institucion tjetėr, qė kanė interesa pėr ēėshtjen nė ekzekutim;

d) vėrtetohen, nė ēdo rast tjetėr, sipas rrethanave konkrete, arsye serioze njėanshmėrie.

2. Kėrkesa pėr heqjen dorė i paraqitet pėr vendim kryetarit tė zyrės pėrkatėse pėrmbarimore. Nė rastin e heqjes dorė nga kryetari i zyrės pėrmbarimore, kėrkesa i paraqitet pėr vendim Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Shėrbimit tė Pėrmbarimit Gjyqėsor. Pėrmbajtja e kėrkesės u njoftohet palėve.

Neni 19

Heqja dorė e pėrmbaruesit gjyqėsor

1. Pėrmbaruesi gjyqėsor, i cili vlerėson me ndėrgjegje se ka arsye pėr tė mos marrė pjesė nė ekzekutimin e njė ēėshtjeje, i kėrkon tė zėvendėsohet kryetarit tė zyrės pėrmbarimore. Kryetari i zyrės pėrmbarimore, kur e sheh me vend kėrkesėn, urdhėron zėvendėsimin e tij me njė tjetėr pėrmbarues gjyqėsor tė asaj zyre.

2. Pėr kryetarin e zyrės pėrmbarimore zėvendėsimi urdhėrohet nga Drejtori i Pėrgjithshėm.

Neni 20

Tė drejtat

Pėrmbaruesit gjyqėsorė gėzojnė edhe kėto tė drejta:

a) Marrin pjesė nė sindikata ose shoqata profesionale.

b) Pėrfitojnė trajtim shėndetėsor dhe sigurime shoqėrore pėr vete dhe pėr pjesėtarėt e familjes qė kanė nė ngarkim, nė pėrputhje me legjislacionin nė fuqi.

c) U paguhen shpenzimet pėr udhėtime pune, sipas kritereve dhe masės sė parashikuar me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

ē) Trajnohen nga shteti pėr ngritjen e nivelit tė tyre profesional.

Neni 21

Detyrat

Pėrmbaruesit gjyqėsorė janė tė detyruar:

a) tė njohin, tė respektojnė dhe tė zbatojnė Kushtetutėn, Kodin e Procedurės Civile, Kodin Civil dhe akte tė tjera ligjore e nėnligjore, qė lidhen me veprimtarinė pėrmbarimore, si dhe urdhrat, udhėzimet dhe metodikat e Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Shėrbimit tė Pėrmbarimit Gjyqėsor;

b) tė pėrsosin aftėsitė profesionale dhe tė marrin pjesė nė veprimtaritė trajnuese tė organizuara pėr kėtė qėllim.

Neni 22

Paga dhe shpėrblimet

1. Paga e pėrmbaruesit gjyqėsor pėrbėhet nga paga bazė, shtesa mbi pagė dhe shpėrblimi i posaēėm.

2. Pagat e punonjėsve tė pėrmbarimit gjyqėsor pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

3. Pėrmbaruesi gjyqėsor, nė varėsi tė rezultateve tė punės, mund tė pėrfitojė njė shpėrblim, i cili pėrballohet nga tė ardhurat qė realizohen, administrohen dhe shpėrndahen sipas pikės 3 tė nenit 12 tė kėtij ligji.

4. Pėrmbaruesi gjyqėsor, nė varėsi tė rezultateve nė punė, mund tė pėrfitojė njė shpėrblim, i cili pėrballohet nga tė ardhurat qė i mbeten Shėrbimit tė Pėrmbarimit Gjyqėsor, nė pėrputhje me nenin 12 tė kėtij ligji. Shpėrblimi i posaēėm caktohet, nė ēdo rast, me urdhėr tė Ministrit tė Drejtėsisė.

Neni 23

Koha e punės

1. Kohėzgjatja javore e punės dhe orari, si rregull, janė tė njėjta me ato tė administratės publike.

2. Pėr nevoja pune, me urdhėr tė eprorit tė drejtpėrdrejtė, pėrmbaruesi gjyqėsor ėshtė i detyruar tė punojė edhe jashtė orarit tė punės, nė ditėt e pushimit javor, nė ditėt e festave ose edhe kur ėshtė me lejen vjetore.

3. Kriteret dhe masa e pagesės pėr punėn jashtė kohėzgjatjes javore dhe orarit tė zakonshėm caktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

Neni 24

Lejet

1. Pėrmbaruesit gjyqėsorė gėzojnė tė drejtėn e njė lejeje vjetore tė pagueshme prej 4 javėsh kalendarike. Leja vjetore bėhet nė muajt korrik-gusht. Nė rastet kur pėrmbaruesi gjyqėsor nė periudhėn korrik-gusht ngarkohet me kryerjen e detyrave tė ngutshme ose kur ndėrpret lejen pėr nevoja pune, pėrveē ditėve tė pushimit tė mbetura, pėrmbaruesi gjyqėsor pėrfiton deri nė 5 ditė pushimi shtesė.

2. Pėr nevoja tė veēanta vetjake ose familjare, pėrmbaruesi gjyqėsor ka tė drejtė tė pėrfitojė leje tė papaguar deri nė 20 ditė nė muaj, por jo mė tepėr se 30 ditė nė vit.

3. Nė raste martesash ose vdekjesh brenda familjes, kur ėshtė konsumuar koha e parashikuar nė pikėn 2 tė kėtij neni, pėrmbaruesi gjyqėsor ka tė drejtė tė pėrfitojė deri nė 10 ditė leje.

Neni 25

Identifikimi

1. Pėrmbaruesi gjyqėsor ka dokument identifikues, tė cilin e paraqet nė ēdo rast tė kryerjes sė detyrės. Dokumenti pėrdoret vetėm gjatė ushtrimit tė detyrės ose pėr shkak tė saj.

2. Pėrcaktimi i dokumentit identifikues bėhet me urdhėr tė Ministrit tė Drejtėsisė.

Neni 26

Mbledhja dhe administrimi i tė dhėnave

1. Pėrmbaruesi gjyqėsor ka tė drejtė dhe merr masa pėr mbledhjen, administrimin dhe ruajtjen e tė dhėnave qė lidhen ngushtė me nevojat e ushtrimit tė funksioneve e tė detyrave tė ngarkuara, duke respektuar garancitė kushtetuese dhe ligjore pėr tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut.

2. Organet e administratės publike dhe tė sistemit tė drejtėsisė, entet publike, si dhe personat fizikė e juridikė qė kanė dokumente dhe tė dhėna qė lidhen me ekzekutimin, janė tė detyruar t’i paraqesin kur u kėrkohen nga pėrmbaruesit gjyqėsorė.

3. Tė dhėnat e marra nė pėrputhje me kėtė nen grumbullohen, administrohen, ruhen dhe/ose asgjėsohen, nė pėrputhje me dispozitat pėrkatėse nė fuqi.

Neni 27

Mbrojtja e veēantė e pėrmbaruesit gjyqėsor

Kur pėrmbaruesit gjyqėsor, gjatė ushtrimit tė detyrės ose pėr shkak tė saj, i rrezikohet jeta, familja ose i dėmtohet prona, shteti i garanton mbrojtje tė veēantė, kushtet dhe mėnyrat e pėrfitimit tė sė cilės pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

Neni 28

Komandimi

1. Pėr nevoja tė punės, pranė njė zyre pėrmbarimore, mund tė caktohet njė pėrmbarues gjyqėsor i zyrės pėrmbarimore mė tė afėrt me tė pėr ekzekutimin e njė numėr titujsh ekzekutivė.

2. Pėrmbaruesit gjyqėsor mund t’i kėrkohet tė lėvizė nė njė zyrė tjetėr tė afėrt pėrmbarimore jo mė shumė se 2 periudha nė vit, deri nė 3 muaj secila. Nė fund tė kėtij afati, pėrmbaruesi gjyqėsor kthehet pėrsėri nė vendin e tij tė mėparshėm.

3. Caktimi dhe lėvizja urdhėrohen nga Drejtori i Pėrgjithshėm i Shėrbimit tė Pėrmbarimit Gjyqėsor, pasi tė ketė dėgjuar pėrmbaruesin gjyqėsor.

Neni 29

Pezullimi dhe ruajtja e vendit tė punės

1. Pėrmbaruesi gjyqėsor mund tė pezullohet nga detyra me urdhėr tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Shėrbimit tė Pėrmbarimit Gjyqėsor, kur ndaj tij fillon ndjekje penale, deri nė marrjen e njė vendimi pėrfundimtar.

2. Pėrmbaruesit gjyqėsor i ruhet vendi i punės:

a) gjatė periudhės sė thirrjes nėn armė;

b) pėr periudha studimi, kur Drejtori i Pėrgjithshėm jep miratimin.

3. Pėrmbaruesi gjyqėsor nuk paguhet gjatė periudhės sė parashikuar nė pikat 1 dhe 2 tė kėtij neni. Nė rastin e parashikuar nė pikėn 1, kur ēėshtja penale pushohet ose kur me vendim gjykate tė formės sė prerė deklarohet i pafajshėm, pėrmbaruesit gjyqėsor i jepet paga bazė qė nga ēasti i pezullimit.

4. Periudha e parashikuar nė pikat 1 dhe 2 tė kėtij neni mbahet parasysh pėr llogaritjen e vjetėrsisė nė shėrbim.

Neni 30

Bashkėpunimi me organet e tjera

1. Pėrmbaruesi gjyqėsor, pėr kryerjen e detyrave tė ngarkuara, bashkėpunon me Policinė e Shtetit, me Policinė Ndėrtimore dhe policitė e tjera, me organet e pushtetit vendor dhe prefekturat.

2. Organet shtetėrore ose publike janė tė detyruara tė ndihmojnė pėrmbaruesin gjyqėsor nė ushtrimin e funksioneve, sipas ligjit, sa herė qė kėrkohet ndihma e tyre.

3. Policia e Shtetit dhe ajo Ndėrtimore vė nė dispozicion tė pėrmbaruesit gjyqėsor mjete dhe forca tė mjaftueshme pėr ushtrimin e funksioneve tė tij, sipas ligjit. Rregulla tė hollėsishme pėr pėrmbushjen e detyrave sipas kėsaj pike caktohen me akte tė pėrbashkėta tė Ministrit tė Drejtėsisė me titullarėt e institucioneve pėrkatėse.

4. Kėrkesa pėr dhėnien e ndihmės pranė kėtyre organeve bėhet nga kryetari i zyrės pėrmbarimore nė rrethin gjyqėsor dhe shpenzimet e kryera trajtohen sipas procedurave ligjore pėr ekzekutimin e detyrueshėm.

KREU V

DISIPLINA DHE LARGIMI

Neni 31

Masat disiplinore

1. Pėrmbaruesi gjyqėsor, qė shkel rregullat e parashikuara nė aktet ligjore dhe nėnligjore qė lidhen me detyrėn e tij ose nuk i zbaton ato, kur nuk ka vend pėr pėrgjegjėsi penale, ndėshkohet me njėrėn nga kėto masa disiplinore:

a) Vėrejtje me shkrim

b) Vėrejtje me paralajmėrim pėr shkarkim nga detyra

c) Shkarkim nga detyra.

2. Procedimi disiplinor fillon jo mė vonė se 30 ditė nga ēasti i vėnies re tė shkeljes dhe jo mė vonė se 1 vit nga ēasti i kryerjes sė saj.

3. Nismėn pėr fillimin e procedimit disiplinor e ndėrmerr Drejtori i Pėrgjithshėm i Shėrbimit tė Pėrmbarimit Gjyqėsor. Kėshilli i Pėrmbarimit jep mendimin e tij brenda 15 ditėve nga fillimi i procedimit.

Neni 32
Dhėnia e masės disiplinore dhe shlyerja e saj

1. Masat disiplinore jepen me urdhėr tė Ministrit tė Drejtėsisė dhe shėnohen nė dosjen vetjake. Masat disiplinore jepen nė mėnyrė tė shkallėzuar ose nė bazė tė rėndėsisė sė shkeljes dhe tė pasojave. Pėr ēdo shkelje jepet vetėm njė masė disiplinore.

2. Pėrmbaruesi gjyqėsor detyrohet tė zhdėmtojė dėmin e shkaktuar, sipas dispozitave nė fuqi.

3. Masat e mėsipėrme jepen sipas njė procedure administrative qė garanton tė drejtėn pėr tė marrė tė dhėna, pėr t’u dėgjuar, pėr t’u mbrojtur dhe pėr t’u ankuar. Vendimi pėr marrjen e masės disiplinore i komunikohet me shkrim tė interesuarit.

4. Masat e pėrcaktuara nė nenin 31, me pėrjashtim tė shkronjės “c”, mund tė shlyhen nėse brenda njė viti nga data e dhėnies sė tyre, ndaj pėrmbaruesit gjyqėsor nuk ėshtė marrė ndonjė masė tjetėr disiplinore. Masat disiplinore tė shlyera hiqen nga dosja vetjake.

Neni 33

Ankimi

Kundėr dhėnies sė masave disiplinore tė parashikuara nė pikėn 1 tė nenit 31 mund tė bėhet ankim nė gjykatė, sipas rregullave tė parashikuara nė nenin 328 tė Kodit tė Procedurės Civile.

Neni 34

Largimi
1. Pėrmbaruesi gjyqėsor largohet nga detyra nė kėto raste:

a) kur mbush moshėn pėr pension;

b) kur bėhet i paaftė nga ana shėndetėsore pėr njė periudhė kohe mbi njė vit;

c) kur humbet zotėsinė pėr tė vepruar;

ē) kur kėrkon ai vetė;

d) kur shkurtohet funksioni organik;

dh) kur ėshtė pranuar nė kundėrshtim me kriteret e vendosura nė kėtė ligj.

2. Largimi i pėrmbaruesit gjyqėsor bėhet nga Ministri i Drejtėsisė.

Neni 35

Shkarkimi

1. Pėrmbaruesi gjyqėsor shkarkohet nga detyra nė kėto raste:

a) kur dėnohet pėr kryerjen e njė vepre penale;

b) kur kryen shkelje tė rėnda tė disiplinės nė punė;

c) kur kryen nė mėnyrė tė pėrsėritur thyerje tė disiplinės dhe nuk i ėshtė hequr masa e dhėnė mė parė;

ē) kur provohet se ka pėrdorur funksionin e tij nė shėrbim tė interesave vetjake ose tė personave me tė cilėt ka lidhje familjare;

d) kur provohet se me veprimet ose mosveprimet e tij ka krijuar favore tė padrejta pėr persona tė tjerė;

dh) kur nuk pėrmbush veprimet pėrmbarimore tė parashikuara nė ligj;

e) kur ėshtė vlerėsuar “i paaftė” nė pėrputhje me pikėn 2 tė nenit 14 tė kėtij ligji.

2. Shkarkimi i pėrmbaruesit gjyqėsor bėhet nga Ministri i Drejtėsisė.

KREU VI

DISPOZITA KALIMTARE DHE TĖ FUNDIT

Neni 36

Riorganizimi i Shėrbimit tė Pėrmbarimit Gjyqėsor

Brenda 6 muajve nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji duhet tė pėrfundojė riorganizimi i Shėrbimit tė Pėrmbarimit Gjyqėsor, nė pėrputhje me rregullat e caktuara nė kėtė ligj.

Neni 37

Dispozitė kalimtare

Pėr pėrmbaruesin gjyqėsor, qė nė ēastin e hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji ėshtė duke vazhduar studimet nė fakultetin juridik, kriteret e vendosura nė shkronjėn “b” tė pikės 1 tė nenit 15 dhe nė shkronjėn “dh” tė pikės 1 tė nenit 34 tė kėtij ligji zbatohen pas mbarimit tė periudhės kohore qė pėrfshin vitet qė i kanė mbetur pėr pėrfundimin e studimeve nė fakultetin juridik, plus njė vit. Deri nė pėrfundim tė kėsaj periudhe ai ėshtė pėrmbarues gjyqėsor nė periudhė prove dhe pėr tė zbatohen rregullat e nenit 16 tė kėtij ligji.

Neni 38
Hyrja nė fuqi

Ky ligj hyn nė fuqi 15 ditė pas botimit nė Fletoren Zyrtare.

K R Y E T A R I


Skėnder Gjinushi



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi