.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster
MC Kresha - EraSat Feb 10 2024, 14:34webmaster
Ledri Vula - Njesia SpecialeSat Feb 10 2024, 14:33webmaster



Shko poshtė
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

biografi Empty biografi

Wed Nov 05 2008, 05:55
Bota magjepse e letrave tė Kapuscinskit
"Gjeniu" na ka thėnė lamtumirė, por personazhet qė ai krijoi gjallojnė rreth nesh pashmangshmėrisht
Nė nekrologjinė e publikuar menjėherė pas vdekjes nga "Washington Post", Ryszard Kapuscinski pėrkufizohet si njė ndėr "korrespondentėt mė tė mėdhenj tė luftė sė brezit tė tij". "Los Angeles Times" e pėrkufizoi si "gazetari mė i madh polak, i cili falė mėnyrės sė tė shkruarit arriti tė bėhej i famshėm nė tė gjithė botėn". Te "Guardian", regjisori Jonathan Miller risjell nė mendjen e publikut "reportazhin e shkėlqyer" tė Ryszard Kapuscinski nga oborri i diktatorit Haile Selassie. Britanikja "Daily Telegraph" e pėrshkruan si "korrespondenti mė i njohur polak, njė ndėr dėshmitarėt kryesorė tė lindjes sė trazuar tė Botės sė Tretė".

Tė gjithė theksin e vėnė te kurajoja e treguar nga Ryszard Kapuscinski nė reportazhet e tij nga Afrika, Amerika Qendrore e Lindja e Mesme. Tė gjithė e vlerėsojnė si dėshmitarin e 27 grushtesh shteti e revolucionesh, se gjatė karrierės, pėr hir tė profesionit, i ishte dashur tė pėrballej me sėmundje tė tmerrshme si malarja, tuberkulozi apo nga infeksioni nė gjak. Tė gjithė tregojnė se si arrinte tė mbijetonte nė ambientet mė tė vėshtira pėr tė shkruar reportazhet e tij tė mrekullueshme mbi varfėrinė e shtypjen, ku asnjė gazetar tjetėr nuk do tė kishte pasur guximin tė shkonte dhe se shpesh nė tė tilla udhėtime tė rrezikshme i ishte dashur tė pėrballej edhe me rreziqe tė shumta pėr jetėn.

John Updike e adhuronte si tė ishte zot. Gabriel Garcia Marquez e pėrshkroi si "mjeshtri i vėrtetė i gazetarisė". E megjithatė mbetet njė fakt, i cili nė tė gjithė kėta artikuj shkruar, lidhur me gazetarin e madh polak, nuk ėshtė nxjerrė nė pah. Janė tė shumtė ata qė pranojnė se nė librat e tij Ryszard Kapuscinski e kishte zakon tė shkruante gjėra tė sajuara.

Nė tė njėjtin artikull tė publikuar nė gazetėn "New York Times", nė tė cili Ryszard Kapuscinski vlerėsohej si "gjigand i gazetarisė botėrore", anashkalohej me diplomaci raporti krejt i veēantė qė e lidhte kėtė mjeshtėr tė madh me tė vėrtetėn. Nė artikull shkruhej se shpesh reportazhet e tij "pėrshkoheshin nga nota tė forta realizmi magjik" dhe se pėrdorte "alegoritė e metaforat pėr t‘u dhėnė njė sens ngjarjeve".

Adhuruesit e Ryszard Kapuscinski-t janė tė bindur se cilido qė lexon librat e tij mund ta kuptojė nga konteksti se jo gjithēka shkruan autori duhet marrė fjalė pėr fjalė. Ėshtė njė tezė mjaft e guximshme, duke qenė se veprat e autorit e marrin forcėn pikėrisht nga historitė fantastike dhe nė teori tė vėrteta, tė mbledhura nė vende ku pak prej nesh do tė arrijnė ndonjėherė tė shkojnė. Por nė rast se Ryszard Kapuscinski gėrsheton rregullisht atė qė vėren (gazetaria) me atė qė ėshtė fryt i fantazisė sė tij (tregimi), ku mund ta gjejmė sigurinė pėr tė kuptuar nė ē‘pikė fillonte njėra dhe ku mbaronte tjetra? Duhet ta konsiderojmė gazetari produktin pėrfundimtar tė Ryszard Kapuscinskit? Duhet tė jemi zemėrbutė me tė, ndėrkohė qė ndėshkojmė Stephen Glass, gazetarin qė "mashtroi" tė pėrditshmen "The New Republic", i cili bėri diēka tė ngjashme, por nė shkallė mė tė madhe? Duhet ta konsiderojmė mė tė aftė polakun Ryszard Kapuscinski dhe tė pranojmė se ishte mė i zoti se Glass pėr tė observuar, imagjinuar e pėrshkruar, ndėrkohė qė kishte dėshirėn e mirė pėr tė punuar si i dėrguar nė lokalitete ekzotike?

Autori dhe konteksti

Disa adhurues tė Ryszard Kapuscinskit do tė donin qė tė gjithė ne t‘ia vlerėsonim librat si alegori tė vendit tė tij, Polonisė totalitare. Duke punuar pėr agjenci zyrtare shtypi, thonė, nuk kishte asnjė shans tė shkruante tė vėrtetėn mbi vendin e tij. Ėshtė kjo edhe arsyeja pėr tė cilat pėrdori pėrvojat nė Sudan, Etiopi, Angola, Salvador, Bolivi, Iran e Kili, pėr t‘i bėrė tė gjithė tė kuptonin si jetohej nė Poloni nėn regjimin komunist. Dhe vėrtet nuk ka asnjė problem: mjafton tė mos quajmė gazetari atė qė ėshtė thjesht raportim.

Nė njė artikull tė publikuar nė "Times Leterary Suplement" nė vitin 2001, gazetari John Ryle pėrpilon njė listė tė tėrė shembujsh tė zotėsisė sė Kapuscinskit pėr tė sajuar detaje. Nė artikull nxirren nė pah dhjetėra zbukurime, gabime e sajesa narrative. Ryle, pėrveē tė tjerash, citon edhe njė intervistė qė Ryszard Kapuscinski dha pėr britaniken "Indipendent", gjatė sė cilės polaku stigmatizonte teprimin me "zbukurimet" e "sajimet" me fjalėt: "Gazetarėt duhet t‘i thellojnė njohuritė e tyre antropologjike dhe kulturore dhe tė shpjegojnė nė mėnyrė tė hollėsishme kontekstin nė tė cilin zhvillohen ngjarjet. Me pak fjalė, duhet tė lexojnė". Ėshtė gjithnjė Ryle qė e zė pėrsėri duke akuzuar korrespondentė tė tjerė se i raportonin faktet nė mėnyrė shumė sipėrfaqėsore. Me pak fjalė, Ryszard Kapuscinski e vinte tė gjithė theksin te korrektesa gazetareske, por nga ana e tij nuk e respektonte. Gjatė njė intervistė tė dhėnė nė vitin 1987, flet me tone mjaft pėrēmues pėr konvencionet gazetareske: "Ndonjėherė dėfrehem shumė duke lexuar kritikat qė shkruhen mbi librat e mi. Mė drejtojnė akuza tė tė gjitha llojeve: Kapuscinski nuk shkruan datat, nuk vendos emrin e ministrit, harron rendin kronologjik tė ngjarjeve. Sigurisht, janė tė gjitha gjėra qė i shmang. Nė rast se janė kėto pyetjet tė cilave u duhet dhėnė pėrgjigje, mjafton tė shkosh nė bibliotekėn e lagjes. Aty do gjesh padyshim gjithēka qė duhet: gazetat e epokės, libra, fjalorė...".

Realizmi magjik

Ndėrkohė qė kanė vlerė pushteti dhe liria qė merr mbi vete Ryszard Kapuscinski kur pėrshkruan ngjarje, vende apo njerėz tė rėndėsishėm, e njėjta gjė do tė kishte ndodhur edhe nė rast se njė gazetar etiopian do tė kishte shfrytėzuar njė liri tė tillė pėr tė pėrshkruar revoltėn "Solidarnosc", duke e veshur me nota tė forta letrare pėr t‘i thėnė regjimit nė Adis Abeba tė vėrteta tė bezdisshme. Mund tė vlejė shumė si gjetje, por sigurisht qė nuk ėshtė gazetari.

Sipas Ryle, nuk bėhet fjalė pėr t‘i ulur shkėlqimin punės sė Ryszard Kapuscinskit dhe simpatinė qė ka fituar te popujt e vendet qė ka pėrshkruar. Por do tė ishte e tepruar qė artikujt e tij tė shiheshin si "guida tė realitetit", njė shprehje e pėrsosur pėr tė pėrkufizuar nė mėnyrė sintetike vetė gazetarinė.

Disa admirues tė Kapuscinskit i justifikojnė teknikat e tij, pasi i japin mundėsinė atij qė i shkruan tė arrijnė nė tė vėrteta mė madhore. Meghan O‘Rourke ka shkruar se kemi nevojė pėr njė etiketė tė re pėr tė pėrkufizuar hibridin e krijuar nga Ryszard Kapuscinski dhe autorė tė tjerė, si Truman Capote e Joseph Mitchell, librat e tė cilėve janė nė majė tė murit qė ndajnė letėrsinė nga estetika.

Kjo ide pėr tė pėrkufizuar kėta autorė qė kalėrojnė mbi mure mund tė mė shkojė pėr shtat. Ajo qė vazhdon tė mė krijojė bezdi, nga ana tjetėr, ėshtė mendjemadhėsia. Ēdo artikull do tė ishte shumė mė i mirė nė rast se gazetarit do t‘i lejohej tė sajonte nga vetja.

Sfida e gazetarit tė vėrtetė dhe ajo e tė dėrguarit tė vėrtetė, ėshtė arritja e tė njėjtit efekt qė arrinin artikujt e Kapuscinskit, por pa qenė tė zbukuruar me pluhurin xixėllues tė realizmit magjik.


Pylli i reporterit


Alvaro Vargas LLosa

"The Washington post"


Ryszard Kapuscinski e quante "literaturė nė kėmbė" dhe nė fakt brenda librave tė tij gjendet shumė literaturė dhe goxha rrugė e pėrshkuar mė kėmbė. Por askush tjetėr, madje as ai vetė, kurrė nuk arriti tė gjente njė term tė pėrshtatshėm pėr tė pėrkufizuar zhanrin letrar, i cili me shumė gjasa u shpik pikėrisht nga ai. I pėlqente sė tepėrmi tė thoshte se gazetari i parė i madh kishte qenė Herodoti. E megjithatė, vepra e tij nuk pėrkon nė gjithė gjerėsinė e saj me atė qė dikush e quan - duke aluduar lidhur me stilin e Truman Capote, Joan Didion dhe Tom Wolfe - "New Journalism" (gazetaria e re). Ėshtė e vėrtetė, Ryszard Kapuscinski pėrdori teknika letrare pėr tė rrėfyer histori nga jeta e pėrditshme. Por atij, mė shumė se historitė qė rrėfente, i interesonte mėnyra me tė cilėn e bėnte njė gjė tė tillė.

Si do qė ta pėrkufizojmė zhanrin e praktikuar nga reporteri i madh polak, askush tjetėr nuk arriti t‘i afrohej nivelit tė tij artistik. Ta pėrkufizosh si njė kronist madhėshtor revolucionesh, mynxyrash, luftėrash civile e rėnie perandorish tė gjysmės sė fundit tė shekullit nė Afrikė, Azi e Amerikėn Latine, ėshtė tė thuash diēka qė mund tė vėrehet me shumė lehtėsi nga kushdo. Ryszard Kapuscinski ka bėrė shumė mė tepėr se kaq.

Nė njė rast e pėrkufizoi punėn e tij me njė shprehje latine: silva rerum, pylli i gjėrave. Metafora ėshtė mė se e pėrshtatshme. Mėnyra si rrėfeu rėnien e Haile Selassie, perandorit tė Etiopisė, pėrshkrimi i fundit tė Shahut tė Persisė, udhėtimi pėrmes njė Bashkimi Sovjetik nė fillin e shpėrbėrjes, nuk kanė brenda tyre as fillim e as fund tė vėrtetė. Ryszard Kapuscinski nuk pėrpiqej t‘i shfaqte nė mėnyrė shteruese ngjarjet qė rrėfente. Atij i pėlqenin vetėm ato veēori qė arrinte t‘i jetonte personalisht, apo ato qė mėsonte nga kush i ka jetuar personalisht. Duket sikur kėrkon tė thotė qė askush nuk ka mundėsinė tė perceptojė deri nė fund madhėshtinė e njė ngjarjeje tė madhe historike. Pėr tė, dėshmia e shėrbyesit qė lante dyshemetė e pallatit tė diktatorit Selassie, ku qeni duke injoruar praninė e perandorit linte ēdo ditė me vendosmėri gjurmėn e vet, ishte shumė mė e rėndėsishme se idetė abstrakte politike qė plazmonin ngjarjet. Vizioni i tij pėr historinė ishte individualist dhe jo kolektivist, por jo pėr motive ideologjike: vetėm sepse ishte njerėzor. Duke pėrshkruar shumė pak detaje qė arrinin tė pėrshkonin dendėsinė e pyllit tė madh, Ryszard Kapuscinski duket sikur kėrkon tė thotė se ideologjitė abstrakte sakrifikojnė individėt pėr hir tė dizenjimeve kolektive, shkaktojnė vetėm vuajtje.

Tė shohėsh thellė brenda njerėzve

Kujtdo qė e pyeste se lidhur me ē‘temė do tė shkruante nė tė ardhmen, Ryszard Kapuscinski i pėrgjigjej se, sipas tij, "historia" mė e rėndėsishme e shekullit XXI do tė ishte ajo e emigracionit. Dhe nė njėfarė mėnyre, nė tė gjitha librat e tij flitet gjatė lidhur me kėtė temė: migrimi i njė evropiani qendror tė lindur nė njė qytet polak, i cili mė pas u bė pjesė e Bjellorusisė; njė i bardhė qė jeton mes njerėzve tė diskriminuar nga tė tjerė tė bardhė pėrpara tij; ajo e njė mendjeje qė kalon kufij tė perceptuar si artificialė e brutalė; nė fund atė tė njė shpirti tė etur dhe tė dėshpėruar qė ndjen domosdoshmėrinė pėr tė eksploruar nė shpirtrat e qenieve tė tjera njerėzore, po aq tė rėndomtė, nė mėnyrė qė kėshtu tė mund tė mėsonte diēka mbi gjendjen njerėzore. Besonim se kėto mund t‘i bėnte vetėm njė shkrimtar, por ky polak i madh na mėsoi se nė kėtė pikė mund tė arrinte edhe njė reporter, me kushtin e vetėm qė t‘i vinte vetes detyrėn pėr tė parė mė thellė nė jetėn e njerėzve qė takonte.

Duhet t‘i jemi mirėnjohės komunizmit polak: nė rast se agjencia e shtypit pėr tė cilėn punonte nuk do t‘i kishte kėrkuar reportazhe nga vendet e botės sė tretė, tė cilėt Bashkimi Sovjetik po pėrpiqej t‘i tėrhiqte nė orbitėn e tij, ka shumė tė ngjarė qė Ryszard Kapuscinski nuk do tė kishte shkruar kurrė mbi disa abuzime tė tmerrshme me pushtetin, madje nuk do tė kishte pasur kurrė rast tė thoshte fjalėt: "Nė rast se nuk e shtyjmė veten tė pėrfshihemi nė kėndvėshtrime, perceptime e pėrshkrime tė reja, kurrė nuk do tė arrijmė tė kuptojmė vėrtet diēka nga kjo botė".

Si thuajse tė gjithė gazetarėt, Ryszard Kapuscinski nuk ishte shumė i prirur drejt mendimit abstrakt. Parapėlqente qė tė ishin rrėfimet ato qė shpreheshin nė emėr tė tij, qė tė mos pėrfshihej nė analiza tė gjata e tė thelluara. Duke qenė se shihte me mosbesim ēdo lloj formule politike, nė shumė raste bėnte komente negative mbi ide apo rryma politike qė kanė rezultuar shumė pozitive nė jetėn e njerėzimit.

Por raporti i tij me historinė - i njė njeriu qė kishte kuptuar se ajo nuk mbahet nė kėmbė nga ligje shkencore - e shtyu tė bėnte atė nuk arrinte tė bėnte pjesa mė e madhe e gazetarisė moderne, e cila ėshtė nė kėrkim vetėm tė rezultateve tė shpejta: kėrkimin e sė vėrtetės.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

biografi Empty Re: biografi

Wed Nov 05 2008, 05:56
Dinak, guximtar, ironik dhe shumė i zgjuar, Fatos Nano pėr 15 vjet ka qenė kryefajala e politikės shqiptare. Eshtė pothuajse e pamundur qė njė eveniment politik i rėndėsishėm nė vend tė mos ketė brenda edhe emrin e tij. Reformoi PPSH e vjetėr ish-komuniste dhe arriti qė PSSH ta anėtarėsonte edhe nė Internacionalen Socialiste.

Me mėnyrėn e tij tė drejtimit solli njė frymė tė re emancipimi nė politikė, pavarėsisht se rivalėt aluduan se nė 2003 ai manipuloi zgjedhjet nė Kongres pėr t'u rivotuar kryetar. Arriti tė ringrinte njė parti qė po shpėrbėhej por mė pas u akuza si shkaktari kryesor i ndarjes sė saj. Imponues nė politikė por edhe indiferent, tė cilėn ai e interpretonte si tolerancė. Pothuajse pjesa mė e madhe e atyre qė sot i ka kundėr kanė ecur nė politikė ose duke u zbuluar prej tij ose duke u mbėshtetetur. Fatos Nano me dritė-hijet e tij ėshtė i papėrsėritshėm nė politikėn shqiptare. Si kryetar i njė partie pjesė e sė cilės ėshtė edhe ajo shtresė qė mund tė quhet konservative dhe fanatike e vlerave tė vjetra, Nano arriti qė nė njė moment tė pamenduar nga askush, tė prishte familjen e tij dhe tė martohej me njė zonjė shumė tė re se veten duke shkaktuar njė tėrmet tė vėrtetė nė mentalitetin e shqiptarėve. I akuzuar sė fundmi pėr korrupsion, ryshfete apo edhe lidhje tė dyshimta me njė pjesė tė asaj qė jo vetėm Berisha e ka quajtur, mafia shqiptare, Nano gjithmonė ėshtė treguar indiferent dhe asnjėherė nuk i ka kthyer njė pėrgjigjie pėrfundimtare. Hobi i tij, makinat udhėtimet por dhe kazinotė. Tashmė ėshtė bėrė proverbiale imazhi i tij me njė puro nė buzė, njė xhin tonik nė dorė brenda njė kazionoje. Pėr tė mos thėnė se edhe pak orė para Kongresit tė fundit tė PS ka hedhur zaret e tij tė fatit nė njė kazino nė Greqi. Ideja qė Nano ka krijuar te njerėzit e thjeshtė, ėshtė e njė njeri qė s'humb asnjė ēast pėr tė shijuar jetėn, punon pak, por qė s'ja "ha qeni shkopin" pėr zgjuarsi. Largohej dhe kthehej fort si nė PS ashtu edhe nė qeveri dhe aktualisht janė tė gjitha gjasat qė Nano tė kthehet nė partinė e tij. Miqtė e tij thonė se: Fatosit nuk i pėlqen aspak qetėsia. Ajo me tė cilėn Nano nuk guxonte tė luante si tė donte ishte faktori ndėrkombėtar. Asnjėherė Nano nuk i tha jo SHBA edhe pse do t'i duhej tė pėrballej me mėrinė e europianėve.

HISTORIA
Mė 12 qershor tė vitit 1991 kur Kongresi i PPSH ndėroi emrin e partisė dhe mė pas votoi si kryetar tė saj Fatos Nanon, gjithė salla shpėrtheu nė brohoritje dhe njė pjesė e madhe e delegatėve veteranė u ngritėn qė tė pėrqafonin liderin e ri tė tyre. Ishte momenti kur partia e vjetėr komuniste pushoi tė egzistuari si e tillė dhe ish-komunistėt u konvertuan nė socialistė. Por ende ishin tė njėjtėt. Emra tė vjetėr tė byrosė politike silleshin vėrdallė kėsaj partie e cila sapo kishte humbur pushtetin dhe vuante krizėn e thellė tė tranzicionit. Ky ishte momenti kur Fatos Nano morri drejtimin e kėsaj partie tė vjetėr dhe tė madhe nė shpėrbėrje me shumė anėtarėt qė se kishin pėr gjė tė shkyenin teserat dhe ktheheshin nė djathtistė tė etur. Vetė Nano vinte nga njė e kaluar komuniste, instituti i studimeve marksiste-leniniste pranė PPSH.

BURGOSJA
Vitet e para nė krye tė PS pėr Nanon ishin shumė tė vrullshme. Sapo kishte nisur qė e djathta tė qeveriste vendin dhe socialistėt tė cilėt humbėn thellė zgjedhjet me mars tė 1992 arritėn tė rikuperonin duke fituar zgjedhjet pėr pushtetin vendor vetėm pak muaj mė vonė. Por shijimi i suksesit ishte i pėrkohshėm sepse kryetarit tė ri tė PSSH ju desh qė tė pėrballej me njė sulm politik dhe ligjor nga ana e mazhorancės qeverisėse. Akuzohej pėr abuzime me ndihmat e operacionit Pelikan, ēėshtja u quajt "Levante&Co" dhe u pėrmendėn me miliona tė humbura. Hetimet nisėn nė tė dyja anėt e kufirit dhe akuzat pėr korrupsion u pėrsėritėn aq shpesh sa ajo qė do ndodhte mė pas u bė shumė e qartė. Nano do arrestohej. Opozita e quajti goditje politike, ndėrsa vetė kryetari i PS ishte duke u pėrgatitur si shpirtėrisht ashtu edhe fizikisht. Nisi tė qėndronte i mbyllur nė shtėpi nė errėsirė nė mėnyrė qė tė mėsohej me ambjentin e burgut. Nė kėtė mėnyrė do tė kalonte plot 4 vjet, nė mes tė hekurave, mureve dhe gardianėve. Pėr qeverinė ishte i burgosur pėr vjedhje pėr njerėzit jashtė, i burgosur politik. Lirinė e fitoi nė pranverėn e 1997 kur burgjet u shpėrthyen dhe Nano i mbrojtur nga disa tė burgosur e mė pas i shoqėruar nga njerėzit e tij besnikė u kthye nė shtėpi. Pak muaj mė vonė do tė bėhej kryeministėr i vendit, si dhe do tė fitonte pafajėsinė duke marrė edhe shpėrblimet pėr vitet e burgut.

REFORMIMI
Askush nga ata qė qėndronin tė lirė dhe qė morrėn pėrsipėr drejtimin e PS nuk e gjetėn dot forcėn pėr tė reformuar dhe mbajtur nė kėmbė kėtė forcė politike. Ndėrkohė Nano po kthehej nė njė mit pėr socialistėt dhe ata qė ushqenin ndjenja anti-Berishės. Numri i tyre sa vinte dhe shtohej po ashtu edhe reagimi i pushtetit. Nga qelitė e Bėnēės, Nano nis reformimin e partisė. Me shumė sakrifica, fizike, shpirtėrore dhe familjare, kryetari i PSSH nuk e lėshoi veten por me anė tė asaj qė u quajt mocion ai arriti tė shkaktonte njė tėrmet nė Partinė Socialiste. Nė atė kohė nė PS u afruan emra tė rinj, mes tė cilėve edhe Rexhep Meidani i cili i kujtohet tė gjithėve se u mbėshtet nga Nano dhe u propozua pikėrisht prej kėtij tė fundit si President i vendit.

FAMILJA
Ata qė kanė qėndruar pranė familjes sė Nanos gjatė kohės qė ai ishte i burgosur, e dinė se sa e vėshtirė ka qenė pėr ta ajo periudhė. Rexhina, ish-bashkėshortja e Nanos u kthye edhe nė njė lidhje e pazvendėsueshme mes PS dhe Nanos nė burg. Ajo periudhė ka qenė njė kohė e vėshtirė sakrificash dhe askush nė Partinė Socialiste nuk ka vuajtur mė shumė se sa ish-kryetari i saj. Nano edhe pse nė burg, mundi tė nisė dhe tė nxisė njė reformė tė thellė nė Partinė Socialiste, e cila bėri qė mė pas kjo parti ish-komuniste tė arrinte tė bėhej pjesė e Internacionales Socialiste. Ndryshimi mė vonė preku edhe familjen e tij. Nė mėnyrė tė paimagjinueshme pėr shumė politikanė tė tjerė Nano deklaroi divorcin nga gruaja e tij Rexhina. "Kur njė marrdhėnie pėrfundon. Unė i them fund", tha Nano, i cili mė pas bėri publike edhe lidhjen e tij tė re. Xhoana Nano, me tė cilėn ai mė pas vuri kurorė nė kishėn ortodokse tė Tiranės nga vetė kryepeshkopi Janullatus u kthye nė njė pjesė tė rėndėsishme tė imazhit tė Nanos, tashmė kryeministėr i vendit.

MARRDHĖNIET
Marrdhėniet mes tij dhe pjesės tjetėr tė drejtuesve tė PS nuk kanė qenė asnjėherė tė qeta. Ilir Meta njė nga mė tė rinjtė nė moshė nė PS, ishte njė nga kundėrshtarėt e tij mė tė fortė brenda partisė. Linja e rivalitetit u ruajt deri nė momentin kur Meta u largua nga PS dhe krijoi LSI-nė. Ata qė dikur i kishte miq mė pas ju kthyen nė armiq dhe rivalė. I pari ishte Pandeli Majko, i cili gjatė kohės sė mocionit nė PS qėndronte nė krah tė Nanos por pasi ishte vetė Nano qė e propozoi pėr kryeministėr, Majko ju vu kundėr duke dashur edhe tė bėhet kryetar i PS. Rasti mė i freskėt ėshtė Edi Rama. Kryebashkiaku mund tė thuhet se ishte njė zbulim i Nanos. Tė dy u pėrballėn gjatė njė debati intelektualėsh dhe Nano e ftoi Ramėn tė bėhej pjesė e qeverisjes si ministėr i Kulturės. Rėndom nė PS thuhet se "nuk mban njeri Nano, vjen njė moment qė edhe ata qė i ka mė tė afėrt i hedh".

KURTHI I NGRITUR VETĖ
Nano sot mund tė ishte president nderi i PS, apo drejtuesi i forumit tė kryetarėve tė PS. Ky ishte ndryshimi qė do t'i bėhej statutit tė PS nė bazė tė paketės qė u paraqit nė Kongres. Por skema e Nanos dhe mbėshtetėsve tė tij pėr tė rrėzuar kėtė paketė solli edhe njė bumerang. Ajo la pa gjė edhe vetė Nanon, i cili tani pėrveē faktit se i zunė vendin si kryetar i PS nuk ka mė as privilegjin e presidentit tė nderit tė kėsaj partie.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

biografi Empty Re: biografi

Wed Nov 05 2008, 05:56
Josip Broz, i njohur si Tito, u lind nė Kumrovec tė Kroacisė nė vitin 1892. Mareshal dhe burrė shteti, ai ishte sekretari i Pėrgjithshėm i Partisė Komuniste Jugosllave, qė nga viti 1936.

Tito organizoi rezistencėn kundėr pushtuesit gjerman gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe ėshtė njohur nga tė gjithė aletaėt si shef i rezistencės.Pasi u bė shef i qeverisė, pas shpalljes sė Republikės nė vitin 1945,ai i prishi marrėdhėniet me Stalinin dhe nė vitin 1948 u cilėsua si njė nga liderė e neutralizmit. E megjithatė nė brendėsi ai u mbėshtet nė modelin sovjetik pėr tė hedhur bazat e njė socializmi autogjestionues.

President i Republikės nė vitin 1953, shef karizmatik dhe autoritar, Tito arriti tė mbajė nėn drejtimin e tij njė Jugosllavi tė pėrbėrė nga pjesė tė ndryshme .


Bashkėpunimi/Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore Jugosllavia u mbėshtet shpesh nga forcat aleate perėndimore
Tito, njeriu qė drejtoi luftėn e Beogradit
Josip Broz ishte i pari qė bėri njė thirrje publike pėr rezistencė me armė kundėr Gjermanisė
Nė vitin 1939 kufijtė e Jugosllavisė ndodheshin nėn njė presion mjaft tė lartė: Gjermania kishte pėrfunduar pushtimin e Austrisė dhe tė Ēekosllovakisė, ndėrkohė qė Italia pushton Shqipėrinė. Pavarėsisht politikės sė jashtme tė Qeverisė jugosllave, tė ndėrtuar nė marrėdhėnie formalisht miqėsore me qeveritė e vendeve pushtuese, Jugosllavia, e cila kishte pjesėn mė tė madhe tė kufijve me vendet fashiste apo filofashiste, dukej mjaft e shqetėsuar pėr rrezikun qė i kanosej pavarėsisė sė mbretėrisė. Pėr tė garantuar paprekshėmėrin ė e kufijve, Kėshilli i Kurorės dhe Qeveria aprovuan projektin e pranimit tė Paktit Tripalėsh (Gjermani-Itali-Japoni). Ishte kjo e vetmja mėnyrė pėr tė ruajtur integritetin e Mbretėrisė jugosllave. Kur pranimi i njė Paktit Tripalėsh u firmos mė 25 mars, shkaktoi shumė kundėrshtime nė popull, qė u shoqėruan edhe me manifestime spontane nė Serbi, po atė natė, dhe nė pjesėn tjetėr tė Jugosllavisė, tė nesėrmen. Partia Komuniste Jugosllave drejtoi dhe organizoi nė Serbi kontenstimin qė arriti kulmin me njė manifestim tė madh qė u zhvillua mė 27 mars nė Beograd ku morėn pjesė dhjetėra mijėra njerėz. Por kjo pakėnaqėsi e madhe nuk qe e lidhur vetėm me pranimin e paktit: vetėm nė fund tė vitit 1938 partitė opozitare serbe (mazhornaca pėrfaqėsohej nga kroatėt nė atė periudhė) arritėn njė marrėveshje pėr tė kundėrshtuar qėndrimin filonazist tė qeverisė.
Duke pėrfituar nga protesta dhe duke mbledhur interesat politike tė forcave nė vend, gjenerali Dushan Simoviē organizoi njė grusht shteti natėn e 27 marsit.
Qeveria e re e u formua nga vetė gjenerali, nga Macek (lider i Partisė Fshatare Kroate) dhe nga Jovanoviē (lider i Partisė Fshatare Serbe).
Grushti i Shtetit dhe bindjet e hapura antigjermane krijuan provokim pėrballė nazifashistėve, tė cilėt reaguan me shpejtėsi: nė kuadrin e 10 ditėve, Hitleri sė bashku me aletaėt e tij pėrgatiti pushtimin e mbretėrisė (planet pėr tė cilėn ishin gati prej kohėsh). Mė 6 prill 56 divizione nazifashiste sulmuan Jugosllavinė nga tė gjithė kufijtė e saj, ndėrkohė qė Beogradi pėrjetoi njė nga bombardimet mė tė fuqishme naziste tė konfliktit tė dytė botėror. Italianėt pushtuan Dalmacinė dhe Lubianėn, forcat bullgare sulmuan dhe morėn gati gjysmėn e Maqedonisė, hungarezėt pushtuan pjesėn qendrore tė vendit, ndėrkohė qė divizionet e koracuara gjermane u futėn nė gjithė pjesėn tjetėr tė Jugosllavisė. (Serbi, Kroaci dhe Bosnjė).
Vetėm 11 ditė pas pushtimit, mė 17 prill, Komanda e Lartė Jugosllave firmosi dorėzimin me kusht dhe pushoi ēdo rezistencė, ndėrkohė qė Qeveria dhe Mbreti i ri 18-vjeēar u larguan nė Londėr.
Organizimi
Komunistėt, nė mbrojtje tė vendit
Nė vitin 1920 Josip Broz u bė njė nga anėtarėt e Partisė Komuniste tė Jugosllavisė. Nė atė periudhė ndikimi i tyre nė jetėn politike tė vendit ishte i vogėl. Nė vitin 1934 ai ishte njė nga anėtarėt e Zyrės Politike tė Komitetit Qendror tė Partisė. Qė nga ajo periudhė mor emrin partiak Tito.
Gjatė dimrit tė vitit 1942, pasi Jugosllavia ishte pushtuar, nė vitin 1941, nė krye tė forcave komuniste, qė ishin tė parat qė organizuan rezistencėn nė vend, Josip Broz Tito bėri njė thirrje publike pėr rezistencė me armė kundėr Gjermanisė. Ai u bė kryekomandant i Ushtrisė Nacionalēlirimtare Jugosllave (Narodnooslobodilačka vojska/armija). Partizanėt e NLA-sė nisėn njė fushatė guerile tė shpėrndarė nė tė gjithė vendin dhe arritėn tė ēlironin territore tė caktuara nė, ku organizuan popullin dhe vepruan si qeveri civile.
Tito ishte njė lider i spikatur i Kėshillit Antifashist Nacionalēlirimtar tė Jugosllavisė, qė u mblodh nė Bihak nė vitin 1942 dhe nė Jajcė nė 1943 dhe vendosi bazat pėr organzimin e vendit pas luftės, duke krijuar edhe federatėn. Mė 4 dhjetor tė vitit 1943 gjatė pushtimit gjerman tė Jugosllavisė, nė Luftėn e Dytė Botėrore, lideri i rezistencės, mareshal Tito shpalli Qeverinė Provizore Demokratike Jugosllave. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore veprimtaritė e Titos u mbėshtetėn shpesh nga forcat aleate perėndimore. Forca Ajrore Ballkanike u krijua nė qershor tė vitit 1944 pėr tė kontrolluar operacionet qė ishin tė drejtuara kryesisht nė mbrojtje tė forcave tė Titos. Pavarėsisht lidhjeve tė tij tė ngushta me Stalinin, ai shpesh grindej me oficerėt e shtafit britanik dhe amerikan tė atashuar nė Shtabin e tij tė Pėrgjithshėm.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

biografi Empty bill gates

Wed Nov 05 2008, 05:57
Bashke themeluesi i Microsoftit. William H. Gates ka Lindur me 28 Tetor 1955 ne Seattle, Washington. I bobet, i turpshem dhe i ngathet, nje adoleshence e ndryshme nga ajo e arritjeve te shkelqyeshme te prinderve te tij. Babai i tij, trupmadh, rreth 6'6'' i gjate, ishte nje avokat teper premtues dhe i njohur ne Seattle, ndersa mamaja e tij ishte pjesmarrese e nje organizate bamirese dhe drejtonte organizaten United Way. Ndersa ai tregonte nje talent te shkelqyer ne matematike dhe logjistike, Billi i ri, ne moshen e tij femijerore, nuk mund tja kishte idene e te qenurit nje lider natyral, qe do te behej nje bilioner ne te ardhmen dhe do te ishte ne krye te biznesmeneve me te njohur ne Amerike.
Lindur me 1955, Gates ndoqi ne fillim nje shkolle publike, dhe me pas ne moshen 12 vjecare kaloi ne shkollen private Lakeside School. Nr vitet ne vazhdim, Gate shkroi programin e tij te pare ne kompjuter, ne nje kohe kur kompjuterat ishin ne permasat e nje dhome, dhe perdoreshin nga shkenctaret me bluze te bardha. Ne vitet ne vazhdim, ai dhe shoku i tij Paul Allen shkruajten nje program planifikues per shkollen ne te cilen fare rastesisht i bashkoi te dy gjenite ne te njejten klase me vajzat me te bukura te shkolles. Akoma ne shkolle te mesme, Gates dhe Allen themeluan nje kompani te quajtur Traf-O-Data, qe analizonte trafikun e te dhenave te qytetit.
Gates u vendos ne Harvard University duke patur si qellim te behej nje avokat i shquar si i jati. Akoma nje djale i turpshem dhe i ngathet, shume rradhe shkonte neper mbremje, deri ne momentin qe u njoh me mikun e tij Steve Ballmer, te cilin ai me vone do ta emeronte president te Microsoftit.
Nje dite ne Dhjetor te 1974, Allen, qe punonte tek Honeywell jashte Bostonit, i tregoi Gates nje Mekanizem Popullor qe mbulonte vecorite e nje Altair 8800, nje kompjuter prej $397 nga M.I.T.S. te cilen pothuajse cdo person qe kishte hobi dhe deshire mund tja arrinte ta bente. E vetmja gje qe mungonte ne ate kompjuter, pervec tastieres dhe monitorit, ishte programi funksionant (software). Gates dhe Allen kontaktoi me qendren e M.I.T.S. dhe u tha atyre se mund tju siguronin nje version BASIC per Altair.
Mbas nje demonstrimi te suksesshem ne zyrat e kompanise Albuquerque, M.I.T.S. lidhi nje kontrate me Gates dhe Allen per gjuhe programimi. Cifti i miqve u zhvendos ne New Mexico dhe filloi Micro-soft (me pas ata e hoqen vizen ndarese, duke e quajtur Microsoft). Meqenese kompania e pare prej 5 klientesh pesoi nje falimentim, kompania me gjithe perpjekjet e saj, u zhvendos ne Seattle me 1979. Ne vitet ne vazhdim, IBM i kerkoi Bill Gates qe ti siguronte nje sistem operimi per kompjuterat e saj te pare. Gates bleu nje sistem te quajtur QDOS (Sistem Operativ i Shpejte dhe i Piste) per $50,000 nga nje kompani tjeter, dhe i ndryshoi emrin ne MS-DOS, dhe ja licensoi ate kompanise IBM. PC IBM ishin nje stuhi e vertete ne fushen e marketingut, kur u be prezantimi i pare i tyre ne 1981, dhe te ardhurat nga licensa kontribuan ne vazhdimin e projektit Microsoft, duke i siguruar kompanise mbijetesen per vitet ne vazhdim.
Microsoft vazhdoi te perqendrohej ne marketingun e programeve, duke shtuar aplikime teper te kerkuara konsumatoresh si Microsoft Word dhe Microsoft Excel. Nepermjet Gates, Microsoft arriti te kete ne perdorim arkivin e fotove Bettmann te kompanise Corbis, duke fituar te drejten e shperndarjes elektronike. Ne 1986, kur kompani u be publike, Gates u be nje bilioner ne moshen 31 vjec. Ne vitet ne vazhdim, kompania, prezantoi versionin e pare te saj Windows, dhe ne vitin 1993 u shiten rreth 1 milion kopje te tij brenda 1 muaji. Kur Windows 95, u prezantua ne 1995m 7 milion kopje u shiten vetem ne 6 muajt e pare. Microsoft u be kaq popullore si kompani saqe Departamenti i Drejtesise ne SHBA ndermori nje seri te gjate investigimesh mbi te, duke iu bere kundershtaret e vetme ne nje fushebeteje te saponisur.
Ne 1995, Gates ne menyre dramatike ndryshoi drejtimin e kompanise se tij dhe iu perkushtua internetit. Ndersa disa nga perpjekjet e tij, perfshire ketu dhe Microsoft Network dhe arritjen e tij te quajtur Web “shows,” tronditi, dhe fitoi terren kundrejt shfletuesit Netscape me shfletuesin e tij shume shpejt te popullarizuar Internet Explorer.
Ne kete kohe, Gates ndertoi nje vitrine teknologjike prej 40,000 metra katror ne Lake Washington dhe ne 1994, u martua me Melinda French, nje drejtuese marketingu ne Microsoft. Ne te njejten kohe, Gates i rriti bamiresite e tij duke dhene: Shumen e fituar prej $1 billion gjate 20 vjeteve per te themeluar projektin "Gates Millennium Scholarship Program", qe do te suportonte nje grup te vogel studentesh premtues nga kolegjet dhe nga disa shkolla te tjera te mesme; dhe $750 million per pese vjet ia dha Global Alliance per "Vaksina dhe Imunizime", e cila perfshinte dhe Organizaten Boterore te Shendetesise, Fondacionin Rockefeller, Unicef, kompani farmaceutike, dhe Banken Boterore.
Ne Nentor te 1999, Gjykata e Rrethit ne U.S. leshoi nje vendim primar qe programuesja gjigande Microsoft ishte nje monopol, duke paraqitur probleme serioze per Bill Gates dhe korporaten Microsoft. Shume shpjet mbas vendimit, Gates kaloi ne pozicionin e CEO ne Microsoft dhe mori rolin e kryetarit dhe arkitektit te programeve.
Sipas vendimit te vitit 1999, Microsoftit ju kerkua te leshonte kodin funksionant te Windows 2000 ne duart e prodhuesve te tjere. Ne Prill te vitit 2000, Departamenti i Drejtesise propozoi qe Microsoft duhet te ndahet ne dy kompani. Njera prej tyre do te vazhdoje te merret me zhvillimin e programeve te tilla si Microsoft Office dhe Internet Explorer, ndersa tjetra duhet te perqendroje vemendjen ne sistemin e operimit Windows (i cili perdoret ne me shume se 85% te kompjuterave ne bote).
Gates konsistoi ne menyre te vazhdueshme se nuk do te ishte efikase ndarja e sistemit te operimit Windows nga aplikimet e tjera te Microsoftit, pasi ato jane pjese e pandare e njera tjetres. Nuk ndodhi nje kufizim i menjehereshem ne kompani, por ne Korrik te 2001, nje vendim gjykate federale mbivleresoji udherin e gjykates se rrethit, per ndarjen e Microsoft.
Me nje raportim pasurie prej $54 billion, Gates u rendit ne vendin e pare ne revisten 2001 Forbesnga 400 te pasurit me te medhenj en Amerike, edhe pse ai humbi rreth $9 billion nga viti i meparshem. Bashke themeluesi i tij, Allen, ishte i treti ne renditje. Ne Gusht te 1999, ai dhuroi rreth $6 billion fondacionit te tij te bamiresise, trashigimia me e madhe e patur deri me sot nga nje person i vetem.
Gates dhe gruaja e tij, Melinda kane tre femije; vajzen, Jennifer, lindur me 1996; djalin, Rory, lindur 1999; vajzen, Phoebe, lindur me 2002.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

biografi Empty doktor rrumpalla

Wed Nov 05 2008, 05:59
Karriera politike
1990: Njė nga intelektualėt e parė tė lėvizjes pluraliste nė Shqipėri
1991: Zgjidhet kryetar i Partisė Demokratike
9 prill 1992: Zgjidhet President i Republikės
3 shkurt 1997: President i Republikės
1991: Deputet nė tė gjitha legjislaturat e Kuvendit
1997: Rizgjidhet kryetar i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė
A e mbani mend Sali Berishėn nė gusht tė vitit 1997? Pasi la Presidencėn i dorėhequr, me njė vend tė shkatėrruar, me njė shtet pa shtet, u fut nė godinėn e Partisė Demokratike. U fut nė njė parti qė ngjante me njė anije qė fuste ujė nga tė katėr anėt. I braktisur po ashtu nga tė gjithė. Nga pasagjerėt po se po, por edhe nga marinarėt, njė pjesė e tė cilėve pėrherė ia kishin parė hajrin pėrfitimeve, por edhe nga pjesa e dytė qė i kishte qėndruar besnikė. Thjesht, Berisha ishte kthyer nė njė hi politik. Por, kaluan vetėm tetė vjet dhe ky burrė tejet energjik, me ambicie e parime firmato dhe me ide shumė tė qarta nė kokė, u ngrit si njė yll nė krijim. U ngrit pikėrisht nga ky hi qė diti ta mbajė tė ngrohtė edhe atėherė kur erėrat e acarta e pėrshkruan tejpėrtej.
Nga njė figurė qė e votuan vetėm 25 pėr qind e shqiptarėve, nė njė fitues tė veshur plot triumf. Nga njė humbės betejash, nė vitin mė tė mbrapshtė nė historinė e Shqipėrisė, nė njė fitues i luftės mė tė madhe nė historinė e jetės sė tij. Dhe mbi tė gjitha se ēfarėdo, Berisha fitoi njė bast tė vėnė me askėnd, por vetėm me veten: Tė rikthehej nė pushtet me njė kurorė lavdie si ajo e vitit 1992, kur shqiptarėt i besuan mė shumė se Presidencėn. I besuan titullin e nderit “Njeriu qė solli demokracinė”. Nesėr Sali Berisha mbush 61 vjeē. Ėshtė nė krye tė ekzekutivit, drejton timonin e njė qeverie qė natyrisht nė mos njė mal, ka pėrpara njė kodėr. Nė mos njė det, njė liqen. Por, Berisha ka treguar se malet e detet sado tė thepisur e tė lartė, sado tė thellė e tė paanė, di t’i kapėrcejė. Deri mė sot ka dhėnė jo pak prova. Dhe kėtė e dinė mirė socialistė e demokratė.
Njė ditėlindje pa shumė shkėlqim
Nėse Berisha do tė kishte ndonjė arsye tė madhe pėr tė festuar me madhėshti ditėlindjen, duhet tė ishte ky pėrvjetor. Ka drejtuar fitoren e pushtetit pas tetė vjetėsh nė opozitė. Njė megapremtim qė e ka mbajtur pėrpara elektoratit. Ka bėrė qė kreu socialist, Fatos Nano, tė japė dorėheqjen nga kreun i Partisė Socialiste dhe mbi tė gjithė tė zgjidhet nė krye tė ekzekutivit. Por pėr Berishėn, fitorja e bastit nuk do tė thotė njė dėshirė e shfrenuar pėr tė festuar hareshėm. Apo edhe mė keq akoma: tė flejė mbi dafina. Njerėz pranė tij thonė se ai vazhdon punėn me mė shumė intensitet edhe se kur ishte nė opozitė. Vazhdon tė mos njohė kafet dhe lokalet e Tiranės. Nuk njeh shumė orė pushim dhe veten e privon nga ato qė shumė kolegė dhe “isha” i kishin me shumicė. Ja edhe kėtė ditėlindje. Brenda pėr brenda familjes, me gruan, fėmijėt dhe mbesat dhe ca tringėllima gotash, nga njė gllėnjkė verė dhe asgjė mė shumė. Po pėrse? Ky ėshtė Berisha. Kėnaqet me kėto gjėra dhe peshorja i anon mė shumė nga puna sė cilės i pėrkushtohet pa fund.
I vjetėr mes tė rinjve
Nesėr Berisha mbush 61 vjeē. Njė moshė qė, pavarėsisht tė qenit aktiv tė natyrės sė tij, ėshtė e kaluar. Por shprehja se njė njeri ėshtė aq sa ndihet dhe jo sa ėshtė nė tė vėrtetė, vlen shumė pėr shembullin Berisha. Shtoi kėsaj edhe mbledhja rreth vetes e njė takėm ministrash, bashkėpunėtorėsh dhe shumė kėshilltarėve tė njė moshe qė nuk e kalon mesataren e 30-tave, tregon rinovim tė tij. Dhe duke punuar me kėtė moshė, s’ka se si
tė mos ndihesh i tillė. Ja tė shikojmė moshat qė rrinė rreth tij. Shumica kanė studiuar nė universitetet mė nė zė tė Evropės dhe botės. Dhe pėr mė tepėr nuk kanė asnjė lidhje me komunizmin. Ja tė marrim ca shembuj shpejt e shpejt. Ministri i Transporteve, Lulzim Basha, nė vitin 1990 ka qenė vetėm 19 vjeē. Aldo Bumēi, 17 vjeē. Arenca Troshani, 18 vjeē, Sokol Olldashi, 18 vjeē, Ilir Rusmajli, 19 vjeē. Kėta pėrbėjnė njė pesė e stafit ministror. Por ėshtė edhe njė staf tjetėr edhe mė i afėrt, ai i kėshilltarėve qė janė edhe mė tė rinj. Kėshtu, drejtoi i Marrėdhėnieve me Publikun, Ermal Hasimja, ėshtė vetėm 30 vjeē, Adri Nurellari ėshtė 29 vjeē, Bardhi Kadilli, 30 vjeē. Kėshtu, Berisha me kėtė rinovim ka bėrė dy punė: edhe largimin nga reminishenca e tė shkuarės, por edhe njė pėrzierje tė stafit qė ka njė pėrvojė me tė rinj qė sjellin njė frymė tė re nė punė.
Njeriu i ditės sė gjatė
Sa e sa gazetarė e sa e sa shkrime kanė pasur pėr bazė axhendėn ditore tė Sali Berishės. “Jam njeri i ditės sė gjatė”, mund tė jetė shprehja qė ai e ka pėrsėritur mė shumė se ēdo tjetėr. Dhe Berisha me tė vėrtetė i krijon avantazhe vetes me ca orė mė shumė punė se ēdo njeri tjetėr. “Me kėtė kohė tė fituar mund tė bėsh punė mė shumė”, thotė ai. Nė biseda tė ndryshme, Berisha mėsohet tė ketė thėnė se fle vetėm gjashtė orė nė ditė. Nė fakt, rezulton se njerėzit mė tė mėdhenj nė historinė e botės nuk kanė fjetur mė shumė se kaq. Dhe mė i rėndėsishmi pėr mjekun politikan ėshtė gjumi, tė cilin jo rrallėherė thotė se e bėn tė qetė dhe pa ėndrra. E derisa kėtė punėn e ėndrrave e thotė, duhet tė jetė vėrtet, por ama njė gjė e dimė mirė tė gjithė, se sa e sa politikanė tė tjerė kanė pėr protagonist nė ėndrrat e tyre pikėrisht Sali Berishėn.
Hobet e Berishės
Njė pjesė e njerėzve thonė se ai nuk ka shumė hobe. Por ec e pyete vetė njėherė Berishėn ēdo tė thotė. A nuk ka mė mirė pėr njė njeri qė hobin mė tė madh ka librin? Dhe ky ėshtė njė avantazh shumė i madh pėr tė. Nga fjalimet qė bėn, nga frazat qė pėrdor, nga artikulimet qė hedh nė tregun e politikės, Berisha mund tė jetė pa frikė nga politikanėt qė lexojnė mė shumė. Frazat e tij tė famshme: kriptokomunistė, kleptokratė, malavita, klani i Zemunit, e tė tjera, nuk mund tė thuhen e shprehen pa lexuar vetė. Dhe Berisha vazhdon tė prodhojė fraza nė betejėn politike. A mund ta besojė kush se Berisha ka hob verėn e kuqe. Jo qė jo. Por e vėrteta ėshtė e vėrtetė. Berisha, natyrisht, nuk ėshtė pijedashės apo pijetar. Por tė afėrm tė tij thonė se nė shtėpinė e tij pėrherė ka pasur vera nga mė tė mirat. I zgjidhte pėr merak, pavarėsisht se vetė merrte prej tyre vetėm ndonjė gllėnjkė.
Ndershmėria
Nėse dikush pyet se cila ėshtė arma mė e fortė e Sali Berishės, edhe armiqtė e tij do thoshin ndershmėria. Vetėm pak ditė mė parė, kryetarja e delegacionit tė Parlamentit Evropian pėr Evropėn Juglindore, Doris Pack nga Brukseli, tha se ne tashmė do punojmė me njė njeri tė ndershėm dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme. Duket qartė se sa ėshtė lodhur Pack sė punuari me shqiptarėt e korruptuar. Dhe kjo pėr Berishėn nuk ėshtė pak. Fjala antikorrupsion qė ai ka pasur si refren jo vetėm gjatė fushatės, por edhe mė parė, hyn pikėrisht nė kėtė pjesė tė karakterit qė vetėm dhe shumė pak tė tjerė nė komunitetin e politikanėve e zotėrojnė.
Nga Tropoja nė Tiranė
I lindur nė njė fshat tė thellė verior me emrin Vuēitol, jo ēdo kush nga fshati i Tropojės mund tė ketė fatin e Sali Berishės. Por djaloshi i gjatė dhe me njė zell tė huazuar nga tė parėt e tij, ka ditur tė kapėrcejė fshatin dhe rrethin e tij vetėm me zotėsi. Me zotėsi fitoi bursėn pėr nė shkollėn e mesme nė Tiranė. Me zotėsi fitoi tė drejtėn pėr nė universitet dega Mjekėsi dhe me studime shkėlqyeshėm dhe me zotėsi filloi punė si pedagog dhe kirurg nė spitalin e kryeqytetit. Ishte po ai qė nė vitet ‘80-tė fitoi njė tė drejtė specializimi nė Francė, njė luks i jashtėzakonshėm pėr atė kohė, por qė i riu tropojan e fitoi vetėm e vetėm nga vlerat e tij personale pa i bėrė kush favore. Dhe jeta e tij si nė komunizėm dhe nė demokraci ka qenė vetėm luftė dhe beteja pėrmes zotėsisė. Kėshtu nisi edhe nė vitin 1990, kur sė bashku me kolegė dhe studentė iu avit demokracisė, duke pėrmbysur njė sistem qė pėrherė e quante me gjakatarin nė botė. Po ashtu, nė zgjedhjet e para parlamentare dhe kur u zgjodh President i Republikės. Dhe Berisha pėrherė ka ditur tė ruajė thelbin e tij, pa dalė asnjėherė nga beteja. Edhe nė ato ditė tė vėshtira kur pėrplasja politike, kur akuzat dhe balta e hedhur mbi tė ishin aq negative qė ēdokush tjetėr mund tė kishte marrė vendime pėr tė ikur nga politika. Por ai kurrė nuk e bėri kėtė. As nė vitin 1997 kur e braktisėn tė gjithė dhe kur u fut nė Partinė Demokratike, nė atė anije qė fuste ujė nga tė katėr anėt. Tani ai ėshtė kryeministėr dhe i duhet tė fitojė edhe njė betejė tė fundit politike: Qė di tė bėjė njė qeveri nė shėrbim tė popullit dhe nė dietė, siē e ka etiketuar ai.
Sėmundja
E ku ishte parė qė Sali Berisha tė rrinte njė javė pa dalė nga shtėpia. Po ja qė sėmundja ėshtė sėmundje. Po ja qė edhe ai njeri ėshtė dhe prej mishi e kocke. Me tė vėrtetė qė kėtė herė Berishės i ka ardhur inat me veten. Kur kishte vetėm njė muaj qė mori detyrėn e kryeministrit, njė grip ia mposhti vullnetin dhe rezistencėn duke e lėnė njė javė jashtė zyre. Disa ditė nė shtėpi duhet tė kenė qenė jo mė tė mirat e jetės sė tij. Madje, apartamentin e ktheu nė njė zyrė tė dytė kryeministrore. Aq sa sekretarėt dhe kėshilltarėt i shkonin ēdo orė pėr tė firmosur shkresat dhe materialet. Por kjo nuk zgjati shumė dhe riaftėsimi qė bėri nė klinikėn “Ikeda” nė Tiranė, nga dy mjekėt kolegė tė tij, Fedhon Meksi dhe Elez Selimi, bėnė qė tė rikthehej nė punė.
Familja
Tė gjithė thonė se Sali Berisha ka njė familje shembull. E nisim nga bashkėshortja, Liria. Njė zonjė-grua siē e cilėsojnė tė gjithė. Mjekja pediatre vazhdon tė punojė nė ambulancėn e lagjes “Brrakė” nė Tiranė, qė nga koha kur Saliu ishte njė mjek i thjeshtė, mė vonė pedagog, kryetar i PD-sė, president, nė opozitė dhe tani kryeministėr. Nė 36 vitet e martesės me burrin e saj, kjo grua ka dhėnė shembullin mė tė mirė. Edhe tani qė zyrtarisht njihet me protokoll si First Lady, Liri Berisha e largon veten nga tė tilla benefice. Vazhdojmė me tė bijėn, Argitėn, njė vajzė model qė tani jeton nė Kosovė me bashkėshortin e dy vajzat dhe punon pėr UNMIK-un. Po ashtu edhe Shkėlzeni, djaloshi qė mbaroi Fakultetin Juridik nė Tiranė dhe tani studion nė Bruksel pėr master nė Jurisprudencė. Miq tė tij thonė se edhe pse larg, ai vazhdon ta ndjekė aktivitetin e tė atit dhe nėpėrmjet e-mail-it komunikon vazhdimisht me tė.
Thėnie tė bujshme tė Berishės
Kabineti qeveritar do tė jetė njė kabinet i ngushtė dhe efecient. Do tė jetė njė qeveri nė dietė
Ministrat t’u japin qytetarėve numrat e telefonit tė institucioneve dhe numrat personalė e tė flasin me ta pėr problemet e tyre
Askush nuk interesohet pėr zyrat elektorale dhe hapen vetėm kur vjen Nano. Kėsaj i thonė kolonelit nuk ka kush t’i shkruajė mė”.
Unė jam njeri i ditės sė gjatė dhe dita e gjatė tė jep avantazhe tė bėsh mė shumė punė se tė tjerėt.
Ditėn e tre korrikut do ta thėrras rivalin tim dhe tė dy sė bashku do tė kėndojmė kėngėn ‘Vinēero’
Gjyzlykėt tuaj nuk i kapin kurrė bizneset e vogla, ju merreni vetėm me monopole



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Sponsored content

biografi Empty Re: biografi




________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi