.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster
MC Kresha - EraSat Feb 10 2024, 14:34webmaster
Ledri Vula - Njesia SpecialeSat Feb 10 2024, 14:33webmaster



Shko poshtė
etc
etc
Antar i Rregullt
Antar i Rregullt
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitLibra Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 90
Ditelindja Ditelindja : 08/10/1984
Mosha Mosha : 39
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 0
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 11
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 11/05/2008

diktatori i semure Empty diktatori i semure

Wed Feb 18 2009, 00:58
Kombinimi shperthyes i nje dogme me etjen e pandalshme per pushtet. Ngritja, konsolidimi dhe menyra e funksionimit te dukurise Enver Hoxha. Cfare i la "ne paje" Shqiperise regjimi i nje njeriu, mberritja e te cilit duket se u lajmerua dy shekuj me heret...


Gjirokastritet me kane treguan se rreth 200 vjet me pare, ndersa Shen Kozmai po kalonte ne Shqiperi, nuk pranoi te ndalonte ne Gjirokaster, sepse do te vinte dita qe aty do te lindte satanai... Pertej gojedhenave popullore, zhurma mediatike e diteve te fundit, na shtyu ne nje moment reflektimi mbi diktatorin, por edhe mbi veten tone.

Mendoj se duhet ta fillojme me rinine e Enver Hoxhes. Ai dhe biografet e tij kane metuar ta shtyjne ne kohe te hershme formimin e Enverit komunist. Ne "Historine e P.P.Sh", ne "Vite te rinise", etj, jane permendur "lidhjet me gazeten Humanite", madje ne gazeten "Bashkimi", date 14.11.1945 thuhet se ai kishte shkruar ne "Humanite" me pseudonimin Lulo Malesori. Nuk ka kurrfare prove se gjate qendrimit ne France, ai ka pasur lidhje me Partine Komuniste franceze, me ndonje organizate te majte, ose se ka bashkepunuar (e jo me te kete shkruar) ne gazeten "Humanite". Perkundrazi eshte shume i dyshimte favorizimi qe ai ka pasur ne kohen e Zogut: Iu dha burse per te studiuar ne France megjithese ishte nxenes mesatar; pasi iu nderpre bursa meqenese nuk dha asnje provim, u punesua sekretar i Konsullates shqiptare ne Bruksel; nuk e kreu sherbimin e detyrueshem ushtarak, dhe u pranua mesues me kontrate ne Liceun e Korces, megjithese nuk e kishte diplomen e shkolles se larte.

Sipas Koco Tashkos, pjesemarrja e Hoxhes ne mbledhjen e themelimit te Partise Komuniste ishte krejt rastesore, dhe as qe mund te flitet per "rolin e tij deciziv", per te cilin metohej nga ai dhe historiografia komuniste. Deshmite e paraqitura ne shtypin e viteve '91-'92 treguan se gjate luftes, Enveri punoi ne dy drejtime kryesore: I pari ishte ai i zbatimit me perpikmeri i udhezimeve te emisareve jugosllave, qe sic e ka pranuar vete Hoxha, drejtonin partine; I dyti ishte ai i eleminimit fizik i shokeve qe i shikonte si rivale, apo qe mund ta udhezonin sllavet per t'i eleminuar. Kjo rruge qe plotesisht e suksesshme: Ai arriti te behej ne mars 1943 numri nje i partise, qe sic e ka pranuar vete ishte bere, hap pas hapi nje parti terroriste, (shih Pleniumin e Beratit, 23-27 nentor 1944). Vrasjet beheshin ose direkt nga vete komunistet, ose nepermjet spiunimit qe u bente Hoxha tek italianet e gjermanet. Sipas Bedri Spahiut, letrat denoncuese Enveri i shkruante nga shtepia e kunatit, Bahri Omarit, (te cilin pastaj e pushkatoi). Te njejten gje beri Enver Hoxha ne pushtet: Nuk reshti per 40 vjet se vrari e se burgosuri "armiq" brenda dhe jashte partise se tij, madje edhe bashkepunetoret e ngushte. Kur me shoket e tij Hoxha veproi keshtu, nuk kemi pse cuditemi me veprimet e tij dhe te partise se tij, ndaj kundershtareve te vertete politike gjate dhe pas luftes.

A besonte seriozisht Enveri tek dogma marksiste-leniniste, dhe a ishte vertet komunist? Fillimisht botekuptimi i tij ka qene nje turbullire eklektike, per faktin sepse nuk njihte mire ndonje rryme filozofike. Me kalimin e kohes ai pa tek dogma komuniste ideologjine efikase per sundim, dhe mundesine per t'u paraqitur kurdohere "parimor". Rrugetimi drejt pushtetit dhe pushteti e bene komunist, natyrisht sipas perceptimeve dhe perfytyrimit te tij per socializmin dhe komunizmin. Por tekstin e "Internacionales" nuk e mesoi dot, dhe kur ajo kendohej, Enveri vetem sa levizte buzet.

Rrugen e ndertimit te socializmit ai nuk e gjeti nga studimi i klasikeve, por nga modelet e jugosllaveve, sovjetikeve dhe kinezeve. Pas prishjes me kinezet, ai filloi te ecte "ne shtigje te pashkelura" ne ndertimin e socializmit, d.m.th. ne izolimin total te vendit. Por edhe "teorine e ndertimit te socializmit si vendi i vetem ne bote, mes rrethimit kapitalisto-revizionist", e kishte huazuar nga Stalini, duke shtuar nga prapa fjalen "revizionist", ku nuk mungonte tema e preferuar e "luftes se kllasave", qe "here ngrihet e here ulet, por kurre nuk shuhet". Sidoqe ai thonte qe klasat shfrytezuese i kishte eleminuar, vazhdonte luften e klasave "me mbeturinat e tyre", madje edhe ne gjirin e partise. Ky ishte "argumenti" ideologjik per kasaphanat e tij te pafundme.

Me ndodh qe jo rralle studiuesit e huaj me bejne te qesh me konstatimet e tyre per shqiptaret. Nje nga keto konstatime eshte se Enveri ka qene edhe nacionalist (!). Ne fakt, Hoxha nuk mungonte te hiqej edhe patriot e nacionalist, megjithese kete fjale te fundit nuk kishte deshire ta perdorte. Por, ajo qe ia doli mbane te bente ishte shkulja me rrenje e nacionalizmit nga populli i tij, duke i bere nje dem te pallogarishem. Sepse, si mund te ishte nacionalist shqiptari, pa liri, pa prone, pa kurrfare prosperiteti e sigurie ne vendin e tij? A nuk pame pas vitit '90 se shqiptaret nderruan emrat, fene, shtetesine, madje edhe kombesine? Ky nuk qe tjeter vecse rezultati i sundimit te Enverit me shoke, pasi morali i nje shoqerie nuk mbruhet per pese apo dhjete vjet.

Miqesite "e pathyeshme" me Jugosllavine, Bashkimin Sovjetik, Kinen paten karakterin e pushtimit te Shqiperise nga keto shtete, dhe per kete faktet jane te panumerta. Miqesite "e pathyeshme" njera pas tjetres u thyen nen pretekste ideologjike, ndersa e verteta ishte krejt ndryshe. Prishja me Jugosllavine ndodhi kur Titoja tentoi ta zbriste Enverin nga kolltuku: Ai i ktheu krahet dhe nuk i la gje pa thene, si tradhetar i marksizmit. Te njejten gje beri me sovjetiket. Ai nuk pyeste per asnje interes kombetar, dhe mund t'u falte "vellezerve" cdo gje, vec pushtetit te tij. Regjimi i Hoxhes qe krejt reaksionar edhe sepse prishja me "miqte" ndodhi pikerisht kur tek ata fryne ererat e liberalizmit, dhe te hapjes ndaj Perendimit.

Rrenimi me i madh qe iu be ketij vendi nuk jane mungesa e lirise, burgimet, internimet, ndalimi i fese, shtetezimet, mohimi i prones private, sistemi i deshtuar ekonomik, izolimi nga bota, 700.000 bunkeret apo te tjera bema te panumerta, por shkaterrimi i njeriut. Krijimi i njeriut te ri, qe ne fakt ishte shkaterrimi i njeriut, shpallej me krenari nga Hoxha si kryevepra e Partise. Rrenimet e siperpermendura ishin vecse aksesore per arritjen monstruoze, njeriun e ri, trushpelare e pa kurrfare morali. Ndoshta, ai ia arriti te inkriminoje, (dike me shume e dike me pak), pjesen me te madhe te shoqerise shqiptare, pasi kohen (40 vjet) e pati me tepri.

Me inkriminimin vinte fajesia dhe shperndarja e saj, sipas hierarkise se pushtetit dhe jo vetem. Ka pasur edhe perjashtime; keshtu mund te ndodhte qe nje spiun i vogel mund te ishte me i keq dhe me fajtor se shefi i tij. Megjithate, per gjithe sa ka ndodhur, ka pasur nje hierarki piramidale faji. Ne krye te saj, natyrisht qendron Hoxha, dhe pas tij vjen qarku i bashkepunetoreve te ngushte Xoxe, Shehu, Kapo, Hazbiu, Alia, dhe e shoqja. Eshte veshtire te percaktosh se kush nga keta ka me shume pergjegjesi apo eshte me shume fajtor. Pastaj vijne byroistet e tjere, anetaret e qeverise, anetaret e K.Q., shefat e larte te Sigurimit e me radhe per te zbritur tek shkallet e poshtme te piramides. Qellimi i regjimit ishte qe mundesisht e gjithe popullsia te perfshihej ne nje menyre ose ne nje tjeter ne bemat e tij, d.mth. te inkriminohej dhe te ishte bashkefajtore.

Logjika dhe faktet te thone se e shoqja ze nje vend te dores se pare (pas Hoxhes), ne hierarkine piramidale te fajit. Nje burre, pas martese nuk eshte ne asnje rast ai qe ka qene me pare. Ai ka ndryshuar, dhe dihet se gruaja e ben burrin me te mire ose me te keq. Nga ana tjeter, Hoxha nuk ishte nga ata burra per te cilet punet e shtetit jane nje gje dhe familja eshte tjeter gje, perkundrazi! Ai e kishte te shoqen keshilltare dhe bashkepunetore, dhe keshillat e saj kane qene te zeza. Fakti qe Hoxha nuk u nda dhe nuk u rimartua perseri sic bene shume diktatore te tjere te Lindjes tregon se ata kishin gjetur njeri-tjetrin. Ne vitet e fundit te jetes se Hoxhes, ajo thuajse mori drejtimin e shtetit sepse u be filli lidhes midis tij dhe kupoles se larte komuniste. Keta te fundit i drejtoheshin asaj per probleme te ndryshme dhe qe t'i transmetonte "shokut Enver shqetesimin e radhes te partise". Vete qendrimet e saj ne intervista e libra pas viteve '90, ku nuk rresht se mbrojturi te shoqin dhe "parimet" e tij, tregojne per pergjegjesine e dyfishte.

Hoxha ka thene ne menyre te perseritur se e ka pasur jo vetem bashkeshorte, por edhe bashkepunetore te ngushte. Kete e verteton edhe vete e veja e Hoxhes ne "Kujtimet" e saj kur tregon se cdo nate, ata rreth vatres merreshin me "refleksione politike", d.m.th. planifikonin pushkatimet apo gjemat e radhes. Me te vertete, a nuk vini re shpesh here nje dhelperi femerore ne veprimet e diktatorit? Nexhmija beri qe Enveri te behej me i pameshirshem, shkurt me Enver. Pa te, figura e Hoxhes do te ishte e manget dhe s'do te ishte ajo qe qe.

Por e veja nuk u ndal: Ajo vazhdoi te ishte aktive ne punet e shtetit edhe pas vdekjes se te shoqit. Me kete ajo mendonte se mbronte me mire vepren e tij. Mirepo shkaktoi efektin e kundert: Shoqeria shqiptare eshte pergjithesisht maskiliste, dhe ajo e teproi aq shume sa vetem komunistet me stomak shume te forte nuk u neveriten nga zeri i saj prej kukuvajke. Se fundi, kur ne "Kujtimet" e saj Enverin vazhdon ta paraqese human, poliglot dhe parimor, dhe kur qahet per persekutimin dhe burgun e saj, ajo behet krejt qesharake.

Hoxha mendoi dhe realizoi shtetin e vetem ateist ne bote. Ai kishte ofruar me kohe fene e re, marksizmin, i cili me shume se dikur edukata fetare, mesohej ne cdo nivel, ne shkolla apo qendra pune. Por ai dha goditjen finale: Ndertesa kulti qindravjecare u shkaterruan ose u kthyen ne haure apo magazina, dhe demi material e shpirteror do te ishte katastrofik. Edhe besimi ndaj Zotit atij i dukej opozite. Nga ana tjeter ai po plotesonte skemen per njeriun e ri, qe s'duhet te besonte gje tjeter vec mesimeve te partise, (d.m.th. te tij). Fese se re i duhej Zoti i ri. Ndalimi i besimeve fetare do te conte ngadale drejt realizimit se endrres se tij, te cmendur: Hoxha shfronesoi Perendine per t'u fronesuar vete. Duke ditur se njeriu, ne mjerimin e tij, eshte i prirur te besoje dicka, (dhe kjo dicka normalisht eshte Perendia), Hoxha mendoi ta zevendesonte. Ai deshiroi adhurimin e perjetshem si Perendi.

Po te degjoje bisedat ose fjalimet e Hoxhes, apo po te lexosh veprat e tij te panumerta, shpesh ne disa variante (sipas agjenteve qe "zbulonte"), kupton se ai ka qene i pajisur me nje intelekt e kulture mediokre. Se si lexonte 5 apo 10 libra ne dite na e ka treguar Liri Belishova: Kendonte nje faqe ne krye, dy tre ne mes dhe nje ne fund. Fiksonte dy tre hollesi te librit te cilat duke ia permendur bashkebiseduesit, e cudiste me "kulturen" e tij. Gabohemi kur mendojme se ata qe drejtojne piramiden shteterore jane njerezit me inteligjente dhe me me kulture te shoqerise. Perkundrazi, ne sistemet totalitare, klasa politike perbehet nga njerez medioker, madje perverse. Me kalimin e kohes ata behet marifetcinj te pushtetit. Ky konstatim vlen edhe per demokracite foshnjore, si kjo e jona.

Por, si ka mundesi qe qendroi aq gjate ne pushtet? Sundimi i gjate i Hoxhes se pari u detyrohet konjukturave politike nderkombetare, ekzistences se kampit socialist. Pa te ai nuk do te mund te qeveriste gjate, dhe me menyrat e tij. Se dyti, Enveri ishte krejt i pabese, (pusht pa princip, pati thene Bedri Spahiu), dhe diabolik ne kurthe e pirueta. Ai ishte i pashem dhe aktor i vertete; kjo eshte shume e rendesishme per nje lider. Ne filmime te koheve te ndryshme, ne shikojme si transformohet djali i bukur me ton autoritar ne plakun e menduar, qe mallengjehet kur femijet i dhurojne lule. Se treti, ai qendronte ne maje te nje sistemi te hatashem represioni, spiunimi, survejimi dhe kontrolli, per te gjithe popullsine. Tendenca e Hoxhes ishte qe mundesisht, te gjithe te ktheheshin ne spiune te njeri-tjetrit. Nga ana tjeter, duke ndaluar cfaredo aktiviteti privat, shqiptaret ishin te varur edhe per buken e perditshme, si per cdo gje tjeter nga shteti, duke u bere tejet vulnerabel. Kete sistem Hoxha nuk e shpiku, por e mori te gatshem nga sllavet (dhe Stalini), duke shtuar perversitetet e rastit. Se katerti, Hoxha i seleksiononte me kujdes bashkepunetoret, anetaret e byrose. Ata kurrsesi nuk duhet te ishin me personalitet dhe intelektuale te mirefillte: Keta do te eleminoheshin patjeter. Nuk duhet te krijonin fort popullaritet dhe duhet te ishin te bindur.

Faktet tregojne se Hoxha mendonte qe anetaret e Byrose dhe K.Q. duhet te nderroheshin (pushkatoheshin) cdo pese apo dhjete vjet, pasi mbaronin nje cikel te caktuar. Byroistet dhe bashkepunetoret e Hoxhes ne vitet '40 pergjithesisht kishin profesionet e teneqexhiut, marangozit, furrxhiut e te tjera si keto. Keta njerez plot komplekse intelektuale, sociale e te tjera, moren ne dore shtetin. Por mes kesaj "klase te re politike" kishte edhe te tjere qe kishin njefare horizonti, qe natyrisht u eleminuan, ndersa budallenjte mbijetuan 40 vjet. Ne dhjetevjecarin e fundit te qeverisjes, Hoxha u kthye ne origjine. Ai solli ne poste te larta shteterore dhe partiake, karrociere, mjelese lopesh apo shofere. Budallalleku dhe injoranca e skajshme e byroisteve e bente ate te ndjehej i sigurt, i lumtur dhe filozof. Por c'ishte kryesorja, nga njerez te tille pushteti ishte i parrezikuar dhe i garantuar.

A ka pergjegjesi populli shqiptar, qe Enveri doli ne krye dhe e qeverisi per 40 vjet? 500 vitet e sundimit osman e lane vendin ne prapambetje te thelle. Populli shqiptar kishte (dhe ka) nje tradite te paket demokratike dhe, konjukturat nderkombetare qene nje faktor tjeter i rendesishem qe bene te mundur jetegjatesine e regjimit. Por, une jam kunder mendimit se "cdo popull ka qeverine qe meriton", apo se "lideri eshte misherimi i popullit te tij". Cdo popull ka nje qeveri (apo lider) me te mire apo me te keq se c'e meriton dhe balanca eshte rast shume i rralle. Nje lider (apo nje qeveri) me menyren se si qeveris, terhiqet, por me shume terheq prapa popullin e tij ne mentalitet, moral, etj. Hipja dhe qendrimi i Enverit per 40 vjet ne krye te vendit ka te beje me rrethana politike, gjeografike, historike, ku ne kemi pergjegjesine tone per cfare ndodhi.

Se fundi, duhet te them se ne veshtrimin tim, historia e Enver Hoxhes eshte historia e nje diktatori paranojak. Nje shok i tij i femijerise ka deshmuar se kur ai ishte i vogel, kapte zogj dhe i murroste te gjalle. Deshmia tronditese duhet te jete e vertete. A nuk i murrosi shqiptaret ne 40 vitet e sundimit te tij? Ne deshmi te tjera thuhet se ne rinine e tij, ai ka pasur deviacione seksuale: Per individe te vecante kjo do te thote turbullime te renda mendore. Po ashtu semundja e diabetit, (nga e cila ai vuajti gjate), tek paciente te ndryshem shkakton nje disekuiliber te paparashikueshem, deri ne cmenduri. Cuditerisht edhe per te shoqen, Liri Belishova ka treguar se ajo ka pasur nje vella i cili ishte i semure menderisht.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi