.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2679
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4302
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Tėrmeti gjunjėzon Italinė, mbi 150 tė vdekur Empty Tėrmeti gjunjėzon Italinė, mbi 150 tė vdekur

Tue Apr 07 2009, 11:45
Tėrmeti gjunjėzon Italinė, mbi 150 tė vdekur Images13Njė tjetėr lėkundje u regjistrua pasditen e djeshme nė Akuila.Njė tėrmet 5.8 ballė i shkallės Rihter ka goditur Italinė. Ai ėshtė regjistruar mėngjesin e sė hėnės nė orėn 3:32 me epiqendėr Abruzon, rreth 10 km nga Akuila. Bilanci i viktimave ėshtė mjaft i rėndė. Janė regjistruar mbi 150 tė vdekur, dhjetėra tė zhdukur, si dhe numėrohen mbi 1500 tė plagosur. Ndėrsa mbi 100 mijė vetė kanė mbetur tė pastrehė. Sipas tė dhėnave tė raportuara nga media italiane, 10-15 mijė ndėrtesa janė shembur ose dėmtuar duke shkaktuar dėme tė pariparueshme nė trashėgiminė historike dhe artistike tė rajonit. Tronditja nga tėrmeti ėshtė ndier nė tė gjithė Italinė Qendrore nga Romanja nė Napoli. Njė tėrmet tjetėr prej 4.1 ballė ėshtė regjistruar sėrish pasditen e djeshme me epiqendėr nė Akuila.

Emergjenca-Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ka shpallur gjendjen e jashtėzakonshme duke mobilizuar ushtrinė, aeronautikėn dhe forcat karabiniere. Shefi i Mbrojtjes Civile nė Itali, Altero Matteoli, qė ka mbėrritur nė Akuila pak orė pas tėrmetit ka folur pėr "njė situatė dramatike", tragjedinė mė tė rėndė tė kėtij fillimshekulli. Edhe Berluskoni ka shkuar menjėherė nė vendngjarje. Ai ka deklaruar se "gjatė fluturimit pashė kudo shkatėrrim, por edhe njerėz qė ndihmojnė. Askush nuk do tė lihet vetėm", ka thėnė shefi i qeverisė italiane.

Goditja- Tėrmeti ka ndodhur nė njė thellėsi prej 8.8 km. Drejtori i Qendrės Kombėtare tė Tėrmeteve ka deklaruar se njė tėrmet i shkallės Rihter prej 5.8 ballė konsiderohet "i moderuar, me njė intensitet 30 herė mė tė vogėl se sa ai qė mė 1980 shkatėrroi zonėn e Irpinias nė Itali". Abruzo qė shtrihet nė njė nga zonat me rrezik mė tė madh sizmik nė gadishullin Apenin, ėshtė prekur qė prej 16 janarit nga disa qindra goditje tė vogla sizmike. Shefi i mbrojtjes civile Bertolaso tha se ishte e pamundur qė tė parashikohej tėrmeti. Por tashmė kanė shpėrthyer polemikat pėr procesin qė ka nisur kundėr njė sizmologu Xhoakino Xhuliani, qė javėn e kaluar parashikoi tėrmetin e fuqishėm, por qė pėr tė nisi hetimi pėr pėrhapje paniku.

Dėmet- Dramatik ėshtė bilanci i dėmeve jo vetėm nė humbje njerėzore, tė cilat pritet tė rriten nga momenti nė moment. Mes viktimave janė tė paktėn edhe 5 fėmijė. Me qindra ndėrtesa kanė rėnė ose janė dėmtuar rėndė, njė pjesė e tyre janė krejtėsisht tė pabanueshme. "Qendra historike ėshtė shkatėrruar, por edhe shtėpitė e reja. Do tė duhet kohė qė tė kontrollohen tė gjitha ndėrtesat. Pothuajse i gjithė qyteti ėshtė prekur", ka thėnė kryebashkiaku i Akuilas. Ndėrhyrja e shpejtė e ka pasur punėn mjaft tė vėshtirė, pėr shkak tė shembjeve tė tjera tė godinave qė rrezikojnė jetėt e tyre, por edhe nga fakti se prefektura nga e cila duhet tė koordinoheshin tė gjitha veprimet e ndėrhyrjes ėshtė shkatėrruar tėrėsisht. Edhe qendra e provincės dhe zyrat e tjera rajonale janė dėmtuar mjaft rėndė.

Mes godinave tė shkatėrruara ėshtė edhe njė konvikt studentėsh nga i cili janė mundur tė nxjerrin tė gjallė 6 tė rinj. Nga gėrmadhat e njė godine trekatėshe ėshtė nxjerrė e gjallė edhe njė 50-vjeēare. Po kėshtu, njė dyvjeēare ėshtė nxjerrė e gjallė nga banesa e shkatėrruar, ndėrsa e ėma ka vdekur duke e mbrojtur me trupin e saj.

Dhe nė zonat ngjitur Akuilas ka pasur viktima dhe dėme tė mėdha. Njė nga situatat mė dramatike shėnohen nė Onna ku 50% e shtėpive janė rrėzuar dhe 505 tė tjera janė dėmtuar. Ky ėshtė njė vend ku mė sė shumti banojnė tė moshuar dhe sipas kryebashkiakut nė rast se fėmijėt nuk do tė identifikojnė prindėrit e lėnduar ka gjasa qė tė mos merret vesh numri i viktimave.

Sipas mbrojtjes civile, pėrveē Akuilas, komunat mė tė goditura nga tėrmeti janė: San Demetrio, Pizzoli, Rocca di Mezzo, Paganica, Fossa, Villa Sant‘Angelo, San Gregorio, Poggio Picenza, Onna, San Pio, Barrile, Ocre, Rovere, Rocca di Cambio, Pianola, Poggio di Roio, Tempera, Camarda.

Masat- E menjėhershme ka qenė ndėrhyrja e emergjencės nė zonat e goditura. Nga e gjithė Italia janė nisur vullnetarė pėr tė dhuruar gjak dhe ushqime pėr tė dėmtuarit. Ndėrsa janė pėrgatitur kampe pėr tė strehuar tė gjithė ata qė kanė humbur pronat e tyre. Pėr shkak se spitali i Akuilas doli jashtė funksionit nė gati 90% tė tij, si dhe mbeti pa furnizim tė rregullt me ujė, njė pjesė e tė plagosurve u dėrguan me helikopterė nė spitalet fqinje. Ndėrkohė qė u ngritėn me shpejtėsi spitale fushimi tė montuara nga ana e forcave tė emergjencės. Nė kėto zona erdhėn nė ndihmė edhe forca tė ushtrisė dhe karabinierisė, tė cilėt po pėrpiqen qė tė garantojnė sigurinė. Kjo pasi janė sinjalizuar raste kur nė shtėpitė e braktisura ka nisur bastisja nga keqbėrės. Njė pjesė e tyre janė arrestuar nga policia.



Debati

Denoncohet sizmologu qė

parashikoi tėrmetin nė Akuila


Njė shkencėtar italian kishte parashikuar njė tėrmet tė rėndė nė zonėn e Akuilas disa javė para se tė ndodhte katastrofa, qė shkaktoi vdekjen e mbi 150 personave deri tani. Por ai u denoncua pėr pėrhapje paniku nė popullsi dhe ndaj tij nisėn hetimet. Goditjet e para nė rajon u regjistruan nė mesin e muajit janar dhe vazhduan me intervale tė rregullta ndėrmjet tyre, gjė qė shkaktoi alarm nė qytetin mesjetar, rreth 100 kilometra nė lindje tė Romės. Njė muaj mė parė nėpėr qytet kanė qarkulluar disa automjete nga ku u komunikohej banorėve se duhej tė evakuonin banesat e tyre, pasi sizmiologu Xhoakino Xhuliani parashikoi se do tė ndodhte njė tėrmet nė atė zonė, gjė qė shkaktoi irritimin e kryebashkiakut. Xhuliani, i cili e kishte bazuar parashikimin e tij nė pėrqendrimin e gazit radon rreth zonave sizmikisht aktive, u denoncua nė polici pėr "pėrhapje alarmi" dhe u detyrua tė fshinte informacionin nga interneti. Zyra Italiane pėr Mbrojtjen Civile zhvilloi njė takim tė Komisionit pėr Rreziqet e Mėdha, ku u mblodhėn shkencėtarė, tė cilėt do tė vlerėsojnė situatėn aktuale dhe rreziqet qė ekzistojnė. Tashmė shefi i Mbrojtjes Civile po akuzohet pėr neglizhencė. Ai kishte reaguar duke i quajtur budallenj persona tė tillė qė pėrhapnin lajme false dhe kishte kėrkuar ndėshkim. "Tėrmeti i natės sė sotme nuk ishte i parashikueshėm. E dimė qė ėshtė njė zonė sizmike dhe ditėt e fundit janė regjistruar lėkundje. Profetėt thonė se mund tė parashikohej, por nuk ėshtė kėshtu", deklaroi Bertolaso. Kjo ēėshtje ka ndezur njė debat tė gjerė nė Itali.


Dėshmitė


Ambasada: Nuk ka viktima

mes emigrantėve shqiptarė


Ambasada Shqiptare nė Romė konfirmon se nuk ka njoftime pėr viktima tė shtetasve shqiptarė, por vetėm pėr dėmtime tė pasurisė sė tyre. Nė tė njėjtin qėndrim janė edhe Ministria e Brendshme italiane dhe ajo e Mbrojtjes tė cilat nuk njoftojnė pėr viktima mes emigrantėve shqiptare nga tėrmeti. Por aktualisht nuk ka asnjė njoftim pėr njė familje shqiptare me tre anėtarė, burrė e grua dhe vajzėn e tyre 3-vjeēare. Po ashtu ėshtė konfirmuar edhe vdekja e 5 shtetasve maqedonas me origjinė shqiptare, tė cilėt jetonin nė zonėn e Abruzos. Shqiptarėt janė njė nga bashkėsitė e huaja mė tė mėdha nė kėtė rajon. Sipas Institutit Italian tė Statistikave, ata pėrbėjnė 19,3 % tė popullatės sė huaj tė rajonit, duke numėruar rreth 11.500 rezidentė tė rregullt. 1325 prej tyre banojnė nė Provincėn e Akuila-s, mė e goditura nga tėrmeti. "Nė orėn 3 e 32 minuta, njė zhurmė dhe njė tronditje e madhe bėri qė tė ēoheshim tė gjithė dhe tė dilnim jashtė. Nga ora 3 e 30 deri nė orėn 5 e 30 qėndruam nė njė shesh tė madh, sė bashku me qindra qytetarė tė tjerė, pėr t‘u rikthyer mė pas nė shtėpitė tona". Kėshtu dėshmon sopranoja e njohur shqiptare Lindita Hisku, e cila jeton tashmė prej 11 vitesh nė Sulmona tė Italisė, rreth 55 km larg epiqendrės sė tėrmetit. "Nė Sulmona, vijon ajo, ka disa qindra familje shqiptare, por kėtu nuk ka pasur dėme nė njerėz, vetėm dėme tė lehta materiale". Kėtė fakt e dėshmon edhe Besmir Berisha, njė qytetar Kosovar qė banon nė Bugnara.



Telegrame nga Presidenti Topi, Kryeministri Berisha, opozitarėt Rama e Meta. Qeveria, 50 mijė euro ndihmė


Politika shqiptare ngushėllon shtetin italian


Politika shqiptare shprehu dje keqardhje pėr fatkeqėsinė natyrore qė preku rajonin e Abruzos. Presidenti i Republikės, Bamir Topi, i dėrgoi mesazhe Presidentit tė Republikės sė Italisė, Xhorxho Napolitano, dhe Kryeministrit Silvio Berluskoni ku shprehu hidhėrimin pėr kėtė rast. "Me keqardhje tė madhe mėsova pėr fatkeqėsinė natyrore qė preku rajonin e Abruzos duke shkaktuar viktima nė njerėz dhe dėme materiale", shkruan Topi. Ai shprehu hidhėrimin pėr kėtė ngjarje tragjike qė preku popullin mik italian dhe tė dėrgoj ngushėllimet mė tė thella pėr familjarėt e tė afėrmit e viktimave nė emrin tim dhe nė emėr tė popullit shqiptar!. Ju lutem, shkruan Topi, pranoni ndjenjat e mbėshtetjes dhe tė solidaritetit tė popullit shqiptar pėr tė pėrballuar kėtė situatė tė vėshtirė tė krijuar nga tėrmeti nė rajonin e Abruzos dhe veēanėrisht nė qytetin e Akuilas. Sakaq, qeveria shqiptare akordon 50 mijė euro nė ndihmė tė familjeve tė lėnduara. Kryeministri Berisha i dėrgoi njė mesazh Kryeministrit tė Italisė, Silvio Berluskoni, pėrmes tė cilit i shprehu ndjenjėn e pikėllimit mė tė thellė, si dhe ndjenjat e solidaritetit dhe simpatisė pėr familjet e viktimave, qeverinė dhe popullin mik italian, nė kėto ēaste tė vėshtira. Kreu i opozitės, Edi Rama, i dėrgoi njė mesazh ngushėllimi Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni. Pėrmes letrės, Rama i shprehu keqardhjen dhe solidaritetin e Partisė Socialiste pėr jetėt e humbura nga tėrmeti. Mė lejoni qė nė emėr tė Partisė Socialiste dhe nė emrin tim personal, shkruan Rama, t‘ju pėrcjell juve keqardhjen mė tė thellė qė ndiem pėr jetėt e humbura dhe dėmet qė populli i Akuilas pėsoi. "Dėshiroj t‘ju shpreh juve dhe nėpėrmjet jush, gjithė familjeve tė viktimave ngushėllimet e mia mė tė sinqerta. Ju shtrėngoj dorėn me dhimbje tė thellė dhe ndaj me ju kėto momente tė vėshtira", thotė kreu i LSI-sė, Ilir Meta, nė letrėn drejtuar Kryeministrit italian, Silvio Berluskoni.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Tėrmeti gjunjėzon Italinė, mbi 150 tė vdekur Albuto10
oliinter
oliinter
Antar i Ri
Antar i Ri
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitAries Rooster
Numri i postimeve Numri i postimeve : 57
Ditelindja Ditelindja : 22/03/1981
Mosha Mosha : 43
Vendodhja Vendodhja : istanbul
Hobet Hobet : sporti dhe muzika
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 2
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 74
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 13/02/2009

Tėrmeti gjunjėzon Italinė, mbi 150 tė vdekur Empty Re: Tėrmeti gjunjėzon Italinė, mbi 150 tė vdekur

Tue Apr 07 2009, 16:52
shkon ne 200 numri i te vdekurve nga termeti dhe mbi 1000 te plagosur.

berluskoni kthen mbrapsh ofertat per ndihm duke then qe italia eshte krenare dhe mund tja dal vet mban pa ndihmen e asnje vendi tjeter



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
ketrusha
ketrusha
Moderator
Moderator
GjeniaFemale
Shenja e HoroskopitGemini Dragon
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1800
Ditelindja Ditelindja : 13/06/1988
Mosha Mosha : 35
Vendodhja Vendodhja : dikund ne boten hipokrite...
Hobet Hobet : sport...
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 18
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 1233
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 20/02/2009

Tėrmeti gjunjėzon Italinė, mbi 150 tė vdekur Empty Re: Tėrmeti gjunjėzon Italinė, mbi 150 tė vdekur

Thu Apr 09 2009, 04:11
ka shku deri ne 270 te vdekur pak a shume...sa gjynaf dhe sa keq..



________________________________
Firma e Antarit/Antares:


Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem.
oliinter
oliinter
Antar i Ri
Antar i Ri
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitAries Rooster
Numri i postimeve Numri i postimeve : 57
Ditelindja Ditelindja : 22/03/1981
Mosha Mosha : 43
Vendodhja Vendodhja : istanbul
Hobet Hobet : sporti dhe muzika
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 2
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 74
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 13/02/2009

Tėrmeti gjunjėzon Italinė, mbi 150 tė vdekur Empty Re: Tėrmeti gjunjėzon Italinė, mbi 150 tė vdekur

Thu Apr 09 2009, 09:06
Message reputation : 100% (1 vote)
termetet jan fatkeqesi natyrore dhe ne shumicen e rasteve nuk mund te parashikohen. Ajo qe shteti mund te bej eshte te ket nje force reaguese eficiente qe ne cdo rast te ndodhet atje ku ndodh tragjedia dhe te mos behet konfuzion midis forcave ne sherbim te shtetit.

Gjithashtu duhen degjuar edhe sizmologet specialist pasi ata me shume se cdo njeri tjeter e njohin natyren e termeteve.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Sponsored content

Tėrmeti gjunjėzon Italinė, mbi 150 tė vdekur Empty Re: Tėrmeti gjunjėzon Italinė, mbi 150 tė vdekur




________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi