.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Vrasja e deputetit, skema dhe pistat Empty Vrasja e deputetit, skema dhe pistat

Mon May 04 2009, 16:09
Vrasja e deputetit, skema dhe pistat Xhindi-fatmirDetaje tė reja mbi ekzekutimin e Fatmir Xhindit. Prokuroria firmos pėrgjimet e para. Policia ofron 250 mijė euro pėr informatorin: Si e qėll.Deputeti socialist, Fatmir Xhindi, ėshtė qėlluar me nėntė plumba. Tre plumba i ka marrė nė shpatullėn e majtė, njė plumb nga veshi i majtė i ka dalė nė ndarjen mes vetullave, tre plumba i kishte nė bark dhe dy nė gjymtyrėt e poshtme dhe tė sipėrme, me tė cilat mendohet se ėshtė mbrojtur pas rrėzimit nė tokė. Ky ka qenė konkluzioni i ekspertizės mjekoligjore pas kėqyrjes sė kufomės. Burime nga grupi i ekspertizės thonė se tre nga plumbat, deputeti i ka marrė pėrballė, teksa ka parė ekzekutorin. "Tre plumba tė tjerė mendohet se kanė bėrė rikoshet nė tokė dhe mė pas janė pozicionuar nė sipėrfaqen e barit, pranė vendit tė ngjarjes". Pėr vendin e ngjarjes policia ka thėnė se ishte plotėsisht i dėmtuar. Nėntė gėzhojat dhe tre plumbat janė prova e vetme qė ėshtė gjetur nė vendin e ngjarjes. Policia ka konstatuar nė afėrsi tė vendit ku u vra deputeti njė sipėrfaqe tė vogėl bari qė ishte pėrthyer, pėr tė cilėn dyshohet se ka marrė formė tė tillė pas qėndrimit mbi tė tė njė personi. Thuhet se personi ka qėndruar pėr mė shumė se gjysmė ore mbi sipėrfaqen e barit duke pritur.

"Trupi i deputetit ishte pothuaj i mbledhur nė barelėn qė e transportoi nga makina drejt sallės sė operacionit. Dukej qartė qė kishte marrė shumė plumba. Ishte i mbuluar nga gjaku". Kėshtu thanė pėr "Shqip" mjekėt e urgjencės sė Fierit qė ishin nė shėrbim natėn e kaluar. Dy orė pas vdekjes, trupi i tij ėshtė transportuar pėr nė morgun e qytetit. Aty, ai u ėshtė nėnshtruar ekspertizave mjekoligjore.

Sipas dėshmive tė mbledhura ditėn e shtunė, 49-vjeēari Xhindi ka qenė nė disa rrethina tė Roskovecit si dhe nė qytetin e Fierit. Nė kėtė tė fundit, rreth orės 14:00, ai ėshtė takuar me Ervin Koēin, njė anėtar i PS-sė lokale. Koēi ka thėnė pėr gazetėn "Shqip" se "nė Fier piva kafe jo shumė tė gjatė me tė. Si pėrherė, shkėmbyem batutat e zakonshme me Fatmirin. Ishte shumė i qetė dhe nuk mė dha tė kuptoja se diēka e shqetėsonte". Pas ndarjes me Ervin Koēin, deputeti ėshtė takuar po nė Fier, pėr pak minuta me njė tė njohurin e tij dhe mė pas ka udhėtuar pėr nė drejtim tė qytezės sė Roskovecit. Mėsohet se ai ėshtė ndalur pėr njė kafe nė fshatin Verbas dhe mė pas, sė bashku me tė vėllain, ka shkuar drejt ullishtave qė kishin nė Kurjan. Nė kėtė fshat, Xhindi qė shoqėrohej nga njėri prej vėllezėrve, ka qėndruar rreth dy orė, pėr t‘u kthyer mė pas nė Roskovec, ku e priste familja. Nė rrugėn afėr shtėpisė, nė njė lokal tė lagjes, ai ka pirė kafe me tė vėllain, tė cilit i ka thėnė se "dua tė pi kafe me tre miq tė mitė. Ik mė pėrpara nė shtėpi dhe mė pas flasim". Kėtu duket se nis skenari i errėt i ekzekutimit mafioz tė Fatmir Xhindit. Nė pritje tė tre personave me tė cilėt ai ka konsumuar kafen e fundit, mėsohet se ai ka takuar njė banor tė zonės, tė cilit i ka kėrkuar njė korrėse bari. Xhindi i ka hipur sėrish makinės pėr tė bėrė vetėm pak metra rrugė dhe ka hyrė nė portėn e shtėpisė, ka zbritur prej makinės dhe teksa tentonte tė mbyllte portėn ėshtė pėrballur me ekzekutorėt, tė cilėt e kanė thėrritur nė emėr dhe mė pas e kanė qėlluar. Fatmir Xhindi e kalonte pjesėn mė tė madhe tė kohės nė Roskovec, qė ėshtė zona e tij elektorale. Ai kishte hyrė aq shumė nė jetėn e zonės qė pėrfaqėsonte, sa merrte pjesė nė ēdo gėzim dhe hidhėrim tė banorėve. Mėsohet se deputeti kishte qenė nė Tiranė njė ditė pėrpara vrasjes.

Rrėfimet

Tė afėrmit tregojnė detaje tė natės sė vrasjes: Dėgjuam krismat, por nuk pamė njeri


Familjarėt: Kemi dyshimet

tona pėr autorėt e vrasjes

Zhurma e njė arme automatike kallashnikovi ka thyer qetėsinė e qytezės sė vogėl tė Roskovecit, mbrėmjen e sė shtunės. Breshėria e gjatė e njė karikatori tė plotė ka bėrė qė pjesėtarė tė fisit Xhindi, tė cilėt prej vitesh banojnė pak metra larg Unazės sė qytetit tė Roskovecit, tė dalin tė alarmuar nga shtėpitė e tyre dhe tė pėrballen me skenėn tragjike. Trupi i vėllait tė tyre, deputetit tė PS-sė, Fatmir Xhindi, i pėrgjakur, dergjej nė portėn e shtėpisė.

"Ishte ora 21:15. Televizori po jepte sport. Dėgjuam krismat, qė ishin fare pranė. Dolėm menjėherė. Nė portėn e shtėpisė, qė ishte gjysmė e hapur, shumė pranė makinės sė tipit "Kia" me targa TR8100K, qėndronte i shtrirė dhe i pėrgjakur Miri, ashtu siē e thėrrisnim. Nuk mbaj mend se ēfarė bėra. Di qė vetėm ulėrita dhe iu afrova Mirit". Kėto janė fjalėt qė vėllai i deputetit, Fadili, ka thėnė pėr vizitorėt e shumtė qė vinin tė ngushėllonin familjen e tij nė kėtė ditė zie pėr ta.

Ai thotė se nuk pa njeri kur doli te dera. Por familja e deputetit tė vrarė ka dyshimet e saj pėr autorėt e krimit dhe kėto dyshime do t‘i bėjė publike nė ditėt nė vijim, pasi tė bėhen tė gjitha nderimet pėr tė vdekurin.

Pas kėsaj, tė afėrm tė shumtė tė fisit Xhindi me tre automjete, njė prej tė cilave ajo e deputetit, janė nisur nė drejtim tė spitalit rajonal tė Fierit. Rrugės pėr nė spital, makinat qė ecnin me shpejtėsi janė pėrballur me postbllokun e parė policor, tė cilit nga xhami i ėshtė komunikuar pėr ngjarjen e ndodhur. Rreth orės 21:35, trupi i Fatmir Xhindit ėshtė vendosur nė sallėn e operacionit tė repartit tė kirurgjisė tė spitalit tė Fierit, por mjekėt kanė konstatuar se ishte shumė vonė dhe deputeti kishte ndėrruar jetė. Tė afėrmit, tė cilėt nė makinė kishin dalluar qė trupi i Xhindit ishte ende i ngrohtė, kanė shpresuar nė shpėtimin e 49-vjeēarit dhe kur janė pėrballur me lajmin e kobshėm kanė reaguar duke thyer ē‘tė mundnin, xhama dhe dyer tė spitalit, duke krijuar njė situatė tė nderė. Asnjė person qė nuk ishte i afėrm i deputetit nuk ėshtė lejuar dhe nuk ka mundur t‘i afrohej sallės sė operacionit. Ndėrkohė, nė katin e parė tė spitalit kanė qėndruar forca tė shumta policore, si dhe drejtuesit mė tė lartė tė pushtetit vendor nė Fier. Vetėm pak minuta mė pas, vėmendja ėshtė pėrqendruar nė Roskovec, aty ku ndodhet familja e 49-vjeēarit. Morti ėshtė hapur nė familjen e tė vėllait, pak pas ngjarjes sė rėndė dhe marrjes sė lajmit tė kobshėm nga spitali.

Policia sapo ka mbėrritur, ka rrethuar vendin e ekzekutimit si dhe rrugėn e shkurtėr qė tė shpinte pėr nė banesėn dykatėshe tė deputetit Xhindi. Nė vendin e ngjarjes, policia ka gjetur 12 gėzhoja arme automatike qė mė pas ka rezultuar se ishin qitur nga njė kallashnikov. Me familjarėt qė ndodheshin nė banesė, policia nuk ka mundur tė shkėmbejė shumė fjalė. Pas rrethimit dhe menaxhimit tė vendit tė ngjarjes, njė urdhėr i menjėhershėm ka bėrė qė uniforma tė shumta policie tė rrethojnė jo vetėm qytezėn e vogėl, por tė ngrihen postblloqe tė shumtė edhe nė rrugėn nacionale Roskovec-Fier dhe Fier-Berat.

Uniforma tė shumta janė nisur nė drejtim tė fshatit Kurjan, ku deputeti kishte qenė para se tė kthehej nė shtėpi. Zona e Kurjanit qė ndodhet rreth 6 kilometra larg Roskovecit ka qenė nėn kontroll qysh njė orė pas ngjarjes nga policia.

Cilėt janė Xhindėt


Familja dhe pasuria

e deputetit tė vrarė

Fatmiri ishte i dyti, mes shtatė vėllezėrve. Tė afėrmit thonė se babai i tij, Faslliu, e ka pagėzuar me emrin Fatmir, pasi ai qysh nė minutat e para tė lindjes dukej shumė i qetė. 49-vjeēari, para ‘90, ka punuar pėr shumė kohė si mėsues i lėndėve tė historisė dhe gjeografisė dhe mė pas drejtor shkolle. Fisi i Xhindėve konsiderohet nė zonėn e Roskovecit si fisi i djemve, pasi tė gjithė ata qė mbajnė kėtė mbiemėr lindin djem. Edhe vetė deputeti kishte tre djem: Andin, Amarildon dhe Albanin. Me bashkėshorten e tij, Xhemilen, ai ka lidhur jetė pas njė dashurie shumė tė fortė. Andi vijon arsimin e lartė nė Tiranė nė degėn mjekėsi, kurse i dyti, Amarildo, vazhdon studimet nė Rumani, po pėr degėn e mjekėsisė. I vogli, Albani, ėshtė nė shkollėn e mesme tė pėrgjithshme "Bazat e Shkencės", shkollė jopublike nė qytetin e Fierit. Tė tre djemtė e Fatmirit kanė pasur rezultate tė mira nė mėsime dhe nga bashkėmoshatarėt e tyre konsiderohen si persona qė nuk krijojnė distancė. Nga gjashtė vėllezėrit e deputetit Xhindi, dy janė emigrantė prej shumė vitesh, njėri nė Itali, ndėrsa tjetri nė Greqi. Vėllezėrit e tjerė jetojnė nė Roskovec dhe Kurjan, nė vendlindje. Pronat e vėllezėrve Xhindi janė vetėm disa hektarė ullishta nė Kurjan, tė cilat ata i punojnė sė bashku. Nė emėr tė vėllezėrve Xhindi nė Roskovec ėshtė njė farmaci, tė cilėn e drejton njėri prej tyre.

Masat

Korēė

Kapshticė,

"blindohet" kufiri

me Greqinė


Vrasja e deputetit Fatmir Xhindi ka blinduar kufirin me Greqinė, nė pikėn kufitare tė Kapshticės. Burime tė policisė kufitare bėnė tė ditur se 1/3 e personelit dhe strukturave tė kėsaj policie janė nė gjendje gatishmėrie dhe kryejnė kontrolle tė vazhdueshme pa ndėrprerje ndaj tė gjitha mjeteve dhe shtetasve qė paraqiten nė kufi. Tė njėjtat burime pohojnė se policia kufitare ka marrė masa edhe pėrgjatė kufirit tė gjelbėr pėr tė shmangur njė kalim tė paligjshėm nga mali tė personave tė dyshimtė qė tentojnė t‘i fshihen drejtėsisė. Edhe pse policia nuk ka ende nė dorė njė emėr konkret, gjė qė e vėshtirėson punėn e saj, tė gjitha strukturat policore janė nė gatishmėri.

Kukės


Kontrolle tė

forta nė kufirin

me Kosovėn

Vrasja e deputetit socialist Fatmir Xhindi ka nxitur njė mobilizim total edhe tė policisė sė Qarkut tė Kukėsit, kryesisht nė kontrollet e akseve rrugore kombėtare, si dhe nė pikat e kalimit tė kufirit me Kosovėn. Burime nga drejtoria e policisė sė qarkut thanė pėr gazetėn "Shqip" se qysh prej mbrėmjes sė tė dielės, i gjithė efektivi ka kaluar nė gjendje gatishmėrie tė lartė dhe se nė ēdo aks rrugor po bėhen kontrolle intensive. Nė tre doganat kryesore tė vendit qė lidhin Shqipėrinė me Kosovėn, pėrkatėsisht nė Qafė Morinė tė Tropojės, nė Qafė Prush tė Hasit si dhe Morinė tė Kukėsit janė pėrforcuar kontrollet e kufirit me efektivė shtesė, ku pėrveē kontrollit nga sistemi TIMS qė bėhet pėr dokumentet, po kontrollohen edhe karroceritė e makinave. Su.Di.

Lot dhe lule nė ceremoninė e varrimit


Familjarėt, kolegėt dhe dashamirėsit pėrcollėn me nderime trupin e pajetė tė deputetit


Shteti zbret nė Roskovec. Vetėm 2 orė pas vrasjes sė Fatmir Xhindit, pranė banesės sė tij nė Roskovec ka mbėrritur kreu i opozitės, Edi Rama, ndėrkohė qė deputetė tė tjerė socialistė, si Albert Ēaēi, Gramoz Ruci, Ylli Bufi etj., kishin kohė qė kishin ardhur. Rama i shoqėruar nga Fidel Ylli, si dhe nga krerė tė PS-sė lokale, ka hyrė nė banesėn e tė vėllait tė deputetit tė vrarė. Tė qarat bėnė qė mes Ramės dhe familjarėve, pėr disa minuta tė mos kishte asnjė fjalė pėrveē pėrqafimit. Motra e deputetit, Monda, ka humbur ndjenjat gjatė kohės qė Rama ishte brenda nė shtėpi. Nga njė dritare e dhomės ku qėndronte Rama dhe tė afėrt tė shumtė, vinin zėrat e pėrpjekjeve pėr tė sjellė ndėrmend motrėn e deputetit. Pas qetėsimit tė situatės, kreu i opozitės jo vetėm qė i ka ngushėlluar, por ka kėrkuar tė dinte nga familjarėt gjithēka kishte ndodhur. Ai ka bėrė thirrje pėr tė mos shpejtuar me daljen nė deklarata dhe akuza. Edi Rama doli nga shtėpia e vėllait tė Fatmir Xhindit, ndėrsa ora po shkonte rreth mesnatės. Pas tij ishte kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ajo qė ka kryer ngushėllimet e saja. Mė pas kanė vijuar krerėt mė tė lartė tė Policisė sė Shtetit, tė SHISH-it, si dhe mjaft deputetė tė sė majtės dhe kryesisht tė PS-sė.

Mėngjesin e sė dielės, nė orėn 07:00, trupi i pajetė i deputetit Fatmir Xhindi ėshtė sjellė nga morgu pėr nė banesė. Vargu i gjatė me makina qė shkonte nė disa kilometra, ka bėrė qė rruga Fier-Berat pėr afro njė orė tė ishte e bllokuar. Mes ngashėrimeve dhe tė qarave pa fund, arkė-morti ėshtė futur nė shtėpi. Nė katin e dytė tė godinės dykatėshe tė deputetit Fatmir Xhindi, me dhjetėra tė afėrt e familjarė i kanė dhėnė atij lamtumirėn e fundit. Gjatė gjithė natės sė kaluar, tė gjithė banorėt e Roskovecit dhe tė rrethinave tė tij ishin nė sheshin kryesor tė qytetit, si dhe nė rrugėn qė tė shpinte pėr nė banesėn e Xhindit. Qė nga ora 10:00, deri nė 12:00 tė mesditės, deputetė, politikanė, krerė partish, si dhe mjaft drejtues tė lartė tė shtetit, kanė kryer homazhe. Nuk ka munguar asnjė prej politikanėve pėr tė bėrė ngushėllime nė familjen e deputetit. Nė orėn 12:00 ishte Kryeministri Berisha ai qė vizitoi familjen e Xhindit. Kryeministri premtoi zbardhjen e ngjarjes.

Djali i madh i deputetit qėndronte mes dy xhaxhallarėve dhe dajės teksa priste ngushėllimet pa fund. Pas Kryeministrit, ngushėllime kreu edhe Presidenti i Republikės, Bamir Topi. Ai tha se "Fatmiri ishte njė nga miqtė e mi personal. Me vdekjen e tij, humbja ime ka qenė e dyfishtė. Do tė gjenden autorėt, si dhe bashkėpunėtorėt", u ka thėnė familjarėve Presidenti Topi. Deri nė orėn 13:00, kur trupi i pajetė i deputetit ėshtė sjellė nė Kinemanė e Roskovecit, me dhjetėra e dhjetėra politikanė, ministra e drejtues tė lartė tė shtetit kanė bėrė vizitė pranė familjes. Nė orėn 13:00, ndėrsa banda e qytetit po luante pjesė homazhi, arkė-morti qė ngrihej kryesisht nga deputetėt socialistė, i mbajtur nė krah, ėshtė nxjerrė nga banesa dhe i ėshtė drejtuar vendit ku do tė kryheshin homazhet zyrtare nė kinemanė e qytetit. Pjesėmarrėsit nė vargun e gjatė mortor ishin me qindra. Rruga dhe sheshi i qytetit kanė qenė totalisht tė bllokuara nga njerėzit e shumtė, tė cilėt i jepnin lamtumirėn e fundit Fatmir Xhindit. Homazhet i kanė hapur deputetėt Taulant Balla dhe Erion Braēe. Mė pas kanė vijuar pėrfaqėsuesit e Bashkisė sė Fierit, pėr tė pasuar me mjaft tė tjerė. Fjalėt nuk kishin vend nė kėto ēaste tė fundit tė homazhit. Kryeparlamentarja Topalli kreu homazh ditėn e diel. Ndėrkohė qė pas saj ishte Edi Rama, i cili vendosi njė tufė me lule dhe qėndroi pėr disa minuta pranė arkivolit. Homazhet kanė vijuar kėshtu deri nė orėn 14:45, derisa banorė tė shumtė tė zonės, si dhe tė njohur tė deputetit, t‘i jepnin atij lamtumirėn. Fjalimin e fundit mortor e ka mbajtur kreu i opozitės, Edi Rama. I shoqėruar nga tė gjithė deputetėt socialistė, me arkivolin pėrballė, Edi Rama jo vetėm qė ka komunikuar pėr herė tė fundit me deputetin, por ka bėrė thirrje edhe pėr gjetjen sa mė shpejt tė autorėve. Mė pas, ceremonia ka vijuar me udhėtimin drejt fshatit tė lindjes sė Fatmir Xhindit, Kurjan, ku ai ishte njė ditė mė parė. Nė varrezat e fshatit ėshtė kryer ceremonia mortore, ku merrnin pjesė qindra persona.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi