.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Shqiperia dhe trafikimi njerzor Empty Shqiperia dhe trafikimi njerzor

Tue Jul 21 2009, 11:18
Shqiperia dhe trafikimi njerzor Images18Vetė pasi qė trafikanti ia mbylli gojėn me njė shirit ngjitės rryme, e drogoi dhe e kėrcėnoi se do t’ia vriste familjen, femra me dukje fėmije, e cila tani ėshtė 27-vjeēare, e kuptoi se njeriu me tė cilin planifikonte tė martohej e kishte joshur pėrmes njė mashtrimi tė tmerrshem.Udhėtimi i saj, kur ishte 18-vjeēe, prej njė fshati shqiptar drejt njė bordelloje tė Londrės, nė tė cilin sipas saj ka kaluar pesė vjet duke punuar si prostitutė, filloi me njė unazė tė artė fejese, me premtimin pėr njė jetė mė tė mirė jashtė vendit –sikurse edhe pėr shumėkėnd para saj- dhe me njė udhėtim me motor-barkė tė shpejtė drejt Italisė, nėn errėsirėn e natės.

Aq shumė gra, meshkuj dhe fėmijė u trafikuan jashtė vendit qė tė punonin si prostituta, si punėtorė tė detyruar ose si lypės, saqė qeveria e Shqipėrisė para tri vitesh ua ndaloi shtetasve shqiptarė pėrdorimin e motor-barkave tė shpejta, mjetin e preferuar transportues pėr trafikimin e njerėzve jashtė shtetit.

Kjo masė drastike, bashkė me kontrollimin mė strikt tė kufirit dhe me vrasjet hakmarrėse tė trafikuesve nga ana e familjarėve tė viktimave, patėn efekt tė konsiderueshėm, duke e ulur trafikimin me pėrgjysmė, ndonėse nuk e eliminuan rolin e Shqipėrisė si pikėn kryesore tė transitit pėr trafikimin e njerėzve nga pjesėt lindore dhe jugore tė kontinentit drejt Evropės perėndimore, pohojnė ekspertėt qė e vėzhgojnė trafikimin.

Mirėpo, ndalesa nxiti protesta tė zhurmshme tė peshkatarėve dhe tė njerėzve tė industrisė sė turizmit, kėshtu qė ajo u pezullua nė muajin maj. Zyrtarėt ligjor dhe ata pėr tė drejtat e njeriut janė tė shqetėsuar qė, si rezultat, trafikimi i njerėzve do tė mund tė rieksplodojė – nė njė kohė jashtėzakonisht tė vėshtirė.

Sipas shumė ekspertėve, kriza financiare do tė mund tė rriste trafikimin e njerėzve nė gjithė botėn. Raporti i qershorit i Departamentit tė Shtetit tėrhiqte vėrejtjen e njė rreziku potencial, duke pohuar se kriza po shkakton “njė ulje tė kėrkesės pėr punė dhe njė rritje tė punėtorėve, tė gatshėm qė tė marrin pėrsipėr rreziqe edhe mė tė mėdha pėr pėrfitime ekonomike”.

Nė rastin e Shqipėrisė, shtetit tė varfėr nė jug tė Ballkanit, qė iu bashkua NATO’s nė muajin prill dhe qė synon t’i bashkohet bashkimit Evropian, mundėsia e qeverisė pėr tė luftuar trafikimin shikohet si njė test kritik. Pėr viktimat, si rasti i femrės nga fshati i vogėl qė ra nė grackėn e premtimeve tė rreme nga trafikuesi i saj, luftimi ėshtė ēėshtje e mbijetesės.

“Unė isha e dashuruar nė tė. Ėndėrroja ta jetoja jetėn me tė, por e tėra ishte vetėm njė rrenė e madhe”, tregonte ajo kohė mė parė gjatė njė interviste, nė strehimoren pėr viktimat e trafikimit.

“Doja tė ikja, por para ligjit unė isha njė prostitutė me dokumente false. Ku mund tė shkoja?”

Sipas saj, njeriu qė e keqpėrdori dhe qė besimin e saj e fitoi brenda disa muajsh, pastaj e mbylli nė njė dhomė, duke ia marrė pasaportėn dhe celularin. Ai tregonte se e kishte rrahur dhe ia kishte prerė flokėt me brisk xhepi, njė vėrejtje kjo se ēfarė mund t’i bėnte po tė tentonte tė ikte. Ishte e detyruar me dhunė qė tė bėhej prostitutė nė Londėr dhe Andwerp (Belghjikė). Pėr tė mbuluar gjurmėt, familja e mashkullit i kishte thirrur prindėrit e saj, duke u thėnė se ēifti ishte vendosur nė Kosovėn fqinje.

Gruaja nuk e tregon emrin, nga frika se mund tė ndėshkohet nga trafikuesi duke e bėrė kėshtu tė pamundur konfirmimin e tregimit tė saj nė raportin policore, tė cilin tregon se e ka plotėsuar kundėr tij.

Mirėpo, koordinatori dhe drejtori i strehimores ku ajo qėndron i kanė parė detajet e rastit tė saj dhe kanė garantuar pėr kredibilitetin e saj.

Nė periudhėn e kulmit tė trafikimit, ekspertėt vlerėsojnė se me mijėra femra , meshkuj dhe fėmijė janė dėrguar nė Greqinė e afėrt, nė Itali, apo diku tjetėr, me qėllim tė eksploatimit seksual ose pėr punė tė dhunshme.

Kombet e Bashkuara vlerėsojnė se 12.3 milionė njerėz janė punėsuar nė gjithė botėn si skllevėr seksi ose tė punės me dhunė. Shumė nga ta janė joshur pėrmes fejesave tė rrejshme, martesave tė njėmendta ose pėrmes ofertave false tė punės. Nė disa raste viktimat madje edhe ishin shitur nga familjet e veta. Tė tjerėt kishin pranuar vullnetarisht. Megjithė ndalimin e motor-barkave tė shpjeta vitin e kaluar, nė raportin e tij tė qershorit Departamenti i Shtetit pohon se nė vitin 2008 Shqipėria nuk ka rritur as “minimumin e standardeve pėr eliminimin e trafikimit”, edhe pse ka ndėrmarrė “pėrpjekje tė konsiderueshme pėr bėrė kėtė”. Sipas raportit, korrupsioni ende mbetet i pėrhapur.

Nė qershor 2007, Ministri e Brendshme arrestoi 12 policė tė akuzuar pėr tri raste tė trafikimit tė njerėzve, pėrfshirė gjashtė oficerė, pėrgjegjės tė drejtpėrdrejtė pėr luftimin e trafikimit.

Zyrtarėt ligjor tė Shqipėrisė pohojnė se ndihma nga shtetet tjera pėr mbledhjen e dėshmive pėr dėnimin e trafikuesve shpeshherė mungon. Iva Zajmi, koordinator i anti-trafikut nė Ministrinė e Brendshme, theksoi se si rezultat i prostitucionit tė toleruar ose legal nė disa shtete, si Belgjika, Gjermani apo Holanda, shumė femra tė trafikuara nuk ishin identifikuar si viktima nė ato shtete.

“Legalizimi i prostitucionit ka krijuar njė mur, prapa tė cilit trafikuesit mund t’i fshehin dhe keqtrajtojnė viktimat”, sqaroi ai.

Trafikimi nė Shqipėri filloi nė vitin 1991, menjėherė pas rėnies sė komunizmit, dhe pėrreth 10 vjet trafikantėt atje punuan tė pandėshkuar, nė mungesė tė ligjeve kundėr trafikimit. Problemi kulmoi nė vitin 1997, kur skemat piramidale shkundėn Shqipėrinė, duke e shtyrė vendin fare pranė luftės qytetare.

“Shqiptarėt po i shitnin edhe motrat e tyre pėr para”, tregonte Ilir Yzeiri, njė shkrimtar shqiptar qė bėri njė film dokumentar pėr trafikimin e njerėzve.

Nė vitin 2004, qeveria themeloi gjykatat pėr gjykimin e rasteve tė trafikimit dhe aprovoi ligje tė rrepta kundėr trafikimit, pėrfshirė edhe dėnimet me burg pėr trafikuesit, qė shkonin deri nė 15 vjet.
Mirėpo, ekspertėt pėr tė drejtat e njeriut thonė se gjykimet janė tė rralla, pjesėrisht pėr shkak se shumė viktima frikėsohen tė dėshmojnė. Vitin e kaluar u gjykuan 22 raste trafikimi, qė sipas raportit tė Departamentit tė Shtetit paraqet njė numėr pėrgjysmė mė tė vogėl se nė vitin 2007.

Brikena Puka, drejtoreshė ekzekutive e ‘Vatra’, njė grup ky i njohur gjerėsisht pėr ndihmėn e dhėnė viktimave tė trafikimit, deklaroi se ndjekjet penale ishin tė pakta pjesėrisht edhe pėr shkak se shumė viktima po gjykohen pėr prostitucion. Nė disa raste, femrat madje ishin burgosur pasi qė ishin deportuar nga shtetet e ndryshme.

“Femrat e trafikuara po viktimizohen dy herė. Fillimisht, nga ana e trafikuesve, e pastaj edhe nga sistemi juridik i Shqipėrisė”, tregon ajo.
Madje edhe nėse dėshirojnė tė ngrenė padi, femrat e trafikuara qė u intervistuan thonė se ėshtė jashtėzakonisht e vėshtirė qė t’iu shmangen ndjekėsve, tė cilėt janė pjesė e njė rrjeti tė organizuar ndėrkombėtar.

Viktima e trafikimit qė e tregoi rrėfimin e saj, pėrkujton se trafikuesi i saj kishte kontakte nė secilin qytet qė e kishin vizituar. Sipas saj, trafikuesi madje kishte punėsuar edhe njė falsifikues, i cili ia siguronte dokumentet false.

Mendoi se mė nė fund do tė lirohej atėherė kur trafikuesi i saj u arrestua nė Londėr, nė vitin 2006, dhe kur u deportua pėr nė Shqipėri. Por nė vend tė kėsaj, vėllezėrit dhe gruaja e tij, qė mbetėn nė Londėr, e kthyen prapa nė tregun e seksit. Sipas saj, asokohe mund t’i bėnte mbi 1,000 euro nė ditė, gjegjėsisht rreth 1,400 funta, megjithėse kurrė nuk iu lejua qė t’i mbante.

Brenda disa javėsh, kujton ajo, e kontaktoi policinė britanike, e cila shumė shpejt e depėrtoi nė Shqipėri, ku plotėsoi ankesėn nė Policinė shqiptare, duke e akuzuar trafikuesin pėr abuzim.

Dhe, kur mė nė fund ia tregoi t gjitha familjes, ata e leēiti.

Pak javė mė vonė, ajo ishte rrėmbyer pėrsėri nga takuesi i saj, qė ishte liruar ndėrkohė. E kishte kėrcėnuar se do ta vriste nėse nuk e tėrheq deklaratėn nga policia, kėshtu qė u detyrua t’i thoshte policisė se “kishte gėnjyer pėr shkak tė xhelozisė”.

Koordinatori i strehimores ku ajo qėndron tani, pohon se deklarata origjinale e rrėfimit tė gruas ishte aq e detajuar – dhe shfaq aq shumė shenja tė abuzimit psikik dhe psikologjik – saqė policia ka refuzuar tėrheqjen e saj prapa. Ajo madje i referohej edhe strehimores sė saj, e cila e kishte trimėruar qė tė ngiste njė akuzė formale kundėr trafikuesit. Nė fund e bėri kėtė, dhe trafikuesi u arrestua pėr njė muaj, para se tė lirohej pėr herė tė dytė, tregon koordinatori, i cili insistoi nė anonimitet pėr shkaqe sigurie.

Ish-prostituta nuk pėrballet mė me tmerret e pėrditshme tė trafikuesit, por ėshtė e detyruar qė tė jetojė nėn mbikėqyrjen e vazhdueshme tė policisė brenda strehimores me siguri maksimale, tė cilėn nuk e ka braktisur pėr tri vjet. Kohėn e kalon duke shikuar televizorin dhe duke mėsuar, sepse dėshiron tė bėhet stiliste nė sallonin e improvizuar tė strehimores.

“Gjithkush pret qė shteti tė mbrojė qytetarėt e vet. Gjithkush pret qė ligjet tė mos e shndėrrojnė viktimė nė kriminel. Jashtė Shqipėrisė, isha e vetmuar, e tani, megjithėse jam nė shtetin tim, ende jam e akuzuar”, shprehet ajo.
(The New York Times)



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Shqiperia dhe trafikimi njerzor Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi