.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

PE: Liberalizim te vizave edhe me Shqiperine Empty PE: Liberalizim te vizave edhe me Shqiperine

Fri Sep 25 2009, 20:23
PE: Liberalizim te vizave edhe me Shqiperine Images12Parlamenti Europian vlereson se Shqiperia dhe Bosnje Hercegovina duhet t'i bashkangjiten propozimit te Komisionit per liberalizimin e vizave me Serbine, Malin e Zi dhe Maqedonine.Drafti i perpiluar per kete ceshtje, ku raportuese eshte eurodeputetja e re sllovene Tanja Fajon argumenton se sipas vleresimit te Komisionit ne maj 2009, keto dy vende kane bere progres te rendesishem e domethenes ndaj duhet t’i perkasin te njejtit propozim.

”Mendoj se eshte shume e rendesishme qe t’u dergohet nje mesazh i forte dhe qytetareve te Shqiperise e Bosnje Hercegovines. Une nuk jam dakort qe komisioni i la keto dy vende jashte propozimit”, u shpreh Fajon.

Perfshirja e Shqiperise dhe Bosnje Hercegovines ne te njejtin propozim per amendimin e rregullores do te shmangte burokracine mese 6-mujore te Brukselit. Keshtu, nuk do te ishte e nevojshme nje propozim i ri ne mes te 2010 nga Komisioni qe do te pasohej, sipas procedures, nga vota e parlamentit dhe unanimiteti i vendeve anetare ne Keshill, por automatikisht heqja e regjimit te vizave do te behej e mundur sapo te vleresohej se Shqiperia dhe Bosnja i plotesojne kriteret e udherrefyesit per liberalizimin e vizave.

Amendimet e perfshira ne raportin e parlamentit flasin dhe per nisjen e dialogut per liberalizimin e vizave me Kosoven, pa paragjykuar statusin e shtetit te ri ballkanik.

”Ne po shohim mundesite sesi te angazhojme Kosoven ne kete proces, ne menyre qe dhe qytetaret atje te mund te kene nje perspektive te qarte europiane”, theksoi Fajon.

Amendamenti i shtuar per Kosoven eshte mirepritur nga Komisioni Europian, ndryshe nga ai per perfshirjen e Shqiperise dhe Bosnjes, pasi zyrtaret e komisionit kane frike se nje propozim i tille jo vetem qe nuk do te miratohej nga vendet anetare, por do te vinte ne rrezik edhe Serbine e Malin e Zi.

Raporti do te votohet ne seancen plenare te 24 nentorit, per t'i kaluar me pas keshillit te Bashkimit Europian ne dhjetor. Roli i Parlamentit per ceshtjet Schengen eshte konsultues dhe jo detyrues per keshillin me traktatet egzistuese.

Pushteti i Parlamentit per ceshtjet e brendshme pritet te jete domethenes pas ratifikimit dhe hyrjes ne fuqi te Traktatit te Lisbones.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



PE: Liberalizim te vizave edhe me Shqiperine Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi