.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Mediat e rajonit: Plan SHBA-Greqi pėr integrimin e Ballkanit Empty Mediat e rajonit: Plan SHBA-Greqi pėr integrimin e Ballkanit

Sun Nov 01 2009, 12:44
Gazeta "Danas": Anėtarėsimi, nė 100-vjetorin e Luftės I Botėrore.Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė pėrgatitur njė plan bashkė me Greqinė qė tė mundėsojė hyrjen nė Bashkimin Europian tė Ballkanit Perėndimor, pėrfshirė Shqipėrinė, mė 28 qershor 2014. Datė qė pėrkon me pėrvjetorin e 100-tė tė Luftės sė I Botėrore. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė nė plan qė ta mbyllin pėrfundimisht ēėshtjen e Ballkanit dhe duket se po punojnė fuqimisht nė kėtė drejtim. Lajmi bėhet i ditur nga e pėrditshmja serbe "Danas" qė nė fakt, citon burime nga qarqe ndėrkombėtare dhe nga qeveria serbe. SHBA ka njė plan tė quajtur "Hartė Rruge", qė ėshtė paraqitur nga Athina, ku thuhet se gjithė Ballkani Perėndimor duhet tė hyjė nė Bashkimin Europian nė vitin 2014 edhe pse kjo datė duket shumė e pamundur nga kėndvėshtrimi i liderėve aktualė tė 27 vendeve anėtare tė BE. E pėrditshmja "Danas" thotė se SHBA ka gjetur njė aleat tė fortė Greqinė, pėr ta mbyllur kapitullin e dhunshėm tė Ballkanit dhe pėr ta integruar pėrfundimisht. Nė fakt, vitin 2014 e kanė pėrmendur edhe ministri i Jashtėm serb, Vuk Jeremiē, nė takimin me Kryeministrin grek, Jorgos Papandreu. Njė datė e tillė ėshtė pėrmendur edhe nga ministri i Jashtėm, Ilir Meta, nė Tiranė pak ditė mė parė.

Arsyeja pse Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė pėrfshirė nė pėrgatitjen e njė plani tė tillė ėshtė se, Uashingtoni e sheh hyrjen e Ballkanit nė BE, si zgjidhjen mė tė mirė pėr gjithė problemet rajonale. Sipas ish-ministres sė Jashtme tė Serbisė, Aleksandra Jaksimoviē, kjo ide fillimisht ka ardhur nga vendet e vogla tė BE, ndaj shihet mundėsia e njė pėrplasjeje me vendet e mėdha tė bashkimit pėr ta pranuar Ballkanin kaq shpejt.

Ka zėra nė Bashkimin Europian se zgjerimi i afėrt do tė vazhdojė me Islandėn dhe Kroacinė nė 2012 dhe mė pas tė ngrijė pėr njė farė kohe. Sidoqoftė, SHBA-ja do tė ushtrojė presionin e vet qė Ballkani Perėndimor pėrfshi Shqipėrinė tė hyjė si i tėrė nė BE nė vitin 2014. Pak ditė mė parė, Kryeministri i Greqisė, Jorgos Papandreu, deklaroi se qeveria qė ai drejton ėshtė pro zgjerimit tė BE-sė me vendet e Ballkanit. Nė tryezėn e krerėve tė shteteve dhe qeverive europiane, gjatė njė konference pėr shtyp Kryeministri grek ka shprehur hapur prioritetin e qeverisė sė tij. Nė kėtė samit Greqia paraqiti si prioritet tė qeverisė helene zgjerimin e BE-sė me Ballkanin, madje duke synuar vitin 2014 pėr integrimin e vendeve tė kėtij rajoni. "Pas axhendės sė Selanikut nė vitin 2003, kur u hodhėn themelet e zgjerimit me Ballkanin, nė kėto vitet e fundit rajoni ka humbur orientimin dhe ne duam t‘i japim njė dinamikė tė re, pa ulur standardet qė duhen plotėsuar, por duke reduktuar burokracitė, me qėllimin pėrfundimtar pėrfshirjen e Ballkanit nė BE, 100 vjet pas Luftės sė Parė Botėrore", deklaroi Papandreu. Nė shkurt tė vitit 2009, Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi, gjatė njė vizite nė Itali deklaroi se "Shqipėria brenda 2012 do tė hyjė nė Bashkimin Europian". Kreu i shtetit theksoi se reformat janė nė rrugė tė mbarė dhe ky ėshtė ēelėsi qė i jep siguri kėtij procesi. "Pas njė muaji, Shqipėria do tė hyjė me tė drejta tė plota nė NATO. Ēka do tė thotė se vendi ofron tė gjitha mundėsitė ekonomike, por edhe garanton dhe tė drejta pėr tė gjithė rajonin e Ballkanit", u shpreh nė atė kohė Presidenti Topi. Qė nga ai moment, Topi teksa ėshtė pyetur nga mediat nuk ka preferuar tė japė tė dhėna tė tjera apo tė insistojė te kjo datė.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Mediat e rajonit: Plan SHBA-Greqi pėr integrimin e Ballkanit Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi