.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Vdekja dhe varrimet e Ismail Qemalit Empty Vdekja dhe varrimet e Ismail Qemalit

Sat Nov 28 2009, 15:26
Janarin e kaluar u mbushėn 90 vjet nga dita kur Ismail Qemali vdiq mė 26 janar 1919 nė mėnyrė tė papritur nė qytetin Peruxha (Perugia) tė Italisė. Vdekja e papritur e Plakut tė Vlorės, ngjalli dyshime nė opinionin publik shqiptar qė ditėt kur ai ndėrroi jete.
Vdekja

Kur mbaroi Lufta e Parė Botėrore, mė 11 nėntor 1918, Ismail Qemali ndodhej jashtė Shqipėrisė. Ai ishte larguar nga Atdheu fill pasi mė 22 janar 1913 dha dorėheqjen si kryetar i qeverisė sė pėrkohshme shqiptare tė krijuar nga Kuvendi Kombėtar i Vlorės mė 28 Nėntor 1912. Ai qėndroi nė mėrgim edhe gjatė viteve tė Luftės sė Parė Botėrore, pėr arsye se Shqipėria qe pushtuar prej fuqive ndėrluftuese. Nė mėrgim ai qėndroi nė vendet perėndimore. Gjatė luftės mbajti anėn e Antantės. Megjithatė, nė mbarim tė luftės, ai u zemėrua nga fuqitė e Antantės. Kjo, pėr arsye se mė 1918-n, pa mbaruar ende lufta, u mor vesh se anėtaret e saj - Anglia, Franca, Rusia dhe Italia - kishin nėnshkruar mė 26 prill 1915 Traktatin e fshehtė tė Londrės. Dihet se me kėtė traktat ato merrnin pėrsipėr se po ta fitonin luftėn do ta copėtonin Shqipėrinė duke e kėnaqur Serbinė dhe Malin e Zi me njė pjesė tė viseve veriore, Greqinė me njė pjesė tė viseve jugore dhe juglindore, Italinė me qytetin e Vlorės sė bashku me rrethinėn e saj. Me pjesėn qė do tė mbetej nė Shqipėrinė Qendrore do tė formohej njė principatė e vogėl myslimane nėn protektoratin e Italisė. Vetėkuptohet se me zbatimin e kėtij traktati, vepra kryesore e Ismail Qemalit, Shqipėria e Pavarur, fshihej nga historia. Ismail Qemali
Nga fuqitė qė fituan luftėn, vetėm Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nuk e kishin nėnshkruar Traktatin e Londrės, pra nuk ishin tė detyruara pėr zbatimin e tij. Veē kėsaj, nga nėnshkruesit e traktatit Rusia, tani pas fitores sė Revolucionit tė Tetorit, kishte hequr dorė nga Traktati i Londrės. Kėshtu, ēėshtja shqiptare tani varej kryesisht nga vullneti i Anglisė, Francės, Italisė, sidomos nga kjo e fundit, e cila pėrfitonte prej tij.
Nė kohėn kur Traktati i Londrės mbahej ende i fshehtė, Roma, me oreksin e saj pėr ta gllabėruar krejt Shqipėrinė, kishte shpallur nė Gjirokastėr mė 3 qershor 1917 njė proklamatė me tė cilėn deklaronte se ajo do ta ruante pavarėsinė dhe tėrėsinė tokėsore tė Shqipėrisė, por nėn protektoratin e Italisė. Me kėtė projekt, Roma shpresonte tė gjente mbėshtetjen e shqiptarėve, tė cilėt, sipas saj, pėrballė copėtimit tė thellė tė Atdheut, copėtim i barabartė me zhdukjen, do tė mbėshtetnin protektoratin e Italisė.
Sapo nė verėn e vitit 1918 ranė nė dijeni tė Traktatit tė fshehtė tė Londrės, qarqet patriotike shqiptare u vunė nė lėvizje. Nė atė kohė, Ismail Qemali ndodhej nė Spanjė. Aty kishte zėnė miqėsi tė ngushtė me ambasadorin e ShBA-sė. Nė themel tė miqėsisė ishte simpatia qė po tregonte ambasadori amerikan nė Madrid pėr ēėshtjen shqiptare. Meqenėse qarqet politike shqiptare, brenda dhe jashtė Shqipėrisė po pėrgatiteshin tė dėrgonin delegacione nė Paris, ku do tė mblidhej Konferenca e Paqes edhe Ismail Qemali u vu nė lėvizje. Pėr tė siguruar njė mandat pėrfaqėsimi, Ismail Qemali u lidh me shoqėrinė patriotike "Partia politike" e emigrantėve shqiptarė, e cila vepronte nė ShBA, me qendėr nė Worcester, Massachussets dhe kishte pėr kryetar Kristo Dakon. Ajo nxirrte organin periodik "Koha", me drejtor Mihal Gramenon. "Partia politike" kishte ngritur njė organizėm tė veēantė me emrin "Komiteti pėr shpėtimin e Shqipėrisė". Komiteti kryesohej nga Sevasti Qiriaz Dako, themeluesja e Shkollės Shqipe tė vashave nė Korēė, mė 1892. Ajo ishte njė intelektuale e rrallė nga radhėt e gruas shqiptare, publiciste dhe aktiviste e palodhur e ēėshtjes kombėtare. Gjatė luftės ajo drejtonte revistėn patriotike kulturore "Ylli i mėngjesit".
Sapo u nėnshkrua, mė 11 nėntor 1918, armėpushimi, Ismail Qemali u nis pėr nė Paris, ku do tė mblidhej sė afėrmi Konferenca e Paqes. Por, qeveria franceze, e cila nė atė kohė pėrkrahte qeverinė fantazmė tė Esat Pashė Toptanit, pėrveēse e pengoi Ismail Qemalin tė zhvillonte korrespondencė me "Partinė politike" nė Amerikė, e detyroi atė tė largohej nga Franca. Pėr mė tepėr, edhe ambasadori i ShBA-sė nė Paris nuk pranoi qė korrespondencėn midis tij dhe Sevasti Dakos nė ShBA ta kalonte nėpėrmjet postės sė ambasadės amerikane. Atėherė, Ismail Qemali vrapoi nė Madrid. Atje, korrespondenca midis Ismail Qemalit dhe Sevasti Dakos u zhvillua nėpėrmjet mikut tė tij, ambasadorit tė ShBA-sė. Midis akteve qė Plaku i Vlorės i drejtoi zonjės Dako ėshtė dhe programi qė Ismail Qemali do tė mbronte nė Konferencėn e Paqes, nė favor tė ēėshtjes shqiptare. Thelbi i saj parashihte pavarėsinė e plotė tė Shqipėrisė. Synimi pėr pavarėsinė e plotė tė Shqipėrisė binte nė kundėrshtim tė plotė me programin qė kishte pėrpunuar qeveria italiane, e cila sikurse u tha, pėrmbajtjen e Traktatit tė Londrės pėrpiqej ta zėvendėsonte me formulėn e shpallur nė Gjirokastėr mė 3 qershor 1917. Madje, qeveria e Romės kishte siguruar pėrkrahjen nė favor tė platformės sė shpallur nė Gjirokastėr, tė disa personaliteteve shqiptare, si Mehmet Konica, Myfit Libohova, Medi Frashėri, Feizi Alizoti, Mustafa Kruja e tė tjerė. Madje, ata po pėrgatiteshin tė krijonin njė organ politik nė Shqipėri, i cili tė miratonte platformėn e Romės - Shqipėri autonome nėn mandatin italian, pa Vlorėn dhe krahinėn e saj.
Ismail Qemali ishte kategorikisht kundėr synimeve italiane, tė cilat binin nė kundėrshtim me veprėn qė ai kishte shpallur vetė mė 28 Nėntor 1912, pavarėsinė e plotė tė Shqipėrisė. Me pėlqimin e "Partisė politike", Ismail Qemali vendosi tė ndėrmerrte njė udhėtim pėr nė Romė. Qėllimin e udhėtimit na e thotė shkoqur drejtori i gazetės "Koha", Mihal Grameno, i cili shkruante mė 12 dhjetor 1918: udhėtimi i Ismail Qemalit nė Romė na gėzon shumė, pasi atje ai do tė ketė mundėsi t‘i parashtrojė qeverisė italiane dėshirat e kombit shqiptar dhe ta largojė synimin e Romės pėr njė protektorat italian mbi Shqipėrinė dhe ta bindė qė Italia tė pėrkrahė tė drejtat e shqiptarėve duke e siguruar atė se kombi shqiptar do t‘i jetė asaj mirėnjohės pėrjetė. Sikurse del nga pėrmbajtja e artikullit, luftėtari rilindės Mihal Grameno kishte besim vetėm tek Ismail Qemali, tek aftėsitė e tij diplomatike, mbasi nga tė tjerėt, theksonte ai, deri atėherė kishin dėgjuar vetėm gjepura (Artikulli "Ē‘thotė Plaku i Shqipėrisė", nė "Koha", Boston, Mass., 12 dhjetor 1918).
Nė Romė, Ismail Qemali nuk arriti kurrė. Kur hyri nė Itali, Roma e njoftoi tė qėndronte nė qytetin Peruxha e tė priste atje pėrgjigjen e kėrkesės sė tij. Ai bujti nė hotelin "Brufani".
Ndėrsa priste pėrgjigjen nga Roma, kundėrshtarėt e platformės sė Ismail Qemalit, pra pėrkrahėsit shqiptarė tė platformės sė Romės, e kritikuan ashpėr misionin e tij. Me kėtė rast, Mihal Grameno njoftonte, mė 15 janar 1919, se Ismail Qemali nė njė letėr qė u kishte drejtuar krerėve tė "Partisė politike", u thoshte ndėr tė tjera: "Lėrini tė tjerėt me ėndrrat e tyre qė tė punojnė ashtu siē u pėlqen, pėr mbrojtjen e Shqipėrisė dhe patriotėt e vėrtetė duhet sot qė tė mos humbasin asnjė sekondė pėr shpėtimin e sė dashurės Shqipėri se koha ėshtė shumė kritike" ("Koha", Boston, Mass., 15 janar 1919).
Qartėsia diplomatike e Ismail Qemalit detyroi krerėt e federatės "Vatra" tė hiqnin dorė nga kritikat e ashpra qė kishin zhvilluar deri atėherė kundėr Plakut tė Vlorės dhe tė pranonin se vetėm ai po ua "rrokulliste planet e bukura" miqve tė Italisė.

Sidney Sonnino Vittorio Emauele Orlando

Nga Peruxha, Ismail Qemali i nisi njė letėr mė 15 janar 1919 Kryeministrit italian V. E. Orlando, tė cilin ndėrsa e njoftonte se priste me padurim takimin me tė, e lajmėronte se kishte pėrgatitur njė parashtresė ose njė punim, sikurse e quan ai, pėr ta paraqitur nė Konferencėn e Paqes nė Paris, nė emėr tė shoqėrisė shqiptare tė Amerikės. Parashtresėn ia dorėzoi prefektit tė Peruxhės pėr t‘ia pėrcjellė Romės. Sipas njoftimit qė na jep Renzo Fallaschi, bashkėshorti i Nermin Vlora Fallaschi-t, kjo njė stėrmbesė nga vija amėsore e Ismail Qemalit, letra arriti nė Romė pas tri ditėsh, mbrėmjen e 18 janarit dhe nė kancelarinė e Kryeministrit mbėrritja e saj u regjistrua tė nesėrmen, mė 19 janar. Pikėrisht atė ditė Kryeministri italian Orlando u nis sė bashku me ministrin e Jashtėm, S. Sonnino, pėr nė Paris pėr tė marrė pjesė nė Konferencėn e Paqes.
Njėri nga djemtė e Ismail Qemalit ka deklaruar nė ato ditė se qėndrimi i Romės e dėshpėroi shumė babanė e tyre. Pėr tė mos e lėnė nė harresė misionin e tij, Ismail Qemali ftoi mė 23 janar 1919 nė hotelin "Brufani" ku kishte bujtur, korrespondentėt e disa gazetave italiane qė ndodheshin nė Peruxha. Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe dy djemtė e Ismailit.
Sipas tė birit, Et‘hemit, kur Ismail Qemali, pasi kishte ngrėnė drekė doli para gazetarėve qė po e prisnin, sapo filloi tė fliste u zverdh dhe filloi tė dridhej e tė belbėzonte. Ali Asllani, kryetari i Bashkisė sė Vlorės, tregon se Ethemi i kishte thėnė qė Ismail Qemali "kėrkoi ta shoqėronin nė banjė. Atje e mbyti shkuma e tė vjellėt". Pas tri ditė sėmundjeje ai vdiq mė 26 janar 1919.
Vdekjen e tij e njoftoi, ndėr tė tjera, me njė komunikatė tė veēantė gazeta italiane "L‘Unione Liberale", organ i Partisė Liberale tė Italisė, e qendrės sė djathtė, me kėto fjalė:
"Dje nė mbrėmje, mė 26 janar, nė orėn 23.30 pushoi sė jetuari nė hotel ‘Brufani‘ mysafiri i shquar i qytetit, Ismail Qemal Bej Vlora.
Ai pėrfaqėsonte denjėsisht njė familje tė madhe dhe tė lashtė nga Vlora. Meqenėse ishte patriot i flaktė, mik i Italisė sonė, i frymėzuar nga parimet e lirisė dhe drejtėsisė, shihej me sy tė keq nga qeveria turke, e cila e kishte dėnuar dhe detyruar tė kėrkonte shpėtim nė mėrgim.
Ishte 75 vjeē, ruante mendimin e kthjellėt dhe fuqinė trupore, i palodhur nė punė, sikur tė ishte i ri dhe i pėrzemėrt me tė gjithė.
Hemorragjia cerebrale e goditi mė 23 janar dhe si pasojė paralizimi. Pėr tė pėrballuar sėmundjen nuk patėn dobi as mjekimi mė i kujdesshėm i mjekut qė e kuroi, doktor Leone Pernossi dhe tė konsulentėve, prof. Silvestrini dhe prof. Righetti dhe as prania e dhembshur e djemve, tė cilėve po u dėrgojmė me zemėr tė pikėlluar ngushėllimet tona".
Lajmėrimi i gazetės "L‘Unione Liberale".
Kjo radhė ngjarjesh - ndalesa me urdhėr qeveritar nė Peruxha, refuzimi i takimit me tė me ministrin e Jashtėm italian, veshin e shurdhėr qė bėri Kryeministri i Italisė Orlando, i cili nuk iu pėrgjigj po ose jo kėrkesės sė Ismail Qemalit, udhėtimi i tyre pėr nė Paris pa e njoftuar diplomatin shqiptar, mė nė fund vdekja e tij e papritur, kur nuk ishte ankuar asnjėherė mė parė pėr shqetėsime shėndetėsore - dhanė rast pėr tė lindur dyshime se pėr t‘ia mbyllur gojėn Plakut tė Vlorės, e kishin helmuar. Kėtė tezė, e cila mė parė qarkullonte nė heshtje, e shpalli publikisht Skėnder Luarasi nė biografinė qė ai botoi pėr Ismail Qemalin nė vitin 1962. Skėnder Luarasi shkruan tekstualisht se kur I. Qemali mori vesh se edhe Kryeministri italian u largua pėr nė Paris pa iu pėrgjigjur fare kėrkesės sė tij, u revoltua jashtė mase. "Mė prenė nė besė", paskėsh thėnė plaku i prekur thellė nė sedrėn e vet. Sipas Ismail Qemalit, urdhri pėr tė pritur nė Peruxha pėrgjigjen ishte njė mashtrim. Megjithatė, vazhdon S. Luarasi, shkaku i vėrtetė i vdekjes duhet tė ketė qenė njė dozė helmi e dhėnė nga njė dorė e fshehtė para konferencės sė shtypit.
Tezėn e helmimit tė Ismail Qemalit nga organet e sigurimit italian e ka kundėrshtuar diplomati italian Renzo Fallaschi, sikurse u tha, bashkėshorti i Nermin Vlora Fallaschi-t. Nė jetėshkrimin qė ai ka hartuar pėr Ismail Qemalin, si shtojcė nė vėllimin e kujtimeve qė ka diktuar vetė Plaku i Vlorės, ai pranon se shkaku i vdekjes sė Ismail Qemalit ishte njė hemorragji cerebrale e shkaktuar nga njė vrull i furishėm zemėrimi, i krijuar tek ai nga njohja e papritur e njė lajmi, qė ai kishte qenė viktimė e njė mashtrimi tė rėndė. Mbetet tė zbulohet - vazhdon ai - se cili ishte shkaku i emocionit qė e shpėrtheu zemėrimin e tij e qė sigurisht lidhet me thirrjen pėrbuzėse pėr "njerėzit e pabesė". Por - vazhdon R. Fallaschi - rrethanat e pėrjashtojnė qė Ismail Qemali t‘i drejtohej pėr pabesi Orlandos. Sipas tij, mungesa e pėrgjigjes nga Orlandoja nuk mund tė ishte arsyeja e zemėrimit tė Plakut tė Vlorės, mbasi dihej se Kryeministri italian do tė shkonte nė Paris, pra nuk kishte kohė tė takohej me tė. Ai shton se edhe ministri i Jashtėm italian, Sonnino, nuk kishte mundėsi t‘i pėrgjigjej, pasi edhe ai u nis pėr nė Paris pėr pėrgatitjen e Konferencės sė Paqes. Si rrjedhim - pėrfundon ai - shkaku i zemėrimit tė thellė duhej kėrkuar gjetkė. Me kėtė rast, ai supozon se revoltimi mund tė jetė shkaktuar, ngase Ismail Qemali mund tė ketė zbuluar kėtė pabesi tė re nga po ata kundėrshtarė tė vjetėr. Renzo Fallaschi shkruan tekstualisht: Ismail Qemali mund tė ketė zbuluar njė pabesi tė re nga kundėrshtarėt e tij tė vjetėr, gjė qė zemra e tij fisnike tė mos e ketė pėrballuar dot.

Raporti i vdekjes sė Ismail Qemalit
Pėr kundėrshtarėt e vjetėr tė Plakut tė Vlorės, ndoshta R. Fallaschi e ka fjalėn pėr personalitetet shqiptare, tė cilat shkaktuan mė 1913-n dorėheqjen e Ismail Qemalit si kryetar i qeverisė sė parė tė Shqipėrisė dhe qė tani ishin miq tė Italisė.
Qė atėherė kanė kaluar 90 vjet. Pėrveē S. Luarasit dhe R. Fallaschi-t, me shkaqet e vdekjes sė tij nuk ėshtė marrė mė njeri. Ne, sigurisht, nuk jemi nė gjendje tė merremi me tė. Pėr ne, mė tepėr se dyshimet e tė parit dhe hamendjet e tė dytit, hėpėrhė mbetet pėr t‘u marrė nė konsideratė raporti mjekėsor i hartuar nga profesorėt e spitalit tė Peruxhas, nė tė cilin mbi vdekjen e Ismail Qemalit flitet thjesht pėr hemorragji cerebrale.


*


Mbi varrimin e parė


Ismail Qemali vdiq nė njė kohė kur nė Shqipėri, pėr shkak tė okupacioneve tė huaja, nuk ekzistonte shtypi i lirė shqiptar. Nuk ka dyshim se vdekja e tij shkaktoi njė dhimbje tė pėrgjithshme nė mbarė bashkatdhetarėt. Kėtė e dėshmojnė pak organe shtypi qė botoheshin atė vit, ndonjėra nė Shqipėri e tė tjerat jashtė.
Nikolla Ivanaj nė gazetėn "Koha e Re", qė nxirrte nė Shkodėr, kur qyteti ndodhej nėn pushtimin ushtarak frėng, shkruante pesė ditė pas vdekjes sė Ismail Qemalit, mė 31 janar 1919: "Na mbėrriti lajmi i zi si korbi, i ftohtė si akulli e i mprehtė si shpata e mejdanit: Vdiq Ismail Qemali i Vlorės." Mė tej: "Historia e Shqipėrisė sė re, nė kohėn e vet do tė flasė mė gjerė e gjatė pėr kėtė burrė tė shkėlqyeshėm tė atdheut tonė." N. Ivanaj e mbyllte fjalėn e tij: "Ne, sot i lutemi shpirtit tė tij qė tė na ndihmojė nė kėtė kohė tė vėshtirė e kritike, ku na lypej ende trupi e mendja e tij, mė tepėr se kurrė deri sot."
Gazeta "Kuvendi", organ qė dilte njė herė nė javė nė Romė, nėn drejtimin e Sotir Gjikės, nė shqip e italisht, njoftonte mė 8 shkurt 1919, vdekjen e Ismail Qemalit, me kėto fjalė:
"Mė 26 tė janarit 1919, nė hotel Brufani tė qytetit Perugia (Itali), vdiq nė duart e tė bijve, Etem e Qazim, Ismail Qemal Bej Vlora, ish-kryetar i Qeverisė sė Pėrkohshme tė Shqipėrisė e tani pėrfaqėsues nė Europė i ‘Partisė Politike‘".
Shumėsia e lėndės nuk na jep leje sot tė merremi gjatė me biografinė e burrit tė shtetit shqiptar. Padyshim, Ismail Qemali do tė zėrė njė faqe tė gjerė nė historinė e Pėrlindjes shqiptare, se veēanėrisht i shquar ėshtė roli qė luajti ky burrė me mendje tė madhe i farės sonė.
Ai pati fatin tė ngrejė nė Vlorė mė 28 Nėntor 1912 flamurin e mėvetėsisė shqiptare, ngjarje qė e bėri tė mbetet fytyrė historike, meritė tė cilėn nuk do t‘ia hedhin dot poshtė as kundėrshtarėt e tij mė tė rreptė.
Kuvendi merr pjesė nė kėtė zi kombėtare e i dėrgon sė fort tė helmuarės familje tė ndjesėpastit ngushėllime tė pėrzemėrta.
Qeveria italiane bėri, nga ana e saj, fort fisnikėrisht, ē‘duhej pėr ta shpėnė trupin e Ismail Qemalit nė Vlorė".
Mihal Grameno, nė njė artikull me titull "Humbja e Ismail Qemalit", botuar mė 12 mars 1919, nė gazetėn e tij "Koha" (Boston, Mass.), shkruante ndėr tė tjera:
"Si vetėtima u pėrhap lajmi i hidhur pėr humbjen e Plakut tė Shqipėrisė, Ismail Qemalit, jo vetėm nė Shqipėri, por nė tė gjithė anėt e botės.
Ky lajm ishte si rrufeja edhe njė nga mė tė mėdhatė goditje pėr kombin shqiptar, se humbi burrin mė tė madh qė kishte nxjerrė, pas Skėnderbeut, Shqipėria. Humbi diplomatin e madh e tė famshėm, humbi shtyllėn e ēelniktė tė programit kombėtar, humbi Atin e kombit, i cili e shpėtoi nga rreziku, humbi luanin qė dėrrmoi zinxhirėt e robėrisė dhe qė ngriti flamurin e Skėnderbeut e shpalli vetėqeverimin e Shqipėrisė.
Jemi shumė tė vegjėl edhe fuqia jonė ėshtė e dobėt qė tė mund tė pėrshkruajmė veprat e larta dhe tė shenjta qė ka sjellė Plaku i pavdekur, pėrmbi altarin e atdheut."
Luftėtari rilindės pėrvijon nė artikullin e tij kėtė portret njerėzor pėr Plakun e Vlorės: "Tek Ismail Qemali pėrmblidheshin gjithė virtytet e mira, tė cilat mund tė gjenden nė botė." (Gazeta "Koha", Boston, Mass., 12 mars 1919).
Pėr tė treguar se kishte respekt ndaj Ismail Qemalit, qeveria e Romės mori pėrsipėr ta zhvillonte varrimin e Plakut tė Vlorės me ceremoni zyrtare dhe me shpenzimet e veta. Ajo iu pėrgjigj menjėherė ftesės sė Bashkisė sė Vlorės pėr ta pėrcjellė trupin e Ismail Qemalit pėr nė qytetin e tij tė lindjes, nė Vlorė. Varrimi i burrit tė shquar nė Vlorė, qė konsiderohej si Ati i Pavarėsisė sė Shqipėrisė, pėrveē rėndėsisė politike pėrmbante me vete edhe probleme politike. Vlora ndodhej nėn pushtimin ushtarak italian. Veē kėsaj, Roma e ndiente veten tė sigurt, se me vendimin qė do tė merrte Konferenca e Paqes qė po zhvillohej nė Paris do ta aneksonte, nė bazė tė Traktatit tė Londrės, qytetin e Vlorės sė bashku me rrethinėn e saj. Pasi ta aneksonte, ajo mendonte ta pėrfshinte krahinėn e Vlorės nė provincėn italiane tė Puljes. Por, nė Vlorė ekzistonte njė frymė e theksuar patriotike pėr rezistencė kundėr synimeve italiane. Sikurse pohon njė dėshmitar i kohės, Sali Hallkokondi, nė njė punim tė botuar nė vitin 1923, komanda italiane e pushtimit e kishte ndaluar qė mė 17 maj 1916 pėrdorimin e flamurit shqiptar nė Vlorė, kurse mė 20 gusht 1916 e kishte nxjerrė jashtė ligjit (Sali Hallkokondi, "Historia e Shqipėrisė sė Re", Vlorė 1923, fq. 241).
Dy muaj para vdekjes sė Ismail Qemalit, mė 28 Nėntor 1918, nė pėrvjetorin e shpalljes sė pavarėsisė Kombėtare, nė Vlorė shpėrtheu njė demonstratė patriotike, gjatė sė cilės Avni Rustemi dhe Bajram Hallkoja nė fjalimet qė mbajtėn dėnuan synimet imperialiste tė Romės ndaj Vlorės (Sali Hallkokondi, "Historia e Shqipėrisė sė Re", Vlorė 1923, fq. 241-242). Si pasojė e kėsaj demonstrate, me dhjetėra qytetarė qenė burgosur dhe jo pak figura tė shquara ishin internuar nė ishullin e Sazanit. Nė mėnyrė tė veēantė, komanda e trup-ekspeditės ushtarake italiane nė Vlorė me nė krye gjeneralin Settimio Piacentini druheshin se ardhja e arkivolit me trupin e Ismail Qemalit nė Vlorė do tė shėrbente si shkėndijė pėr manifestime tė reja patriotike. Si rrjedhim, ajo tregonte shumė kujdes nė organizimin e procesionit tė varrimit tė trupit tė Ismail Qemalit nė vendlindje dhe nė qytetin ku ai kishte shpallur pavarėsinė e Shqipėrisė. Kėshilli bashkiak i qytetit, ku mbisundonin patriotėt, propozoi qė varri i Ismail Qemalit tė vendosej nė sheshin qendror tė qytetit, pranė selisė ku ishte shpallur mė 28 Nėntor 1912 Pavarėsia Kombėtare e Shqipėrisė. Por, komanda ushtarake italiane, duke u kapur pas projektit ende nė studim tė rregullimit tė sheshit qendror tė qytetit, nguli kėmbė qė trupi tė vendosej nė kalanė e Kaninės, tė paktėn pėrkohėsisht, aty ku qenė vendosur stėrgjyshėrit e Ismail Qemalit, pinjollėt e familjes Sinanaj apo tė Sinanpashallarėve, gjatė shekujve tė kaluar. Madje, ajo vetė mori pėrsipėr organizimin e ceremonisė sė varrimit, por vuri si kusht qė gjatė procesionit tė mos shpalosej asnjė flamur kombėtar shqiptar dhe tė mos kishte shpėrthime patriotike. Ajo kėrkoi gjithashtu tė censuronte dhe fjalimet e pėrmortshme qė do tė mbaheshin. Pas disa debatesh u arrit marrėveshja e komandės italiane me kėshillin bashkiak shqiptar, qė gjatė kortezhit vetėm arkivoli tė ishte i mbuluar me flamurin shqiptar. Kryesia e bashkisė, nga ana e saj, me qėllim qė t‘i kryente homazh tė madh birit tė shquar tė Vlorės dhe tė Shqipėrisė, njė homazh tė madh pa incidente, tė cilat mund tė prishnin varrimin, u lėshoi njė thirrje qytetarėve dhe fshatarėve tė zonės sė okupuar qė tė merrnin pjesė nė varrim jo me flamurin kombėtar nė dorė, por ta nderonin nė heshtje patriotin e madh me praninė e tyre sa mė tė shumtė gjatė ceremonisė sė varrimit.
Nė tė vėrtetė, kėshtu ndodhi. Nga Peruxha, trupi i pajetė i Ismail Qemalit, i cili fill pas vdekjes u balsamos, i shoqėruar nga djemtė e tij, u nis drejt Brindisit. Aty u vendos mbi luftanijen italiane "Alpino" dhe arriti nė Vlorė nė mbrėmjen e 10 shkurtit 1919. Atė natė arkivoli u vendos nė komandėn ushtarake italiane qė ndodhej nė skelė. Aty qėndroi dy ditė.
Ceremonia e varrimit u krye dy ditė mė pas, ditėn e mėrkurė mė 12 shkurt 1919. Pėrcjellja e trupit nga skela filloi nė orėn 10.00 paradite. Aty qenė tė grumbulluar gjithė popullsia e Vlorės, si edhe reparte ushtarake italiane me bandėn e tyre muzikore. Kortezhin e prinin 12 kurora lulesh tė dėrguara nga populli i Vlorės, organet e qarkut e tė krahinės sė Vlorės, shkollat fillore tė qytetit, qyteti i Fierit, shoqėria "Djelmoshat e Vlorės". Njė nga kurorat ishte e gazetės "Kuvendi", nė tė cilėn thuhej: "Ismail Qemal Vlorės! Diplomatit tė vlerėt". Edhe nė kėtė formulim shihej censura italiane, e cila lejonte qė Ismail Qemali tė nderohej jo si patriot, as si Ati i Pavarėsisė sė Shqipėrisė, por si "diplomat i vlerėt".
Kur kortezhi u nis nga skela pėr nė qytet, nė krye qėndronin anėtarėt e shoqėrisė "Djelmoshat e Vlorės", qė mbanin kurorat. Pas kurorave vinin anėtarė tė tjerė tė "Shoqėrisė djaloshare". Pas tyre vinte banda ushtarake, e cila ekzekutonte melodinė e pėrmortshme "Jone" tė kompozitorit italian Petrella. Mė tutje, njė grup ushtarėsh tė regjimentit tė 86, si dhe njė repart italian mitraljerėsh. Pas tyre vinte karroca qė mbante arkivolin e mbėshtjellė me flamurin kombėtar. Karrocėn e tėrhiqnin gjashtė kuaj tė murrmė. Anės karrocės ecnin dy rreshta ushtarėsh. Mė pas vinin hoxhallarėt. Pas tyre tre djemtė e Ismail Qemalit. Pastaj vinte gjenerali Settimio Piacentini, kundėradmirali Lubetti, autoritetet ushtarake e civile tė krahinės, parėsia e qytetit dhe e qarkut, qytetarėt, nxėnėsit e shkollave fillore tė qytetit dhe njė tufė ushtarėsh kalorėsie.
Duke ecur me hap tė ngadalshėm, kortezhi i pėrmortshėm arriti nė qytet. Atė ditė, thotė korrespondenti i gazetės "Kuvendi", Vlora ishte nė zi. Tregu ishte mbyllur. Nė dyqane qenė ngjitur letra nekrologjie me rrip tė zi anash, ku ishte shkruar: "Zi kombėtare pėr tė madhin patriot Ismail Qemalin." Duket se flamurin kombėtar tė ndaluar nga komanda e pushtimit, qytetarėt vlonjatė e zėvendėsuan me nderimin nėpėrmjet shpalljeve nekrologjike pėr Ismail Qemalin, "patriotin e madh".
Nėpėr dyert dhe dritaret e shtėpive, shkruante korrespondenti, kishin dalė gra dhe vajza, pėr tė nderuar "Plakun e Shqipėrisė", disa nga tė cilat e kishin njohur nė rini. Kur arriti nė tregun e qytetit kortezhi u ndal. Aty u mbajtėn dy fjalime tė pėrmortshme. Mbi ceremoninė e varrimit kemi dy burime historike - njė nga autoritetet ushtarake italiane tė pushtimit, tjetrėn nga kujtime qytetarėsh vlonjatė tė atyre kohėve.
Nė lidhje me kėtė ceremoni, gjenerali S. Piacentini i raportonte Ministrisė sė Jashtme tė Romės po atė mbrėmje: se anija luftarake "Alpino" arriti nė skelė mbrėmjen e ditės sė hėnė mė 10 shkurt 1919; se mė 12 shkurt ora 10.00 paradite u krye ceremonia e varrimit; se arkivoli me trupin e Ismail Qemalit u nis nga skela nė orėn 10.00 paradite; se sipas programit tė parashikuar, mori pjesė batalioni i kėmbėsorisė sė ushtrisė italiane me muzikė e flamuj.
Ai nėnvizonte se nuk pati "asnjė flamur shqiptar, pėrveē atij qė mbulonte arkivolin. U mbajtėn dy fjalime nga paria shqiptare, tė cilat, theksonte gjenerali italian, mė ishin bėrė tė njohura mė parė (sigurisht pėr t‘i censuruar - F. B.). Pjesėmarrja ishte e madhe. Rregulli qe maksimal. Nuk pati asnjė incident."
Autori R. Fallaschi, i cili ka botuar relacionin e S. Piacentini-t, shėnon nga ana e vet se "mbushesh me hidhėrim mbi varrimin e Ismail Qemalit, kur mendon se nė qytetin e tij tė lindjes, ku vetėm gjashtė vjet mė parė patrioti i madh shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė me entuziazmin e kombit dhe me pėlqimin e Italisė, tani ai nderohej jo nga ushtarė tė vendit tė tij, por nga trupat ushtarake italiane e qė i vetmi flamur shqiptar i pranishėm ishte ai qė mbulonte arkivolin e tij." Pjesė nga ditari i komandės italiane nė Vlorė.
Edhe pse mungonte aty ushtria shqiptare, nė orėn e varrimit tėrė popullsia e qytetit dhe e rrethit qe rreshtuar anės rrugės nga skela nė Kaninė nga do tė kalonte arkivoli, ndėrsa fshatarėt mbushėn dhe kodrat. Sipas dėshmitarėve nga mizėria e fshatarėve kodrat dukeshin si koshere bletėsh.
Gjenerali italian nuk na thotė se cilėt qenė dy personalitetet qė mbajtėn fjalimet e pėrmortshme nė tregun e qytetit. Emrat e tyre i njofton korrespondenti i gazetės "Kuvendi". Ata qenė Jani Minga dhe Qazim Kokoshi, dy delegatė qė kishin marrė pjesė bashkė me Ismail Qemalin si pėrfaqėsues tė Vlorės nė Kuvendin Historik qė shpalli Pavarėsinė Kombėtare, mė 28 Nėntor 1912. Madje, ai na jep edhe fjalimet e tyre.
Vlorė, 12 shkurt 1919. Pamje nga ceremonia e varrimit tė Ismail Qemalit.
Jani Minga tha ndėr tė tjera: "Popull i pėrzishėm!
Shumė tė brengosur dhe shumė tė vrenjtur tė shoh sot. Jani Minga
Vallė ē‘gjėmė e tmerrshme tė ka ngjarė e ē‘mandatė tė zezė ke dėgjuar? Pyes me pikėllim shpirti. Pyes me zemėr tė dridhur. Po mjerisht kudo ku rrotulloj sytė, kudo ku mbaj veshėt njė zė pėrgjigjet pėr ēdo anė, nga ēdo fytyrė e venitur dhe e shkėmbyer e juaja del njė zė i helmueshėm dhe i shėmtuar dėgjohet "Vdiq Ismail Qemali! Vdiq Plaku i Vlorės! Plaku i Shqipėrisė!" Heu! Thuaj mė mirė o i mjerė popull "vdiq burri mė i madh i Shqipėrisė, luftėtari mė i fortė i mendjes, i ndjenjave dhe i mendimeve kombėtare, vdiq mburoja mė e fortė dhe mė e madhe e kombit, vdiq politikani ynė mė i madh dhe diplomati ynė mė i dėgjueshėm nė fushė tė politikės e tė diplomacisė europiane."
Nga fjala qė mbajti Qazim Kokoshi pėrpara trupit tė Ismail Qemalit, shkėputim kėto rreshta: "Helmi dhe dėshpėrimi qė goditi gjithė bashkatdhetarėt nga kjo gjėmė ishin aq tė mėdha sa na pėlqente nė ditėn e shpalljes sė pavarėsisė Kombėtare,
qė tė mos ta besonim, donim tė shpresonim qė lajmi tė mos ishte i vėrtetė dhe Ismail Qemali tė mos kishte vdekur qė kėsisoj ai me gjalljen e tij tė mund tė kryente plotėsisht qėllimin e shenjtė qė kishte filluar qė nė kohėn e djalėrisė dhe pėr tė cilin kishte marrė nė sy pėsimet e mėrgimin me shumė rreziqe, me shumė rruajtje e tė kėqija. Qazim Kokoshi. Por, mjerisht, kėto shpresa nuk u vėrtetuan pse thonjtė e tmerruar tė vdekjes e rrėmbyen Ismail Qemalin. Njė e tillė humbje, sidomos nė njė kohė kur atdheu i tij priste shėrbimin mė tė madh, priste nga fuqia e mendjes sė tij kurorėzimin e tė drejtave dhe tė dėshirave kombėtare, njė e tillė mynxyrė, nė njė kohė tė tillė, kur fati i tė gjorit komb shqiptar ėshtė duke u shqyer pėrjetė, na duket se e shton helmin e dėshpėrimin tonė mė shumė se ēdo herė."
Qazim Kokoshi e mbylli fjalėn e tij kėshtu: "Ismail bej!
Tė pėrunjemi dhe tė sigurojmė qė Shqipėria, ndonėse e vogėl, e varfėr dhe e paditur, tė ēmon dhe kujtimin tėnd do ta ketė si rrėnjė tė idealit tė saj."
Pas fjalimit tė tyre, ushtria italiane i bėri nderimin e fundit Ismail Qemalit, duke ekzekutuar himnin mbretėror, sigurisht tė Italisė. Qė kėtej reparti i kalorėsisė italiane sė bashku me tė parėt e fesė, parėsinė e qytetit e njė masė e madhe qytetarėsh vlonjatė e shoqėruan arkivolin drejt e nė Kaninė, ku u varros. Nė kėtė mėnyrė mori fund dhe ceremonia e varrimit.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Vdekja dhe varrimet e Ismail Qemalit Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi