.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Fillon dueli Prishtinė-Beograd para gjykatės sė OKB Empty Fillon dueli Prishtinė-Beograd para gjykatės sė OKB

Wed Dec 02 2009, 16:57
Hyseni: Pavarėsia e Kosovės, njė proces i pakthyeshėm.Ministri i Punėve tė Jashtme i Republikės sė Kosovės, Skėnder Hyseni, nė paraqitjen e tij para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, fillimisht ka folur pėr pozitėn nė tė cilėn gjendet Kosova sot, pėr tė ofruar, siē ka thėnė, substancė tė rėndėsishme pėr kėtė proces. Nė kėtė kuadėr, zoti Hyseni ka pėrmendur Kushtetutėn e Kosovės, duke e cilėsuar atė si njė "Kushtetutė moderne, e cila reflekton standardet mė tė larta ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut dhe tė drejtave tė pakicave". Zoti Hyseni ka pėrmendur edhe "ligjet e miratuara qė mbulojnė fusha tė rėndėsishme tė parashikuara nė Planin Ahtisari, sikurse ėshtė decentralizimi i qeverisjes lokale, mbrojtja e tė drejtave tė pakicave dhe mbrojtja e trashėgimisė kulturore e fetare".

"Pėrkundėr thirrjeve tė vazhdueshme tė Serbisė dhe nė tė vėrtetė pėrkundėr presionit serb, serbėt e Kosovės gjithnjė e mė tepėr po marrin pjesė nė ndėrtimin e institucioneve nė Kosovė. Pajtimi ndėrmjet tė gjitha komuniteteve tona ka qenė prioriteti kryesor i institucioneve tė Republikės sė Kosovės", ka thėnė Hyseni. Ai ka folur edhe pėr zgjedhjet vendore tė 15 nėntorit, duke iu referuar vlerėsimeve tė misioneve vėzhguese, tė cilat kėtė proces e kanė cilėsuar si tė lirė, tė drejtė dhe demokratike. "Bashkėsia ndėrkombėtare ka luajtur njė rol vital nė ruajtjen e paqes e sigurisė dhe nė ofrimin e shpresės e perspektivės pėr popullin e Kosovės", ka thėnė ministri i Jashtėm kosovar, duke nėnvizuar kėtu edhe anėtarėsimin e Kosovės nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe Bankėn Botėrore. "Ne sot jemi nė paqe, por sikur e dini, ka qenė njė kohė kur gjendja nė Kosovė ishte ndryshe. Kjo ėshtė dokumentuar mirė, pėrfshi nė vendimin e shkurtit tė kėtij viti tė Tribunalit pėr ish-Jugosllavinė nė rastin Milutinoviē. Ne nuk mund dhe nuk duhet tė harrojmė krimet kundėr njerėzimit dhe terrorin qė ėshtė ushtruar mbi popullin e Kosovės; gjėra tė kėtilla nuk duhet tė pėrsėriten asnjėherė", ka thėnė ministri Hyseni, duke shprehur edhe pėrkushtimin dhe vendosmėrinė pėr tė shikuar drejt sė ardhmes. "Ne po ashtu shikojmė nga dita kur do tė mund tė zėmė vendin tonė si anėtar i Kombeve tė Bashkuara. Zotimet e shprehura nė Deklaratėn tonė tė Pavarėsisė dhe nė Kushtetutėn tonė, demonstrojnė vullnetin tonė pėr tė marrė pėrgjegjėsitė e kėtij anėtarėsimi", ka vėnė nė pah zoti Hyseni.

Duke folur ndėrkaq pėr kėrkesat e Serbisė pėr negociata tė mėtejshme pėr ēėshtjen e statusit, ai i ka cilėsuar ato si tė pamundshme dhe tė padobishme. "Ėshtė e paimagjinueshme qė ne tė pranojmė thirrjen e Serbisė pėr tė kthyer orėn mbrapa, pėr tė zhvilluar negociata tė mėtejshme, rreth asaj se a do ta pranojė apo jo Serbia Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran. Kjo do tė ishte tepėr destabilizuese dhe madje mund tė prodhojė konflikt tė ri nė rajon", ka tėrhequr vėrejtjen ministri i Jashtėm, pėr tė nėnvizuar se "pavarėsia e Kosovės ėshtė e pakthyeshme dhe kėshtu do tė mbetet, jo vetėm pėr hir tė Kosovės, por edhe pėr hir tė paqes e sigurisė sė qėndrueshme rajonale, pėr tė cilėn pavarėsia e Kosovės ka kontribuar aq shumė". Ai ia ka rikujtuar gjykatės edhe faktin se mė 2005-n "ka pasur njė pajtueshmėri tė gjerė brenda bashkėsisė ndėrkombėtare se status quo-ja nė Kosovė ishte e paqėndrueshme".



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Fillon dueli Prishtinė-Beograd para gjykatės sė OKB Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi