.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Si u themelua Facebook, njė histori plot me intriga Empty Si u themelua Facebook, njė histori plot me intriga

Wed Dec 02 2009, 21:01
Gazeta e njohur “Independent” nė njė speciale shkruan tė gjitha prapaskenat pėr krijimin e rrjetit social mė tė madh botėror. Nisi me njė mesazh nė postėn elektronike nė dy tė mėngjesit. Njė student i Harvardit i shkroi skenaristit, Ben Mezrich, i cili ishte akoma duke shijuar fytet e suksesit tė librit “Bringing down the house”, pėr t’i treguar pėr mikun e tij, Eduardo Saverin. Njė shok, tha ai, i cili kishte ndihmuar nė themelimin e “Facebook” me Mark Zuckerberg. Por ai ishte dikur qė nuk i ishte dėgjuar emri ndonjėherė.
“U intrigova dhe nisėm tė shoqėrohesha me atė dhe mikun e tij, i cili ishte flakur nga ‘Facebook-u’. Mė pėlqeu shumė drama dhe shpejtėsia me tė cilėn u kishte ndodhur dy miqve tė ngushtė qė tashmė s’ishin mė tė tillė”, thotė Mezrich.
Nėse motivi i mesazhit ishte drejtėsia pėr miku ne tij Saverin – shansi pėr t’i treguar botės se si ishte mashtruar dhe si i ishte marrė pjesa e tij e kompanisė nga dikush qė konsideronte shok – sigurisht qė ka ndodhur shumė mė shpejt se ai mund ta imagjinonte.
Njė film i quajtur “The social network (Rrjeti social)” ka filluar filmimet nė konviktin e universitetit Harvard, vetėm disa muaj pas publikimit tė librit tė Mezrich “Miliarderėt e rastėsishėm: Seks, para, tradhti dhe themelimi i Facebook”.
Nė fillim tė kėtij viti u njoftua se Aaron Sorkin, krijuesi i “West Wing”, do shkruante skenarin. Mė vonė, nė qershor u njoftua se David Fincher – regjisori i filmit “The curious case of Benjamin Button” – do e drejtonte. Nė shtator u konfirmua se aktori amerikan, Jesse Eisenberg do interpretojė rolin e Mark Zuckerberg sė bashku me aktorin britanik Andrew Garfield si Saverin dhe Justin Timberlake si Sean Parker, djali i “Silicon Valley” qe kishte krijuar “Napster” dhe qė ndihmoi nė ēarjen mes dy ish-miqve. Kevin Spacey ėshtė producent.
Pėr tė pėrshpejtuar produksionin e filmit, libri dhe skenari u shkruan nė tė njėjtėn kohė. “Aaron Sorkin po adaptonte librin teksa unė e shkruaja. Ne ishim nė njė dhomė hoteli nė Boston dhe ai shikonte shėnimet dhe kapitujt e librit. Aaron Sorkin ėshtė njė perėndi i tė shkruarit”, thote Mezrich. Mjafton tė futesh nė Facebook, tė shkruan Aaron Sorkin dhe shfaqen grupet e shumta nė nder tė Aaron Sorkin. Por grupi qė ka mė shumė fansa ėshtė krijuar nga vete personi, “Aaron Sorkin & The Facebook movie”. “Mirėsevini , unė jam Aaron Sorkin. Kam rėnė dakord tė shkruaj njė film mbi krijimin e Facebook. Mendova se hapi i mirė pėr t’u pėrgatitur pėr kėtė ėshtė tė zbuloj se ēfarė ėshtė Facebook, ndaj krijova kėtė faqe”, thuhet aty. Krijimi i kėtij grupi krijoi lajm, askush nuk e dinte nė atė kohė qė po behej njė film pėr Facebook-un dhe u desh qė producentėt ta konfirmojnė kėtė. Deri mė sot janė krijuar mė shumė se 150 faqe historitė e publikut mbi Facebook-un, edhe pse vetė disa ia kanė dalė mbanė tė futen nė skenarin final, i cili ėshtė mė i fokusuar nė krijimin e tij sesa nė tė si njė mjet pėr pėrdorim tė pėrgjithshėm. Ėshtė e ndershme tė thuhet se skena, ku Saverin shahet nga e dashura e tij pėr statusin nė Facebook qė ėshtė “single (beqar) ėshtė njė prej tyre. As libri dhe as skenari nuk e nxjerr mirė Zuckerberg. Nė tė dy ai ėshtė njė lloj i paafti pėr tė qenė njeri social nė Harvard, i cili nuk mund tė lidhė njė fjali bashkė. “Facebook ishte njė shtrirje e dashurisė sė vetme tė botės sė Markut – kompjuterit”, thotė Mezrich nė libėr. Ai duket se pranonte detyra programimi nga dy studentė popullorė dhe tė privilegjuar nė Harvard pėr njė projekt shumė tė ngjashėm me Facebook, duke mos bėrė asgjė pėr to pėr tė krijuar mė pas Facebook. Nė tė gjitha rastet, arsyeja e krijimit tė Facebook-ut ishte pėr tė gjetur femra: njė mėnyrė pėr Markun qė tė tejkalonte “klubet finale” tė elitės sė Harvardit, tė cilave s’u afroheshe dot. Edhe nė libėr edhe nė skenar, ai i bėn tė gjitha me mikun e tij tė vėrtetė Eduardo, pėrpara se ta tradhtonte. Por skenari i Sorkin shkon pėrtej kėsaj. Nė faqen e parė shėnimet e tij e pėrshkruan Zuckerberg-un si njė “19-vjeēar i ėmbėl, tek i cili mungesa e karakteristikave fizike maskon njė zemėrim shumė tė komplikuar dhe tė rrezikshėm”. Ai hapet me njė skenė, nė tė cilėn Zuckerberg po flet me tė dashurėn e tij. Por ajo e lė shumė shpejt duke i thėnė: “Ti do bėhesh i suksesshėm dhe i pasur. Por do e kalosh gjithė jetėn duke menduar se vajzat nuk tė pėlqejnė sepse je njė tip qė merr vesh vetėm nga kompjuterat. Por dua tė dish qė kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Ato nuk do tė tė pėlqejnė sepse je njė hajvan”. Por si ndjehet Sorkin mbi dramatizimin e ngjarjeve qė kanė ndodhur jo shumė kohė mė parė, duke ditur se ato kanė njė impakt real nė jetėn e njerėzve qė ai portretizon? “Kjo ėshtė njė pyetje e vėshtirė”, thotė Sorkin. “Unė nuk jam gazetar. Pėrgjegjėsia ime s’ėshtė tė them tė vėrtetėn. Arti nuk ėshtė pėr atė qė ka ndodhur. Nga ana tjetėr unė ndjej pėrgjegjėsinė pėr tė mos shkatėrruar jetėn e njerėzve thjesht pėr hir tė suksesit. Ėshtė thjesht ēėshtje gjykimi”.

Facebook
Nisur si njė uebsit i ndėrtuar nga njė student si mėnyrė pėr tė kontaktuar shokėt e tij, por qė u kthye nė fenomen global dhe biznes miliona-dollarėsh, ka mbushur tani rreth pesė vjet
Rreth 15 milion anėtarė nė ditė ndryshojnė statusin e tyre nė Facebook. Mark Zuckerberg ishte 19 vjeē kur nisi “Facebook” nga dhoma e konviktit te Harvard. Brėnda 24 orėsh 1000 veta nga shkolla e tij ishin regjistruar, dhe pas njė muaji gjysma e shkollės kishte profil nė “Facebook”. Sot pas 5 vjetėsh uebsiti ka 150 milion anėtarė nė tė gjithė botėn dhe Zuckerberg, ėshtė miliarderi mė i ri nė botė — me njė pasuri prej rreth 1.5 miliardė dollarė. Zuckerberg krijoi njė rrjet social qė jo vetėm pasqyron jetėn e njė personi por qė edhe e zgjeron atė. Fenomeni “Facebook” ėshtė pėrqafuar edhe nga politikanėt dhe edhe njerėz tė artit. Ēdo dite 15 milionė anėtarė ndryshojnė statusin nė
”Facebook”, dhe 850 milion foto shtohen ēdo muaj. Mesatarja e miqve tė njė anėtari ėshtė 120. Nė fillim, njerėzit ishin pak tė shqetėsuar pėr tė treguar identitetin e tyre nė internet, por tani njė pjesė tregojnė detaje nga mė tė ndryshme tė jetės sė tyre. Megjithėse me njė vlerė prej 15 miliardė dollarėsh “Facebook” i duhet tė punojė shumė pėr t’iu pėrshtatur teknologjisė dhe pėr tė pasur fitime financiare.

Paqja mes Saverin dhe Zuckerberg
Pas disa vitesh marrėdhėnies tė ngrira dhe problemeve pėr para mes bashkėthemeluesve tė Facebook, Mark Zuckerberg vendosi nė janar t’i njihte meritat mikut tij tė Facebook-ut? Pse tani? Mbase kjo pėr shkak tė librit qė do rrėfejė gjithēka mbi krijimin e rrjetit social dhe mėnyrės sesi Zuckerberg e nxori atė jashtė loje. Tė dhėnat mbi mėnyrėn sesi ka pėrfunduar zėnka mes tė dyve gjenden shumė kollaj: Saverin ėsht tashmė i regjistruar si themelues i kompanisė nė faqen zyrtare tė Facebook-ut. Kjo ėshtė arsye shumė e fortė qė Zuckerberg tė bėjė paqe me Saverin, duke pasur parasysh librin dhe filmin qė pritet tė kenė njė sukses me pėrmasa tė jashtėzakonshme shumė shpejt. Kjo, sepse mendohet se nėse Saverin ka rėnė dakord tė bėjė paqe me Zuckerberg atėherė ai mund tė mos ketė dėshirė tė bashkėpunojė me Mezrich. Por tashmė filmi ėshtė nė proces pune e sipėr e pritet ė dalė shumė shpejt. Gjithsesi, do jetė mjaft e sikletshme pėr tė dy tė dalė edhe nga libri edhe nga filmi se ata e kanė krijuar rrjetin social thjesht pėr tė njohur femra.
Si student i Harvardit, Mark Zuckerberg krijoi uebsajtin social “Facebook”, njė uebsajt tejet popullor mes studentėve nė mbarė botėn. Atė e krijoi me kolegė studentė, njohės tė mirė tė shkencės sė kompjuterit dhe me shokėt e dhomės. Zuckerberg shėrben si president i kompanisė “Facebook”. Ai ka qenė vazhdimisht nė qendėr tė kundėrthėnieve pėr prejardhjen e biznesit dhe tė pasurisė sė tij.
Revista amerikane “Time” e renditi Zuckerberg si njė nga njerėzit mė me ndikim tė botės tė vitit 2008. Zuckerberg pėrfshihej nė kategorinė Shkencėtarė dhe Mendimtarė. Zuckerberg u rrit nė Dobbs Ferry, Nju Jork, nga prindėrit e tij hebrej, Edward dhe Karen Zuckerberg. Babai i tij Edward ėshtė dentist nė Dobbs Ferry, dhe mamaja e tij ėshtė mjeke. Ai filloi programimin nė kompjuter kur ishte nė shkollėn e mesme. Zuckerberg fillimisht kėnaqej me zhvillimin e programeve kompjuterike, sidomos ato pėr komunikim dhe ato pėr lojėra. Kur vazhdonte Philips Exter Acadeym, ai ndėrtoi njė program pėr t’i ndihmuar punonjėsit nė zyrėn e babait tė tij qė tė komunikojnė; ai gjithashtu ndėrtoi njė version tė lojės Risk, dhe njė program muzike tė quajtur Synapse i cili pėrdorte inteligjencėn artificiale pėr tė mėsuar zakonet e dėgjimit tek pėrdoruesi i programit. Kompanitė Microsoft dhe AOL u pėrpoqėn tė blejnė Synapse dhe pėr ta marrė nė punė Zuckerberg, por ai vendosi mė mirė t’i vazhdojė studimet nė Universitetin e Harvardit.
Mark Zuckerberg dhe platforma “Facebook”
Nė shtator 2006, “Facebook” krijoi “News Feed”, njė produkt pėr tė treguar se ēfarė janė duke bėrė miqtė e tu nė uebsajt. Zuckerberg u krikua nw atw kohw, teksa disa e shikonin “News Feed” si tė panevojshėm dhe si njė mekanizėm pėr i tė biseduarit kibernetik.
Platforma Facebook
Mė 24 maj 2007, Zuckerberg shpalli njė “Facebook Platform”, njė platformw zhvillimi pėr programuesit qė tė krijojnė aplikime sociale brenda “Facebook”. Kjo shpallje ngjalli njė interesim tė madh pėr bashkėsinė e zhvilluesve programorė. Brenda javėsh, shumė aplikime u ndėrtuan dhe disa kishin tashmė miliona pėrdorues. Sot janė mė shumė se 400 000 zhvillues programorė nė mbarė botėn qė ndėrtojnė aplikime pėr “Facebook Platform”. Vetėm mė 23 korrik 2008, Zuckerberg shpalli “Facebook Connect”, njė version tė “Facebook Platform” pėr ndėrtimin e aplikimeve sociale nė faqe tw tjera tė tjera.
Facebook Beacon
Mė 6 nėntor 2007, Zuckerberg shpalli njė sistem tjetėr reklamues social, qė u pa si njė ngjarje nė Los Anxhelos. Njė pjesė e programit tė ri, quajtur “Beacon”, ua bėnte tė mundur njerėzve tė ndajnė informacion me miqtė e tyre tė “Facebook” bazuar njė veprimtaritė e tyre qėmtuese nė uebsajte tė tjera. Njė shitės eBay, pėr shembull, mund tė bėjė qė miqtė automatikisht tė vėnė nė shitje nėpėrmjet “Facebook”, sistemit “news feed”, gjithēka qė ata duan tė shesin. Programi pati shqetėsime tė mėdha tė privatėsisė nga ana e grupeve qė merren me mbrojtjen e jetės private tė qytetarėve, por edhe nga individė pėrdorues. Zuckerberg dhe “Facebook” nuk arritėn t’i pėrgjigjen shpejt kėtij shqetėsimi, dhe mė 5 dhjetor 2007 Zuckerberg mė nė fund shkroi njė blog post nė “Facebook”, ku merrte pėrgjegjėsinė pėr ēėshtjet me programin “Beacon” dhe ku iu ofronte njė mėnyrė mė tė lehtė pėrdoruesve pėr tė pėrfituar nga shėrbimet.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Si u themelua Facebook, njė histori plot me intriga Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi