.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Nuk i japin rrogėn, tmerron 110 pasagjerėt Empty Nuk i japin rrogėn, tmerron 110 pasagjerėt

Mon Jan 18 2010, 20:25
Piloti i avionit tė kontraktuar nga “Albanian Airlines” devijon nga Bolonja nė Bratislavė.Njė avion i “Air Slovakia”, nė shėrbim tė kompanisė shqiptare “Albanian Airlines”, me 110 pasagjerė nė bord, ka devijuar itinerarin e fluturimit, duke u ulur nė Aeroportin e Bratislavės.

Avioni u nis nga aeroporti “Nėnė Tereza” nė Tiranė drejt Bolonjės, por pas tri orėsh fluturimi ka pėrfunduar nė Bratislavė. Ky nuk ka qenė njė incident i shkaktuar nga pakujdesia apo ndonjė defekt teknik i mjetit fluturues, por e paramenduar nga pilotėt dhe stafi i shėrbimit. Ndryshimi i destinacionit dhe zbritja e avionit nė Bratislavė mėsohet se ėshtė bėrė nė shenjė proteste nga ekuipazhi i avionit, pėr shkak se nuk kanė marrė rrogat. Pasagjerėt kanė lajmėruar pėr devijimin e udhėtimit dhe kanė shprehur indinjatėn rreth situatės sė krijuar. Ata thonė se avioni ėshtė nisur me njė orė e gjysmė me vonesė dhe pas tri orėsh fluturimi ka zbritur nė Sllovaki. Pasagjerėt thonė se kanė parė pilotin tė dalė nga avioni, duke i lėnė nė pistė tė hapur.

Kompania “Albanian Airlines”, tashmė pronė e njė shoqėrie azerbajxhanase, ka reaguar duke thėnė se “Air Slovakia” ėshtė e kontraktuar pėr shėrbimet qė do tė jepte dhe se nuk ka probleme financiare. Njė nga drejtuesit e kompanisė garantoi nisjen e njė tjetėr avioni pėr nė Bratislavė, nė mėnyrė qė t’i dėrgojė pasagjerėt nė Bolonja.

Pasagjerėt kanė mbetur pėr orė tė tėra nė Aeroportin e Bratislavės, ndėrkohė qė mes tyre ka pasur edhe fėmijė. Vetė pasagjerėt kanė pohuar se u ėshtė thėnė qė ndryshimi i destinacionit ėshtė bėrė pėr shkak tė njė defekti tė avionit, por qė nė fakt problemi i vetėm ėshtė mungesa e pagės.
Autoritetet shqiptare sqarojnė se avioni qė ndryshoi destinacionin ėshtė pronė e “Air Slovakia”, me pilotė sllovakė, tė kontraktuar prej tre muajsh nga “Albanian Airlines”. Drejtoria e Aviacionit Civil deklaron se ky ėshtė rast i paprecedentė dhe se do tė trajtohet sipas ligjeve ndėrkombėtare.
“Jemi shumė tė shqetėsuar. Nuk na japin sqarime se ēfarė po ndodh, duke na vendosur nė njė sallė tė mbyllur”, thotė njėri nga pasagjerėt. Mėsohet se njėra nga stjuardesat ėshtė shqiptare, por as ajo nuk ka mundur tė japė sqarimet e duhura pse ėshtė devijuar destinacioni. Njė tjetėr problem pėr shoqėrinė e “Albanian Airlines” ishte anulimi i fluturimit nga Milano pėr nė Tiranė, i njė tjetėr avioni, pėr shkak tė defektit.

Ndėrkaq, Ministria e Jashtme ka nisur bisedimet pėrmes ambasadorit tonė nė Ēeki, pėr tė marrė sqarimet e duhura dhe zgjidhjen sa mė shpejt tė problemit.

Kompania e fluturimeve “Albanian Airlines” kaloi nė pronėsi tė grupit “Evsen”, me qendėr nė Azerbajxhan, pas blerjes sė 93 pėr qind tė aksioneve nė mesin e vitit 2009. Kjo kompani ajrore, dy vitet e fundit, ka pėrjetuar njė situatė jo tė mirė nė tregun shqiptar, edhe pėr shkak tė humbjes sė tė drejtės sė fluturimit nė disa destinacione tė rėndėsishme. Mė parė, kompania dikur pronė e shtetit shqiptar, ishte nėn pronėsi tė grupit arab “Al-Kharafi”.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Nuk i japin rrogėn, tmerron 110 pasagjerėt Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi