.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Kushtetuesja hedh poshte paktin me Greqine Empty Kushtetuesja hedh poshte paktin me Greqine

Wed Jan 27 2010, 11:51
Qeveria merr goditjen e radhės nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka rrėzuar me shumicė votash marrėveshjen e shumė debatuar tė pėrcaktimit tė shelfit detar mes Greqisė dhe Shqipėrisė, e njohur ndryshe si marrėveshja pėr ndarjen e kufirit ujor mes dy vendeve tona. Vendimi nuk ėshtė bėrė ende i njohur nė mėnyrė zyrtare, por burime pranė trupit gjykues konfirmojnė se marrėveshja nė fjalė ėshtė konsideruar nė tėrėsinė e saj si antikushtetuese dhe nė kundėrshtim me interesat territoriale dhe ekonomike tė vendit tonė, pa dhėnė detaje tė mėtejshme lidhur me pikat e kontestuara. Ajo qė mėsohet ėshtė se diskutimet brenda tryezės sė gjyqtarėve kanė qenė tė gjata deri nė orėt e vona tė pasdites sė djeshme, ku dhe ėshtė arritur qė shumica e gjyqtarėve t'i japin tė drejtė pretendimeve tė shprehura nga Partia Socialiste nė kėrkesėn e saj tė paraqitur nė muajin nėntor. Burime nga Gjykata Kushtetuese deklaruan fillimisht pėr gazetėn se raporti ka qenė 9 me 0 teksa ėshtė diskutuar verbalisht. Ndėrkohė qė gjatė nėnshkrimit tė procesverbalit mėsohet se ka pasur ndryshime tė qėndrimeve duke kaluar nė raportin 7 me 2. Megjithatė, gjithēka pritet qė tė qartėsohet zyrtarisht nga vetė Gjykata. Ndėrkohė, njė element i rėndėsishėm qė ka luajtur nė marrjen e kėtij vendimi ka qenė edhe sugjerimi qė kjo gjykatė i jep qeverisė pėr tė rinegociuar marrėveshjen me shtetin grek, por kėsaj here duke iu pėrmbajtur parimit tė baraslargėsisė dhe jo atij tė barazisė sė brigjeve tė dy vendeve tona. Faktikisht njė vendimmarrje e tillė ishte paralajmėruar qė gjatė seancės gjyqėsore qė zhvilloi kjo gjykatė nė datėn 8 dhjetor ku pėr mė shumė se 7 orė mbledhje u shqyrtuan tė gjitha pretendimet e palėve nė kėtė debat, PS-sė nga njėra anė, qeverisė, Ministrisė sė Mbrojtjes dhe Kuvendit nga tjetėr. Dhe pika mė e dobėt qė u evidentua nė atė seancė ishte pikėrisht parimi i ndjekur nga pala jonė nė pėrcaktimin e vijės ndarėse ujėrave dhe shefit detarė me Greqinė. Kėshtu, siē edhe kėmbėnguli nė kėtė seancė anėtari i trupės gjykuese dhe njėkohėsisht relatori i ēėshtjes Xhezair Zaganjori, parimi i barazisė i zbatuar nė arritjen e kėsaj marrėveshje kishte qenė i disfavorshėm pėr vendin tonė, pasi kjo kishte bėrė qė shteti grek tė futej nė ujėrat tona detare, duke iu afruar tokės shqiptare. Pėr kėtė arsye ai la tė kuptohej nė kėtė gjyq se rruga mė e mirė dhe praktika mė e ndjekur nė precedentėt e tjerė tė huaj ka qenė ajo e baraslargėsisė. Ndėrkohė, njė tjetėr argument qė duket se ka luajtur rolin e vet deēiziv nė kėtė pėrfundim tė gjykatės ka qenė edhe fakti se nė negocimin e bėrė mes palėve qė hartuan kėtė marrėveshje, ishte anashkalimi i rolit tė presidentit si kryetar shteti. Kanė qenė pėrfaqėsuesit socialistė ata qė kanė ngritur dyshimin se gjatė negocimit pala jonė nuk ka qenė ligjėrisht e autorizuar pėr tė mbrojtur interesat dhe pėr tė folur nė emėr tė shtetit shqiptar. Kjo, pasi atyre u ka munguar autorizimi nga ana e kreut tė shtetit, ashtu siē edhe e pėrcakton ligji pėr hartimin e traktateve dhe marrėveshjeve ndėrkombėtare. Nė nenin 4, tė Ligjit tė sipėrcituar, parashikohet shprehimisht se "Pėrfaqėsuesit e shtetit, qė ngarkohen tė zhvillojnė bisedime dhe tė nėnshkruajnė traktate ose marrėveshje me pėrfaqėsuesit e shteteve tė tjera, ose qė caktohen tė shkėmbejnė instrumente ratifikimi apo tė depozitojnė instrumente ratifikimi, aderimi ose denoncimi pranė njė organizate ndėrkombėtare apo pranė njė shteti, pajisen me plotfuqi tė rregullta". Sipas socialistėve, plotfuqia e rregullt pėrbėn njė kusht absolut pėr fillimin e bisedimeve dhe pėr lidhjen e njė marrėveshjeje ndėrkombėtare. Nė kėrkesė-padinė e tyre socialistėt pretendonin se nga praktika e gabuar e ndjekur dhe pėrllogaritjet e dala prej saj, vendi ynė humbiste njė sipėrfaqe tė konsiderueshme detare nė detin pėrballė Sarandės dhe nė kanalin e Korfuzit. Marrėveshja fillimisht u ankimua nė gjykatė nga njė grup partish tė djathta dhe tė majta opozitare, por mė pas gjykata rrėzojė legjitimitetin e pjesės mė tė madhe tė tyre, duke pranuar vetėm kėrkesėn e Partisė Socialiste.


Beteja e qėndrimeve prej prillit 2009, mes qeverisė qė mbronte paktin dhe oponentėve
Marrėveshja me Greqinė, si i merrej deti Shqipėrisė
Marrėveshja mes Shqipėrisė dhe Greqisė ishte firmosur nė Tiranė nė prill 2009 nga ish-ministrat e Jashtėm, Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis, dhe nė praninė e kryeministrave, ai shqiptar Berisha dhe ai grek Karamanlis. Sipas ministrisė sė Jashtme, pėr tė arritur deri te firmosja e marrėveshjes ishin dashur rreth 2 vite bisedimesh, pėr tė cilat qeveria shqiptare i ishte pėrgjigjur kėrkesės sė qeverisė greke pėr pėrcaktimin e kufijve detarė dhe delimitimin e sheflit kontinental. Sipas variantit tė palės shqiptare, kufiri ujor ishte ndarė nė masė tė barabartė pėr tė dyja shtetet me rreth 150 pika ndarėse (nga Korfuzi deri nė Vlorė) dhe e vetmja pikė, e cila nuk ishte pėrcaktuar, por qė pritej tė merrte pėrgjigje tė shpejtė ishte ajo, ku ujėrat detare bashkojnė tė tria vendet, Shqipėrinė, Greqinė dhe Italinė. Kryenegociator i palės shqiptare ka qenė sekretari i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Jashtme, Ferid Hoxha, ndėrsa pėr palėn greke ka qenė kėshilltari special i ministres Bakojanis, Xhorxh Savaides.
"Kufiri detar ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė do tė caktohet nė pėrputhje me parimin e baraslargėsisė. Nė mėnyrė mė specifike, vetėdija e delimitimit do tė jetė vija e mesme, ēdo pikė e sė cilės ėshtė e baraslarguar nga pikat mė tė afėrta tė vijės bazė (si kontinentale ashtu edhe ishullore), nga e cila matet gjerėsia e ujėrave territoriale detare", thuhej nė nenin 1 tė marrėveshjes ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė "pėr delimitimin e zonave tė tyre pėrkatėse tė shelfit kontinental dhe tė zonave tė tjera detare, qė u pėrkasin nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare". Gjithashtu, nė marrėveshje tė dyja palėt angazhohen tė marrin pėrsipėr pėr tė zgjidhur nė rrugė diplomatike, ēdo mosmarrėveshje qė mund tė lindė nė lidhje me interpretimin apo zbatimin e saj. "Nėse njė mosmarrėveshje e tillė nuk zgjidhet brenda katėr muajve nga dita nė tė cilėn njė nga palėt bėn tė ditur synimin e saj pėr tė filluar procedurėn e parashikuar nė paragrafin e mėsipėrm, ajo do t'i dėrgohet me kėrkesėn e secilės prej palėve, Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, ose ndonjė organi tjetėr ndėrkombėtar", thuhej nė marrėveshje.
Marrėveshja pretendon se respekton nė nenin 1 tė saj, ku shprehimisht thuhet se "kufiri detar ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Republikės sė Greqisė do tė caktohet nė pėrputhje me parimin e baraslargėsisė. Nė mėnyrė mė specifike vija e delimitimit do tė jetė vija e mesme, ēdo pikė e secilės ėshtė e baraslarguar nga pikat mė tė afėrta tė vijės bazė nga e cila matet gjerėsia e ujėrave territorialė detarė. Sipas matjeve, ka rezultuar se pika 30 ėshtė larg nga Kepi i Stillos nė distancėn 2.4 km dhe nga Korfuzi i Greqisė me distancėn 9.6 km ē'ka tregon se shteti helen ka pėrfituar vetėm nė kėtė pikė nga marrėveshja 7.2 km det. Po kėshtu, edhe pika 100, e cila ėshtė larg nga Kepi i Qefalit nė Shqipėri nė distancėn 11 km, kurse nga ishulli i Erikuzės nė Greqi nė distancėn 15.6 km.


Oponenca
Kundėrshtari publik dhe me argumente teknike tė marrėveshjes ishte Prof. Asoc. Dr. Myslim PASHA, mjeshtėr kėrkimesh dhe kolonel nė rezervė i Forcave tė Armatosura. Ai qė pas nėnshkrimit tė marrėveshjes mes qeverive nė prill denoncoi paktin detar si shitje tė detit dhe cenin tė sovranitetit tė vendit. Pėr shumė muaj, z. Pasha shpjegoi me anė tė medias, pikat e errėta tė marrėveshjes dhe moskompetencėn e ekipit negociator shqiptar, i cili vetėm kishte pranuar propozimet greke.
Nė njė letėr tė hapur drejtuar anėtarėve tė Komisionit Parlamentar tė Sigurisė Kombėtare tė Kuvendit tė Shqipėrisė, qė mė 5 tetor 2009, Prof. Asoc. Dr. Myslim PASHA, u shpjegonte ligjvėnėsve pikat e errėta tė marrėveshjes, qė kishte marrė miratimin e Komisionit Parlamentar tė Ligjeve, edhe pse deputetėt nuk kishin pasur mundėsi tė shikonin njė hartė tė marrėveshjes, sepse ajo ende nuk ekziston. Pasha kėrkonte shtyrjen e ratifikimit tė marrėveshjes nė Kuvend, qė ishte vendosur nė 19 tetor 2009, derisa tė qartėsohej gjithēka nga ekspertėt dhe marrėveshje tė bėhej transparente pėr opinionin publik.
Gazeta "Shekulli" ishte ndėr tė vetmet media nė Shqipėri qė organizoi nė 12 tetor njė dėgjesė publike pėr faljen e njė pjese tė territorit tė Shqipėrisė nga qeveria. Ftesės sė gazetės iu pėrgjigjėn historianė, politikanė dhe pėrfaqėsues tė medias ndėrsa ashtu siē pritej mungonin pėrfaqėsuesit e ftuar nga qeveria shqiptare, Ministria e Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes.
Njėherėsh blogje dhe rrjete sociale si Facebook, u pėrfshinė nė kundėrshtimin e aktmarrėveshjes pėr kufijtė detarė mes Shqipėrisė dhe Greqisė. Nė njė blog, qė mė 1 tetor 2009 nisi mbledhja e firmave tė atyre qė ishin kundėr.
Nga ana e saj qeveria ishte e vendosur pėr ta mbrojtur paktin detar. Ministria e Mbrojtjes me anė tė kundėradmiral Kristaq Gervenit, dhe ministria e jashtme me anė tė ambasadorit shqiptar nė OKB, Ferit Hoxha, ish-kryetar I ekipit negaciator shqiptar, pėrsėritėn tezat se nuk ishte bėrė asnjė shkelje ligjore dhe nuk ishte falur asnjė milimetėr det. Madje, vetė kryeministri Berisha, duke komentuar analizėn e prof. Pasha e quajti sharlatan dhe u shpreh se qeveria nuk do tė tėrhiqej nga pakti, me justifikimin se Shqipėria dhe Greqia nuk kanė pasur kufi detar mes tyre.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Kushtetuesja hedh poshte paktin me Greqine Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi