.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Berisha: Nuk toleroj kutitė. Rama: Nė tryezė pėr t’i hapur Empty Berisha: Nuk toleroj kutitė. Rama: Nė tryezė pėr t’i hapur

Fri Feb 05 2010, 11:57
Protagonistėt vijojnė deklaratat para tryezės sė Topit.Dy protagonistėt kryesorė tė politikės kanė artikuluar qėndrimet e radhės pėrpara tryezės sė kreut tė shtetit. Berisha ngul kėmbė te mos-hapja e kutive teksa Rama njoftoi ēeljen e njė turi nėpėr rrethe ku do tė sqarohet arsyeja e protestės. Rama thotė se nuk vė kusht kutitė pėr tryezėn, por do ulet nė tryezė pėr tė hapur kutitė.

Berisha
Kryeministri Berisha deklaroi dje se ai ishte i qetė pėr takimin qė pret tė zhvillojė me kryetarin e Partisė Socialiste, Edi Rama, nėn organizimin e Presidentit Bamir Topi. Nė njė intervistė pėr “Top Channel”, Berisha theksoi se pėrveē qetėsisė dhe qartėsisė nė kėtė takim do tė shkonte edhe me njė set propozimesh. Sipas Kryeministrit, kėto propozime jepnin zgjidhje pėr krizėn politike nė vend, por nė asnjė mėnyrė nga palėt nuk mund tė kishte kėrkesa pėr tė hedhur poshtė vendimet e gjykatave. Po kėshtu, Berisha theksoi se propozimet e tij pėr zgjidhjen e krizės, ishin gjithashtu nė pėrputhje tė plotė me rezolutėn e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kėshillit tė Europės tė propozuar pėr Shqipėrinė.

“Unė do tė jem i hapur te Presidenti dhe i qartė. Nuk kam asnjė pėr tė fshehur. Unė shkoj me njė set propozimesh qė i kam bėrė publike, me frymėn pėr t’i pėrgjigjur pikė pėr pikė kėrkesave tė rezolutės sė Kėshillit tė Europės”, theksoi Berisha. Sipas tij, do tė ishte e udhės qė edhe opozita e pėrfaqėsuar nga kryetari i PS-sė, Edi Rama tė ishte dakord me propozimet e KiE-s, sepse nė kėtė mėnyrė konsensusi mes palėve do tė arrihej shumė shpejt. Nga ana tjetėr nė mėnyrė tė prerė kreu i qeverisė pėrsėriti se ai nuk do tė shkelte nė kėtė tryezė asnjė vendim tė gjykatave dhe nisur nga kjo nė kėtė tryezė sipas Berishės, nuk mund tė diskutohej pėr hapjen e kutive. “Ndarja e pushteteve ėshtė njė parimet mė themelore tė demokracisė. Nuk jam unė ai qė pengoj hapjen ose jo

tė kutive, numėrimin ose jo. Kėtu vendos Kushtetuta. Ne nuk mund tė ndėrmarrim atribute tė prokurorisė”, theksoi Kryeministri nė lidhje me kėtė ēėshtje. Po kėshtu, nė intervistėn e djeshme Berisha nuk harroi tė theksoj se mes tij dhe Presidentit Topi nuk kishte asnjė kontradiktė dhe se ai nuk kishte asnjė kompleks nga fakti se po ulej nė njė tryezė tė negociuar nga Presidenti i Republikės. “Unė po takohem me Edi Ramėn, takimi me Topin ėshtė dytėsore”, theksoi Berisha. Nga ana tjetėr, Kryeministri theksoi se atė nuk e trembte asnjė protestė e opozitės, tė cilat ishin tė lira tė vazhdonin. Berisha theksoi se mazhoranca as qė e mendon tė shkoj drejt zgjedhjeve tė parakohshme. “28 qershori 2013, kjo do tė jetė data e zgjedhjeve tė ardhshme. Mazhoranca po funksionon me dinamizėm tė pashoqe”, theksoi Berisha, nė pėrfundim tė intervistės sė tij.

Rama
Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje nė mbrėmje se nuk ka vėnė asnjė kusht pėr t’u ulur nė tryezė me mazhorancėn. Nė tė kundėrt, sipas Ramės, gjithēka do tė diskutohet atje. “Ne nuk kemi vėnė kusht hapjen e kutive pėr t’u ulur nė tryezė, por do ulemi nė tryezė pėr tė hapur kutitė”, tha Rama. Nė njė bashkėbisedim tė gjatė me gazetarėt, i konceptuar si takimi i parė qė do tė vijojė nė tė gjithė vendin me temė “Shqipėria nė krizė dhe arsyet e protestės”, kryesocialisti iu pėrgjigj pyetjeve tė tė pranishmėve duke shpjeguar pėrse kėrkon dialog, cilat janė kushtet e negociueshme apo tė panegociueshme, cila ėshtė strategjia e opozitės, ndėrsa kėrkon dialog etj. Por kėrkesa e kutive ėshtė e panegociueshme, po aq sa edhe kėrkesat e tjera. Rama tha qartė se askush tė mos guxojė tė mendojė se PS ėshtė e gatshme tė lėshojė pe nė tė gjitha kėrkesat e tjera nė kėmbim tė kutive. “Kėrkesat tona nuk janė njė listė pėr pazarin e ditės derisa tė jetė kryer pazari, kėrkesat tona kanė njė rend prioritetesh, tė cilat s’mund tė vendosen nė kandar as me numėr as me peshė. S’mund tė thuhet hiqni dorė nga kutitė, ne po ju lėmė kėto tė tjerat, nė rast se hetohen kutitė nuk ka hetim tė zgjedhjeve, ka vetėm njė ardhje pėrqark qendrės sė gravitetit tė krimit elektoral. Nė rast se ka krim elektoral kėtė mund ta pėrcaktojnė transparenca e kutive ashtu, si dhe gjithė kėto qė thashė, pa kutitė relativisht kėto tė tjerat rrėzohen”, theksoi Rama.

Ai shprehu gatishmėrinė pėr tė folur pėr njė sėrė ēėshtjesh siē janė fenomenet qė u vunė re para dhe pas zgjedhjeve, por mė kryesorja mbetet si gjithmonė hapja e kutive tė votimit. I pyetur se ēfarė ndodh nėse vendoset hapja e kutive Rama sqaroi se “mjafton njė komision hetimor parlamentar me objekt hetimi tė pakufizuar ku pėrfshihet edhe hapja e kutive dhe ne shkojmė nė Parlament, ulemi pėr tė vazhduar tė qėndrojmė aty deri kur t’i jepet fjala popullit pėr tė gjykuar nėse rolet nė shfaqjen demokratike duhet tė mbeten po ato apo duhet tė ndryshojė”. Ndėrkohė, Rama pėrmendi edhe protestat. Ai sqaroi se ato nuk janė njė mėnyrė pėr tė bėrė presion. “Ne jemi nė protestė edhe tani, qysh ditėn qė kemi vendosur tė refuzojmė pjesėmarrjen nė njė Parlament, i cili nė kėndvėshtrimin tonė duhet tė legjitimojė veten duke pasur kurajėn qė tė ushtrojė tė drejtėn e tij kushtetuese. Kėshtu qė arsyet e protestės janė tė gjitha arsyet qė ne jemi nė pozicionin qė jemi sot, pse jemi jashtė Parlamentit, tė gjitha arsyet pse ne jemi dhe do jemi nė betejė pavarėsisht nėse do ketė ose jo njė manifestim tė madh proteste nė varėsi tė rezultatit tė dialogut”, u shpreh Rama. Pėr ta respektuar kėtė dialog, vijoi ai, dhe pėr tė krijuar asnjė ekuivok pėr palėn qė nuk ėshtė e interesuar ta zgjidhė ēėshtjen tonė.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Berisha: Nuk toleroj kutitė. Rama: Nė tryezė pėr t’i hapur Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi