.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
HELENA
HELENA
Moderator
Moderator
GjeniaFemale
Shenja e HoroskopitTaurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 38
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

9 ditė seks dhe ende e virgjėr Empty 9 ditė seks dhe ende e virgjėr

Fri Feb 05 2010, 21:57
Historia e rrallė e njė studenteje fizike dhe njė ēifti nga Bathorja qė nuk bėnin fėmijė

As vetė nuk e dinte si do t’i shkonte fati, kur njė studente 21-vjeēare ėshtė paraqitur nė polici pėr tė denoncuar se ėshtė pėrdhunuar nga njė 43-vjeēar. Por, nga e gjithė kjo ėshtė zbuluar njė histori rrėqethėse, qė kishte filluar pas sherrit tė njė ēifti, tė cilėt nuk bėnin fėmijė. E pikėrisht studentja ėshtė pėrdorur nga ēifti me qėllim pėr tė vėrtetuar se kush ishte “fajtor” pėr kėtė fatkeqėsi. Nė pėrfundim tė “historisė”, pasi ēifti ėshtė zėnė me vajzėn “e pajtuar”, ajo ka denoncuar se ėshtė pėrdhunuar. E megjithėse ėshtė vėrtetuar se ajo ka kryer marrėdhėnie seksuale pėr nėntė ditė rresht me 43-vjeēarin, ka rezultuar nga ekspertiza mjekoligjore, se njė nga gjėrat mė tė rralla qė jepen vetėm njėherė nga femra, virgjėrinė, ajo e posedon akoma...
Zanafilla e historisė

Gjithēka ka nisur disa muaj mė parė, kur njė ēift nga Bathorja, (A.M. dhe K.H.) ka shkuar pėr vizitė mjekėsore nė maternitetin “Mbretėresha Geraldinė”. Ata kishin shprehur njė shqetėsim shumė tė madh, pasi nuk mund tė bėnin fėmijė dhe kėrkonin ndihmėn e mjekėve pėr tė parė se cili prej partnerėve kishte nė tė vėrtetė probleme. Duke kėrkuar ndihmėn e mjekėve, atyre u ėshtė dashur tė shkojnė disa herė pėr vizita dhe kjo i detyronte qė shpeshherė tė uleshin nė lokalet pranė maternitetit pėr tė pritur radhėn. Nė njė nga kėto ditė, ēifti ėshtė njohur me njė studente fizike, 21-vjeēare. Gjatė bisedave me tė, ata i janė hapur vajzės sė re pėr problemin qė kishin dhe duket se halli i ka miqėsuar shumė tė dyja palėt. Historia e njohjes me ta ka vazhduar edhe mė tej, derisa burrė e grua e kanė ftuar vajzėn e re nė shtėpinė e tyre. Gjatė kohės qė ajo kalonte me ta, ėshtė miqėsuar edhe mė shumė e sidomos me burrin 43-vjeēar.
Aventura e ēiftit

Nė njė nga ditėt e njohjes, mes ēiftit ka plasur sherri dhe burri ka akuzuar bashkėshorten se ajo e kishte fajin se nuk bėnin fėmijė. Sherri ėshtė ashpėrsuar mė shumė nė ditėt nė vazhdim dhe pikėrisht pas kėsaj, burri ka pėrfituar tė miqėsohet mė shumė me vajzėn 21-vjeēare, duke i bėrė edhe propozim tė lidhet me tė. Edhe ashtu ka ndodhur. Mė pas, A.M. i ka treguar tė shoqes pėr veprimin qė kishte kryer, duke u justifikuar se e kishte bėrė atė hap qė tė shikonte nėse mikja studente do tė ngelej shtatzėnė apo jo. E gjitha kjo pėr tė vėrtetuar qė nuk e kishte fajin ai, por edhe vetė mos tė kishte mė dyshime pėr aftėsinė pjellore. Rreth njė muaj mė parė, 43-vjeēari e ka marrė studenten e fizikės nė banesė, ku ndodhej edhe e shoqja, e nė prani tė saj ka kryer marrėdhėnie seksuale. Vajza e re, pas disa ditėsh u ėshtė shprehur se nuk kishte mbetur shtatzėnė. Kėshtu, para fundit tė vitit 2009, vajza e re ka shkuar sėrish nė banesėn e ēiftit pa fėmijė dhe aty ka qėndruar nėntė ditė. Pėr nėntė ditė rresht, sikur tė ishte veprimi mė normal qė kryente, 21-vjeēarja ka kryer marrėdhėnie seksuale me 43-vjeēarin, madje disa herė brenda njė dite. Nė pėrfundim, vajza e re sėrish nuk ka mbetur shtatzėnė dhe kjo e ka acaruar 43-vjeēarin, tė cilit i janė shtuar dyshimet mbi veten, pėr faktin qė nuk bėnte fėmijė me bashkėshorten. Nė kėto kushte, studenten e ka pėrzėnė nga shtėpia, duke e kėrcėnuar se edhe ajo ėshtė shterpė...
Denoncimi nė polici

Vajza e re, e fyer nga e gjithė kjo situatė, pėr tė cilėn dyshohet se do tė shpėrblehej me para, i ėshtė drejtuar Policisė sė Tiranės. Rreth dy javė mė parė, ajo ėshtė paraqitur nė seksionin e marrėdhėnieve seksuale me dhunė dhe ka deklaruar se e kanė pėrdhunuar. Ajo ka deklaruar pėr oficerin e policisė gjyqėsore, se 43-vjeēari, emri i tė cilit nuk publikohet, e ka pėrdhunuar duke shfrytėzuar miqėsinė mes tyre. Fillimisht dėshmia ka qenė tejet bindėse, pasi vajza ka deklaruar se e kanė pėrdhunuar nė banesė, ku edhe ka pėrshkruar gjithė ambientin. Mė pas, ajo ėshtė dėrguar tek ekspertėt e mjekėsisė ligjore, pėr tė kryer aktet procedurale dhe pėr tė vėrtetuar shkencėrisht pėrdhunimin.
Zbardhja e filmimit

Teksa pritej ekspertiza mjekoligjore pėr pėrdhunimin, oficerėt e policisė kanė shoqėruar pėr tė marrė nė pyetje ēiftin nga Bathorja. Ata janė shoqėruar nė ambientet policore dhe nė ambiente tė veēanta janė marrė nė pyetje veē e veē nė lidhje me kėtė denoncim. Burri nuk e ka pranuar akuzėn e ngritur ndaj tij pėr pėrdhunim, duke u mbrojtur se nuk kishte kryer veprime tė dhunshme ndaj vajzės. Nga ana tjetėr, gruaja e tij nuk ka duruar mė dhe ka konfirmuar historinė e seksit mes burrit tė saj dhe studentes nė mėnyrė tė vullnetshme. Pėr tė vėrtetuar kėtė, ajo ka nxjerrė celularin, ku mbante disa filmime gjatė aktit seksual mes burrit tė saj dhe studentes sė fizikės. E pyetur si kishte arritur tė kryente kėto filmime, gruaja ka treguar se ata kishin pranuar me vullnet tė plotė, ashtu siē ajo kishte pranuar tradhtinė pėr tė zgjidhur tė vėrtetėn pėr problemin e shtatzėnisė.
Seks me dėshirė

Policia ka sekuestruar pamjet me filmime tė celularit dhe ua ka dhėnė ekspertėve pėr vlerėsim. Nga ato ka rezultuar se vajza e re nuk ėshtė pėrdhunuar, por ajo e ka kryer kėtė akt me pasion dhe dėshirė. Nga ana tjetėr ka ardhur edhe ekspertiza e parė e mjekėsisė ligjore. Por pikėrisht kjo ka shtangur hetuesit. Nė ekspertizė ka rezultuar se studentja ėshtė e virgjėr. Dyshime tė shumta u kanė ardhur nė kokė oficerėve tė policisė, por kur kanė parė filmimin disa herė janė bindur se vajza e re kishte kryer marrėdhėnie seksuale me 43-vjeēarin. Nė kėto kushte ėshtė kėrkuar edhe njė herė ekspertimi, por sėrish ka rezultuar i njėjti konkluzion. Mjekėt kanė shpjeguar se kjo mund tė ndodhė nė raste shumė tė rralla, pėr shkak tė cipės elastike. Megjithatė, pėr tė mos lėnduar edhe vajzėn e re, nė bashkėpunim me prokurorinė, ēėshtja ėshtė pushuar dhe nuk ėshtė dėrguar pėr hetime tė mėtejshme, pasi nuk ka rezultuar se ka pėrdhunim. Ndėrkohė as 21-vjeēarja nuk po hetohet pėr kallėzim tė rremė.
•gazetashqip•



________________________________
Firma e Antarit/Antares:


PER INTERESAT E VEHVETES EDHE DJALLI MUND TA CITOJ BIBLEN (SHEKSPIR)
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi