.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
Visi
Visi
Moderator
Moderator
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitAquarius Cat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 361
Ditelindja Ditelindja : 14/02/1988
Mosha Mosha : 36
Vendodhja Vendodhja : grece
Hobet Hobet : futbolli
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 4
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 663
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 05/05/2009
http://WWW.FORUMISHQIP.NET

Irta niset nė Greqi pėr tu kuruar nga tumori, paratė nuk mjaftojnė Empty Irta niset nė Greqi pėr tu kuruar nga tumori, paratė nuk mjaftojnė

Mon Feb 08 2010, 21:35
KORCE- Solidaritet pėr Irtėn e vogėl e cila vuan nga gjėndrat tumorale. Pas apelit tė bėrė nė NEWS24 dhe BalkanWeb pėr tė ndihmuar qė ėndrra e vajzės 14 vjecare tė mos ndėrpritet nė mes , shqiptarė nga brenda dhe jashtė vendit kanė shprehur solidaritetin duke derdhur kontributin e tyre nė numrat e llogarive bankare qė janė hapur nė Raiffaisen Bank. Nr e llogarisė janė hapur nė emėr tė xhaxhait tė Irtės, Haxhi Lanka. Ka dhe nga shqiptare jashte vendit te cilet kane kontaktuar direkt nepermjet numrit te telefonit me zotin Haxhi ne nr celular 067 22 93 131 per ta ndihmuar financiarisht duke i derguar te hodha ne forma te tjera transferte.
Disa ditė pas apelit nė News24 Irta mori vizėn pėr tu kuruar nė shtetin grek dhe u nis pasditen e sotme. Mėsohet se paratė e grumbulluara nga donacionet arritėn nė shifrėn e 2 milionė e gjysėm lekė tė vjetra. Llogaritė vazhdojnė tė janė tė hapura pasi paratė nuk mjaftojnė pėr kurimin e 14 vjecares.

Shqetėsimi pėr fatin e Irtės nuk fshihet dot as nė fjalėt qė thotė dhe as nė timbrin e zėrit tė Haxhi Lankes teksa flet ne telefon me gazetaret e BalkanWeb.
“Irta sa vjen e ndjen mė shumė dhimbje. Qafa i ėshtė enjtur dhe e lėviz me shumė vėshtirėsi. Kam marrė pasaportėn dhe kam futur dokumentet nė konsullatėn greke tė Korcės. Mė thanė qė vizėn do ta marr tė hėnėn nė mesditė dhe mė pas do nisem sa mė parė drejt Selanikut pėr tė bėrė vizitėn nė klinikėn ku kam bėrė dhe analizat. Nuk mund tė pres mė? ”- tha disa ditė mė parė Haxhi Lanka pėr mbesėn e cila qė nė moshėn 5 vjecare ėshtė rritur pa baba. Ai nuk le pa falenderuar te gjithe ata qe po i gjenden prane financiarisht ne keto momente.

Apeli i 14 vjecares: Mė ndihmoni tė kurohem nga tumori
Jeta e njė 14-vjecareje nė fshatin Klocė tė Maliqit nė Korcė varet cdo dite e me shume nga solidariteti pėr ta ndihmuar financiarisht.

Dy muaj mė parė, Irta Lanka shkonte nė shkollė normalisht, luante me shokėt e shoqet, mėsonte dhe ėndėrronte si tė gjithė moshatarėt e saj, deri kur nė anėn e djathtė tė qafės iu shfaq njė gjėndėr. Dy tre ditė mė pas njė tjetėr gjėndėr i shpėrtheu nė anėn e majtė. Brenda javės i dolėn dy- tre gjėndra tė tjera nė mes tė qafės.

Tė alarmuar familja dėrgoi vajzėn pėr diagnostikim. Pėrgjigjet e analizave nuk ishin premtuese… as tė mira pėr Irtėn, vajzėn 14 vjecare e cila 9 vite mė parė humbi tė atin.

“Na orientuan pėr nė Selanik. Dėrguam kampionin. Pas njė jave morėm pėrgjigjen dhe na rezultoi se vajza vuan nga gjėndra tumorale.”- tregon pėr NEWS24 xhaxhai i Irtės.

Haxhi Lankes, i cili tashmė duhet tė marrė dhe rolin e babait pėr Irtėn, motrėn e saj tė vogėl dhe tė vėllanė tregon i shqetėsuar dhe sy te ulur poshte. “Shėndeti i vajzės sa vjen e pėrkeqėsohet. Ka dy muaj qe nuk shkon nė shkollė”.

Pėr nėna Zanėn e vetmja fije shprese pėr vajzėn e saj ėshtė operimi nė Selanik. Po si? Me cfarė tė ardhurash? Me cfarė dokumentesh?
Familja e pėrbėrė nga 4 anėtarė, nėna, Irsa, motra dhe i vėllai mė i vogėl jetojnė vetėm me pensionin qė kanė siguruar nga vdekja e babait, vetėm 6 mijė lekė tė reja.

Po a mundet vallė kjo familje, me kaq pak tė ardhura tė sigurojė paratė pėr operacion i cili do i shpėtonte jetėn Irsės?!

“I lutemi ministrisė sė Shėndetėsisė tė na ndihmojė financiarisht dhe duke na pajisur me dokumente pėr tė mundėsuar dėrgimin e Irsės nė Selanik.”- vazhdon rrėfimi i xhaxhait.

Apelit i bashkangjitet mė fort dhe dhimbja e nėnės sė adoleshentes- “Mė ndihmoni ta kuroj jashtė shteti”.

Edhe Irta nėpėrmjet mikrofonit kėrkon ndihmė pėr tu pajisur me pasaportėn biometrike dhe i lutet shtetit ta ndihmojė pėr tu kuruar sa mė shpejt.

Bashkia e Maliqit ka ofruar njė fond tė vogėl pėr tė ndihmuar kurimin e Irsės. NEWS24, BalkanWeb i bashkangjiten apelit tė familjarėve pėr tė ndihmuar qė ėndrra e 14 vjecares tė mos ndėrpriret nė mes.

Pak ore pas apelit nė News24, kreu i bashkisė sė Maliqit, Gėzim Topcia bėn tė ditur se kanė nisur menjėherė procedurat pėr pajisjen me pasaportė tė 14 vjecares, ndėrsa vetė konsulli grek nė Korcė ka marrė pėrsipėr vizėn e vajzės.

Bashkia e Maliqit ka hapur llogari bankara pėr tė ndihmuar vajzėn 14 vjecare e cila vuan nga gjėndra tumorale. Nė adresėn e Balkanweb kanė mbėrritur numrat e llogarive bankare ku cdo kush qė dėshiron mund tė derdhė tė hodhat tė cilat mė pas do ti kalojnė familjes Lanka. BalkanWeb pasi bėri verifikimin nga Bashkia e Maliqit dhe Raiffeissen Bank konfirmon se numrat e llogarisė janė tė sakta. "Parate do derdhen ne emer te Haxhi Xhevahir Lanka (xhaxhai i vajzes ,sepse i ati nuk jeton). Po publikojme dhe numrin e xhaxhait te Irtes, per kushdo qe kerkon te kontaktoje drejteperdrejte per te dhene kontributin e vet ne ndihme te 14 vjecares. Haxhi Lenka numri i telefonit Celular: 067 22 93 131



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi