.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
HELENA
HELENA
Moderator
Moderator
GjeniaFemale
Shenja e HoroskopitTaurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 38
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

Rimi Cerloj, muratori qė u bė balerin Empty Rimi Cerloj, muratori qė u bė balerin

Tue Feb 09 2010, 21:17
EKSKLUZIVE/Intervista/ Flet nga Italia balerini shqiptar, Burim Cerloj


Cerloj: Nuk e heq as nė prova, banderolėn me flamurin kuqezi qė mbaj nė dorė

I qeshur dhe ēapkėn, me sytė qė flasin me mijėra fjalė nė njė sekondė tė vetėm. I mbėshtjellė nga nostalgjia e fėmijėrisė qė ka kaluar nė Durrės, Burim (Rimi) Cerloj, balerini i famshėm shqiptar nė Itali, rrėfen jetėn dhe suksesin qė ka arritur. Ai nuk i ka harruar momentet e vėshtira qė ka kaluar nė fillimet e tija nė mėrgim, ka punuar pėr katėr vite me radhe si murator, madje tregon se herėn e parė qė ėshtė kthyer nė Shqipėri ka menduar qė ta lėrė pėrgjithmonė Italinė. Cerloj nė njė intervistė pėr gazetėn "Tirana Observer", tregon se sot ėshtė njė tjetėr, i rritur profesionalisht dhe me besim se karriera e tij do tė ketė gjithmonė sukses. Aktualisht ėshtė ndėr balerinėt kryesorė nė programin "Domenica in" te RAI. Nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn "Tirana Observer", Rimi Cerloj, tregon se sė shpejti do tė luajė njė rol tek "Romeo dhe Zhulieta" nė njė tur botėror, gjithashtu shprehet se ėndėrron qė njė ditė tė jetė ai nė rolin kryesor. Krenarinė prej shqiptari e tregon gjithmonė, madje shprehet se nuk e heq nga dora njė rrethore me flamurin kuq e zi.

Si ka nisur karriera e Rimit?
Kur erdha ne Itali (si klandestin), hyra ne punė si murator dhe kam vazhduar kėtė punė pėr 4 vjet, deri sa bėra dokumentet. Gjatė kėtyre viteve fillova tė punoja nėpėr diskoteka si kubist. Njė natė isha duke kėrcyer nė kub, mė pa njė balerin profesionist qė kishte ardhur nė Padova pėr punė me koreografin Mauro Astolfi, i cili ėshtė mėsues nė njė shkollė profesionale tė Romės. Kur zbrita nga kubi, Mauro Astolfi mė ndaloi, mė bėri komplimentet dhe mbas njė diskutimi tė gjatė, mė kėrkoi tė zbrisja tė studioja nė Romė pasi kisha talent. I shpjegova se nuk kisha studiuar kurrė por ai kėmbėnguli. Nė moshėn 23-vjeēare lashė gjithēka qė kisha krijuar nė Padova pėr tė realizuar njė ėndėrr, pėr tė studiuar dhe pėr tu bėrė balerin profesionist nė Itali.
Karriera ime? Mė vjen nė mendje provimi im i parė pėr balerin. Kur koreografi dhe regjisori mė famė botėrore Micha Van Hoecke, mė zgjodhi edhe mua nė mes tė 5 balerinėve qė kėrkonte ndėr 100 qė u prezantuam pėr tė bėrė provėn. Pas provės isha pjesė e koncertit tė vitit tė ri qė u zhvillua nė teatro "La Fenice" tė Venecias pėr tu transmetuar nė Eurovision dhe Rai. Ai ishte fillimi i karrierės time dhe suksesi im i parė. Qė nga ajo ditė bashkėpunojmė sė bashku shpesh herė nė spektaklet e tij nė Itali dhe jashtė saj.
Cili ka qenė momenti mė i vėshtirė gjatė karrierės suaj?
Momenti mė i vėshtirė ėshtė gjithmonė fillimi. Kur zbrita nė Romė nuk njihja njeri dhe nuk njihja as baletin. Kur bėja leksione pikėllohesha shpesh se nuk arrija qėllimet e mia pėrnjėherėsh. Por e kuptova mė vonė se gjithė ajo sakrificė vlejti pėr diēka. Siē dihet, rezultatet vijnė duke studiuar me kalimin e kohės.
A keni besuar se do tė arrinit tė bėnit karrierė?
Tė them tė drejtėn unė jam njė tip shumė kėmbėngulės dhe kokėfortė. Kam shumė besim tek vetja. Kėto veti mė shtynin tė ecja para. Mos tė kisha besuar se do bėja karrierė nuk do lija gjithēka qė kisha krijuar nė Padova pėr tu transferuar nė Romė.
Kujt ja dedikoni suksesin e arritur?
Suksesin e arritur ia dedikoj kėmbėnguljes time dhe gjithė atyre qė kanė besuar tek Burim (Rimi) Cerloj.
Sa pėr qind ndiheni i realizuar?
Asnjėherė mjaftueshėm, gjithmonė pikėsynoj nivele mė tė larta. Mė vjen nė mendje kur flas me mamin tim pėr kėto gjera nė telefon, mė thotė gjithmonė. Forca Burim, lart e mė lart me shpresė se njė ditė do tė arrish atė qė nė tė vėrtetė do.
Kė cilėsoni si kulmin e suksesit tuaj?
Shpresoj qė tė mos ketė ardhur akoma. Kur ta arrij do tė bėjmė njė intervistė tjetėr bashkė (qesh).
Ēfarė po bėn aktualisht Rimi?
Aktualisht jam balerin tek "Domenica in" nė Rai dhe merrem gjithashtu me aktivitet tė tjera nė tė gjithė Italinė. Tani jam pjesė e njė turi qė do tė bėjmė nė shtetet kryesore tė botės.
Nėse do tė ktheheshit pas, ēfarė do tė ndryshonit nė jetėn tuaj?
Sigurisht do tė kisha mbaruar shkollėn e baletit nė Tirane. Pėr kėtė jam pak i penduar qė nuk kam bėrė nė Shqipėri hapat e para tė studimit. Ndėrsa nė karrierė jam munduar tė bėj zgjedhjet mė tė mira, kėshtu qė do tė ribėja sėrish ato qė kam bėrė.
A mendoni tė bėni njė libėr pėr jetėn tuaj?
Tė them tė drejtėn, ėshtė njė ide shumė e mirė. Ti po ma sjell nė mendje kėtė ide. Shpresoj nė tė ardhmen, pse jo, do tė ishte diēka shumė e bukur.
Sa e ndien Rimi tė qenit larg nga vendlindja?
E ndiej shumė, ndoshta nuk do ta besoni, por ėshtė njė lidhje e brendshme, njė lidhje unike qė nuk shprehet dot me fjalė. Unė edhe nė prova nė "Domenica in", nuk e heq nga dora banderolėn me flamurin shqiptar, e dua vendin tim.
Ēfarė tė mungon nga Shqipėria?
Mė mungon jashtė mase deti i Durrėsit, qytetit ku kam lindur. Mė mungon shoqėria e vjetėr dhe ēdo kujtim i jetės sė kaluar aty.
Perverse kėrcimit, kush janė hobet e Rimit?
Hobet e Rimit janė futbolli, qė nuk luaj dot se kam frikė mos vritem, dhe njė hob qė kam zbuluar tani ėshtė edhe koreografia. Ka nja 1 vit qė jam docent nė shkolla private dhe nė fiera baleti tė ndryshme nė tė gjithė Italinė



________________________________
Firma e Antarit/Antares:


PER INTERESAT E VEHVETES EDHE DJALLI MUND TA CITOJ BIBLEN (SHEKSPIR)
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi