.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
Visi
Visi
Moderator
Moderator
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitAquarius Cat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 361
Ditelindja Ditelindja : 14/02/1988
Mosha Mosha : 36
Vendodhja Vendodhja : grece
Hobet Hobet : futbolli
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 4
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 663
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 05/05/2009
http://WWW.FORUMISHQIP.NET

Babai i vrasėsit: Nuk ia fal tim biri Empty Babai i vrasėsit: Nuk ia fal tim biri

Thu Feb 11 2010, 19:16
Autori i vrasjes me thikė tė ndodhur nė Kamėz mbrėmjen e 48 orėve mė parė ėshtė arrestuar nga ndėrhyrja e babait tė tij, i cili ka ndihmuar policinė nė kapjen e autorit. Sipas burimeve nga policia, nė momentin qė babai i tė dyshuarit Bukurosh Muēeku, i cili sapo ka mėsuar motivin e vrasjes, i ka kėrkuar policisė qė ta mbajnė nė qeli tė birin, nė tė kundėr do ta vriste me duart e tij. "Kėrkoj dėnimin maksimal pėr tim bir, pėr atė qė ka bėrė. Ndryshe do e vras vetė me duart e mija", mėsohet se ėshtė shprehur para policisė, Skėnder Muēeku, babai i autorit tė dyshuar tė vrasjes sė Robert Dishmemės ndodhur nė Kamėz, mbrėmjen e sė martės. Sipas burimeve tė marra, i ati i tė dyshuarit ka dhėnė ndihmesė pėr arrestimin e tė birit, sapo ėshtė njoftuar qė 19-vjeēari akuzohej se kishte vrarė njė bashkėmoshatar, i cili banonte nė Valias tė Tiranės. Pasi ka mėsuar se i biri ishte strehuar te disa tė afėrm nė Paskuqan, pasi kishte kryer vrasjen e emigrantit 24-vjeēar, Skėnder Muēeku menjėherė ka lajmėruar policinė. Burimet shpjeguan se veē informacionit pėr vendndodhjen e tė dyshuarit si autor, babai i tė riut e ka bindur tė birin tė dorėzohej nė polici. Nga ana tjetėr vrasja e djalit tė madh tė familjes Dishmema, pėrveē dhimbjes sė madhe ka shkaktuar edhe irritimin e tė afėrmeve, ēka ka detyruar policinė qė tė bisedojė me ta. Pėr tė shmangur ndonjė vetėgjyqėsi tė mundshme, policia ka biseduar mė tė afėrmit e viktimės, tė cilėt paraprakisht janė shprehur se nuk do ia falin kurrė kėtė veprim autorit tashmė tė arrestuar.
FAMILJARET E VIKTIMES
Nė familjen e 24-vjeēarit Robert Dishmema, i cili mbeti i vrarė mbrėmjen e sė martės nė Kamėz, ėshtė e vėshtirė tė bisedosh pėr kėtė ngjarje. Tė afėrmit e tė njohurit e 24-vjeēarit, veshur me tė zeza, janė mbledhur rreth shtėpisė ku banon familja e tij, nė Valias tė Ri, pranė njė shkolle 9-vjeēare, duke pritur qė ta pėrcjellin pėr nė banesėn e fundit. Xhaxhai i emigrantit Dishmema, pohoi dje pėr gazetėn se djali i vrarė kishte vetėm 20 ditė qė ishte kthyer nga Greqia, ku jetonte e punonte prej mė shumė se 5 vitesh. "Ėshtė njė ngjarje qė na ka tronditur tė gjithėve, me njė motiv qė nuk po arrijmė ta kuptojmė. Por ne dimė tė themi qė Roberti nuk i binte njeriu nė qafė, nuk e meritonte tė vritej", janė shprehur dje disa tė afėrm tė 24-vjeēarit. Ata kanė treguar se Robert Dishmema, ishte njė emigrant me dokumente tė rregullta, qė punonte nė Greqi dhe ishte kthyer pėr tė vizituar familjen. Ai ėshtė djali i madh i familjes Dishmema, ka njė vėlla mė tė vogėl dhe dy motra. "Prej disa muajsh ai ishte fejuar, priste qė tė martohej. Nuk kishte mendje ai pėr tė ngacmuar motrat dhe vajzat e tė tjerėve. Ne nuk arrijmė tė kuptojmė se si mund tė kėtė arritur ai njeri qė ta godasė me thikė Robertin", kanė pohuar mė tej familjarėt e viktimės. Ndėrsa personi qė ėshtė arrestuar si i dyshuar pėr vrasjen e 24-vjeēarit, ka deklaruar se ai e ka sharė nė faqen e internetit nė "Facebook".
I dyshuari pranon: Unė e bėra vrasjen
TIRANE - Bukurosh Muēeku, 19 vjeē, i cili u arrestua dy ditė mė parė nga Policia e Tiranės, si i dyshuar pėr vrasjen e emigrantit Robert Dishmema, ka pranuar autorėsinė e krimit, gjatė marrjes nė pyetje nga oficerėt e policisė. Ai ka deklaruar se gjithēka e ka bėrė pėr tė mbrojtur nderin e motrės dhe tė familjes sė tij, pasi viktima e kishte sharė teksa flisnin nė "Facebook". Burime nga grupi hetimor thanė se konflikti mes dy tė rinjve, tė cilėt banonin qė tė dy nė Valias dhe ishin nga Burreli, ka nisur prej disa ditėsh, pasi 24-vjeēari ishte kthyer nga Greqia. Fillimisht mes tyre ka pasur fyerje personale e mė pas kanė nisur tė pėrmendin familjet e njėri-tjetrit, madje edhe duke u kėrcėnuar. Ditėn e vrasjes, tė dy ndodheshin nė njė qendėr interneti dhe sipas deklarimeve tė tė arrestuarit, viktima e ka sharė nė "Facebook".



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Similar topics
    Drejtat e ktij Forumit:
    Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi