.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
HELENA
HELENA
Moderator
Moderator
GjeniaFemale
Shenja e HoroskopitTaurus Buffalo
Numri i postimeve Numri i postimeve : 223
Ditelindja Ditelindja : 19/05/1985
Mosha Mosha : 38
Vendodhja Vendodhja : tirane
Hobet Hobet : Arti ne pergjithesi
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 16
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 639
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 30/01/2010

PROKURORIA ITALIANE Empty PROKURORIA ITALIANE

Tue Feb 16 2010, 15:28
Prokuroria Italiane eshte nje organ, qe eshte i organizuar dhe funksionon prane sistemit gjyqesor Italian. Ne kete aspekt ,shohim se ka ngjashmeri me pozicionimit qe ka prokuroria ne vendin tone. Por ndryshimi qendron ne faktin se prokuroria jone eshte nje organ i centralizuar, gje qe shprehet ne nein 148 pika 2 te Kushtetutes, ku thuhet: “Prokuroret jane te organizuar dhe funksionojne prane sistemit gjyqesor si nje organ I centralizuar.”
Ky organizim i Prokurorise sone vjen nga fakti se u hartua nje variant hibrid i saj, qe ka elemente te prokurorise ishsovjetike (eshte e centralizuar), te prokurorise italiane (organizohet dhe funksionon prane sistemit gjyqesor) dhe asaj kontinentale, perfaqesues tipik i se ciles eshte Franca (ushtron ndjekjen penale).
Prokuroret ne sistemin Italian kane te njejten menyre zgjedhjeje, emerimi dhe te njejtin status si edhe gjyqtaret. Ky fakt, gjen shprehje ne Kushtetuten Italiane, e cila ne pjesen e dyte te saj, seksioni i pare, rregullon menyren e funksionimit te Magjistratures. Dhe konkretisht, ne nenin 104 te kushtetutes italiane thuhet se: “Magjistratura ka nje rregullim autonom dhe eshte e parur nga pushtetet e tjera”, ndersa ne nenin 105 te saj thuhet: “I takon keshillit te larte te magjistratures,sipas dispozitave te organizimit gjyqesor, pranimi, emerimi, transferimi, promovimi dhe marrja e masave disiplinore ndaj magjistrateve”. Pranimi i magjistrateve behet me konkurs. Kjo gje eshte e sanksionuar ne neni 6 paragrafi 1, ne Kushtetuten Italiane. Ne nenin 107 paragrafi 3 thuhet se magjistratet dallohen ndermjet tyre vetem per shkak te funksioneve te ndryshme, ndersa ne piken 4 te po ketij neni, thuhet se prokurori gezon garancite te dhena nga normat mbi organizimin gjyqesor.
Pra, shihet nje ndryshim i dukshem me prokurorine tone, sepse ne nenin 149 te Kushtetutes sone, ne piken e pare te tij thuhet: “Prokurori i Pergjithshem emerohet nga Presidenti i Republikes me pelqimin e kuvendit”, ndersa ne piken 3 te po ketij neni thuhet: “Prokuroret e tjere emerohen dhe shkarkohen nga Presidenti I Republikes me propozim te Prokurorit te Pergjithshem”. Pra, ne sistemin tone, pavaresisht se gjyqtaret dhe prokuroret marrin te njejtin arsim, menyra e emerimit dhe heqjes se tyre eshte e ndryshme.
Me larte permenda se prokuroria italiane organizohet dhe funksionon prane sistemit gjyqesor. Sistemi gjyqesor italan perbehet nga Gjykata e Larte e Kastacionit, gjykatat e apelit si dhe gjykatat e shkalles se pare. Ne nenin 4 te kodit te procedures penale itliane percaktohet se si behet ndarja e gjykatave te shkalles se pare. Ndarja e ketyre gjykatave behet ne baze te kompetencave lendore dhe per ndarjen e kompetencave lendore, mbahet parasysh denimi i caktuar nga ligji per secilen veper penale te konsumuar apo te mbetur ne tentative. Ne baze te kesaj ndarjeje, gjykatat e shkalles se pare jane gjykatat e asisit, qe gjykojne krimet e renda, gjykatat e tribunalit dhe gjykatat pretore. Ndersa gjykatat e apelit ndahen ne gjykata te apelit te asisit dhe ne gjykata te apelit, ku apelohen vendimet e dy gjykatave te tjera te shkalles se pare.
Prane cdo gjykate te shkalles se pare, funksionon nje Prokurori e Republikes, kompetencat e se ciles perputhen me ato te gjykatave prane se cilave jane vendosur. Ne vitin 1992 prane ketyre prokurorive te qyteteve kryesore, u ngriten departamente te anti mafias, te perbera nga specialiste per keto lloj hetimesh. Nje organ prokurorie funksionon edhe prane gjykatave te apelit dhe quhet Prokurori e Pergjithshme. Nje Prokurori e Pergjithshme funksionon edhe prane Gjykates se Larte te Kastacionit, e cila qendron ne krye te shkalleve te gjykimit.
Vecoria dalluese e sistemit Italian te prokurorise eshte tek struktura e saj, e cila karakterizohet nga mungesa e varesise ndermjet prokurorive te ndryshme. Gjithashtu, edhe cdo prokuror gezon autonomi te plote ne ushtrimin e funksioneve te veta, gje qe del me se miri e shprehur edhe ne nenin 53 te Kodit te Procedures Penale italane. Ai eshte I lire te zgjedhe modelin e hetimit dhe menyren e drejtimit te procedimit duke zbatuar vetem Kodin e Procedures Penale dhe ligjet e vendit. Kjo pavaresi vjen si rezultat I faktit se prokuroria italiane nuk eshte konceptuar si nje organ i centralizuar. Ne Kodin tone te Procedures Penale, ndryshe nga ai Italian, prokurori nuk eshte i pavarur, pervecse ne seancen gjyqesore, ku ai i ushtron funksionet e tij me pavaresi te plote. Ne nenin 24 pika 4 dhe 5 thuhet: “4.Urdhrat dhe udhezimet e prokurorit me te larte jane te detyrueshme per prokurorin me te ulet.
5. Prokurori me i larte ka te drejte te vendose ndryshimin ose shfuqizimin e vendimeve te marra nga prokurori me I ulet me ankim ose kryesisht.” Ndersa ne nenin 25 pika 2 te po ketij kodi thuhet: “Prokurori me i larte ka te drejte te ushtroje kompetencat e prokurorit me te ulet.”
Pavarsia e prokuroreve italian garantohet qe ne Kushtetuten e ketij vendi, duke u siguruar palevizshmeria e tij nga detyra, gje qe vlen per te gjithe magjistratet. Dhe konkretisht, ne nenin 107 te kesaj kushtetute thuhet se magjistratet jane te palevizshem. Ata nuk mund te perjashtohen apo te pezullohen nga detyra dhe as te transferohen ne funksione dhe detyra te tjera pa miratimin e Keshillit te Larte te Magjistratures. Transferimi behet vetem me pelqimin e tyre dhe ne cdo rast ata vazhdojne te gezojne garancite dhe mbrojtjet nga normat mbi organizimin gjyqesor. Gjithashtu ne nenin 108 pika 2 te kushtetutes italiane thuhet: “Ligji garanton pavaresine e gjyqtareve, te prokuroreve dhe te atyre qe marrin pjese ne administrimin e drejtesise”.
Gjithe kjo pavaresi te jep idene se prokuroret mund te kene mundesine te abuzojne me detyren e tyre apo te shkelin te drejtat dhe lirite e shtetasve pasi dihet se jane ata qe e ushtrojne ndjekje penale (gje qe shprehet qe ne Kushtetute, ne nenin 112 te saj, ku thuhet: “Prokurori ka detyrimin te ushtroje ndjekjen penale”, gje qe sanksionohet dhe ne Kodin Procedural Penal italian, ne nenin 50 te tij), por kjo gje nuk eshte e mundur, sepse ne cdo gjykate te shkalles se pare, ka nje gjyqtar per hetimet paraprake, i cili mbikqyr aktet e prokurorit te republikes ne fazen e hetimeve paraprake, mbikqyr veprimet e kryera nga prokuroria si dhe kohezgjatjen e hetimeve. Gjithashtu te drejtat dhe lirite e individit garantohen nga fakti se per cdo veprim qe ndermerr prokurori dhe qe ky veprim sjell cenimin e ketyre te dejtave, ai duhet te marri autorizimin e gjyqtarit per hetimet paraprake. Edhe ne raste kur kemi nje arrestim te urdheruar nga prokurori, urgjenca e te cilit nuk e lejon prokurorin qe te presi urdhrin e arrestit nga gjyqtari per hetimet paraprake, sipas nenit 390 pika 1 te Kodit te Procedures Penale: “Brenda 48 oreve nga ndalimi apo arrestimi, prokurori nese nuk duhet te urdheroj lirimin e menjehershem, duhet te kerkoje vleftesimin e arrestimit apo ndalimit nga gjyqtari per hetimet paraprake competent ne lidhje me vendin ku eshte bere ndalimi apo arrestimi”.
Si konkluzion mund te them se, prokuroria italiane ben pjese ne pushtetin gjyqesor. Ajo eshte e organizuar dhe funksionon prane ketij sistemi. Prokurori eshte nje magjistrate qe ka funksione hetimore. Ai eshte i pavarur, gje qe garantohet nga parimi i palevizshmerise dhe nga gjithe menyra se si eshte organizuar dhe funksionon sistemi gjyqesor. Megjithate, fakti se ai mbikqyret nga gjyqtari per hetimet paraprake ne veprimtarine e tij si dhe eshte i detyruar te zbatoj ligjin, perben nje garanci ndaj abuzimit te ketij organi.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:


PER INTERESAT E VEHVETES EDHE DJALLI MUND TA CITOJ BIBLEN (SHEKSPIR)
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi