.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Kriza, reagojne ministrat e Jashtem te BE-se Empty Kriza, reagojne ministrat e Jashtem te BE-se

Tue Feb 23 2010, 18:45
Ministrat e Jashtem te Bashkimit Europian presin qe situata politike ne vend te permiresohet perpara perpilimit te opinionit nga komisioni mbi statusin kandidat te Shqiperise.
“Para se gjithash, te gjithe ne shpresojme qe situata politike ne Shqiperi te kthehet ne vendin e duhur, qe opozita te hyje ne parlament. E kuptoj qe presidenti po drejton bisedimet per gjetjen e nje zgjidhjeje dhe shpresojme qe ai ta gjeje zgjidhjen sepse kjo do te ishte ne te mire te vete Shqiperise ne radhe te pare, persa i takon statusit kandidat. Ne shpresojme qe te punojme se shpejti mbi kete aplikim ne Keshillin e Ministrave te Jashtem. Shqiperia tani po pergatitet ndaj pyetesorit. Pas kesaj ceshtja i kthehet Komisionit i cili merr ca kohe per pergatitjen e opinionit. Gjate kesaj kohe te gjitha problemet ne Shqiperi shpresoj te jene zgjidhur”, eshte shprehur ministri i Jashtem slloven Samuel Zbogar.

Ministri portugez per ceshtje europiane, Pedro Lourtie theksoi: "Stabiliteti politik eshte i rendesishem dhe po ashtu dhe konsolidimi i institucioneve demokratike. Ekziston nje proces i cili duhet ndjekur e kritere qe duhen permbushur, ndaj negociatat do te ndiqen deri ne fund".

Ndersa ministri i Jashtem suedez, Carl Bildt pohoi: “Kjo eshte ceshtje e brendshme e Shqiperise, por na vjen keq dhe i kerkojme opozites te kthehet ne Kuvend dhe qe per kete te kete nje dialog qe ta zgjidhe kete ceshtje ne vecanti. E sigurisht qe shpresoj qe situata aktuale te zgjidhet shume me perpara opinionit te Komisionit per Shqiperine”.

Alexander Stubb, minister i Jashtem i Finlandes, pohoi se: "Eshte shume e veshtire qe te gjykosh per kete, pasi te gjitha vendet e Ballkanit kane nje proces politik e disa prej vendeve jane me shume problematike sesa te tjeret, keshtu qe duhet pare efekti perfundimtar”.

Persa i takon liberalizimit te vizave nuk ka nje date te qarte se kur do te hyje ne fuqi heqja e ketij regjimi me shqiptaret dhe bosnjaket. Sllovenia shpreson qe te pakten politikisht te jepet nje mesazh pozitiv ne qershor per dy vendet e prapambetura, por gjithcka varet nga vleresimi i komisionit per plotesimin e kritereve te kerkuara.

“Ne po punojme qe te ndodhe gjate qershorit, ndaj shpresojme shume qe te behet nga qershori. Mendoj eshte shume e rendesishme qe ne te percjellim kete mesazh ndaj qytetareve te Shqiperise dhe Bosnjes gjate presidences spanjolle. Ne, Sllovenia, po punojme per arritjen e ketij synimi, por natyrisht qe varet shume nga menyra sesi secili prej ketyre dy vendeve do te jete pergatitur, varet nga vleresimi qe do te pergatise Komisioni", deklaroi Zgobar.

Ndersa Bildt theksoi: “Ne do te votojme pro kur te vije momenti. Mendoj se Komisioni, sic na ka thene, po vlereson Shqiperine dhe Bosnjen dhe ne presim qe fillimisht nje raport per kete te paraqitet ne Keshillin e Ministrave te Brendshem e me pas tek ne. Nese merr driten e gjelber atje, natyrisht do te gezoje dhe mbeshtetjen tone. Ata nuk ia mberriten qe t'i plotesonin kushtet, cfare supozohej se duhet t'i kishin permbushur. Per mendimin tim kjo gje duhet te ishte bere dje, nese behet sot mire, por nese nuk behet deri neser, me vjen keq, por varet nga vete keto dy vende”.

Menjehere pas ardhjes ne pushtet, kryeministri grek Papandreu propozoi ne Bruksel, 2014-n si date synuese per antaresimin e vendeve te Ballkanit. Nje propozim i tille vleresohet si joreal ne praktike, por per disa vende anetare kjo mund te sherbeje si date motivimi per rajonin.

"Nuk dua te jap asnje date ne kete faze, e rendesishme eshte qe gjerat te vijojne me Serbine, Maqedonine, dhe me vendet e tjera qe jane ne rrugen e duhur per t'u anetaresuar”, deklaroi Stubb.

Ndersa per Lourtie, “tani eshte e veshtire qe te thuash nje date per antaresimin sepse me shume e rendesishme eshte qe keto vende te permbushin kriteret e me pas, mund te hyjne ne BE”.

“Eshte nje date motivimi per te motivuar vendet e rajonit qe te bejne reformat e tyre, qe te shpejtojne dhe qe BE po ashtu t'i vezhgoje, por duhet te shohim. Mendoj se eshte shume heret qe te vendosim nje date antaresimi. Por eshte mire te paturit te nje date motivuese qe i motivon keto vende per te ecur perpara”, theksoi Zgobar.

Nderkohe qe Bildt shtoi: “Me duket se une e kam mbrojtur idene e 2014-tes ne mes te viteve 90, kur ende mund te kishte qene date reale, e kishim shpejtesine e duhur per kete. Tani mendoj se do te jete shume e veshtire qe te fusim gjithsecilin nga vendet e rajonit ne 2014, por vleresoj ambicjen per te bere presion ndaj te gjitha vendeve per te ecur sa me shpejt qe te mundin”.

Edhe pse nuk ka nje date te qarte reale, antaresimi i Ballkanit ne BE konsiderohet si hapi i radhes ne politiken e zgjerimit te unionit.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Kriza, reagojne ministrat e Jashtem te BE-se Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi