.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Shkodėr, nėn ujė mbi 100 banesa, mbyllen disa shkolla Empty Shkodėr, nėn ujė mbi 100 banesa, mbyllen disa shkolla

Thu Feb 25 2010, 15:49
Rikthehen dhe njėherė pėrmbytjet nė zonėn e Shkodrės, qė nė kėtė fillim viti shkaktuan dėme tė mėdha materiale tek banorėt. Vazhdon gjendja e gatishmėrise pėr tė pėrballuar kėtė emergjence qė po krijohet dita ditės pėr shkak tė reshjeve tė shumta qe kanė tej fryrė lumenjtė dhe liqenet e hidrocentraleve mbi lumin Drin. Shkarkimet vazhdojne dhe sot nė HEC-et e Vaut tė Dejes, Koman dhe Fierzė. Banoret nuk pranojne te evakueohen

Ja harta e permbytjeve deri ne mesdite

Ora 13:00-Ministria e Brendshme paraqiti sot nė mesditė te dhenat mbi tė tokave tė pėrmbytura nė zonat e Shkodrės. Gjithsej llogariten 5 350 ha tokė e pėrmbytur, 108 shtėpi nėn ujė dhe 723 shtėpi tė rrethuara dhe kėrcėnuara nga uji.

Tė dhėnat janė bėrė tė ditur nga strukturat e angazhuara pėr pėrballimin e situatės sė krijuar nė Qarkun e Shkodrės, tė cilat janė duke vepruar nė terren nė zbatim tė detyrave tė pėrcaktuara nga Komisioni i Emergjencės Civile.

Mėsohet se konkretisht nė fshatin Daragjat tė Komunės Dajē po punohet pėr pėrforcimin e argjinaturės, kurse nė Bėrdicė po ngrihet kampingu me 20 ēadra nė funksion tė Komunės Dajē.

Ndėrkohė vazhdojnė punimet nė fshatin Ashtė tė Komunės Bushat pėr pėrforcimin me mjete inerte me qėllim ruajtjen nga dėmtimi tė 10 shtėpive qė mund tė rrezikohen nga shembjet pėr shkak tė gėrryerjeve nga Lumi Drin.

Nga strukturat e Policisė sė Shtetit dhe tė Forcave tė Armatosura, me mjetet qė disponojnė aktualisht po merren masa pėr drejtimin e operacioneve tė evakuim-shpėtimit.

Nė fshatrat Shirq, Daragjat e Dajē jnė dėrguar forca dhe mjete pėr evakuimin e komunitetit.

Edhe nė Komunėn Ana e Malit janė vėnė forca dhe mjete nė dispozicion pėr evakuimin e komunitetit si dhe janė dėrguar thasė me rėrė pėr pėrforcimin e pritave nė fshatin Gorricė.

Nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Shkodėr janė mbyllur shkollat nė Komunat Ana e Malit, Dajē, Guri i Zi(fshatrat Vukatanė, Kuē, lagjen Ajasėm(Bashkia Shkodėr) deri nė njė urdhėr tė dytė.

Tabela, Tė dhėna mbi sipėrfaqen e tokės sė pėrmbytur, numrin e shtėpive tė pėrmbytura dhe tė shtėpive tė rrethuara nga uji.


Nr Njėsia vendore Tokė e pėrmbytur Shtėpi tė pėrmbytura Shtėpi tė rrethuara nga uji
1 B. Shkodėr 50 ha 5 27
2 K. Dajē 1600 ha 35 150
3 K. Ana Malit 1000 ha 15 165
4 K. Velipojė 700 ha 53 150
5 K. Bėrdicė 1000 ha - 71
7 K. Bushat 700 ha 30
8 K. Guri Zi 300 ha 130

Gjithsej 5350 ha 108 shtėpi 723 shtėpi


Uji hyn nė Shkodėr, pamjet nga kalaja e Rozafės

Ora 12:00-Uji hyn nė lagjet periferike tė Shkodrės. Uji ka zaptuar banesat e para nė periferi tė Shkodrės. TVNews24 siguron pamje tė zonave tė pėrmbytura ku vihen re siperfaqe te mėdha nėn ujė. Pamjet e marra nga Kalaja e Rozafės dėshmojnė gjendjen jo tė zakontė. Nėn ujė dhe Harku i Bėrdicės qė u pėrmbyt dhe ne filllim te janarit nga pėrmbytja masive. Uji ka trokitur nderkohe ne Bahcallek ndersa mesohet se banoret kane zgjedhur te strehohen tek te afermit dhe jo ne kampingjet e qeverise.

Ruli: Nė Shkodėr nėn ujė 3 600 ha tokė

Ora 10:00-Zyrtarisht deri nė orėn 10:00 tė paradites sė sotme nė Shkodėr rezultojnė rreth 3 600 ha tokė tė pėrmbytura. Ministri i Bujqėsisė Genc Ruli ka mbledhur shtabin e emergjencave nė njė mbledhje nga ku bėri tė ditur pėr mediat kėtė paradite se situate nė Shkodėr konsiderohet kritike. Sipas tij vėmendja e vecantė ėshtė pėrqėndruar nė Shkodėr, ku janė vėnė nė punė me kapacitet tė plotė hidrovoret. Por sipas Rulit, e paparashikueshme ka qėnė situata e prurjeve nė lumin Drin, qė ka tejkaluar normėn e kėtyre ditėve.

Zgjerohen pėrmbytjet, shtrihen deri nė Bėrdicė

Ora 09:15-Ndėrsa dita e sotme nė qarkun e Shkodrės ėshtė me mot pa rreshje shiu, shkarkimi i ujit nga portat e liqeneve tė hidrocentraleve, ka risjellė pėrmbytje, ku krahas komunės Ana e Malit, e Dajēit tė Bregut tė Bunės, Gurit tė Zi dhe Bushatit, ato janė shtrirė edhe nė komunėn e Berdicės, shumė pranė qytetit dhe nė Trushin e poshtėm.

Korrespondentja e News24, Eliona Kodra bėri tė ditur sot paradite se sipėrfaqja e zonave tė pėrmbytura ėshtė rritur.
Nga tė njėjtat burime mėsohet se nė terren ndodhen forca tė shumta tė ushtrisė dhe policisė, strukturat e Shtabit tė Emergjencės civile nė prefekturė dhe qėndėr po punojnė nė pėrforcimin e argjinaturės sė fshatit Darragjat tė komunės Dajē i Bregut tė Bunės pėr ta ruajtur nga nga ndonjė dėmtim i mundshėm.

Vazhdojne permbytjet ne Shkoder
Ora 07:30-Nė zonėn veripėrėndimore tė Shqipėrisė vazhdon tė zgjerohet harta e pėrmbytjeve. Ujrat e dala nga shtretėrit e lumenjve Kir e Gjader si pasojė e shkarkimeve nga hidrocentralet mbi lumin Drin kanė sjellė sot paradite nė Shkodėr njė panoramė tė trishtė qė tė kujton pėrmbytjet e fillimit tė Janarit tė ketij viti.

Uji ka dale dhe ne vendin e quajtur Harku i Bėrdicės,pjese e aksit Shkoder- Tirane.Situata paraqitet kritike nė Dajt, Obot, Daragjat nė lagjen e Shkodrės Bahcallėk ku uji ka hyrė nė oborret e banesave.
Banorėt e kėtyre zonave qė pėrjetuan nė Janar tė njėjtėn situatė nuk pranojnė tė evakuohen.
Ndėrkohė shtabi i emergjencės po punon pėr tė ndihmuar njerėzit qė kanė mė tepėr nėvojė pėr lėvizje nė rrugėt e mbushura me ujė si dhe pėr ngritjen e argjinaturave.
Tre kampingje, 2 na Dajc dhe 1 nė Bėrdicė janė ngritur pėr personat qė mud tė evakuohen.
Moti as sot nuk eshte shume premtues per Shkodren qe heret ne mengjes eshte zgjuar me nej tis mjegulle.

Deri ditėn e djeshmemesohet se rreth 3 mijė hektarė tokė janė zhytur nėn ujė. Pėr fat tė mirė ende nuk janė konstatuar shtėpi tė pėrmbytura.

Ditėn e djeshme qeveria bėri thirrje se po pėrsėritet situate e emergjencės pėr zonat e nėnShkodrės pas rritjes se nivelit tė ujrave tė lumenjeve nga reshjet e ditėve tė fundit.
Qeveria paralajmėroi ngritjen e Komitetit tė Emergjencave. Kryeministri Sali Berisha nė mbledhjen e qeverisė bėri thirrje pėr pėrballimin e situatės me sa mė pak dėme.

Ndėrkohė autoritetet kanė filluar t'u bėjnė thirrje banorėve tė disa zonave pėr t'u evakuar.

Nė fillim tė kėtij viti zona e Shkodrės u pėrmbyt pas reshjeve tė shumta qė i detyruan autoritetet tė hapnin edhe portat e liqeneve tė hidrocentraleve tė kaskadės sė Lumit Drin. Bilanci ishte 11 mijė hektarė tokė dhe 2500 shtėpi tė pėrmbytura. Mbi 5000 familje u evakuan.

Opozita ka akuzuar qeverinė pėr paaftėsi, ndėrsa qeveria ka thėnė se bėhet fjalė pėr njė fatkeqėsi natyrore.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi