.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Shqiperia rrezikon vizat Empty Shqiperia rrezikon vizat

Sat Mar 06 2010, 18:41
Rritja e kerkesave per azil ne Belgjike nga shtetasit serbe e maqedonas menjehere pas heqjes se regjimit te vizave po demton procesin e liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen.
Keshtu shprehet Inisiativa e Stabilitetit Europian qe vlereson se disa vende anetare jane frikesuar nga ky fenomen, fale dhe menyres se pasqyrimit nga mediat europiane

"Sigurisht qe egziston rreziku qe kjo te vonoje procesin e liberalizimit me te tjeret. Disa vende anetare mund te jene panikuar, pasi ne disa media europiane pasqyrimi i ngjarjes ka krijuar ne popull ndjeshmeri kunder ketij procesi, e kjo mund te sjelle vonesa. Kjo po demton konceptin e heqjes se vizave. Do te kishte qene me mire sikur te mos kishte ndodhur ky fenomen, por nuk perjashtohej mundesia. Ka patur vazhdimisht abuzim me viza edhe atehere kur njerezit duhet ta kerkonin, dhe eshte e qarte qe do kete abuzim me levizjen e lire. Do kete njerez qe do kerkojne azil, edhe nese shanset per ta marre jane pothuajse zero; do kete njerez qe do te qendrojne me shume se 3 muajt e lejuar, do te qendrojne ne menyre ilegale, do te kerkojne pune, e ndoshta mund te perfshihen ne aktivitete kriminale”, thote Alexandra Stiglmayer, Drejtuese e Projektit "Lista e Bardhe Shengen," ISE.

Megjithese ne numer me te vogel krahasuar me dy muajt e pare te vitit, cdo jave regjistrohen dhjetera aplikues te tjere nga Maqedonia e Serbia ne zyrat e emigracionit dhe azilit ne Belgjike. Te pakenaqur me situaten e krijuar, autoritetet belge perserisin qendrimin per refuzim azili.

" Per momentin situata eshte e pakendshme per Belgjiken. Keta njerez duhet ta dine se nese duan te vine ne Belgjike, jane te mirepritur per te bere turizem, per te qendruar disa dite, por ata nuk mund te gjejne kurre ketu mbeshtetje financiare nga autoritetet belge, edhe nese aplikojne per procedure azili, ne do t'i detyrojme te gjithe te kthehen", shprehet Melchior Wathelet, Sekretari i Shtetit per Emigracionin dhe Azilin ne Belgjike

Inisiativa e Stabilitetit Europian analizon se pavaresisht asaj qe po ndodh ne Belgjike, Bashkimi Europian ka me shume perfitime se humbje nga heqja e regjimit te vizave me rajonin.

"Permes bashkepunimit te ngushte me strukturat europiane si Eurojust, Europol, Interpol Frontex, mekanizmi si marreveshja e riatdhesimit apo brenda vendeve per te monitoruar normat e emigracionit, per ta parandaluar ate dhe per te moslejuar shtetas te vendeve te treta qe te kalojne kufirin nga Ballkani pra, me te gjitha keto perpjekte te vendeve te rajonit, ne fund gjykoj se BE ka me shume perfitime se humbje me heqjen e regjimit te vizave", theksoi Stiglmayer

Megjithe mesymjen e shtetasve serbe dhe maqedonas ne Belgjike, kryeministri Yves Leterme ka pranuar publikisht se mbeshtet heqjen e regjimit te vizave me Shqiperine dhe Bosnjen, nderkohe qe deri me sot Brukseli nuk shquhej per mbeshtetje te ketij procesi me Ballkanin.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Shqiperia rrezikon vizat Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi