.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Shqiperia 1 vit nė NATO, “pėrplasje” Rama-Berisha Empty Shqiperia 1 vit nė NATO, “pėrplasje” Rama-Berisha

Fri Apr 02 2010, 18:39
-Sot mbushet viti nga dita kur Shqiperia mori miratimin per tu bere pjese e strukturave te NATO-s. Anetaresimi i ketij vendi ish-komunist ne bllokun ushtarak me te fuqishem ne Bote beri jehone te madhe. Autoritetet shqiptare vleresuan sot diten sipas tyre historike per Shqiperine, pas festen me te madhe kombetare, ate te Pavaresise. Por ndersa qeveria vleresoi se Shqiperia e meritoi vendin si anetare e strukturave ushtarake te NATO, kreu i opozites akuzoi qeverine se ka shkelur parimet e NATO-s duke nisur qe nga kundershtia per ti bere transparence te plote zgjedhjeve te 28 Qershroit 2009.

Rama: 1 vit nė NATO e gjeti Shqipėrinė nė protesta
Kryetari i Socialistėve Edi Rama vlerėsoi sot nė njė konferencė pėr shtyp se 1 vit i Shqipėrisė nė NATO ka qėnė njė vit plot padrejtėsi tė bėra nga qeveria karshi vullnetit tė lirė tė popullit pėr transparencė, duke sjelle keshtu shkeljen e parimeve te vendosura nga NATO. “Drejtėsia dhe liria kanė qėėn nėn kėrcėnimin e vazhdueshėm. Ky ėshtė bilanci nė kėtė 1 vjetor tė Shqipėrisė nė NATO. Ky pėrvjetor i parė i hyrjes nė aleancėn e parimeve dhe vlerave tė demokracisė, na gjen nė mungesė tė garancive mė elementare pėr qytetarėt. Deformimi I vullnetit tė popullit qė I pati rrėnjėt tek zgjedhjet. Nė njė vit pati protesta nė gjithė vendin”, tha Rama.

Sipas kreut tė socialistėve, protestat po vijojnė edhe nė kėtė nisje tė vitit tė dytė tė Shqipėrisė si vend aleat I NATO. “Protastat do tė jenė nė gjithė vendin dhe do tė kulmojnė nė Tiranė nė 30 Prill”.

Arsyet qė Rama renditi pėr protestat janė pikėrisht grabitja e votave dhe cdo hapėsirė tjetėr transparence. “Pasi u grabitėn votat, po grabitet pėrditė hapėsira e lirė ekonomike, shoqėrore e politike nė kėtė vend. Sot i ndalohet shqipėtarėv e drejta themelore e trasnparencės, ndėrkohė shqiptarėve u vijnė pėrditė fatura dhe vendimarrje jo transparente qė burojnė nga padituria e njė pushteti qė rėndon pėrditė e mė shumė tek qytetarėt”, tha Rama.

I pyetur nga mediat se kush do tėb jenė planet e tjera pas protestave, rama tha se nuk do tė ndalet “protesta, protesta dhe vetėm protesta, ky ėshtė plani A, B, C, protestat”, theksoi Rama.

Ndėrsa lidhur me konfliktin mė tė fundit tė Bashkisė sė Tiranės me qeverinė pėr sheshin “Skėnderbej”, Rama akuzoi Berishėn se cdo ditė gjen nga njė arsye pėr tė ngatėrruar edhe mė shumė cėshtjet e vendit. “Cdo ditė kryeministrit i duhet njė shesh pėr tė bėrė pėrshesh. E gjithė Shqipėria ėshtė futur nė pėrsheshin e 28 Qershorit, nga burojnė tė gjitha vėrtetat e hidhura dhe lajmet e papėlqyeshme qė shqiptarėt marrin nė aspektin e ekonomisė familjare”.

Berisha: Shqipėria kreu zgjedhje tė lira, sic rekomandonte NATO
Kryeministri Sali Berisha theksoi sot se Shqipėria pati shumė arritje tė mėdha pas anėtarėsimit nė NATO. “Brenda kėtij viti Shqipėria zhvilloi zgjedhjet mė tė mira nė historinė e saj dhe dihet qė zgjedhjet e lira ishin kusht nga NATO”, tha Berisha nė njė konference jubilare me rastin e 1 Vjetorit tė Antaresimit tė Shqiperisė nė NATO.
Sipas Berishės mė dėshmitė qė Shqipėria plotėson kriteret pėr tė qėnė anėtare e denjė e strukturave ndėrkombėtare, "vendit tone,- tha Berisha,- iu hapėn njėkohėsisht dhe rrugė pėr nė Bashkimin Europian". “Anėtarėsimi i Shqipėrisė nė NATO, sipas Kryeministrit Berisha, u bė njė nxitje shumė e madhe pėr disa ngjarje tė tjera tė mėdha nė rrafshin e integrimit europian tė vendit. "Ne merituam tė votėbesoheshim nga qeveritė e 27 vendeve anėtare tė BE-sė pėr statusin e kandidatit. Mbi kėtė vendim u bė edhe dorėzimi i pyetėsorit prej 2284 pyetjeve. Anėtarėsimi nė NATO ishte njė nxitje e madhe edhe pėr procesin e liberalizimit tė vizave", tha Kryeministri.
Kryeministri kėrkoi qė me tė njėjtin seriozitet qė u punua pėr anėtarėsimin nė NATO, tė punohet edhe pėr anėtarėsimin nė BE. "Ky ėshtė njė proces kompleks, qė kalon nė reforma tė thella ekonomike, sociale dhe tė gjithanshme, por secila nga kėto reforma zgjeron dhe konsolidon mė tej liritė e qytetarėve".

Me pas Kryeministri Sali Berisha nenvizoi sot, se “nė njė vit tė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO, forcat e armatosura kanė njohur zhvillime tė reja , kanė thelluar reformat nė tė gjitha fushat, kemi pėrmbushur me pėrgjegjėsi tė plotė, kompetencė tė plotė, tė gjitha misionet qė u ndėrmorėn gjatė kėtij viti. “Kjo ishte njė dėshmi e shkėlqyer e aftėsive tona si njė njė ushtri aleate e denjė e NATO-s", tha kryeministri nė konferencen jubilare me rastin e 1 Vjetorit tė Antaresimit tė Shqiperisė nė NATO.

Nė vazhdim te fjalės se tij pėrshėndetėse, me kete rast kryeministri Sali Berisha nėnvizoi gjithashtu se anėtarėsimi i Shqipėrisė nė NATO shėnon ngjarjen mė tė madhe pėr Shqipėrinė, pas shpalljes sė pavarėsisė. "Anėtarėsimi nė NATO pėrbėn ngjarjen mė tė madhe pėr kombin nė fushėn e sigurisė dhe shėnon njė epokė tė re tė kalimit nga mbijetesa, nė ndėrtimin e njė tė ardhme tė sigurt mbi vlerat e lirisė.

Berisha tha se pėrpjekjet e anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO zgjatėn me vite, por mirėnjohja sipas kreut tė ekzekutivit shqiptar I takon mė sė shumti SHBA-ve, konkretisht 2 presidentėve tė fundit. “Mirennjohje Bushit, i cili ne viziten e tij historike ne Tirane do garantonte qė shqiptaret do anetaresoheshin ne NATO. Falenderoj Presidentin Obama qė do mirepriste dhe mbėshteste anėtaresimin”, theksoi Berisha.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Similar topics
    Drejtat e ktij Forumit:
    Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi