Tė dyshuarit pėr grabitje shkėmbejnė zjarr me policinė, vritet 15-vjeēari
Sun Jul 18 2010, 13:24
Artan Skana nga Blinishti i Lezhės, drejtues i autoveturės, mbeti i vrarė, ndėrsa tre personat qė udhėtonin me tė u larguan
Njė 15-vjeēar ka mbetur i vdekur pas shkėmbimit tė zjarrit me policinė nė rrethin e Lezhės. Tė rinjtė janė tė dyshuar si grabitės tė malazezėve dhe kanė qenė nė ndjekje policore qė nga dita e ngjarjes. Policia e Lezhės ka konfirmuar zyrtarisht dje se njė person u qėllua pėr vdekje nė shkėmbim zjarri me uniformat blu. Ngjarja ndodhi pasditen e sė shtunės, rreth orės 15.30, nė vendin e quajtur Ura e Cenit nė lagjen Besėlidhja.
Sipas deklarimit zyrtar tė policisė, gjatė njė operacioni pėr tė kapur autorėt e dyshuar tė grabitjes sė ndodhur me datė 14.07.2010, tė shtetasve malazezė, mjetit me targė TR 7870 R i ėshtė bėrė thirrje nga shėrbimet e policisė qė tė ndalonte. Artan Skana, nga fshati Blinisht, drejtues i autoveturės, udhėtonte sė bashku me tė vėllain e tij dhe dy persona tė tjerė dhe as qė ka pyetur pėr sinjalet e policisė, por ka shtuar shpejtėsinė dhe ėshtė larguar. Ky ka qenė edhe momenti kur Skana ka aksidentuar policin rrugor, Dritan Lorenci, duke goditur motorin me tė cilin ai udhėtonte, ndėrsa ėshtė larguar nė drejtim tė fshatit Balldre. Nė kėto momente Policia e Lezhės ėshtė vėnė nė ndjekje tė mjetit. Tė rinjtė ka mundur tė ēajnė edhe njė tjetėr postbllok policie nė Balldre dhe atu kanė shkėmbyer zjarr me policinė. Vetėm disa metra mė pas, kur edhe ka ndaluar mjeti, tre personat e tjerė janė larguar nė drejtim tė fushave tė Balldrenit me synim malin, ndėrsa ėshtė gjetur i vdekur Artan Skana.
Policia e Lezhės mohon faktin se ėshtė qėlluar mbi tė rinjtė qė udhėtonin me makinė, duke shtuar se i riu ėshtė vrarė nga personat qė udhėtonin me ta. I menjėhershėm ka qenė reagimi i familjarėve tė viktimės, tė cilėt kanė akuzuar policinė se ajo kishte vrarė djalin e tyre. Madje edhe te morgu i spitalit tė Lezhės ka pasur mjaftė probleme, pasi familjarėt kanė nisur tė ofendojnė forcat e policisė dhe FNSH-sė, qė ishin prezent te morgu. Njė grup i RENEA-s ka ardhur sė bashku me njė blindė nė Lezhė, por nuk ėshtė futur nė veprim, pėr tė mos irrituar familjarėt e viktimės. Burime konfidenciale thanė se specialėt kanė ardhur pėr tė arrestuar personat e tjerė qė janė larguar nga vendngjarja, ndėrsa ato zyrtare bėjnė tė ditur se tė rinjtė kanė qenė nė ndjekje qė pas grabitjes sė dy shtetasve malazezė dhe se frika e zbulimit nga ana e uniformave blu kanė bėrė qė ata tė mos ndalonin. Po sipas policisė, Artan Skana ka qenė i shoqėruar nė polici tri javė mė parė, pėr njė vjedhje. Po kėshtu ai ka qenė shoqėruar edhe disa muaj mė parė pėr njė plagosje nė afėrsi tė shkollės sė mesme nė Lezhė dhe njihej si njė person me precedentė penalė. Nė makinė me tė mendohet se ka qenė edhe vėllai mė i madh. Po sipas policisė, njė ekspert i Mjekėsisė Ligjore ka ardhur nga Tirana pėr tė kryer ekspertizėn e 15-vjeēarit. Nė momentin qė ai ka marrė akordin edhe tė babait tė viktimės pėr tė kryer ekspertizėn, njė i ri bashkėmoshatar i tė ndierit ka tentuar tė hyjė nė morg duke u konfliktuar edhe me tre policėt e FNSH-sė. Policia e Lezhės po punon pėr gjetjen e tre personave qė udhėtonin me viktimėn, pasi, sipas saj, ata dyshohen edhe si bashkėpunėtorė nė grabitjen e malazezėve.
________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi