.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
Visi
Visi
Moderator
Moderator
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitAquarius Cat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 361
Ditelindja Ditelindja : 14/02/1988
Mosha Mosha : 36
Vendodhja Vendodhja : grece
Hobet Hobet : futbolli
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 4
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 663
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 05/05/2009
http://WWW.FORUMISHQIP.NET

Kryeministri nuk voton buxhetin Empty Kryeministri nuk voton buxhetin

Tue Jul 20 2010, 17:45

Opozita braktis Kuvendin pas 12 orėsh debat. Mungojnė Topalli dhe Meta. “Hesht” LSI
Si asnjėherė mė parė, gjatė diskutimeve tė buxhetit ka munguar Kryeministri i vendit, Sali Berisha, i zėnė me takime tė ndryshme, duke e ndjekur seancėn nga televizori. Gjatė diskutimeve ra nė sy edhe mungesa e Kryetares sė Parlamentit, e zv.kryeministrit dhe ministrit tė Jashtėm Ilir Meta, kurse ministrat dhe deputetėt e LSI-sė nuk mbajtėn asnjė qėndrim, pavarėsisht akuzave drejtuar nga opozita nė drejtim tė ministrit tė Ekonomisė, Dritan Prifti. Pėr orė tė tėra mazhoranca dhe opozita kanė debatuar me njėra-tjetrėn mbi parametrat e rinj tė buxhetit tė shtetit 2010, i cili parashikon uljen e shpenzimeve me 39 miliardė lekė. Nuk kanė mjaftuar mė shumė se 12 orė diskutime qė palėt tė bien dakord, pavarėsisht analizės qė bėri ministri i Financave dhe kolegėt e tij, si dhe arsyetimeve tė paraqitura nga opozita. Opozita e braktisi sallėn pas kundėrshtimit nga ana e PD-sė pėr tė vijuar akoma e mė tej diskutimet, duke mos votuar ndryshimet nė buxhet.

Nė fund tė diskutimeve, nė emėr tė grupit parlamentar tė PS-sė, Ilir Beqja vuri nė dukje problemet qė shqetėsojnė sot ekonominė. Sipas tij, qeveria i mashtroi qytetarėt, duke bėrė gjoja inaugurime, ndėrsa bizneset viheshin nė vėshtirėsi likuidimi. “Berisha e fshehu krizėn, kur opozita e paralajmėronte atė. Buxheti i rishikuar nuk ofron asgjė. Po ua them qė tani, nė fund tė vitit do tė kemi 6 pėr qind deficit buxhetor dhe 64 pėr qind borxh publik nė raport e PBB-nė”, tha Beqja.
Kurse nga demokratėt, nė emėr tė grupit foli ministri i Financave. “Ju keni shqetėsim vetėm kryetarin tuaj, pėr ėndrrėn e tij kryeministrore. Buxheti u sulmua dhe mallkua, dhe nuk dhatė asnjė alternativė, por vetėm dyshime. Buxheti i ri nuk ėshtė gjė tjetėr veēse reagimi i duhur ndaj krizės, ndėrsa shpenzimet dhe tė ardhurat janė mė tė larta se 5 vite mė parė”, tha ministri.

Debati
Socialistėt kėrkuan qė nė sallėn e Kuvendit tė ishte i pranishėm edhe Kryeministri, pasi nuk ėshtė aspak serioze mungesa e kreut tė qeverisė kur diskutohet buxheti. Debati nisi me fjalėn e ministrit Ridvan Bode, i cili prezantoi projektin mbi buxhetin, duke theksuar faktin se ulja e shpenzimeve krijon mundėsi pėr uljen e deficitit. "Pėrgjysmimi i ritmeve tė zhvillimit tė ekonomisė e bėn tė domosdoshme qė qeveria dhe Kuvendi tė mund tė riformulojnė njė program politikash qė tė marrė nė konsideratė kėto zhvillime dhe tė garantojė mbi kėtė bazė mundėsinė pėr njė zhvillim real tė ekonomisė”, thotė Bode. Opozita akuzon se shkaku i vėrtetė i krizės janė monopolet e qeverisė dhe njerėzve pranė saj. Debate pati edhe mes socialistit Arben Malaj dhe ministrit tė Financave, Ridvan Bode, pėr mėnyrėn e menaxhimit tė borxhit publik. Sipas ministrit, niveli aktual i borxhit publik, qė ėshtė afėr 60 pėr qind tė PBB-sė, konsiderohet i lartė nė krahasim me vendet e tjera tė rajonit, por i pranueshėm, pasi ka kosto tė ulėta. Por sipas Malajt, qeveria nuk mund tė vazhdojė mė me deficitin aktual buxhetor, pasi rrezikohet ekonomia e vendit.

“Kujdes me borxhin publik, i cili deri nė fund tė mandatit tė kėsaj qeverie mund tė shkojė deri nė 65 pėr qind”, tha Malaj, duke pėrsėritur variantin e njė borxhi publik qė ka prekur nivelin e 100 pėr qind tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto. “Njė qeveri qė shkurton buxhetin mesatarisht 9.5%, por qė shkurton investimet publike 27% ose tre herė mė shumė, njė qeveri qė shkurton investimet nė shėndetėsi me rreth 60% ose 6 herė mė shumė se mesatarja, jo vetėm qė ėshtė nė krizė, por nė krizė tė thellė njerėzore”, tha ish-ministri socialist i Financave, Malaj.

“Pėrmes kėtij operacioni, ne e mbajmė borxhin publik nėn nivelin 59.5% e PBB. Sigurisht, borxhi publik i Shqipėrisė ėshtė disi mė i lartė sesa i vendeve tė rajonit, por ėshtė borxhi mė i mirė publik qė ka ndonjė vend tjetėr”, tha Bode, i cili mė pas shpjegon duke theksuar se “kostoja qė shėrben borxhin publik ėshtė mė e ulėta nė tė gjithė rajonin tonė, nė 3% e PBB. Mė pak se 10% e shpenzimeve tė buxhetit janė kostoja e shėrbimit tė borxhit publik, ndėrkohė qė tė gjitha vendet periferike, nuk po pėrmend Greqinė me 8 pėr qind, por vendet e tjera, e kanė borxhin publik nga 4 pėr qind e lart, edhe pse nivelin e borxhit e kanė mė tė ulėt se Shqipėria”.

Debate tė forta ka pasur edhe pėr financimet e huaja. Pak ditė mė parė Kryeministri deklaroi se deri nė 2013-n do tė merren 3.2 miliardė euro kredi tė buta, por Taulant Balla, duke ju referuar sipas tij dokumenteve zyrtare, e pėrgėnjeshtron kėtė shifėr.

“Kontrata me Bankėn Botėrore e konfirmuar thotė se Shqipėria merr 50 milionė euro; nė fondin e OPEC Shqipėria merr 30 milionė dollarė, ndėrsa nga Banka e Zhvillimit Islamik 30 milionė dollarė”, thotė Balla.

Debati vijoi mė pas mes ministrit tė Punėve Publike dhe deputetit socialist, Sajmir Tahiri, pėr sa i takon sigurisė rrugore, nisur nga tragjedia e Fushė-Arrėzit. Duke folur pėr buxhetin e ri, ministri Olldashi pranoi shkurtimin e fondeve pėr investime me 18 pėr qind, ndėrsa theksoi se nė 6 muajt e parė niveli i realizimit tė investimeve arriti nė 80 pėr qind.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi