.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

KOSOVA-SHQIPERIA E DYTE Empty KOSOVA-SHQIPERIA E DYTE

Sun Oct 03 2010, 14:46
Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė botė qė kufizohet me veten e saj. E thėnė ndryshe ajo kufizohet me territore historikisht shqiptare, pjesa mė e madhe e tė cilave popullohet mė shumicė dėrrmuese ende sot nga shqiptarėt. Tėrėsia e kėsaj hapėsire gjeografike e ndodhur jashtė kufijve administrativė tė Republikės sė Shqipėrisė mund tė konsiderohet si njė "Shqipėri e Dytė", nga Ulqini deri nė Manastir.

Ta emėrtosh kėtė vend nė kėtė mėnyrė do tė thotė qė t’i largohesh edhe termit Shqipėrisė sė Madhe, qė gjithmonė ka shqetėsuar jo vetėm fqinjėt, studiuesit si dhe tė politikėn ndėrkombėtare. Ka qenė pikėrisht kjo shprehje qė kundėrshtarėt jo vetėm tė lirisė sė Kosovės, por edhe ata tė cilėt kanė ndjekur njė politikė kundėr ndėrhyrjes ushtarake tė Natos, janė pėrpjekur tė japin argumenta kundra. Dhe kjo propagandė ka patur edhe efekte negative duke bėrė zgjatjen nė kohė tė zgjidhjeve nė favor tė popullsisė shqiptare.

Mbiemri “e Madhe” ėshtė pėrdorur gjatė historisė pėr shtetet qė kanė dashur ta shtrijnė nė emėr tė historisė sė largėt ekspansionin e territorit tė tyre pothuajse gjithmonė nė kurriz tė popujve tė tjerė. Por asnjėherė nuk thuhej se ajo qė ekzistonte nė realitet ishte njė Serbi e Madhe qė kėrkohej tė mbahej nė kėmbė duke shtypur dhe ushtruar dhunė mbi popullsinė shqiptare nė emėr tė miteve mesjetare, tė betejave tė humbura tė sė shkuarės, nė emėr tė fesė dhe objekteve tė kultit, duke vepruar nė prag tė shekullit tė 21 ashtu si nė mesjetė.

Nga ana tjetėr, vetė shqiptarėt, nuk e kanė pėrdorur asnjėherė konceptin e Shqipėrisė sė Madhe. Ajo qė mė shumė i mėshohet, jo aq nė sensin politik sesa nė atė nacional patriotik, ėshtė Shqipėria Etnike qė nėnkupton jo realitete territoriale historike sesa njė realitet prezent tė ekzistencės sė shqiptarėve nė shumicė dėrrmuese.

Ka qenė shumė i fortė edhe komponenti historik, sidomos nė atė krijimtari intelektuale shqiptare, e cila ėshtė pėrpjekur tė sjellė argumenta sa mė shumė nė dobi tė lirisė e pavarėsisė sė Kosovės, pra tė shkėputjes sė saj nga Serbia. Origjina ilire e shqiptarėve, autoktonia e tyre nė kėto territore, dyndjet e popullsisė sllave nga shekulli VII e mė pas, mite dhe beteja, me logjikėn se kėto janė argumenta bindėse tė sė drejtės sė kombit tonė, duke moskuptuar qė nė kėtė mėnyrė arsyetimi ēėshtja shqiptare vetėm dėmtohej, duke i dhėnė dėshmi botės sė njė mentaliteti tė prapambetur shqiptar.

Pėr politikėn e sotme ndėrkombėtare qė diktoi tėrė zhvillimet e dhjetė viteve tė fundit nė Kosovė nuk kishte rėndėsi asnjė element historik. As kush kishte banuar mė parė dhe as kush kishte mė shumė objekte qofshin tė kultit apo edhe tė tjera, me tė cilėn tė dy palėt si ajo serbe dhe ajo shqiptare kėrkonin tė kapeshin nė vėrtetim tė sė drejtės sė tyre.

Nuk ekziston njė e drejtė historike, por ekziston njė e drejtė e vetme, qė ėshtė ajo qė nuk lejon shtypjen dhe dhunėn e njė popullsie ndaj njė tjetre. Kėtė e kuptuan mirė luftėtarėt e UĒK-sė, lufta propagandistike e tė cilėve ishte shumė mė efikase se ajo e armėve. Ata ditėn tė shfrytėzonin me efikasitet surprizues zhvillimin e internetit dhe tė teknologjisė.

Me pavarėsinė e Kosovės kemi lindjen pėr herė tė parė nė histori tė njė shteti tė dytė tė shqiptarėve dhe duke e ngushtuar gjeografikisht termin qė pėrdora nė fillim tė kėtij artikulli mund tė themi se sot Shqipėria e Dytė ėshtė Kosova. Pas festės dhe euforisė sė pavarėsisė shqiptarėt e atjeshėm do fillojnė ta ndiejnė gjithmonė e mė shumė faktin qė ata edhe pse historia bashkėkohore punoi nė favor tė tyre, nuk bėjnė pjesė nė shtetin qė quhet Shqipėri.

Ashtu si sot e tutje ata do tė quhen shtetas kosovarė tė kombėsisė shqiptare, njė fjalė kjo qė e ka etimologjinė e saj nė gjuhėn serbe. Flamurin e ri tė tyre do ta shohim vetėm nė takime diplomatike apo evenimente politike shtetėrore, sepse padyshim qė shqiptarėt e Shqipėrisė sė Dytė do tė vazhdojnė tė mbajnė e tė tundin nė duart e tyre flamurin me shqiponjė po aq tė tyre sa dhe e shqiptarėve brenda kufijve tė Shqipėrisė.

nga Arjan Konomi



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi