Bush, leter Berishes: Vleresoj bashkepunimin
Thu Jun 12 2008, 11:51
Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, George Bush, i dergoi diten e djeshme nje leter miqesore Kryeministrit Sali Berisha. Ne kete leter vleresohej personalisht kreu i qeverise dhe po keshtu theksohej fakti se SHBA do te bashkepunonte me Shqiperine ne lidhje me cceshtjet e te rendesishme te te dy vendeve. "E vleresoj shume lidershipin tuaj per qytetaret shqiptare dhe pres me padurim te vazhdoj te bashkepunoj me ju ne ceshtje te rendesishme me te cilat perballen dy kombet tona", theksohej ne letren e ardhur diten e djeshme ne Kryeministri nga Shtepia e Bardhe. Po keshtu, Presidenti George Bush i shprehu diten e djeshme Kryeministrit shqiptar edhe falenderimit per dhuraten e marre prej tij gjate takimit miqesor te zhvilluar ne Zagreb. "Ju falenderoj per dhuraten shume te bukur qe me bete. Ishit shume i sjellshem qe menduat per mua", theksohet ne letren e derguar nga Bush, Kryeministrit Berisha. Po keshtu, Presidenti i SHBA-ve thekson ne letren e tij se i uron Shqiperise edhe nje here pergezimet e tij per ftesen e marr per t'u bere pjese e NATO-s. Nje vit me pare, Presidenti Bush vizitoi edhe Shqiperine, duke u bere keshtu i pari President amerikan qe viziton vendin.
________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi