.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster
Elgit Doda - Do VijSat Feb 10 2024, 14:34webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2679
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4302
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Videopergjimi Meta: Shantazh lė imunitetin Empty Videopergjimi Meta: Shantazh lė imunitetin

Wed Jan 12 2011, 14:20
Zv kryeministri e cilėsoi videpėrgjimin e publikuar dje nė media tė “montuar, tė pėshtirė,tė neveritshėm.. dhe shantazh pėr tu ulur nė pazare politike me Edi Ramėn”. Nė njė konferencė pėr shtyp, sot paradite, nga ministria e Energjetikės, Meta mohoi nė mėnyrė kategorike ēdo aludim nė adresė tė tij dhe nuk pranoi tė interpretonte bisedėn nė video duke shtuar se ėshtė "njė montazh". Ai deklaroi se i ka dėrguar njė letėr kryetares sė Parlamentit Jozefina Topalli ku zyrtarisht e informon “lėnien menjėhershme e pėrgjithmonė tė imunitetit si shprehje e vullnetit politik pėr tė luftuar korrupsionin dhe forcimin e shtetit ligjor”.
Reagimi vjen pas videopėrgjimit ku transmetohet njė bisedė e pėrgjuar mes zėvendėskryeministrit Meta dhe ish-ministrit tė ekonomisė Dritan Prifti, ku flitet pėr afera tė dyshimta, pėr shifra dhe tendera nė shuma tė mėdha. Videoja u prezantua mbrėmė nė emisionin investigativ "Fiks Fare".

META LE IMUNITETIN
Deputeti i LSI-sė tha se deklarimi zyrtar pėr lėnien e imunitetit i ishte nisur sot zonjės Topalli dhe nėnkuptonte, sipas tij se nėse prokuroria do tė niste hetimet pėr kėto akuza ishte e lirė dhe se Kryetarja e Kuvendit nuk kishte pse tė thirrte Parlamentin. "Unė e kam tė hequr imunitetin sot e pėrgjithmonė, edhe pėr 20- 30 vitet e ardhshme si parlamentar "- nėnvizoi Meta duke kujtuar se LSI ka kėrkuar gjithmonė ndryshimet nė Kushtetutė sa i pėrket cėshtjes sė imunitetit, ndėrsa opozita nuk e ka pasur kėtė vullnet.

TE PRIFTI NDERHYRA SI KRYETAR I LSI
Meta shpjegoi dhe bisedėn e mbajtur mė 1 mars 2010 nė zyrėn e ish- ministrit tė Energjetikės, pėr ndėrhyrjen e tij pėr interes tė kompanisė lidhur me njė tender pėr dhėnien me koncension tė Hidrocentralit "Egnatia Shushica" nė lumin e Shushicės. Ai tha se tenderi ishte hapur nė kėtė ministri qė nė 30 prill 2008, se procedura kishte qenė e bllokuar pėr dy vjet nga ministria e Energjetikės pasi kishte skualifikuar njė nga kėto shoqėri pėr arsye tė konfliktit tė interesit.
“Pėrfaqėsuesi i kėsaj kompanie i cili pėrmendet nė kėtė pėrgjim, dhe ledhatohet me emrin Gimi nė mėnyrė zyrtare pasi ka konsumuar pretendimet nė emėr tė kompanisė nė kėtė ministri. Pasi ka vėrejtur zvarritje dhe mosprotokollim tė vendimit tė formės sė prerė tė Apelit, e cila kėrkonte qė kompani tė merrte pjesė nė garė, duke hasur vėshtirėsi nė kėtė ministri ėshtė drejtuar ke unė si zv/ kryeministėr por edhe si kreu i LSI, pėr shkak se ministri i asaj kohe ishte pėrfaqėsues i LSI-se, me vendimin e formės sė prerė tė gjykatės sė Apelit qė kėrkonte qė kjo kompani tė vlerėsohej duke ngritur pretendimin se kėto zvarritje ishin tė padrejta dhe nė dėm tė kėsaj kompanie. Unė thjesht kėtė shqetėsim dhe problem ia kam kaluar ish- ministrit, duke kėrkuar tė respektojė vendimin e Gjykatės sė Apelit“ – sqaroi Meta.
Pėr tė hedhur poshtė nė mėnyrė kategorike cdo aludim, Meta bėri tė ditur mė tej se kompania nė fjalė nuk kishte fituar as kur ai vetė ishte ulur nė krye tė Ministrisė sė Energjetikės nė shtator 2010. Ai u tregoi gazetarėve njė vendim tė datės 25 tetor 2010 ku komisioni i vlerėsimit tė ofertave ka vendosur skualifikimin e shoqėrisė pėr shkak tė kritereve ekonomike. Gjithashtu kjo kompani kishte vazhduar procesin gjyqėsor kundėr METE-se.

S'KAM DIJENI PER 700, QE FLITET NE VIDEO
I pyetur pėr shifrėn prej 700 e cila nė videopėrgjim nėnkupton pagesėn pėr koncesionin e hidrocentralit, Meta tha: "Unė nuk di se cfarė ėshtė ajo 700, sepse unė nuk mund tė mbaj pėrgjegjėsi pėr interpretimin qė i bėhet buzėve tė mia, dhe as pėr pėrkthimin nga shqipja nė shqip. Pėr gjithcka qė pretendohet nga organizatorėt, retusherėt e kėsaj kasete tė pėshtirė, kam kėrkuar dhe do kėrkoj gjithmonė qė tė hetohet nga prokuroria."
Ndėrsa duke lexuar njė mesazh, qė sipas Metės i kishte ardhur sot nė mėngjes nė celularin e tij, nga personi tė cilit i pėrmendet emri nė video, Agim Cupi, shifra 700 “ishte dėmi qė i ėshtė shkaktuar kompanisė nga zvarritja e moszbatimit tė vendimit tė gjykatės ėshtė 700 mijė euro” Meta tha se ishte i hapur pėr tė qenė transparent me prokurorinė dhe me cdo organ tė zbatimit tė ligjit, por nuk do bėnte asnjė sqarim sa i “i pėrket intepremtimit tė buzėve tė mia apo buzėve tė ēimkės.”
PUNESIMI I MILITANTIT LSI
Meta e quajti tė drejtė dhe asgjė tė paligjshme ndėrhyrjen e tij pėr tė punėsuar njerėz apo elementė tė caktuar tė LSI-sė. Nė bisedėn e videopėrgjuar, Meta i kėrkon Priftit tė punėsojė Tur Hajdarin si inspektor nė Lushje.
“Ėshtė detyra ime tė ndihmojė sa mė shumė aktivistė tė punėsohen. Kėtu nuk ka asnjė gjė tė paligjshme ... tė pandershme. Jam pėrpjekur tė ndihmoj cdo qytetar... i cili mendon se ka tė drejtė dhe e drejta e tij nuk shkel asnjė ligj”
META: PERGJIMI, SULM POLITIK I RAMES
Meta e quajti pėrgjimin njė “bllof tė montuar, e i shėmtuar politik e moral” dhe shantazh i Ramės pasi ka refuzuar bashkėpunimin me tė
“Ėshtė shantazh pėr tė mė ulur mua nė njė pazar politik nė njė kompromis politik me Edi Ramėn, dhe me krimin e organizuar qė drejton Edi Rama, tė cilin unė jam kam bėrė tė qartė dhe nė fjalėn time tė fundit nė Kuvend.”- tha Meta.
Sipas tij “Pėrgjimi ėshtė bėrė nė kushtet kur personi ka menduar pėr tė bėrė njė shantazh, jo pėr tė luftuar korrupsionin por pėr tė mbrojtur aferat korruptive".
Ministri i Energjetikės u shpreh i gatshėm tė bashkėpunonte me prokurorinė "me fakte, dokumente dhe vullnet tė kristaltė".
"Sulme politike, lojra politike kam pasur dhe do tė kem dhe pėr 20 40 vitet e arshme por unė jam kėtu pėr tė qėndruar me transparencė dhe integritet kėtyre politike sulmeve”- deklaroi Meta.

DOREHEQJA IME? KUR TE ME MBAROJE MANDATI
Meta hodhi poshtė cdo aludim pėr dorėheqjen e tij, dhe duke qeshur tha: “Unė do ta jap dorėheqjen e kam premtuar, por me 28 qershor tė 2013. Sepse nuk mund tė qėndroj nė kėto funksione pėrtej mandatit legjitim tė kėsaj legjislature. Kėshtu qė tė gjithė duhet tė kenė durim deri atėherė.

VIDEOJA
Njė aferė korruptive ndėrmjet zv kryeministrit Ilir Meta dhe ish-ministrit tė Ekonomisė, Dritan Prifti, ėshtė bėrė publik dje nėpėrmjet njė videoje. Biseda ėshtė zhvilluar mė datėn 1 mars tė vitit 2010 nė zyrėn e ministrit tė Ekonomisė sė asaj kohe, Prifti, ndėrsa Meta nė atė kohė mbante postin e zv/kryeministrit dhe tė ministrit tė Jashtėm. Videoja ėshtė publikuar mbrėmė nga emisioni investigativ “Fiks Fare”.
Takimi ėshtė zhvilluar nė ora 13:27 nė zyrėn e Priftit. Nė kėtė bisedė jo shumė miqėsore dhe tė tensionuar, e cila ka zgjatur pėr shtatė minuta, Meta i kėrkon llogari pėr faktin se pse nuk i kishte kryer porositė e lėna. Ndėrsa biseda zhvillohet pėr dhėnien e njė licence tė njė hidrocentrali. Nė kėtė pėrmendet dhe emri i personit qė ka kėrkuar hidrocentralin, Gimi. Kėtu bėhet fjalė pėr pronarin e firmės “Egnatia”, Agim Ēupi, personazhe te tjerė qė pėrmenden nė bisedė janė dhe emri i Shpresa Becajt, kryetare e Gjykatės sė Lartė dhe emri i "Doktorit", pėrflitet kryeministri Berisha.

Prifti: Videoja e “Fiks Fare”, e vėrtetė
Ish-ministri i Ekonomisė, Dritan Prifti ka reaguar pėrmes njė deklarate pėr shtyp lidhur me videon e transmetuar dje nga Top Channel, duke deklaruar se gjithcka qė paraqitet nė tė ėshtė e vėrtetė.
Prifti ka komentuar edhe deklaratėn e sotme tė ministrit aktual tė METE, Ilir Meta, duke e cilėsuar mohimin e akuzave nga ana e tij si njė farsė.

“Kam ndjekur me vėmendje dje emisionin “Fiks Fare” dhe sot reagimin e “kristaltė” tė Ilir Metės, ku mohon presionin qė ka bėrė ndaj meje pėr t’u dhėnė tendera dhe koncesione miqve tė tij. Pėr publikun dua tė konfirmoj si dėshmitar i ngjarjes, se videoja e shfaqur nė “Fiks Fare” ėshtė e saktė dhe pėrmban thėnie orgjinale tė Ilir Metės nė bisedėn me mua”, ka deklaruar Prifti.

Deputeti ka bėrė tė ditur se videoja ėshtė shkurtuar nga versioni original, por ka nėnvizuar se tė gjitha ato qė janė transmetuar janė tė vėrteta.

Ai ka paralajmėruar se versionin orgjinal tė videos do ta vėrė nė dispozicion tė organeve tė drejtėsisė, selive diplomatike tė akredituara nė Tiranė dhe organizatave evropiane qė monitorojnė vendin.

“Unė kam versionin orgjinal tė videos dhe do t’ia vė nė dispozicion prokurorisė. Do t’ia vė atė sė shpejti nė disposicion tė gjitha ambasadave tė huaja nė vend, institucioneve ndėrkombėtare qė na monitorojnė dhe merren me zbatimin e ligjit, OSBE-sė, Bashkimit Europian, Kėshillit tė Europės, Komisionit Europian, etj. Orgjinalitetin dhe vėrtetėsinė e asaj bisede do kenė mundėsi ta vėrtetojnė tė gjithė”, ka shtuar Prifti.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Videopergjimi Meta: Shantazh lė imunitetin Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi