.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Behgjet Pacolli, president i Kosovės  Empty Behgjet Pacolli, president i Kosovės

Tue Feb 22 2011, 23:55
Behgjet Pacoli ėshtė zgjedhur president i Kosovės, pas raundit tė tretė tė votimit, duke marrė 62 vota pro, 4 kundėr dhe 1 votė tė pavlefshme. Pas votimit, presidenti i ri i Republikės sė Kosovės ka kryer betimin dhe ka mbajtur fjalimin e radhės.
“Betohem se tė tėrė fuqinė time do ja kushtoj ruajtjes sė sovranitetit territorial tė Republikės sė Kosovės, respektimit dhe mbrojtjes sė ligjeve. Me ndėrgjegje dhe pėrgjegjėsi do tė kryej tė gjitha betimet e mia! Betohem!”, ėshtė betuar presidenti i ri.

“Tė dashur qytetarė sot ndihem i pėrulur para jush dhe nuk mė mjafton fjala pėr tė pėrshkruar kėtė moment… Kosova po ballafaqohet me sfida, ato janė tė shumta. Pėrpjekjet e kosovarėve pėr njė tė ardhme mė tė mirė janė njė vyrtyt dhe jo dobėsi. Pėrpjekjet pėr njė Kosovė ndryshe duhet tė trajtohen si vyrtyt dhe domosodoshmėri”, tha Pacolli.

Dy votimet e para pėr zgjedhjen e kreut tė AKR-sė nė krye tė vendit dėshtuan pėr shkak tė mosarritjes sė numrit tė nevojshėm tė votave.

Nė bazė tė Kushtetutės sė Kosovės pėr tė zgjedhur kreun e vendit duhet qė kandidati pėr president tė marrė 81 vota nė dy raundet e para dhe nėse kjo nuk arrihet, duhen 61 vota nė raundin e tretė.

Opozita ėshtė shprehur kundėr zgjedhjes sė Pacollit, duke braktisur seancėn para fillimit tė votimit.

“Vetėvendosje” e ka cilėsuar Pacollin si njė njeri tė papėrshtatshėm pėr kėtė post, ndėrkohė AAK ka theksuar se zgjedhja e tij nuk ėshtė nė interes tė vendit.

“Nuk do ta votojmė Pacollin, pasi ėshtė i papėrshtatshėm pėr atė post. Ai si kryetar i AKR-sė ka qenė i pranishėm nė tė gjitha momentet kur ky Kuvend votonte ligjet e Ahtisarit. Nė asnjė moment ai dhe partia e tij nuk kanė kryer rolin si opozitė, por kanė qenė gjithnjė nė mbėshtetje tė qeverisė sė Hashim Thaēit”, tha deputeti i “Vetėvendosje”, Isa Imeri.

“Zgjedhja e tij bie nė kundėrshtim tė plotė me, pėrpjekjet pėr bashkim kombėtar. Ne do dalim nga salla dhe nuk do tė jemi tė pranishėm nė kėtė votim”, deklaroi deputeti i “Vetėvendosje”, Liburn Aliu.

“Nuk do tė marrim pjesė as pėr zgjedhjen e qeverisė dhe as pėr presidentin. Nuk ėshtė nė interes tė vendit qė Pacolli tė jetė kryetar i vendit. Ne nuk do tė jemi dėshmitarė tė njė marrėveshjeje dhe njė qeverisjeje tė tillė”, deklaroi deputeti i AAK-sė, Ardian Gjini.

“Tė mos marrim njė vendim pėr tė cilin do na duhej tė pendoheshim”, theksoi Agim Kuleta, deputet i Lėvizjes pėr Bashkim.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi