.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Topi: Pse replikova me Presidentin serb Empty Topi: Pse replikova me Presidentin serb

Sun Jun 15 2008, 11:46
Topi: Pse replikova me Presidentin serb Topi-t10Presidenti i Shqipėrise nuk komenton bllokimin e dekreteve.Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi, thotė se do tė ishte pakuptim qė fryma e dialogut dhe e mirėkuptimit tė merrte sadopak nota. Ai mori pjesė nė samitin e krerėve tė shteteve tė Evropės Juglindore nė Athinė, ku replikoi me homologun serb, Boris Tadiē, me tė cilin, siē thotė, ka pasur mė pas edhe njė takim "tė rastėsishėm".

Nė njė intervistė pėr BBC-nė, zoti Topi sqaron se ndėrhyrja e tij u bė pėr "tė rivendosur njė tė vėrtetė historike", ndėrsa mospjesėmarrjen e Kosovės nė kėtė eveniment e shpjegon me faktin se samiti ishte pėrgatitur para shpalljes sė pavarėsisė, ndėrsa thekson se vendet e Ballkanit duhet ta marrin nė konsideratė realitetin e ri tė hartės sė rajonit.

Presidenti i Shqipėrisė nuk ka dashur tė komentojė shtyrjen nga Parlamenti tė votimit pėr dekretet e tij mbi anėtarėt e Gjykatės sė Lartė.

Ndėrhyrja juaj jashtė tekstit tė shkruar u interpretua si njė replikė ndaj fjalėve qė kishte thėnė pak mė parė Presidenti serb, Boris Tadiē, dhe qė lidhej me atė qė ai e quajti "dhunė tė shqiptarėve tė Kosovės kundėr serbėve". A patėt mė pas njė takim me tė?

Ndėrhyrja kishte tė bėnte me njė moment shumė tė rėndėsishėm, pasi ajo qė parashtroi nė fjalėn e tij Presidenti Tadiē ishte jo vetėm nė kushtet e tė vėrtetės, pasi gjėrat nė Kosovė kanė njė sfond tjetėr historik dhe nuk ėshtė ashtu siē u shpreh ai.

Pėrkundrazi, janė kosovarėt ata qė kanė ndjerė nė mėnyrė tė vazhdueshme persekutimin nga institucionet serbe dhe ajo qė mė bėri tė bėja kėtė ndėrhyrje ishte njė moment tjetėr, qė kishte tė bėnte pikėrisht me frymėn e takimit.

Ky takim qė u zhvillua nė Athinė kishte tė bėnte me komunikimin, shkėmbimin e eksperiencave tė secilit pjesėmarrės, pėr civilizimin, konsolidimin e vlerave kulturore, pėr rritjen e dialogut politik, dhe u duk qė nė fjalėn e zotit Tadiē nuk kishte asnjė lloj situate kompatibiliteti midis asaj qė ai shprehte dhe frymės sė takimit tė sotėm (tė djeshėm - shėnim i redaktorit).

Kjo ishte arsyeja qė unė bėra njė ndėrhyrje, e cila nuk kishte tendencėn pėr tė realizuar njė replikė, po pėr tė rivendosur, sė paku nė kushtet e kėtij takimi, njė tė vėrtetė historike, e cila u shtrembėrua nė mėnyrė totale nga Presidenti Tadiē.

Ju mė pyetėt a kisha takim me Presidentin Tadiē gjatė punimeve tė konferencės. Po, e kam takuar. Nuk ka qenė njė takim formal, ishte njė takim i rastėsishėm. Kemi shkėmbyer nė mėnyrė civile njė komunikim, ku e kemi pyetur njėri-tjetrin pėr situatėn. Dhe ky takim i shkurtėr nuk pėrbėn nė vetvete njė element pėr ta cituar.

Zoti President, siē e vutė dhe ju nė dukje nė pėrfundim tė konferencės, takime tė tilla gjithsesi kontribuojnė nė krijimin e raporteve mė tė shėndosha, tė njė fryme mė tė mirė dhe mė konstruktive ndėrmjet gjithė vendeve tė rajonit, tė paktėn pėr sa i pėrket nivelit tė presidentėve. Takime tė tilla janė bėrė vazhdimisht, por marrėdhėniet midis vendeve tė Ballkanit ende vazhdojnė tė jenė tė kapura nga njė ngėrē. Dhe kjo ndoshta jo vetėm pėr shkak tė reminishencave tė vjetra, por edhe pėr shkak tė zhvillimeve tė tjera tė brendshme qė ka secili prej kėtyre vendeve. A mendoni dhe ju kėshtu?

Situata nė Ballkan natyrisht ka njohur njė progres tė dukshėm nė marrėdhėniet midis shteteve. Nė Ballkan ka njė situatė tė re: pas datės 17 shkurt kemi njė shtet tė ri nė Ballkan, Kosovėn, dhe natyrisht marrėdhėniet nuk mund tė shkojnė lege artis nė komunikimin midis lidershipeve, nė komunikimin midis vendeve. Patjetėr qė Ballkani ka problemet e veta, ka problemet e veta qė kanė tė bėjnė jo vetėm me retrospektivėn, por kanė tė bėjnė dhe me aktualitetet politike.

Kėshtu qė unė nuk besoj qė gjėrat nuk mund tė rregullohen nė njė ditė; gjithmonė do tė ketė probleme, sepse problemet ekzistojnė pėrgjithėsisht, sidomos midis vendeve tė rajonit ballkanik; ekzistojnė mentalitete tė ndryshme, interesa tė ndryshme, por ajo qė duhet tė merret nė konsideratė ėshtė pikėrisht substanca e mendimeve politike qė vjen nga pjesa dėrrmuese e vendeve ballkanike, tė cilat nė mėnyrė definitive e shohin tė ardhmen e tyre tek integrimi euro-atlantik.

Ka rėndėsi qė lidershipi i vendeve ballkanike tė krijojė kushte pėr bashkėpunimin dhe intensifikimin e marrėdhėnieve ekonomike...

Kjo ėshtė mė e rėndėsishmja, pastaj komunikimi do tė jetė i vazhdueshėm. Pėrpunimi i strategjive integruese do tė jetė nė vazhdimėsi.

Ėshtė me shumė rėndėsi qė gjithė lidershipi i vendeve ballkanike tė krijojė kushte pėr bashkėpunimin dhe intensifikimin e marrėdhėnieve ekonomike, nė mėnyrė qė rajoni i Ballkanit tė arrijė standardet ekonomike dhe tė jetė i gatshėm pėr t‘u integruar nė familjen evropiane.

Gjatė parapėrgatitjeve tė samitit, a pati ndonjė sugjerim, qoftė nga ana juaj, qoftė nga ana e Kroacisė, bie fjala, qė tė ftohej edhe Kosova nė kėtė samit?

Nuk ėshtė shtruar kjo ēėshtje, sepse takime tė tilla pėrgatiten kohė mė parė. Jo rastėsisht nė fjalėn time nė konferencėn pėr shtyp unė vlerėsova jo vetėm vullnetin politik dhe takimin e presidentėve, qė konsiderohet niveli mė i lartė i pėrfaqėsimit politik, por vlerėsova dhe ekspertizėn, punėn e ekspertėve, sepse janė ekspertėt qė punojnė prej kohėsh.

Kėshtu qė nė kėtė takim, i cili ėshtė projektuar njė vit mė parė, nuk ka qenė e parashikuar njė gjė e tillė. Gjithsesi, e kemi shprehur edhe nė takimin e Ohrit, edhe nė takimet bilaterale, ka ardhur momenti qė vendet ballkanike tė vlerėsojnė me njė sy realist ndryshimet nė hartėn e Ballkanit: sot Kosova ėshtė sikurse thashė, njė shtet sovran, i lirė, i pavarur, i cili ėshtė njohur nga shtete mjaft tė rėndėsishme dhe patjetėr qė duhet tė merret nė konsideratė nė gjeopolitikėn e Ballkanit edhe Kosova me tė gjitha strukturat e veta, sepse njė Kosovė stabėl, njė Kosovė me institucione demokratike, njė Kosovė e projektuar sipas planit tė zotit Ahtisari, multietnike, me respekt tė gjitha tė drejtave tė minoriteteve, patjetėr me vlerat e saj, tė historisė, tė kulturės, tė traditės, do tė jetė jo vetėm kontribuuese, por do tė jetė mjaft e rėndėsishme qė tė dėgjohet nė tavolina tė tilla.

Jam i bindur qė e ardhmja do tė modifikojė edhe disa mendime, tė cilat pėr fat tė keq ende janė tė kapura nga e kaluara. Jeta vazhdon, bota bėn progres, vendet e Ballkanit nuk janė mė nė atė situatė qė kanė qenė pėrpara. Pavarėsisht nga problemet qė janė tė dukshme, nuk besoj se janė probleme apo situata substanciale, qė do ta tėrheqin Ballkanin nė situata luftėrash ndėretnike. Sot ėshtė njė realitet i ri, tė gjithė janė koshientė qė e ardhmja e Ballkanit, sikurse e thashė dhe nė fillim tė intervistės, ėshtė patjetėr nė familjen e vendeve evropiane dhe atlantike.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi