.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Sun Apr 28 2024, 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Amnistia fiskale, qeveria u vendos kushte bizneseve Empty Amnistia fiskale, qeveria u vendos kushte bizneseve

Thu Jul 17 2008, 09:18
Amnistia fiskale, qeveria u vendos kushte bizneseve Para-shumiceFalen dhe kreditė e marra nga ish-bankat shtetėrore.Qeveria ka marrė dje vendimin pėr faljen e gjobave dhe interesave tė krijuara nga mosshlyerja e detyrimeve nga ana e bizneseve ndaj administratės tatimore dhe doganore. Amnistia fiskale nė total prek shifrėn e rreth 16 miliardė lekėve, por falja direkte pėr bizneset qė kanė borxhe ndaj tatimeve dhe doganave shkon nė 6.5 miliardė lekė. Kjo ėshtė vetėm njėra anė e medaljes, pasi ana tjetėr konsiston nė disa kushte tė vendosura ndaj bizneseve, nė rast se kėrkojnė me tė vėrtetė tė pėrfshihen nė amnistinė fiskale. Njėra prej tyre lidhet me shlyerjen e detyrimit brenda afatit qė skadon mė 31 dhjetor 2008.

Amnistia fiskale

Nga tė dhėnat e pėrgjithshme nga administrata doganore, deri mė datė 31 gusht tė vitit 2007, detyrimi doganor rezultonte nė 8.5 miliardė lekė, nga tė cilat rreth 3 miliardė lekė janė detyrime doganore, 4.5 miliardė lekė janė gjoba dhe rreth 1.1 miliardė lekė janė kamatėvonesa. Nisur nga kėto shifra, rezulton se 34 pėr qind e tė gjithė detyrimit doganor pėrbėhet nga mospagimi i taksave, ndėrsa 66 pėrqindėshi ėshtė krijuar nga gjobat dhe kamatėvonesat. Pėr sa i pėrket situatės me Tatim-Taksat, si dhe me listėn e subjekteve me borxh tatimor nga fillimi deri mė 31 dhjetor 2007, detyrimi total tatimor arrin shifrėn e 37 miliardė lekėve. Nga kjo shumė, rreth 27 miliardė lekė janė detyrime tatimore tė papaguara, 7.8 miliardė lekė janė gjoba dhe njė pjesė e vogėl, rreth 2.4 miliardė lekė, janė kamatėvonesat. Nė tėrėsi, projektligji i miratuar nga qeveria konsiston nė faljen e detyrimeve tė papaguara pėr subjektet debitore ndaj administratės doganore, tatimore dhe Institutit tė Sigurimeve Shoqėrore.

Pėrfituesit

I ndarė nė tre kapituj, prej 11 nenesh, projektligji pritet tė hyjė nė fuqi nė fund tė muajit gusht, pasi mė parė do tė kėrkojė miratimin e tij nga ana e Parlamentit dhe dekretimit tė Presidentit. Konkretisht, pesė nenet e para flasin pėr detyrimet qė kanė bizneset ndaj tatimeve dhe doganave, tė cilat prekin shifrėn e 45 miliardė lekėve. Nė kėtė pikė, projektligji sqaron se do tė falen rreth 15 miliardė lekė gjoba dhe njė pjesė e kamatėvonesave, me kushtin qė tė arkėtohen rreth 30 miliardė lekė.

Ndėrmarrjet shtetėrore

Nga amnistia fiskale do tė pėrfitojnė edhe ndėrmarrjet shtetėrore, tė cilat nuk kanė mundur pėr shkaqe tė ndryshme tė shlyejnė detyrimin tatimor. Kėto ndėrmarrje, nė fakt nuk janė njoftuar dhe nuk janė njohur ndonjėherė pėr kėtė detyrim tė papaguar, shuma e sė cilės pėrllogaritet nė rreth 850 milionė lekė, por qė aktualisht, megjithėse ka kaluar kohė e gjatė, nuk kanė bėrė shlyerjen e tij.



NUK PĖRFITOJNĖ

Personat, fizikė dhe juridikė, si dhe personat fizikė, individė, debitorė ndaj administratės doganore e tatimore dhe Institutit tė Sigurimeve Shoqėrore, pėr tė cilėt ka filluar njė procedim penal apo detyrimi i tė cilėve ėshtė pėrcaktuar me vendim gjyqėsor, tė formės sė prerė a qė e kanė paguar detyrimin, me tė gjithė komponentėt e tij, nuk janė pėrfitues tė faljes sė detyrimeve, sipas dispozitave tė kėtij ligji.






KUSHTET

FALJA E DETYRIMEVE TATIMORE DHE DOGANORE

Neni 1

Bizneset qė janė evidentuar dhe tė kontabilizuar pa vendime administrative pėrkatėse apo me vendime administrative tė panjoftuara brenda afateve ligjore, tė parashikuara nė Kodin Doganor dhe nė ligjin pėr procedurat tatimore, u falet detyrimi, doganor dhe tatimor, sė bashku me komponentėt, gjobat dhe kamatėvonesat.

Neni 2

Bizneset qė janė aktualisht tė evidentuar dhe kontabilizuar si tė tillė nė kėto dy administrata, por qė realisht detyrimi i tyre, doganor dhe tatimor, ka lindur nė tejkalim tė afateve tė parashkrimit, tė parashikuara nė Kodin Doganor dhe nė ligjin pėr procedurat tatimore, u falen gjobat dhe kamatėvonesat, me kusht qė principali i detyrimit tė paguhet brenda datės 31.12.2008.

Neni 3

Bizneset, debitorė ndaj administratės doganore dhe administratės tatimore, pėr tė cilėt procedura e evidentimit, e marrjes sė vendimit administrativ pėrkatės dhe njoftimit tė vendit i ėshtė bėrė nė pėrputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe tė ligjit pėr procedurat tatimore, brenda afateve tė parashkrimit, u falen 50 pėr qind e kamatėvonesave dhe 100 pėr qind gjobat, me kusht qė principali i detyrimit, sė bashku me pjesėn e mbetur tė kamatėvonesave, tė paguhen brenda datės 31.12.2008.

Neni 4

a) Bizneset, debitorė ndaj administratės doganore, pėr automjetet e importuara, tė evidentuara dhe kontabilizuara deri mė datėn 31.12.2000, u falet detyrimi doganor, me tė gjithė komponentėt e tij, si kamatėvonesa, gjoba dhe ditėqėndrimi.

b) Bizneset, debitorė ndaj administratės doganore, pėr automjetet e importuara, tė evidentuara dhe kontabilizuara nga data 1.1.2001 dhe deri me hyrjen nė fuqi tė kėtij ligji, u falen kamatėvonesat, gjobat dhe taksa pėr ditėqėndrimi, me kusht qė principali i detyrimit tė arkėtohet brenda datės 31.12.2008.

Neni 5

Institucioneve shtetėrore dhe ndėrmarrjeve e shoqėrive me kapital tėrėsisht shtetėror, debitorė ndaj administratės doganore dhe administratės tatimore, u falet detyrimi doganor dhe detyrimi tatimor, me tė gjithė komponentėt, si kamatėvonesa dhe gjoba.


Falen kreditė e marra nga ish-bankat shtetėrore



Pas vendimit pėr faljen e gjobave ndaj bizneseve debitore, qeveria ka ndėrmarrė njė hap tjetėr, duke u krijuar tė tjera lehtėsi atyre individėve qė kanė marrė kredi nga ish-bankat e nivelit tė dytė, nė ato kohė pronė e shtetit. Vendimi i marrė dje specifikon rastet se kur kreditorit i falet krejt detyrimi, nė rast se shlyen njė pjesė tė kredisė, tė ndara nė kufi 3 milionė lekė.

Rastet

Nė mbėshtetje tė ligjit, "Pėr Agjencinė e Trajtimit tė Kredive" (ATK), me propozimin e ministrit tė Financave, qeveria vendosi pėr ATK disa pika procedure se si mund tė veprojė kjo e fundit nė raport me kreditorėt qė nuk kanė shlyer detyrimin. Kėshtu, ATK ka tė drejtė tė falė interesat, tė kamatėvonesave dhe tė gjobave tė debitorėve, qė nė datėn e transferimit tė kredisė nga bankat, shumėn e principalit e kanė pasur deri nė 3 milionė lekė, duke u kėrkuar tė likuidojnė menjėherė vetėm principalin e transferuar nga bankat apo shumėn e mbetur tė principalit. Pėr kreditė e transferuara nė valutė, konvertimi bėhet me kursin fiks tė BSH-sė, nė ēastin e transferimit. Po ashtu, mund t‘iu falė interesat e kamatėvonesave dhe gjobave, tė gjithė debitorėve, qė kanė marrė kredi pėr mekanikė bujqėsore dhe mjete tė transportit, pavarėsisht nga shuma e principalit tė transferuar nga bankat, duke u kėrkuar qė tė likuidojnė menjėherė vetėm principalin e transferuar apo pjesėn e mbetur prej tij. ATK mund tė falė nė masėn 90% tė interesave, kamatėvonesave, gjobave, tė gjithė debitorėt qė kanė marrė hua mbi 3 milionė lekė, duke u kėrkuar tė likuidojnė menjėherė tė paktėn 40% tė kredisė apo tė shumės sė mbetur prej tij, si dhe duke vendosur kushtet pėr shlyerjen e pjesės tjetėr. Periudha e pagesės sė shumės sė mbetur tė kredisė nuk mund tė jetė mė e gjatė se tre vjet. Llogaritja e detyrimit tė ri, nėse do tė mbetet, do tė bėhet duke zbatuar normėn e interesit 10%, pėr kreditė nė lekė, dhe 5%, pėr kreditė nė valutė.

Kreditė e pashlyera

Sipas vendimit do tė pėrfitojnė edhe individėt qė kanė marrė kredi pėr banesa, ose pėr pėrmirėsimin e kushteve tė banimit, me vendndodhje nė rrethet jo kryesore tė vendit (kategoria II dhe III). Atyre u falen kamatėvonesat dhe gjobat nė masėn 100%, ndėrsa huamarrėsve me vendndodhje nė rrethet kryesore u falen nė masėn 80%. Falja bėhet me kusht qė tė shlyhet menjėherė, tė paktėn 40% e principalit tė transferuar apo e shumės sė mbetur prej tij, si dhe duke vendosur kushtet pėr shlyerjen e pjesės tjetėr. Periudha e pagesės sė shumės sė mbetur tė kredisė nuk mund tė zgjatet mė shumė se tre vjet. Llogaritja e detyrimit tė ri, nėse do tė mbetet, do tė bėhet duke zbatuar normėn e interesit 10% nė vit, me pėrjashtim tė kredive, qė, nė marrėveshjen ekzistuese tė huasė, normėn e interesit e kanė mė tė ulėt.

Garancia

Pėr debitorėt, tė cilėve u kanė pėrfunduar procedurat e shitjes sė kolateralit dhe janė sėrish debitorė tė ATK-sė, kėrkohet likuidimi i vetėm 50% e detyrimit tė mbetur, ndėrsa detyrimet e transferuara nga bankat, tė pėrbėra nga shpenzime gjyqėsore dhe/apo pėrmbarimore, nuk falen. Po ashtu, vendim ėshtė marrė edhe pėr procedurat e marrjes nė pronėsi tė pasurive tė lėna si garanci ose jo nga debitorė. Kėtij vendimi i nėnshtrohen tė gjitha pasuritė e lėna si garanci ose jo nga debitorėt e ATK-sė, tė cilat kalojnė nė pronėsi tė saj, si pronė shtetėrore, pasi nuk janė shitur nė ankandet e zhvilluara nga pėrmbaruesi gjyqėsor, nė zbatim tė procedurave ligjore pėr ekzekutim tė detyrueshėm. Ndarja e tė ardhurave nga shitja e kėtyre pronave, ndahet nė 25% pėr ATK-nė dhe 75% pėr buxhetin e shtetit.


Vendimi i gjykatės

Ēdo debitor, pėr tė cilin ka dalė vendim gjykate, "Pėr lėshim urdhėr ekzekutimi", pavarėsisht nėse ėshtė dėrguar ose jo pėr ekzekutim tė detyrueshėm nė zyrėn e pėrmbarimit, i pėrfiton lehtėsitė e kėtij vendimi, vetėm nėse ka parapaguar njė vlerė jo mė tė vogėl se 7% tė detyrimit tė pėrcaktuar nė urdhrin e ekzekutimit apo, kur mungon kėtu, tė detyrimit tė llogaritur deri nė datėn e lėshimit tė kėtij urdhri. Kur debitori ka vazhduar tė shlyejė vlera monetare pas daljes sė urdhrit tė ekzekutimit, kėto vlera zbriten nga detyrimi i ri financiar qė ka huamarrėsi, sipas kontratės sė ristrukturuar.


Afati

Pėrfitojnė nga lehtėsitė e parashikuara nė kėtė vendim debitorėt, tė cilėt paraqiten deri mė 30 prill 2009 nė zyrat e Agjencisė sė Trajtimit tė Kredive pėr tė nėnshkruar kushtet e reja.


Tė vdekurit

Pėr debitorėt, qė kanė vdekur, u kėrkohet trashėgimtarėve tė tyre tė likuidojnė vetėm shumėn e principalit tė mbetur. Periudha e pagesės sė shumės sė mbetur tė kredisė nuk mund tė zgjatet mė shumė se tre vjet, nė varėsi tė llojit tė kredisė qė trashėgohet.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Amnistia fiskale, qeveria u vendos kushte bizneseve Albuto10
Mbrapsht nė krye
Similar topics
    Drejtat e ktij Forumit:
    Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi