Ekspertėt nuk firmosin pėr "aksident" tė biznesmenit
Wed Sep 17 2008, 15:56
Misteret e vdekjes sė Kosta Trebickės ndajnė nė dy grupe edhe hetuesit e ngjarjes.Shumė dilema vazhdojnė tė mbulojnė me mister vdekjen e Kosta Trebickės, edhe pas njė versioni zyrtar mbi kėtė ēėshtje, qė ka ardhur nga ana e policisė, pas ngjarjes dhe qė paraprakisht e ka vlerėsuar si njė aksident me makinė atė qė ka ndodhur nė zonėn e Kuleve tė Gjergjevicės. Momenti kur ka ndėrruar jetė, koha e gjetjes sė viktimės, gjurmėt dhe dėshmitė, shenjat e mjetit nė rrugė, mungesa e gjurmėve tė gjakut nė mjet, dėmtimet qė ka pėsuar ky i fundit, shpendi qė nuk ėshtė i zonės, arma e gjahut, distanca e trupit nga mjeti, pozicioni i vendosjes sė viktimės nė rrugė dhe shumė elementė tė tjerė, duket se ka ndarė hetuesit nė dy grupe tė pozicionuara nė pista tė kundėrta. Tė gjitha kėto dilema kanė bėrė qė edhe mes specialistėve, qė po merren me kėtė ēėshtje, tė ketė mendime tė kundėrta. Madje, kjo ka bėrė qė jo tė gjithė personat qė morėn pjesė nė kėqyrjen e vendit tė bien dakord pėr tė firmosur procesverbalin e mbajtur me kėtė rast. Burime konfidenciale nga prokuroria thanė, pėr gazetėn "Shqip", se procesverbali nė fjalė mban siglėn "Shkelje e rregullave tė qarkullimit rrugor. K.Trebicka". Pikėrisht ky siglim ka ndezur debatet mes personave qė kanė kėqyrur vendin e ngjarjes dhe nė pėrfundim, jo tė gjithė kanė pranuar tė firmosin, edhe pse ky ėshtė njė detyrim ligjor. Njė pjesė e hetuesve tė ēėshtjes pranojnė versionin e aksidentit, nisur nga elementėt nė vendin e ngjarjes, ndėrsa tė tjerė kanė rezerva pėr kėtė motiv dhe dyshojnė pėr vrasjen e biznesmenit shqiptaro-amerikan. Njė pjesė e atyre qė kanė ndjekur nga afėr veprimet nė vendin e ngjarjes kanė refuzuar tė vėnė firmėn nė kėtė procesverbal, duke mos qenė tė bindur pėr faktin nė rast se vdekja ka ardhur si pasojė e aksidentit. Nė pritje tė vijimėsisė sė hetimeve dhe rrjedhės qė mund tė marrin kėto tė fundit, duket se njė pjesė e pėrfaqėsuesve tė grupit hetimor kanė preferuar tė mos nėnshkruajnė asgjė deri nė plotėsimin e dosjes me tė gjithė elementėt. Dyshimet kryesore kanė ardhur pėr njė sėrė arsyesh, mes tė cilave edhe plagėt nė trupin e viktimės dhe gjurmėt dhe elementėt qė janė gjetur nė vendin e ngjarjes, nė afėrsi tė trupit tė shtrirė nė rrugė, mes tė cilave sendet qė ka pasur me vete dhe shpendin, qė nuk ėshtė i zonės malore. Gjithsesi, ndėrsa nė Korēė ekspertėt autoteknikė amerikanė nuk kanė mbėrritur ende, as prokuroria dhe as policia nuk jep mė asnjė sqarim mbi kėtė ēėshtje, deri nė plotėsimin e dosjes me kėtė ekspertim tepėr tė rėndėsishėm. Nė juglindje tė vendit duket se ka pllakosur heshtja mbi vdekjen e Trebickės nga ana e zyrtarėve qė po ndjekin nga afėr kėtė proces hetimi dhe veprimet mbi ngjarjen e rėndė. Mjeti i Kosta Trebickės ndodhet i bllokuar, si njė nga elementėt kryesorė tė hetimit nė pritje tė ardhjes sė ekspertėve tė huaj, qė do tė thonė edhe fjalėn e fundit, duke i shtuar dosjes prova tė tjera tė rėndėsishme qė ndihmojnė hetimet e nisura. Mjeti ėshtė bllokuar nė ambientet e Drejtorisė sė Policisė, ndėrsa ekspertėt deri mė tani kanė parė nga afėr dėmtimet, tė cilat janė shėnuar nė njė listė bashkė me gjurmėt qė janė lėnė nė brendėsi tė tij, por pa bėrė njė vlerėsim qė duhet tė ketė patjetėr mendimin e ekspertėve autoteknikė. Dosja me provat nga vendi i ngjarjes, sipas tė dhėnave nga burime tė mirinformuara, ėshtė transferuar nė drejtim tė kryeqytetit pėr llogari tė hetimeve tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, ndėrsa njė pjesė e provave janė bllokuar pėr llogari tė palės amerikane dhe faktit se nė kėtė hetim do tė merret njė mendim mė i specializuar prej tyre. Burimet nuk bėjnė tė ditur se cilat janė nė fakt provat dhe elementėt nė dispozicion tė organit qendror tė hetimit, por ajo qė ėshtė e sigurt ėshtė fakti se kjo ēėshtje ka marrė njė shtrirje tė gjerė nė nivel specialistėsh dhe ekspertėsh pėr tė dalė nė njė konkluzion final mbi vėrtetėsinė e asaj qė ka ndodhur me Kosta Trebickėn. Nga ana tjetėr, dėshmitė e siguruara nga personat qė janė marrė nė pyetje lidhur me gjetjen e viktimės, ardhjen e tij nė fshatin turistik, qėndrimin dhe mė pas daljen pėr gjah, janė mbajtur nė Korēė. Pėr kėtė rast po punohet paralelisht me dosjen nga njė pėrfaqėsi e madhe nė numėr specialistėsh tė policisė, ekspertėsh dhe prokurorėsh. Por, pa njė vlerėsim tė mjetit duket se kjo ēėshtje do tė vazhdojė tė mbetet mes dilemave, nė rast se ngjarja ka tė bėjė me njė aksident apo me njė vrasje tė mundshme tė 50-vjeēarit. Dilema kėto qė kanė pėrfshirė edhe specialistėt qė kanė mendime tė ndryshme mbi versionin pėrfundimtar qė duhet tė jepet pėr kėtė rast.
________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
|
|