.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

FBI: Enigmat pėr Trebickėn Empty FBI: Enigmat pėr Trebickėn

Thu Sep 18 2008, 11:28
FBI: Enigmat pėr Trebickėn Trebicka-kufomaEkspertėt amerikanė pritet t‘u japin pėrgjigje 14 pyetjeve pėr vdekjen e biznesmenit.Ekspertėt amerikanė do tė japin pėrgjigje pėr 14 enigmat e Prokurorisė Shqiptare pėr zbardhjen e vdekjes misterioze tė Kosta Trebickės, biznesmeni shqiptaro-amerikan qė denoncoi skandalin e trafikut tė fishekėve nga Gėrdeci nė vendet qė janė ende nė luftė si Afganistani. Provat e ngjarjes, pėr tė cilat pretendohet se janė ruajtur me kujdes nga drejtėsia dhe policia shqiptare do t‘u vihen nė dispozicion ekspertėve tė huaj, tė cilėt pritet tė mbėrrijnė sot nė Shqipėri, me njė qėllim tė vetėm: tė zbardhin pėrfundimisht nėse Kosta Trebicka ka gjetur vdekjen pas njė aksidenti klasik, apo e kanė vrarė, pavarėsisht nga mėnyra. Gjithsesi, dyshimet dhe provat e Prokurorisė dhe Policisė Shqiptare, tė cilat flisnin pėr njė aksident tė pastėr rrugor, do tė hidhen nė "sitė". E para ėshtė vendimi pėr ekspertizėn mjeko-ligjore tė kufomės. Akti i ekspertimit i pėrgatitur nga Instituti i Mjekėsisė Ligjore nė Tiranė dhe nga katėr mjekė, specialistė, pėrfaqėsues tė instancave tė ndryshme, do tė verifikohet, nėse janė marrė tė gjitha provat pėr tė pėrcaktuar edhe shkakun e vėrtetė tė vdekjes. "Do tė pėrcaktohet lloji i ushqimit qė ka konsumuar viktima, pasi dyshojmė se mund edhe tė jetė helmuar", deklarojnė burimet nga akuza.

Ekspertizat e pritshme

Automjeti i Kosta Trebickės, i gjetur disa metra larg kufomės, do tė jetė epiqendra e hetimeve nga ekspertėt e kontaktuar prej ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara, pėr t‘u ardhur nė ndihmė tė hetimeve. Ata do tė kryejnė njė ekspertim autoteknik tė automjetit. Shoqėruar me kėtė ekspertim, organi i akuzės do tė marrė nė pyetje familjarė tė viktimės pėr tė hedhur dritė mbi servisin e fundit tė automjetit. Amerikanėt do tė pėrqendrohen edhe nė dheun e sekuestruar nė pjesė tė ndryshme tė automjetit, i cili do tė krahasohet me mostrat e marra nga sipėrfaqja e tokės, ku kishte rėnė viktima. Nė tavolinėn e ekspertėve tė huaj do tė jetė edhe njė "punė" tjetėr pėr t‘u bėrė, pėr tė zgjidhur dilemėn nėse viktima ėshtė goditur nga automjeti apo nga persona tė tjerė, tė dyshuar si "tė mundshėm", gjatė hetimeve tė para tė drejtėsisė shqiptare. Pjesėt e stukos sė makinės dhe boja e saj, tė gjetur pranė vendit tė ngjarjes dhe te veshi i viktimės gjatė kėqyrjes sė kufomės do t‘i nėnshtrohen njė ekspertize, duke marrė modele krahasimi nga automjeti. Gjithashtu, copat e xhamit tė gjetura pranė kufomės do tė krahasohen me ato tė makinės.

U aksidentua, apo e aksidentuan?

Nė ndihmė tė amerikanėve, krahas hetuesve tė prokurorisė dhe policisė, do tė jenė edhe ekspertimi i armės sė gjahut, si dhe ekspertimi daktilastrofik pėr kėqyrjen e gjurmėve tė mundshme nė kėtė armė. Njė enigmė tjetėr e akuzės shqiptare ėshtė ekzistenca e ndonjė personi tjetėr (verifikimi i gjurmėve) afėr vendit ku ėshtė gjetur viktima. Nėse arrihet tė vėrtetohet dyshimi i sipėrpėrmendur, atėherė Prokuroria Shqiptare mund tė regjistrojė njė tjetėr version pas gjetjes sė trupit tė pajetė tė dėshmitarit tė ēėshtjes sė Gėrdecit, Kosta Trebicka. Pėr tė evidentuar ēdo detaj ėshtė pėrgatitur njė ekspertim pėr rrobat e trupit tė viktimės, ndėrsa bidonėt e pijeve qė janė gjetur nė vendngjarje do tė jenė gjithashtu nė tavolinėn e punės sė amerikanėve. Kėta tė fundit do tė bėjnė edhe njė krahasim me pjesėt e flokut tė marra nga koka e viktimės, me qimet e gjetura nė rrobat e viktimės dhe ato tė zagarit tė gjahut. Gjithashtu, edhe fishekėt e gjetur nė dhomėn e hotelit ku ka fjetur viktima do tė krahasohen me fishekėt nė folenė e armės sė gjahut. Nė lidhje me njė helmim tė mundshėm tė viktimės, organi i akuzės ėshtė gati tė kryejė edhe ekspertimin toksikologjik tė lėngjeve tė gjetura nė bidonėt me mbishkrim "Coca-Cola" dhe "Bureto", i cili do tė krahasohet me ekspertimin e organeve tė viktimės gjatė autopsisė.




Viktima

Ekspertiza mjeko-ligjore e kufomės


Ekspertimi i armės sė gjahut


Ekspertimi daktilastrofik pėr kėqyrjen e gjurmėve tė mundshme nė armė


Ekspertimi tekniko-kimik, pėr pėrcaktimin e prezencės sė faktorėve tė tjerė nė rrobat e viktimės


Ekspertimi i bidonėve tė pijeve, qė janė gjetur pranė viktimės


Ekspertimi biologjik pėr pjesėt e flokut tė marra nga koka e viktimės, si dhe nga qimet e gjetura nė rrobat e viktimės dhe ato tė qenit tė gjahut


Ekspertimi toksikologjik i lėngjeve tė gjetura nė bidonėt me mbishkrim "Coca-Cola" dhe "Bureto"


Ekspertimi i organeve tė viktimės gjatė autopsisė


Ekspertimi i gjakut tė viktimės pėr tė pėrcaktuar masėn e gjakut tė viktimės





Automjeti

Ekspertimi biokimik pėr masėn e dheut tė sekuestruar nė automjetin e viktimės, krahasuar kjo me mostra tė marra nga sipėrfaqja e tokės, ku kishte rėnė viktima


Ekspertimi pėr pjesėt e stukos dhe bojės sė makinės, tė gjetur pranė vendit tė ngjarjes dhe te veshi i viktimės gjatė kėqyrjes sė kufomės, duke marrė modele krahasimi nga automjeti


Ekspertimi i copave tė xhamit nė vendin e ngjarjes nga ato tė marra prej makinės


Ekspertimi i fishekėve tė gjetur te ēanta nė dhomėn e hotelit ku ka fjetur viktima


Ekspertimi autoteknik i automjetit do tė bėhet nga prokuroria dhe ekspertėt e kėrkuar nga jashtė vendit



Provat


Prokuroria mban ēelėsat e garazhit tė vulosur, askush nuk ka autorizim tė hyjė


Korēė, si ruhen provat e "Trebickės"


Nėn administrimin e Prokurorisė sė Korēės, provat tė cilat janė siguruar nga vendi i ngjarjes, ku gjeti vdekjen Kosta Trebicka, janė nė ruajtje gjatė 24 orėve me shėrbim policor tė caktuar enkas pėr kėtė qėllim. Provat, tė cilat kanė kaluar pėr ekzaminime shkencore nė kryeqytet pėr t‘u bėrė pjesė e konkluzioneve tė aktekspertimeve mbi gjurmė gishtash, ato tė armės, fijet e flokėve, objektet qė ka pasur me vete dhe pijet e kėshtu me radhė, janė vetėm njė pjesė e elementeve tė hetimit mbi ngjarjen e 12 shtatorit. Makina e Kosta Trebickės ėshtė bllokuar dhe mbahet e izoluar nė ambientet e Drejtorisė sė Policisė sė Korēės nė kushte tė rrepta sigurie, nėn ruajtjen e forcave policore. Krahas patrullave tė shpeshta tė policisė, tė cilat janė shtuar si shėrbim edhe gjatė natės, ruajtja nė objekt me turne ėshtė njė tjetėr element qė i shtohet mbajtjes nėn kushte sigurie tė makinės "Nissan Patrol", me tė cilin udhėtonte Trebicka. E mbyllur nė njė garazh, me vulė dhe ēelėsa qė mbahen nga prokuroria, asnjė person nuk ėshtė i autorizuar tė hyjė nė vendin ku mbahet e mbyllur makina, deri nė ardhjen e ekspertėve tė huaj. Gjurmėt qė janė marrė nga mjeti, edhe pse njė procedurė e mbyllur tashmė qė nė momentet e para tė ekspertizave, duhet tė ruhen tė paprekura deri nė mbylljen pėrfundimtare tė ekspertimeve, mes tė cilėve ai ende i pakryer: ekspertimi autoteknik. Mes dėmtimeve tė mjetit dhe njė pasqyre tė thyer, ėshtė edhe targa disi e shtrembėruar nė pjesėn ballore tė saj si pjesė e pandarė e hetimit dhe tepėr e rėndėsishme pėr tė provuar atė qė ka ndodhur me tė vėrtetė nė vendin e ngjarjes. Fakti se mjeti ėshtė njė nga elementet mė tė rėndėsishme tė hetimit, pėr shkak tė dyshimeve mbi njė aksident tė mundshėm. Edhe ēelėsat me tė cilat ėshtė mbyllur nė garazh ky mjet mbahen nėn administrimin e prokurorisė dhe asnjė person nuk ka tė drejtėn tė hyjė nė zonėn e izoluar pa njė autorizim, qė zor se lėshohet edhe nga ana e prokurorit tė kėsaj ēėshtjeje, Pėrparim Vukaj. Nė pritje tė ekspertėve nga Amerika, tė cilėt do tė kryejnė ekspertimin autoteknik, burime nga prokuroria kanė konfirmuar se mjeti ėshtė njė nga elementet kyēe tė procesit tė hetimeve. Kjo makinė ėshtė bllokuar pėr llogari tė palės amerikane nė bazė tė njė marrėveshjeje me prokurorinė, pėr tė sqaruar nė mėnyrė tė specializuar dhe shkencore rrethanat nė tė cilat ky mjet ka pėrfunduar nė njė distancė tė largėt nga trupi i viktimės, kushtet teknike qė ka pasur nė momentin e rrėzimit, shpejtėsinė dhe trajektoren e pėrshkruar nė bazė tė kėsaj shpejtėsie, tė cilat do tė krahasohen me provat qė janė siguruar nga vendi i ngjarjes, nga dheu, por edhe nėpėrmjet matjeve topografike e fotografive dhe pamjeve filmike qė janė kryer nė vendin ku u gjet viktima.

Edhe pse deri mė tani nuk ėshtė bėrė publike nga ana e prokurorisė, duket se kjo e fundit ka "blinduar" gjithēka pėr tė vazhduar punėn hetimore nė qetėsi dhe pėr t‘i kushtuar vėmendjen mė tė madhe kėsaj ēėshtjeje. Tė dhėna tė sigurta pranė prokurorisė bėjnė tė ditur se takimet janė tė pėrditshme pėr tė analizuar situatėn dhe pėr tė rrahur mendime mbi versionin hetimor qė ka nė dorė ky organ.

Burime pranė organit tė hetimit kanė sqaruar se edhe pse ēdo veprim tani ėshtė nė varėsi tė ekspertėve tė huaj qė priten tė vijnė pėr mjetin, nuk pėrjashtohet mundėsia e njė eksperimenti nė vendin e ngjarjes, ku nė bazė tė shpejtėsisė qė do tė vlerėsohet nga ekspertėt mund tė realizohet njė lėshim nga drejtimi nė tė cilin vinte makina, deri nė pikėn ku ėshtė gjetur mė pas.

Ekspertimi autoteknik me dėmtimet mbi mjet do tė krahasohen me tė dhėnat nga vendi i ngjarjes dhe matjet mbi trajektoren e distancėn nga trupi. Ky akt-ekspertimi do tė sqarojė edhe rrethanat nė tė cilat mund tė ketė ndodhur njė aksident i mundshėm.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



FBI: Enigmat pėr Trebickėn Albuto10
Mbrapsht nė krye
Similar topics
    Drejtat e ktij Forumit:
    Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi