.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Zbulohen lingotat e floririt tė vjedhur nė Thesarin e Shtetit Empty Zbulohen lingotat e floririt tė vjedhur nė Thesarin e Shtetit

Thu Sep 25 2008, 10:38
Zbulohen lingotat e floririt tė vjedhur nė Thesarin e Shtetit Images10Rishfaqen lingotat e vjedhura 11 vite mė parė nė thesarin e shtetit nė Kėrrabė. Njė operacion policor i koduar “Ora e Florinjtė” ėshtė finalizuar pasditen e djeshme me kapjen e 200 kilogramėve flori me vlerė 1.5 milionė euro.Njė operacion policor ka sekuestruar pasditen e djeshme 200 kg flori tė pastėr. Pranga dy vėllezėrve Lamēe

TIRANĖ- Rishfaqen lingotat e vjedhura 11 vite mė parė nė thesarin e shtetit nė Kėrrabė. Njė operacion policor i koduar “Ora e Florinjtė” ėshtė finalizuar pasditen e djeshme me kapjen e 200 kilogramėve flori me vlerė 1.5 milionė euro. Specialistėt e antikrimit ekonomik-financiar pranė drejtorisė sė policisė sė Tiranės organizuan ditėn e djeshme njė operacion i cili solli arrestimin e dy vėllezėrve Astrit e Genci Lamēe tė moshės 45 dhe 38-vjeē pasi akuzohen pėr kontrabandė dhe trafikim tė floririt. Burime zyrtare nga policia thanė se vėllezėrit Lamēe kishin konvertuar banesėn e tyre qė ndodhet nė rrugėn “Vaso Pasha” nė Tiranė, nė njė punishte pėr tė pėrpunuar floririn pėr tė cilin nuk dispononin asnjė dokument origjine.

Kontrabanda

Prej vitit 2006, dy vėllezėrit Astrit dhe Genci Lamēe, ishin angazhuar nė pėrpunimin e floririt. Ata kishin kthyer banesėn e tyre qė ndodhet nė rrugėn “Vaso Pasha” nė Tiranė nė njė punishte dhe pėrpunonin sasitė e mėdha tė floririt duke i kthyer nė bizhuteri. Mė pas ata furnizonin me shumicė argjendaritė e Tiranės por edhe nė rrethe. Specialistėt e Antikrimi ekonomik-financiar pranė policisė sė Tiranės tė cilėt hetuan aktivitetin e dy vėllezėrve thanė se ata mė parė posedonin edhe dyqane argjendarie por i kishin mbyllur ato dhe aktualisht ishin tė angazhuar vetėm me pėrpunimin e floririt dhe mė pas shitjen e tyre me shumicė.

Rreth tre muaj mė parė, specialistėt e antikrimit ekonomik-financiar kishin siguruar informacione nė rrugė operative se Astrit dhe Genci Lamēe dyshohet se trafikonin flori kontrabandė. Kėshtu nisėn menjėherė hetimet dhe dy ditė mė parė forcat e policisė organizuan njė operacion i cili u finalizua me sekuestrimin e njė sasie tė konsiderueshme floriri.

Operacioni

Ditėn e djeshme, policia ka mbėrritur nė banesėn e vėllezėrve Lamēe. Burime nga policia thanė se ka qenė i nevojshėm kontrolli pasi sapo kanė hyrė nė ambientet e brendshme tė banesės dukeshin qartė aparaturat qė shpėrbenin pėr pėrpunimin e floririt. Policia ndaloi dy vėllezėrit e mė pas sekuestroi gjithēka nė punishte. “Janė sekuestruar rreth 200 kilogram flori, ku rreth 120 kilogram ishin kontrabandė dhe pjesa tjetėr kishte faturė, dy copė shufra floriri me peshė njė kilogram secila, u sekuestruan gjithashtu shuma e parave prej 210 mijė euro, 1 milion e 500 000 lekė, 500 dollarė si dhe shumė ambalazhe dhe etiketa tė firmave tė njohura” thanė burimet policore.

Ndėrkohė qė zyrtarisht policia e Tiranės deklaroi se shufrat e florinjta tė sekuestruara, dyshohet se mund t’i jenė vjedhur thesarit tė shtetit, pėrgjatė vitit 1997-tė. “Duke e pėrllogaritur sasinė e floririt tė sekuestruar, me vlerėn e tregun tė sotėm, varion nė shumėn e parave nė, mbi 1.5 milionė eurove pasi ishteflori i karatit cilėsor. Mėsohet se dy vėllezėrit kanė deklaruar para oficerėve tė policisė se floririn e kanė marrė kontrabandė jashtė shtetit duke mohuar faktin se e kanė vjedhur. “Nė dėshminė e tyre, tė arrestuarit deklaruan se floririn e kishin marrė nė Turqi. Policia po heton nė disa pista por aktualisht nuk ka rėnė nė gjurmėt e origjinės sė floririt pėr shkak tė mungesės sė dokumenteve”- thanė pėr “Shekullin” burimet policore.


Gjetja e lingotave tė arta pritet tė rihapė hetimet pėr vjedhjen mė tė bujshmė nė Shqipėri

Vjedhja e 340 kilogramėve flori nė Kėrrabė

TIRANĖ- Zbulimi i tė paktėn dy shufrave floriri, tė cilat dyshohet se janė vjedhur nė thesarin e shtetit 11 vite mė parė, do tė rihapė edhe njė herė hetimet pėr kėtė ēėshtje. Nė prill tė vitit 1997 dyshohet se janė vjedhur 340 kilogramė flori nė lingota tė arta, monedha dhe sende tė tjera. Saktėsisht nuk dihet se kur ka ndodhur kjo vjedhje por dyshimet e para janė hedhur mė 24 prill tė vitit 1997.

Grupi i kontrollit tė tuneleve ku ishte fshehur thesari i shtetit shqiptar, ka konstatuar se pėrveē dėmtimeve tė dyerve, nė tavanet e korridoreve, tė objektit ishin disa vrima, pėr tė cilat u mendua se ato qenė hapur nga persona tė jashtėm pėr vjedhje. Megjithatė, grupi raportoi se thesari nuk ishte prekur. Ndėrkohė, nė prill tė vitit 2000, ėshtė kryer inventari i vlerave tė thesarit tė shtetit, ku raporti ka pėrfunduar nė shtator tė po atij viti, dhe ėshtė konstatuar se janė vjedhur mbi 340 kg flori.

Pėr kėtė ēėshtje u arrestuan dhe u dėnuan disa fshatarė tė zonės por realisht u zbulua vetėm njė pjesė shumė e vogėl e floririt tė zhdukur. Gjatė kėsaj kohe nuk ishte zbuluar asnjė gjurmė tjetėr qė tė shpinte hetuesit tek kjo ēėshtje. Hetuesit pohuan se ata do tė fokusohen nė kėtė ēėshtje duke pyetur vėllezėrit Lamēe se ku e kanė siguruar floririn e vjedhur nė Krrabė.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Zbulohen lingotat e floririt tė vjedhur nė Thesarin e Shtetit Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi