.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Urat e Durrės-Kukės, tė pasigurta Empty Urat e Durrės-Kukės, tė pasigurta

Sun Sep 28 2008, 10:06
Urat e Durrės-Kukės, tė pasigurta Rruga-durres-kuksSupervizorėt egjiptianė urdhėrojnė ndėrprerjen e punės: Materialet janė jashtė standardit.Duke filluar prej mėngjesit tė djeshėm, janė pezulluar pėr afat tė pacaktuar punimet nė urat e njė prej segmenteve mė tė vėshtirė tė autostradės Durrės-Kukės-Morin, e pikėrisht nė fshatin Kolsh, 2 km larg qytetit tė Kukėsit, i cili ėshtė i gjatė pak mė shumė se 5 km dhe ka kushtuar afėrsisht 42 milionė dollarė amerikanė. Segmenti i takon lotit numėr 8, qė financohet nga Banka Islamike e Kuvajtit, tender i fituar nga kompania arabe "Copri Construction Enterpriser W.L.L" dhe qė po ndėrtohet nga njė firmė shqiptare si nėnkontraktor, "Alb Building".

Ēimentoja maqedonase si dhe zhavorri jocilėsor i nxjerrė nė afėrsi tė frontit tė punės janė bėrė shkak qė tė pezullohen punimet nė ndėrtimin e urave nė lotin 8 tė Kolshit. Kjo ka ndodhur dje nė mėngjes, kur ėshtė larguar nga ura edhe manovratori i fundit. Punėtorėt tregojnė se reduktimi i punės kishte filluar prej shumė ditėsh, pasi ishte verifikuar se baza materiale ishte jashtė standardeve pėr vepra tė tilla. I cilėsuar si njė nga segmentet mė tė vėshtira tė krejt autostradės pėr shkak tė terrenit, ku shumica e gjatėsisė sė lotit prej pak mė shumė se 5 km do tė jetė me vepra arti, segmenti nė fjalė kap shifrėn e rreth 42 milionė dollarėve. Njė shumė e tillė, siē tregojnė specialistėt, bėn alarmin edhe pėr dyshimin mė tė vogėl nė adresėn e cilėsisė, pasi kėtu kemi tė bėjmė me njė vepėr qė duhet t‘u qėndrojė shumė dekadave e ndoshta shekujve.

Kanė qenė supervizorėt arabė tė njė kompanie nga Egjipti me emrin "Arab Consulting Engineers", tė cilėt kanė verifikuar cilėsinė jo standarde pėr autostradė tė ēimentos si dhe tė zhavorrit, shkak pėr tė cilin kanė urdhėruar pezullimin e punės. Burime tė afėrta me supervizorėt tregojnė se provat e ēimentos, apo mė saktė tė betonit tė prodhuar, do tė kryhen mė tej nė njė laborator tė sofistikuar nė Itali.

Por supervizorėt shqiptarė mohojnė faktin qė nė lotin 8 tė jenė pezulluar punimet nė ura, madje qė lėnda e parė tė ketė rezultuar jocilėsore. Rusland Kallabaku, i kontaktuar me telefon, tha se "asnjė ditė dhe asnjė orė nuk janė pezulluar punimet". Madje, sipas tij, puna vazhdon me ritme tė larta. Mirėpo burime nga kantieri i punės nė Kolsh thonė jozyrtarisht se Kallabaku nuk merret me urat e segmentit nė fjalė. Sidoqoftė, faktet janė tė tilla qė nė frontin e punės tek urat nuk ka asnjė punėtor. Njė rojė tha se punėtorėt kishin ikur pėr fundjavė, ēka ėshtė vėshtirė tė besohet. Aty dukej qartė pėrpjekja pėr tė fshehur pezullimin e punės, mirėpo nė tė vėrtetė nuk punohet.

Kompania arabe ka nė kontratė afatin prej 18 muajsh, kohė kur do tė pėrfundojė ndėrtimin e krejt segmentit. Puna pėr kėtė segment ka filluar nė pranverėn e kėtij viti dhe sipas llogarive gjithēka duhet tė pėrfundojė brenda 2009-s. Punėtorė tė ndryshėm qė ndodheshin nė kantier thanė se jo vetėm ēimentoja, e cila blihej nė Maqedoni, kishte rezultuar e dobėt, por edhe zhavorri nuk ishte cilėsor. "Kam dy ditė qė punoj me njė fadromė nė Bicaj, nė kėrkim tė njė zhavorri cilėsor", tregoi njė manovrator. Ai shtoi se ditėt e fundit kolegėt e tij kishin prishur qindra metra linear mur ēimentoje tė skuadrimit tė autostradės (skarpate) pėr shkak tė cilėsisė sė dobėt. Nuk mund tė thuhet me siguri se ēfarė raportesh kanė ndėrtuar zbatuesit e punimeve me ligjin dhe me vetė qeverinė, sipas tė cilės ndėrtuesit e veprave tė tilla tė rėndėsishme tė infrastrukturės duhet tė punojnė me tre turne, tė paktėn kėshtu ėshtė shprehur zyrtarisht Kryeministri Berisha, por fakti ėshtė se nė lotin 8 nuk punohet nė asnjė turn.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Urat e Durrės-Kukės, tė pasigurta Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi