.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Ēekėt marrin OSSH-nė pėr 102 milionė euro Empty Ēekėt marrin OSSH-nė pėr 102 milionė euro

Tue Sep 30 2008, 11:54
Ēekėt marrin OSSH-nė pėr 102 milionė euro Ceket-osshZhgėnjejnė italianėt e ENEL.Komisioni i Vlerėsimit tė Ofertave ka shpallur dje fitues shoqėrinė ēeke CEZ, e cila pėr 102 milionė euro do tė jetė pronarja e re e 76 pėr qind e aksioneve tė OSSH. Nė garė morėn pjesė dy shoqėri ofertuese: shoqėria italiane ENEL SpA dhe shoqėria ēeke CEZ a.s. Nga shqyrtimi i dokumentacionit tė paraqitur prej tė dyja shoqėrive tė sipėrpėrmendura, rezultoi qė oferta teknike e shoqėrisė italiane ENEL SpA nuk ishte nė pėrputhje me udhėzimet e pėrcaktuara nė dokumentet standarde tė tenderit, "Pėr kriteret e pėrzgjedhjes sė investitorėve strategjikė tė interesuar pėr blerjen e aksioneve tė shoqėrisė Operatori i Sistemit tė Shpėrndarjes sh.a.", tė ndryshuar. Ministria shpjegoi faktin e eliminimit nga gara tė kompanisė sė famshme italiane, ENEL, i cili lidhej mė sė shumti me mungesėn e "planit tė biznesit". Njė tjetėr mangėsi lidhet me tekstin e formės sė aplikimit nė tender, i cili nuk i pėrmbahet Aneksit 15 tė "Udhėzimeve pėr ofertuesit". Gjithashtu, tek oferta e kompanisė italiane mungonte drafti i Marrėveshjes pėr Blerjen e Aksioneve, si dhe forma e konfirmimit tė kushteve minimale tė detyrueshme tė perfomancės teknike, dorėzuar nga shoqėria italiane ENEL SpA. Ndėrsa dokumentacioni i paraqitur nga kompania ēeke CEZ a.s. ishte nė pėrputhje tė plotė me udhėzimet e pėrcaktuara nė dokumentet standarde tė tenderit. Nisur nga kėto kushte, Komisioni i Vlerėsimit tė Ofertave vendosi qė oferta teknike e paraqitur nga kompania italiane ENEL SpA nuk e kalon vlerėsimin teknik, pasi nuk respekton kushtet minimale tė detyrueshme tė performancės teknike, duke i hapur dritėn jeshile kompanisė ēeke. Edhe pas hapjes sė ofertave financiare, u mėsuar se CEZ kishte ofruar vlerėn mė tė madhe, nė rreth 102 milionė euro. Komisioni i Vlerėsimit tė Ofertave do tė bėjė vlerėsimin e saj dhe mė pas do t‘i propozojė qeverisė shqiptare shpalljen e fituesit.
Interesi
Tkurret interesimi pėr privatizimin e OSSH-sė, nė njė kohė kur nė fillim tė procesit kishin shfaqur gatishmėrinė rreth 21 kompani ndėrkombėtare. Pėr shitjen e 76 pėr qind tė aksioneve tė OSSH-sė, Ministria e Energjetikės kishte caktuar pėr hapjen e ofertave, ditėn e djeshme, ku nga katėr kompani, nė tender morėn pjesė vetėm dy: italianėt e ENEL dhe ēekėt e CEZ. Nga gara u tėrhoqėn dy kompanitė austriake, EVN dhe "Energie Stetemark Ag". Kjo e fundit ishte pjesėmarrėse nė tender, por nė minutat e fundit deklaroi tėrheqjen nga gara.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Ēekėt marrin OSSH-nė pėr 102 milionė euro Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi