.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Fajdet, si do tėrhiqen paratė nė Greqi Empty Fajdet, si do tėrhiqen paratė nė Greqi

Mon Oct 06 2008, 11:44
Fajdet, si do tėrhiqen paratė nė Greqi PiramidatQeveria nis negociatat me konsulentė ligjorė pėr llogaritė e Cenajt. Avokatėt do tė marrin edhe komision.Kompania konsulente, qė do tė bėjė tė mundur kthimin nė Shqipėri tė parave tė "Cenajt", do tė pėrfitojė njė komision deri nė 10 pėr qind mbi shumėn e arritur nga bankat greke. Ky ėshtė nė thelb plani i qeverisė shqiptare, qė bėn tė mundur kalimin e rreth 50 milionė dollarėve nga shteti fqinj drejt bankave shqiptare. Vlera nė fjalė ndodhet aktualisht e bllokuar nė bankat greke, me urdhėr tė prokurorisė helene, pėr shkak tė akuzės tė "pastrimit tė parave" drejtuar Lefter Cenajt, ish-bosit tė firmės piramidale, "Cenaj and Co". Duke u nisur nga kompleksiteti i ēėshtjes nė fjalė, pėrfshi dhe mungesėn e eksperiencės, autoritetet shqiptare do tė nisin negociatat, jo me homologėt grekė, por me kompanitė konsulente tė huaja, tė njohura nė fushėn e zgjidhjes sė kėtyre problemeve. Aktualisht, Kėshilli Mbikėqyrės i Fajdeve ka bėrė gati grupin e punės dhe procedurat qė do tė ndiqen, ndėrsa shkresėn me kėta elementė e ka dėrguar pėr firmė nė Kryeministri. Kjo e fundit duhet tė japė aprovimin pėr nisjen e negociatave me shtetin e Greqisė, ku mendohet se janė tė sekuestruara paratė e kompanisė piramidale "Cenaj and Co".

Vėshtirėsitė

Ekstradimi i Lefter Cenajt, pas arrestimit nė Greqi, u duk sikur do tė lehtėsonte punėn e autoriteteve shqiptare pėr identifikimin dhe kthimin nė vend tė parave tė humbura nė vitin 1997, por nė fakt nuk rezultoi i tillė. Konstatimi i shumave tė majme nė banka krijoi dyshime pėr institucionet hetimore tė shtetit grek, duke bėrė tė mundur ndalimin e Lefter Cenajt. Gjatė procesit gjyqėsor, Cenaj u pėrball me akuzėn e prokurorėve grekė tė pastrimit tė parave dhe evazionit fiskal, ndėrsa pala shqiptare nuk ndėrmori asnjė veprim pėr tė vėrtetuar qė shumat nė fjalė janė para qė Cenaj ua kishte marrė kreditorėve nė Shqipėri me anė tė mashtrimit. "Nėse nė kėtė proces gjyqėsor pala shqiptare do tė ishte e pėrfaqėsuar me juristėt e saj, si dhe me dokumentet qė vėrtetonin burimin e parave, tashmė, kthimi i tyre do tė ishte thjesht njė procedurė rutinė. Fakti qė ky veprim nuk ka ndodhur nė ēastin e arrestimit dhe ngritjes sė akuzės, e vėshtirėson procesin", thotė pėr gazetėn kryeadministratori i fajdeve, Bajram Malaj. Me kėrkesė tė palės shqiptare, qeveria greke ekstradoi Cenajn, por jo paratė, me pretendimin se krijimi i tyre ka ardhur nga aktivitete tė dyshimta, por jo pėr shkak tė mashtrimit, sikundėr deklaron shteti ynė. Njė tjetėr problem, pėrveē aspektit ligjor, ėshtė mungesa e eksperiencės, por edhe fondeve tė pamjaftueshme. Prezenca e juristėve qė njohin fushėn lidhet me mundėsinė e pagesės pėr punėn qė do tė bėjnė dhe kėto fonde Grupi Mbikėqyrės i Fajdeve nuk i disponon. "Do tė na duhet tė lidhemi me zyrat avokatore tė Greqisė, tė cilėve, pėrkundrejt zgjidhjes sė ēėshtjes, do t‘u ofrojmė njė komision 5-10 pėr qind mbi shumėn qė do tė kthehet nė Shqipėri. Zgjidhje tjetėr nuk shohim", sqaron pėr "Shqip" Malaj.



Ekstradimi

Pak kohė mė parė, ish-bosi i firmės piramidale "Cenaj and Co", Lefter Cenaj, 41 vjeē, mbėrriti nė Tiranė, nė bazė tė marrėveshjes me Greqinė mbi ekstradimet. Cenaj ėshtė dėnuar nga pala shqiptare me 10 vjet burg pėr mashtrimin e 26 mijė kreditorėve. Ndėrkaq, Cenaj ka vuajtur njė dėnim prej pesė vjet e gjashtė muaj nė Greqi, pėr veprat penale tė "pastrimit tė parave", "evazionit fiskal" dhe "falsifikimit tė dokumenteve"



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Fajdet, si do tėrhiqen paratė nė Greqi Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi