.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Durrės-Kukės, nis testimi i asfaltit Empty Durrės-Kukės, nis testimi i asfaltit

Mon Oct 06 2008, 11:48
Durrės-Kukės, nis testimi i asfaltit Rruga-ziftAutostrada Durrės-Kukės duket se shumė shpejt do tė shkurtojė distancat mes shteteve dhe popujve tė Ballkanit, nė radhė tė parė tė shqiptarėve. Ajo qė vetėm para dy vitesh dukej krejt e vėshtirė pėr t‘u imagjinuar dhe qė gjatė gjithė kėsaj kohe u shoqėrua me debate tė forta, lidhur me fondet, kėto ditė ka provuar testin e parė tė asfaltit. "Bechetel-Enka", kompania amerikano-turke, e cila ndėrton pjesėn mė tė vėshtirė tė autostradės nga Resheni nė Kalimash, prej 60 km, kėto ditė, pas pėrfundimit tė pjesės dėrmuese tė krejt trasesė, ka nisur nė Kalimash edhe testin e asfaltit, pėrkatėsisht nė segmentin Tunel (portali verior) - Fushė Dukagjin, me gjatėsi 9.1 km. Pėr kompaninė e njohur BEJV, por edhe shqiptarėt, kjo pėrbėn njė ngjarje tė rėndėsishme nė kuadėr tė kėtij projekti madhor.


Amerika e ka kėmbėn e mbarė

Njė inxhinier vendas, qė punonte me kompaninė "Bechtel", duke treguar optimizmin e vet dhe ndoshta tė gjithė tė tjerėve, na tha: "Shkelni tė parėt mbi asfaltin e ri, ishallah e keni kėmbėn e mbarė...". Ndėrsa njė roje objekti me uniformė, duke ndėrhyrė si me shaka, shtoi: "E ka kėmbėn e mbarė Amerika. Ajo po". Muaj mė herėt, ish-drejtori i Tunelit pėr pjesėn e veriut, Kris Dikson, pat thėnė qė kompania synon qė veprėn ta pėrfundojė katėr muaj para afatit, dhe, siē duket, ky parashikim po mbahet. Banorė vendės tė hipur nėpėr makina kėrkojnė tė afrohen pėr tė parė nga afėr asfaltin e ri, qė pėr ta nuk ėshtė thjesht njė asfalt dosido, por ėshtė shkurtim i rrugės sė rrezikshme tė Qafės sė Malit, kursim i kohės dhe i shėndetit... Ata mbajnė flamuj amerikanė nė makina, por afrimi nė objekt nuk ėshtė i mundur. Kompania punon 24 orė ‘non stop‘ me ritėm tė lartė dhe askush nuk ka kohė tė merret me vizitorė tė rastėsishėm.


Disa tregues tė punės

Me ndėrmjetėsimin e pėrkthyesit tė kompanisė, Ismet Kola, kontaktuam me disa nėpunės teknikė realizues, si dhe u njohėm me njė material tė pėrgatitur nga zėdhėnėsja, Ina Zagar. Materiali na furnizon me njė sėrė tė dhėnash, tė cilat shėrbejnė jo thjesht si elementė tė statistikės, por edhe si tregues i dobisė sociale pėr njė numėr familjesh si dhe pėr teknologjinė e lartė me tė cilėn punohet aty. Kompania ka tė punėsuar aktualisht 3700 punėtorė, 2/3 e tė cilėve janė shqiptarė. Nė masėn e punėtorėve vendės shumica e tyre janė teknikė dhe mjeshtėr montimi, si dhe inxhinierė konstruktorė. Nė gjatėsinė prej 60 km autostradė e parametrave tė lartė, janė gjithsej 27 ura, secila me katėr korsi. Nė tė 27 urat punohet njėkohėsisht dhe nga dy impiante prodhimi janė prodhuar 385 trarė. 190 prej tyre janė tashmė instaluar. Shtatė ura kanė pėrfunduar dhe ato tashmė pėrdoren nga mjetet e kompanisė pėr tė lehtėsuar trafikun e vetė kompanisė ndėrtuese, e cila ka nė punė plot 1300 mjete si vinēa, fadroma etj. Dhe konkretisht, pesė sonda pėr tė hapur tunelet, dy lancera pėr trarėt e urave, dy impiante tė prodhimit tė trarėve tė paranderur tė urave, gjashtė nyja betoni, dy gurore, 6 vinēa tė lartėsive dhe peshave tė mėdha, 380 kamionė, 92 ekskavatorė e kėshtu me radhė.


Ura mė e lartė

Para disa ditėsh ka nisur edhe instalimi i urės mė tė lartė tė krejt aksit, asaj qė inxhinierėt e quajnė "Ura 88", te vendi i quajtur Pėrroi i Mehmet Kecicit. Kjo urė ėshtė e lartė rreth 90 metėr, ndėrsa e gjatė 316 m. Konsiderohet nga inxhinierėt si mjaft e vėshtirė pėr t‘u realizuar teknikisht, siē tregon inxhinieri N.D. nga Kukėsi, ura vjen me hark dhe pjerrėsi 2.5 gradė nė zbritje e ngjitje. Pėr tė u pėrdorėn 48 trarė, secili me gjatėsi 40m dhe me peshė mbi 40 tonė.

Autostrada Durrės-Kukės shėnon edhe rekordin e volumit tė punimeve tė kryera ndonjėherė nė Shqipėri. Nga tė dhėnat teknike nė zyrat e drejtimit mėsohet se deri tani janė gėrmuar mbi 25 milionė metėr kub material, duke pėrdorur 9 milionė metėr kub material mbushės si dhe janė vendosur mbi 151000 metra kub struktura betoni. Duke ecur mė tej me shifrat, tė cilat vetėm njė teknicien mund t‘i konceptojė saktė, mėsojmė se nga kjo kompani ka realizuar nė kėtė vepėr deri tani nė total mbi 13.4 milionė orė pune.


Asfaltimi

Njė inxhinier amerikan nė aksin portal verior nga Tuneli nė Fushė-Dukagjin na sqaron se asfaltimi i tanishėm ėshtė vetėm testimi i produktit. Shtresa e asfaltit ėshtė e trashė 15 cm dhe pas saj janė edhe dy tė tjera. Deri te kjo fazė, kompania ka punuar me shumė kujdes me shtresat e paraprake tė zhavorrit deri te stabilizanti, njė shtresė qė siguron pėrfundimisht nivelin e rrugės. Nė pajisjet e mėdha, tė cilat i pėrmendėm mė sipėr, pėrfshihen edhe dy nyje asfalti (njė nė Klos dhe njė nė Kalimash), tė cilat bėjnė tė mundur avancimin me asfalt 1 km nė ditė.


Tuneli

Nisur nga rregullat e sigurimit teknik apo thjesht angaria e shoqėrimit, vizita nė tunel ėshtė tepėr e vėshtirė. Duke pėrfituar nga rasti i vizitės sė njė grupi parlamentarėsh dhe tė zgjedhurish tė tjerė nga Kosova, tė cilėt i shoqėronin edhe autoritetet rajonale tė Kukėsit, tė cilėt kishin siguruar mė herėt lejen te ministri pėrkatės dhe madje edhe te Kryeministri, pamė nga afėr punimet nė tunel. Na veshėn me uniformėn e kompanisė, na dhanė kasketė, si dhe na mbajtėn njė leksion mbi rėndėsinė e respektimit tė rregullave tė sigurimit teknik. Gjithkush mund tė mendojė se me kaq mbaron pėrgatitja, por nuk qe kėshtu. Gjėja mė interesante ishin disa etiketa ēeliku me numra, tė cilat duhet tė shėnoheshin nė njė fletore pėr kėdo qė hynte nė tunel dhe tė dorėzoheshin pas daljes qė andej. Njė punėtor, nga Kalimashi, qė shkruante nė fletore emrat, duke shėnuar edhe numrin identifikues tė llamarinės, na tha se "mos u ēuditni, qė kur kemi filluar punė kėtu asnjė punėtor nuk ka gėrvishtur qoftė edhe njė gisht, kėto rregulla e kanė mbajtur kėtė punė...", tha ai, duke ka zgjatur llamarinat si ato qė mbanin dikur ushtarėt. Nė tunel punohet njėkohėsisht nė tė dy galeritė nė tė dy hyrjet veri dhe jug paralelisht. Progresi total i kombinuar nė tė dy galeritė e tunelit deri nė fund tė shtatorit ėshtė rreth 7 km dhe ku ėshtė realizuar mbi 64 pėr qind e volumit tė punimeve.


Linja e prodhimit tė trarėve

Emri Mehmeti, njė teknik nga zonat e Kukėsit, qė punonte aty, i specializuar pėr punėn qė bėnte, tha se betonimi i trarėve ishte nga proceset mė tė vėshtira dhe me pėrgjegjėsi tė lartė. Ai tha se ekspertėt kishin testuar gati shumicėn e prodhimeve ballkanike tė ēimentos dhe pėrfundimisht ajo blihej diku nė shtetet e Perėndimit. "Kemi provuar edhe ēimenton e vendeve tė rajonit, por nuk kanė standard evropian, pėrdorim ēimento "ISSO 9001", tha ai, duke shpjeguar edhe procesin e tharjes sė betonit. E thajmė me pajisjen e posaēme, qė nxehet me ujė nė temperaturėn 80 gradė, janė ura autostrade kėto dhe do tė qėndrojnė pėr shekuj, nuk janė shaka", tha duke thithur njė duhan "Marlboro".

Siguria


Masa ekstreme nė tunelin e Kalimashit


Nė tunelin qė po ndėrtohet nė Kalimash ėshtė pothuajse e pamundur tė hysh. Njė punėtor na thotė me humor se ėshtė mė e lehtė tė marrėsh njė vizė pėr nė Amerikė se sa njė leje pėr tė hyrė nė tunele. Pėrpara ca kohėsh, nė kėtė vepėr shkoi njė grup deputetėsh, tė cilėt pėr tė realizuar vizitėn kishin marrė leje te firma, te ministri, madje edhe tė kryeministri. Edhe "baballarėt e kombit" nuk bėrė pėrjashtim pėr sa u pėrket kushteve tė sigurisė. Tė gjithė i veshėn me uniformėn e kompanisė, me kasketa dhe i detyruan tė dėgjonin njė leksion mbi rėndėsinė e respektimit tė rregullave tė sigurimit teknik. Tė gjithė u varėn nė qafė disa "etiketa" ēeliku me numra, si ato tė ushtarėve. Kėto etiketa shėrbejnė pėr tė njėjtin qėllim qė shėrbejnė edhe nė luftė: pėr tė identifikuar kufomat.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Durrės-Kukės, nis testimi i asfaltit Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi