.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Milan konfirmon yjet nė "Qemal Stafa" Empty Milan konfirmon yjet nė "Qemal Stafa"

Tue Oct 07 2008, 14:31
Milan konfirmon yjet nė "Qemal Stafa" Images13Zyrtare: Sheva, Dinjo, Sedorf, Maldini etj., janė pjesė e grupit qė do jetė nė miqėsoren me Tiranėn.Duke i parė pėrtej ekranit tė televizorit, shqiptarėt e kanė ėndėrruar shumė atė moment, por nuk i kishin lejuar vetes luksin tė besonin se njė gjė e tillė do tė bėhej realitet. Megjithatė, e shumėpritura ėndėrr do tė realizohet pikėrisht mė 14 tetor. Milani i madh do tė zbresė pėr herė tė parė nė stadiumin tonė kombėtar, vetėm pėr tė kėnaqur dėshirat e shqiptarėve, tė cilėt mezi e presin atė moment. Pėr t‘i dhėnė edhe mė shumė peshė emocioneve, edhe mė shumė bukuri festės, nė barin e "Qemal Stafės", qė atė ditė do tė duket mė i vogėl se kurrė, do tė zbresė pėr herė tė parė ylli i momentit nė futbollin botėror, mė i adhuruari dhe mė spektakolari i kohėve moderne, braziliani Ronaldinjo. Do tė jetė ai ylli i mbrėmjes sė 14 tetorit. Kjo tashmė ėshtė e garantuar. Milani ka publikuar listėn zyrtare tė lojtarėve, qė do tė ketė tė disponueshėm pėr miqėsoren festive me Tiranėn, ndeshje e vlefshėm pėr trofeun "Taēi Oil Albania Reads". Por, pėr ta bėrė edhe mė tė pakufishėm entuziazmin e shqiptarėve, pėrkrah Dinjos nė fushėn e impiantit tonė ndėrkombėtar do tė jetė edhe beniamini i Milanit tė 10 viteve tė fundit, Shevēenko, i cili do tė pėrjetojė pėr tė dytėn herė emocionet e tė luajturit nė Tiranė. E ka shijuar njė gjė tė tillė para tre vitesh, mė 9 shkurt 2005. Dy "Topat e Artė" (Sheva nė 2004 dhe Dinjo nė 2005) pritet tė argėtojnė pa masė tifozerinė, qė pritet tė mbushė stadiumin tė enjten nė mbrėmje. Aty do tė jetė edhe Filipo Izaghi, golashėnuesi mė i mirė i tė gjitha kohėrave nė tė gjitha kompeticionet e futbollit. Shijen e hidhur tė golit tė Pipos e ka provuar njė skuadėr shqiptare, pikėrisht Teuta mė 29 shtator 1995 nė njė ndeshje tė vlefshme pėr nė Kupėn e Kupave, ku luante pėr Parmėn. Pas njė asisti tė tė madhit Zola, ai do tė shėnonte golin e, 2-0, nė minutėn e 90 tė takimit. Por nuk do tė jenė tė vetmit yje. Nė listėn zyrtare ėshtė edhe emri i ikonės sė vėrtetė tė imazhit tė kuqezinjve italianė, pikėrisht mbrojtėsi Paolo Maldini. Njeriu me mė shumė ndeshje mbi shpatulla me bluzėn e Milanit, por edhe nė Serinė A, do tė kujdeset qė tė mos lėrė tė shėnojnė Memellin, Xhafėn me shokė. Pėr t‘i dhėnė mė shumė vlera kėsaj mbrėmjeje, Milani do tė marrė me vete edhe katėr kampionėt tė botės, ku pėrveē Ronaldinjo dhe Inzagit do tė jenė edhe mbrojtėsi Aleksandro Nesta e fantazisti Andrea Pirlo. Pėr herė tė dytė pritet tė luaj nė "Qemal Stafa" edhe futbollisti i vetėm qė ka fituar tre tituj tė Champions League me tre skuadra tė ndryshme, Klarens Sedorf, i cili mė 14 shtator 2007 mundi 1-0 kuqezinjtė. Edhe i riu Marko Borrielo, golashėnuesi i dytė i sezonit tė kaluar tė Serisė A, do tė kėrkojė t‘i japė ngjyrė festės sė 14 tetorit. Ndėrsa skuadrėn kuqezi do ta plotėsojnė edhe lojtarėt e tjetėr tė njė niveli tė lartė ndėrkombėtar si Ambrosini, Dida, Flamini, Abbiati, Favalli, Sendeeros e Kaladze. Shqiptarėt do tė kenė fatin tė ndjekin nga afėr pikėrisht ata yje, tė cilėt i kanė dhuruar gjithė globit kėnaqėsinė e pazėvendėsueshme tė bukurisė dhe spektaklit tė lojės mė tė dashur nė botė, futbollit.




Ja kush janė yjet e Milanit


Ā· 2 "Topat e Artė": Shevēenko dhe Ronaldinjo

Ā· 3 kampionė bote: Nesta, Inzagi dhe Pirlo

Ā· Lojtari i vetėm nė botė qė ka fituar 3 herė trofeun e Champions League me tre skuadra tė ndryshme, me Ajaks, me Realin e Madridit dhe Milan: Klarens Sedorf

Ā· Golashėnuesi mė i mirė i tė gjitha kohėrave nė tė gjitha kompeticionet ndėrkombėtare: Filipo Inzagi

Ā· Lojtari me mė shumė ndeshje tė luajtura me fanellėn e Milanit dhe nė kampionatin italian, Seria A: Paolo Maldini

Ā· Golashėnuesi i dytė mė i mirė i sezonit tė kaluar tė Serisė A: Marko Borrielo

Ā· Dhe shumė lojtarė tė tjerė tė nivelit tė lartė ndėrkombėtar. Mbi tė gjitha: Ambrozini, Dida, Flamini, Abbiati, Favalli, Senderos e Kaladze

. Trajneri Kalro Anēeloti, dy herė fitues i Champion League (2002-‘03, 2006-‘07), fitues i Botėrorit pėr klube (2007), kampion i Serisė A 2003-‘04) fitues i Superkupės sė Evropės (2003, 2007) dhe trajneri mė i mirė nė Evropė (2007)



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Milan konfirmon yjet nė "Qemal Stafa" Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi