.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

BE, kritika pėr prekjen e Kushtetutės Empty BE, kritika pėr prekjen e Kushtetutės

Thu Oct 09 2008, 17:52
BE, kritika pėr prekjen e Kushtetutės Flamuri-beBashkimi Evropian pritet tė kritikojė nė raport-progresin pėr vitin 2008 mėnyrėn se si Parlamenti ka ndryshuar ligjin themeltar tė shtetit, Kushtetutėn. Burime diplomatike bėjnė tė ditur pėr "Shqip" se njė nga pikat qė pritet tė godasin politikėn shqiptare nė dokumentin qė Komisioni Evropian do ta shpėrndajė mė 4 nėntor, ėshtė pikėrisht ndryshimi apo mendimi i Kushtetutės sė Republikės. Edhe pse Komisioni i BE, parimisht do ta miratojė kėtė dokument nė fillim tė muajit qė vjen, drafti ėshtė pėrmbyllur dhe po i jepet dora e fundit nga departamenti qė e drejton njė nga zyrtarėt mė tė rėndėsishėm tė Brukselit, Dirk Lange. Nė raport-progresin e vitit 2008 pritet tė kritikohet me nota tė forta pikėrisht mėnyra se si u vu dorė mbi ligjin themeltar tė shtetit. Edhe pse nė fakt Brukseli tha diēka nėpėrmjet kreut tė Delegacionit tė BE-sė nė Tiranė, Helmut Lohan, nė dokumentin e nėntorit pritet tė pėrcaktohet qartė se Bashkimi Evropian e konsideron si njė standard jo tė plotėsuar ndryshimin e Kushtetutės pa pasur njė konsultim tė gjerė me grupet e interesit dhe opinionin publik. Nė kėtė dokument, do t‘i kėrkohet politikės shqiptare qė tė mos pėrdorė mė miratimet "blitz" pėr ligje tė rėndėsishme qė kanė njė peshė nė ndėrtimin e shtetit. Ndėrkaq, nga ana politike Brukseli pritet qė tė mbėshtesė bashkėpunimin mes mazhorancės dhe opozitės, duke bėrė thirrje qė fryma e konsensusit tė mbizotėrojė nė politikėn shqiptare edhe pėr ēėshtje tė tjera tė rėndėsishme, siē ėshtė ligji zgjedhor, por edhe ligje tė tjera tė rėndėsishme. Gjithsesi, progres-raporti i Komisionit Evropian pėr Shqipėrinė mund tė shėrbejė edhe si kambanė nėse Parlamenti do tė miratojė sėrish ndryshimet kushtetuese shtesė nė formė aksioni tė shėrbimit sekret me mungesė transparence dhe nė mėnyrė tė pėrshpejtuar.

Raporti

Komisioni Evropian paraqet ēdo vit njė dokument qė pėrbėn analizėn, vlerėsimin, por edhe kushtet pėr vendet qė aspirojnė tė pranohen nė BE. Progres-raporti do tė miratohet nga Komisioni dhe Kėshilli i Ministrave tė Bashkimit Evropian e mė pas do tė dorėzohet nė Tiranė. Progres-raporti i vitit 2008 ėshtė hartuar nga 1 janari i kėtij viti e deri nė fund tė qershorit. Pjesa e ngjarjeve qė kanė ndodhur pas kėsaj kohe nuk do tė jetė e pėrfshirė nė dokument. Kėshtu qė ngjarjet mė tė rėndėsishme qė kanė ngjallur njė polemikė nė politikėn shqiptare nė lidhje me ligjin pėr prokurorinė, nuk do tė jenė tė pasqyruara nė progres-raport. Ndėrkaq, mėsohet se nė dokumentin e vlerėsimit do tė ketė njė pjesė tė veēantė pėr katastrofėn e Gėrdecit, luftėn ndaj korrupsionit, vlerėsimin mbi qeverinė shqiptare, kushtet e reja tė Brukselit etj. Por gjithashtu mėsohet se njė nga pjesėt qė do t‘u mėshohet mė fort nė progres-raport do tė jetė vonesa e pėrgatitjeve tė zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2009.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



BE, kritika pėr prekjen e Kushtetutės Albuto10
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi