.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Fazliē dhe Rixh, "ilegalėt" e sekreteve tė Shqipėrisė Empty Fazliē dhe Rixh, "ilegalėt" e sekreteve tė Shqipėrisė

Sat Oct 11 2008, 16:20
Fazliē dhe Rixh, "ilegalėt" e sekreteve tė Shqipėrisė Fazllic-intervisteThellohet skandali pėr takimin e 5 marsit 2006. Mediu: Amerikani, kėshilltar i Berishės. Bakiu: Ende jo.Pavarėsisht se Rixh ende nuk ishte bėrė kėshilltar i Berishės, ai ka mundur tė vendosė nė rresht ministrat e kabinetit qeveritar. Ish-ministri i Mbrojtjes ka deklaruar se takimi ishte bėrė kur ai ka qenė kėshilltar, por nga tė dhėnat zyrtare rezulton se njė gjė e tillė ėshtė realizuar gjashtė muaj mė parė. Ndėrsa Rixh ėshtė emėruar mė 4 shtator tė vitit 2006, takimi ishte zhvilluar qė mė 5 mars tė atij viti, pra gjashtė muaj mė parė.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i pyetur nė lidhje me takimin nė zyrėn e tij tė disa ministrave dhe krerėve tė institucioneve tė sigurisė kombėtare me njė delegacion qė nė pėrbėrje kishte politikanin e njohur tė SHBA-sė, Tom Rixh, dhe biznesmenin serbo-boshnjak Damir Fazliē, theksoi se ai ėshtė zhvilluar pas emėrimit tė z.Rixh si kėshilltar i Berishės pėr sigurinė kombėtare. Edhe pse nuk e kujtonte mirė datėn, ish-ministri, i kontaktuar me telefon nga "Shqip", deklaroi se nuk ka qenė e mundur t‘i kėrkohet llogari zoti Tom Rixh se kė mbante si ndihmės nė delegacionin e tij. Mediu theksoi se integriteti i Tom Rixhit nuk mund tė vihet nė diskutim, pasi ai ėshtė njė nga politikanėt mė tė njohur dhe tė nderuar tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Ish-ministri i Mbrojtjes theksoi se nė takim ėshtė diskutuar nė pėrgjithėsi pėr masat qė ka ndėrmarrė Shqipėria pėr plotėsimin e standardeve tė domosdoshme pėr hyrjen nė NATO, sa i pėrket sigurisė kombėtare dhe luftės ndaj krimit tė organizuar, si dhe korrupsionit. Ndėrkaq, nė faqen e internetit tė Ministrisė sė Mbrojtjes, si dhe organit zyrtar informativ tė saj "Ushtria" theksohet qartė se Tom Rixh, i shoqėruar nga biznesmeni Damir Fazliē, ėshtė takuar me ministrat dhe krerėt e institucioneve tė sigurisė mė 4 mars, kurse njė ditė mė pas ėshtė zhvilluar njė tryezė e rrumbullakėt nė njė nga hotelet e Tiranės, ku ka marrė pjesė Kryeministri Berisha, anėtarė tė kabinetit dhe krerė tė institucioneve tė vendit, nė lidhje me ēėshtjet e sigurisė kombėtare.

Ndėrsa ish-funksionari i lartė i policisė, Besnik Bakiu, ka kėmbėngulur se takimi midis ministrave dhe funksionarėve tė lartė shqiptarė me pėrfaqėsuesit "amerikanė" ėshtė zhvilluar nė muajin mars. Pėr mė tepėr, ai ka dhėnė edhe fakte bindėse se ky takim ėshtė zhvilluar nė atė kohė, pasi mė vonė nuk mund tė ishte i pranishėm. Pas deklaratės sė ish-ministrit tė Mbrojtjes, Fatmir Mediu, se takimi ėshtė zhvilluar kur Tom Rixh ishte zgjedhur kėshilltar i Kryeministrit, Bakiu ka dhėnė edhe fakte tė tjera. Nė njė prononcim tjetėr, ai deklaruar se "duke i justifikuar pėr gabimin nė kohė, pėr vetė rėndėsinė e detyrave qė kanė mbuluar, desha t‘iu ripėrsėrisja se nga intervista e djeshme nuk heq asnjė presje, pėr kohėn kur u zhvillua dhe tematikėn qė u diskutua", ėshtė shprehur Bakiu. Ai ka shtuar se ėshtė fyese pėr tė, por ka rikujtuar kronikat televizive tė kohės apo shkrimet nė gazeta. "Por thėnia ‘jetojmė nė Shqipėri‘ justifikon ēdo gjė, kėshtu qė, pėr tė qenė koherentė me publikun dhe gazetėn tuaj, po iu informoj se mė datė 19 prill 2006, me urdhėr nr. 724 tė ministrit tė Brendshėm, jam transferuar nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit, nė Drejtorinė e Policisė Qarkut Lezhė dhe po me urdhėr nr. 724/1 tė ministrit tė Brendshėm, datė 13 shtator 2006 jam nxjerrė nė lirim "me kėrkesėn time", sqaroi ai. Sipas tij, ai nuk mund tė ishte nė njė takim tė tillė, nėse do ishte me detyrė nė Drejtorinė e Policisė sė Lezhės, ndėrkohė qė nė fund tė muajit gusht tė atij viti, ai kishte nisur procedurat pėr lirim nga detyra.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Fazliē dhe Rixh, "ilegalėt" e sekreteve tė Shqipėrisė Albuto10
Mbrapsht nė krye
Similar topics
    Drejtat e ktij Forumit:
    Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi