.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

Aksidenti, si vdiq Kosta Trebicka Empty Aksidenti, si vdiq Kosta Trebicka

Thu Oct 16 2008, 11:51
Aksidenti, si vdiq Kosta Trebicka Trebicka-aksidentiiProkuroria e Korēės mbyll hetimet: Nuk ka vepėr penale. Vetė viktima ka qenė shkaktar.Prokuroria e Korēės pushon hetimet pėr ēėshtjen "Trebicka". Pushimi i hetimeve mbi procedimin penal ėshtė marrė si vendim nga ana e Prokurorisė sė Rrethit, qė ka drejtuar hetimet mbi dosjen "Trebicka", pasi ka rezultuar se aksidenti ka ardhur si pasojė e veprimeve tė vetė drejtuesit tė mjetit, gjė qė ka rrėzuar veprėn penale dhe si rrjedhojė ka ēuar nė pushimin e hetimeve, duke mos pasur element tė njė vepre tė tillė. Prokuroria ka konkluduar pas shqyrtimit tė dosjes sė plotėsuar me tė gjitha procesverbalet dhe akt-ekspertimet se Kosta Trebika ka vdekur si pasojė e aksidentit, pėr shkak tė veprimeve tė tij nė drejtimin e mjetit, qė ka devijuar nga rruga, dhe kthimit tė menjėhershėm tė timonit nė njė kohė qė ka pasur ndėrhyrje dhe modifikime tė kryera nė mjet dhe janė marrė parasysh edhe kushtet e terrenit dhe tė pjerrėsisė. Nga aktet e ekspertimit, tre prej tė cilave, mė tė rėndėsishmet, ato tė ekspertimit autoteknik tė mjetit, tė dinamikės sė aksidentit dhe akti pėrfundimtar i konkluzionit mjekoligjor kanė konkluduar se ngjarja ka ndodhur si pasojė e njė aksidenti me mjetin qė drejtonte Kosta Trebicka. Trebicka ka vdekur si pasojė e aksidentit dhe shkeljes sė rregullave tė qarkullimit, nėpėrmjet veprimeve tė tij gjatė drejtimit tė mjetit. Si rrjedhojė, duke qenė se vetė autori nė kėtė rast ka shkaktuar edhe aksidentin dhe nuk ka njė vepėr penale, Prokuroria e Korēės ka vendosur tė pushojė hetimet mbi ēėshtjen. Ky ka qenė edhe vendimi pėrfundimtar mbi kėtė dosje, qė ka dhėnė mė nė fund prokuroria. Nga ana e tij, prokurori i ēėshtjes, Pėrparim Vukaj, ka lexuar raportin pėrfundimtar me tė gjitha konkluzionet e akt-ekspertimeve dhe provave qė janė siguruar nga vendi i ngjarjes, thirrjet telefonike tė administruara dhe mbi bazėn e dėshmive tė dhėna, mes tė cilave edhe ajo e njė personi nga Elbasani, me tė cilin Trebicka ka pirė njė kafe para mbėrritjes nė Voskopojė dhe veprimet e tij, sipas deklarimeve tė dėshmitarėve deri nė momentin kur u gjet i vdekur. Sipas prokurorit Vukaj, qė ka drejtuar hetimet mbi kėtė rast, qė nga data 12 shtator, ka marrė vendimin pėr pushimin e hetimit tė procedimit penal, me numėr 1006/2008 dhe me kėtė vendim palėt e interesuara kanė tė drejtėn tė bėjnė ankimim nė gjykatėn e rrethit, ose pranė organit tė prokurorisė, ndėrkohė qė provat materiale, tė cilat i pėrkasin viktimės do t‘i kthehen bashkėshortes sė viktimės, Brunilda Trebicka. Prokurori ka lexuar edhe aktin pėrfundimtar mjekoligjor, sipas tė cilit konkluzioni mbi shkaqet e vdekjes pėrkon me rrethanat e aksidentit.



Raporti pėrfundimtar


Teksti i plotė i vendimit

tė Prokurorisė sė Korēės


Mė datė 12 shtator, prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Korēė, mbi bazėn e kėqyrjes sė vendit tė ngjarjes, ku gjeti vdekjen Kosta Trebicka, ka regjistruar procedimin penal me numėr 1006 pėr veprėn penale tė parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal. Pasi ėshtė ngritur njė grup hetimor, nė pėrbėrje tė cilit ekspertėt mė tė mirė tė Ministrisė sė Brendshme, tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme dhe tė Rrethit Gjyqėsor Korēė, duke shkuar nė vendin e ngjarjes janė kryer tė gjitha veprimet e nevojshme procedurale pėr kėtė ngjarje. Pasi janė sekuestruar tė gjitha provat materiale tė gjetura nė vendin e ngjarjes, janė bėrė tė gjitha veprimet procedurale, provat fotografike dhe filmike, kėqyrja e kufomės, si dhe shumė veprime tė tjera tė domosdoshme pėr kėtė ngjarje. Pas kėtyre procedurave ėshtė bėrė edhe akt-ekspertimi autoteknik pėr tė pėrcaktuar shkaqet e kėtij aksidenti. Tre ekspertė kanė dhėnė vendim lidhur me kėtė ngjarje pėr sa i pėrket ekspertimit autoteknik dhe dinamikės sė kėsaj ngjarjeje, ku, pėrveē ekspertit tė huaj amerikan, kanė dhėnė vendim edhe dy ekspertė shqiptarė, ku secili ka dhėnė njė konkluzion mė vete mbi kėtė ngjarje, ku nė konkluzione dhe raporte ka rezultuar pėrmbajtja e njėjtė. Nga akt-ekspertimet ka rezultuar se aksidenti ka ndodhur si rezultat i modifikimeve tė kryera nė automjet, veshja e kabinės, lėvizja nė njė terren malor me njė pjerrėsi tė konsiderueshme dhe tė rrezikshme, mos mbajtja e rripit tė sigurisė dhe manovrimi dhe devijimi i mjetit nė krahun e majtė. Tė gjitha kėto kanė ēuar nė ndodhjen e aksidentit me pasoja. Nga kėqyrja e vendit tė ngjarjes, e automjetit, kėqyrja e kufomės, si dhe konkluzionet e ekspertėve autoteknikė pėr rrethanat e ndodhjes sė kėtij aksidenti ka njė pėrputhje tė plotė me tė gjitha aktet e tjera, si dhe me akt-ekspertizėn mjekoligjore tė grupit tė ekspertėve tė mjekėsisė ligjore, tė cilėt kanė kryer veprimet pėr kėtė ngjarje. Konkluzioni pėrfundimtar mjekoligjor ka arritur nė kėto konstatime: Dėmtimet e konstatuara janė shkaktuar me mjete tė forta prerėse, karakteristike pėr traumat automobilistike me mekanizimin e goditjes nėn ngjeshjen e trupit me njė pjesė tė mjetit. Shkaku i vdekjes sė shtetasit Kosta Trebicka ka qenė shoku traumatik hemorragjik, i shoqėruar me konfuzionin e rėndė tė trurit nė terren dhe politrauma. Po kėshtu, nga konkluzioni i Prokurorisė sė Rrethit Korēė nė bashkėpunim me Policinė e Shtetit dhe Drejtorinė e Policisė Korēė janė kryer tė gjitha verifikimet e duhura pėr tė vėrtetuar tė gjitha lėvizjet e shtetasit Kosta Trebicka, qė nga data 11.09.2008 deri mė datėn 12.09.2008, kur ky shtetas ka gjetur vdekjen si pasojė e aksidentit.

Shtetasi Kosta Trebicka ka dalė nga shtėpia e tij nė Tiranė, mė datėn 11.09.2008, rreth orės 15:20, e provuar kjo nga dėshmitė e dėshmitarėve. Mė vonė, ky shtetas ka lėvizur nė aksin Tiranė- Elbasan. Pas njė ndalese pėr njė porosi pune nė qytetin e Elbasanit, ky shtetas ka lėvizur nė aksin Elbasan-Korēė. Ka bėrė njė ndalese nė qytetin e Maliqit, rreth orės 19:30, ku ėshtė takuar me shtetasin Genci Sulejmani te hotel "Anspa" dhe, pasi ka pirė njė kafe nė lokalin e kėtij dėshmitari, ėshtė nisur nė drejtim tė Voskopojės dhe rreth orės 21:30 ka mbėrritur nė hotel "Akademia", Voskopojė. Nė kėtė orė ka komunikuar me telefon me bashkėshorten e tij, Brunilda Trebicka, duke njoftuar vendndodhjen aktuale dhe planet e tij pėr tė dalė pėr gjueti. Ky plan i tij konfirmohet edhe nga fakti se shtetasi Kosta Trebicka ka pasur me vete edhe qenin e tij tė gjahut, armėn personale tė gjahut, njė sasi tė konsiderueshme fishekėsh. Pasi ka ngrėnė darkė dhe i ka shėrbyer kamerieri, dėshmitari i pyetur, Roland Laloti, atė natė ai ka fjetur i vetėm nė dhomėn 107 e kėtij hoteli. Rreth orės 05:30 tė mėngjesit, tė datės 12.09.2008, ėshtė parė nga dėshmitari roja i hotelit, Jorgo Ēelniku, duke dalė nga parkingu i hotelit me mjetin e tij. Mė pas, rreth orės 06:30, ai ėshtė parė duke gjuajtur nė vendin e quajtur "Repetitori", nė fshatin Lekas. Mjeti i tij ėshtė parė nga dėshmitari Mentor Islami. Rreth orės 11:55 tė po asaj date, ka folur nė telefon me bashkėshorten e tij, tė cilės nuk i ka shprehur ndonjė shqetėsim, por kanė bėrė biseda familjare. Rreth orės 12:30, ai i ka bėrė telefonatėn e fundit shokut tė tij, dėshmitarit Ervin Hasko, tė cilit i ka thėnė, veē tė tjerash, se ishte pėr gjueti nė Voskopojė dhe se kishte vrarė dhjetė thėllėza dhe se kishte akoma thėllėza tė tjera dhe i ka thėnė se "po kthehem nga gjuetia dhe po shkoj tė ha drekė nė Voskopojė". As kėtij dėshmitari ai nuk i ka shprehur ndonjė shqetėsim, por nė ato momente ka qenė duke udhėtuar me automjet. Itinerari i lėvizjes sė shtetasit Kosta Trebicka vėrtetohet edhe nga dėshmitarėt e tjerė. Thėniet e tė gjithė dėshmitarėve qė janė marrė nė pyetje pėr kėtė rast pėrputhen me tė gjitha provat e tjera tė siguruara nė vendin e ngjarjes si dhe me tabulatet telefonike tė ardhura nga kompania AMC, lidhur me bisedat dhe telefonatat e shtetasit Kosta Trebicka.

Duke marrė parasysh tė gjitha provat e siguruara, si procesverbali i kėqyrjes sė vendit tė ngjarjes, tabelat fotografike dhe kasetat filmike nga vendi i ngjarjes, kėqyrja e automjetit, kėqyrja e kufomės, aktet e ekspertimit mjekoligjor dhe balistik, aktet e tjera tipografike dhe daktilostraike, konkluzionet e kėqyrjes dhe sekuestrimit tė tė gjitha provave materiale, pyetjes sė dėshmitarėve dhe tė gjitha provat e tjera tė kėtij procedimi penal, arritėm nė konkluzionin se shtetasi Kosta Trebicka ka humbur jetėn si rezultat i kėtij aksidenti rrugor dhe pėr kėtė kemi marrė vendimin e pushimit. Pėr sa mė sipėr, duke qenė pėrpara faktit se vetė drejtuesi i mjetit ka humbur jetėn gjatė aksidentit, nė bazė tė dispozitave ligjore nė kuptimin e pasojave, ku nuk pėrfshihen ato kur i shkaktohen vetė subjektit tė veprės penale, pra ndodhemi pėrpara rastit kur drejtuesi i mjetit, konkretisht Kosta Trebicka, me veprimet e tij ka shkaktuar vetė kėtė aksident. Ky fakt nė rastin konkret nuk parashikohet nga ligji si vepėr penale. Prandaj procedimi penal me numėr 1006/2008, i filluar pėr shkelje tė rregullave tė qarkullimit rrugor, duhet tė pushohet. Pėr kėtė arsye, vendosėm pushimin e hetimeve tė procedimit penal 1006/2008. Njoftojmė se me kėtė vendim palėt e interesuara kanė tė drejtė tė bėjnė ankimim nė Gjykatėn e Rrethit Gjyqėsor Korēė, ose pranė Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Tė gjitha provat materiale, si dhe sendet personale qė i pėrkasin viktimės sipas procesverbaleve, do ti kthehen bashkėshortes shtetases Brunilda Trebicka.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



Aksidenti, si vdiq Kosta Trebicka Albuto10
Mbrapsht nė krye
Similar topics
    Drejtat e ktij Forumit:
    Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi