.::@Forumi Shqip@::.
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi
Ads
New topics
Plakat Shqiptare!Yesterday at 14:22webmaster
hejWed Apr 24 2024, 10:17Xhoja
Ligji Nr. 33/2024 PĖR DHĖNIE AMNISTIEFri Apr 19 2024, 13:54webmaster
Puntoret ne pushimin e drekes ne DurresMon Mar 11 2024, 21:45webmaster
Te isha edhe njehere 20 vjec...Tue Feb 27 2024, 23:30webmaster
Gezuar Baftjar!Sun Feb 25 2024, 16:29webmaster
Legjendat e Dibres!Mon Feb 19 2024, 22:05webmaster
Majk - LamtumireTue Feb 13 2024, 14:42webmaster
Xhensila Myrtezaj — Zemer e HelmuarTue Feb 13 2024, 14:36webmaster
TAYNA x BARDHI - UNAZATue Feb 13 2024, 14:33webmaster
Eli Malaj - Hajde luj shpirti jem - LIVETue Feb 13 2024, 14:32webmaster
Eli Malaj - Jeta prap vazhdoji - LIVETue Feb 13 2024, 14:31webmaster
Muharrem Ahmeti ft. Cita Kral - BABOSat Feb 10 2024, 14:35webmaster
2tton x Dafina - Veq ti je Sat Feb 10 2024, 14:35webmaster



Shko poshtė
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

13 shenjat qė tregojnė se do tė jetosh gjatė Empty 13 shenjat qė tregojnė se do tė jetosh gjatė

Sat Oct 18 2008, 12:15
13 shenjat qė tregojnė se do tė jetosh gjatė Images11Zhvillimi nė mjekėsi, arsim, si dhe parandalimi dhe trajtimi i sėmundjeve, kanė ndikuar nė mirėqenien dhe jetėgjatėsinė e pėrgjithshme tė njerėzve. Por, ajo qė ndoshta ende nuk e dini, ėshtė se, zakonet tona tė pėrditshme,qė nė pamje tė parė duken tė parėndėsishme, ose e shkuara jonė, mund tė ndikojnė nė jetėgjatėsinė dhe mirėqenien tonė.

Ja ku vijnė tė dhėnat e fundit tė shkencės, tė bazuara nė disa shenja, qė pėrcaktojnė se ju keni jetė tė gjatė dhe kėshilla qė mund t’i zbatoni pėr tė zgjatur jetėn tuaj.



Mamaja ka qenė e re kur tė ka lindur?



Nėse nėna juaj ka qenė nėn 25 vjeē kur ju ka lindur, ju keni 2 herė mundėsi mė shumė tė bėheni 100 vjeē, sesa dikush qė ėshtė lindur nga njė nėnė e madhe nė moshė - kjo sipas shkencėtarėve tė Universistetit tė Ēikagos. Ata mendojnė se, sa mė e re tė jetė nėna, aq mė i shėndetshėm ėshtė fetusi.



Tė pėlqen shumė ēaji?



Tė dyja llojet e ēajit, si ai jeshili, ashtu dhe i ziu, pėrmbajnė njė dozė tė pėrqendruar katekine, substancė qė ka vlera mbrojtėse dhe qetėsuese nė qarkullimin e gjakut. Nė njė studim me mė shumė se 500 japonezė, (burra dhe gra) ata qė pinin 5, ose mė shumėfilxhanė ēaji jeshil ēdo ditė, kanė rrezik mė tė vogėl pėr tė vdekur nga sėmundjet e zemrės. Studime tė tjera, tė kryera pėr ēajin e zi, nxjerrin tė njėjtat rezultate.



Ju duhet tė pini njė ose 2 filxhanė ēaji nė ditė, pėr tė filluar tė kujdeseshpėr zemrėn, vetėm sigurohuni qė ēaji qė pini tė jetė i ri.



Ēajrat e ftohta, qė gjenden rėndom nė supermarkete, nuk kanė tė njėjtat efekte pozitive pėr shėndetin.



“Sapo u shtojmė ujė fletėve tė ēajit, katekina e tyre humbet vlerat brenda pak ditėve”, - thotė Jeffrey Blumberg-i, dietolog dhe shkencėtar nė Universitetin “Tuft-it”. Edhe studime tė tjera, tregojnė se, kur ēajit i shtohet qumėsht, aihumbet efektet mbrojtėse pėr sistemin kardiovaskular, prandaj pėrdorni vetėm limon ose mjaltė.



Preferon tė ecėsh?



Njerėzit e stėrvitur, qė thuhet se janė ata qė ecin pėrreth 30 minuta nė ditė, kanė mė tepėr mundėsi tė jetojnė mė gjatė, sesa ata qė ecin mė pak, pavarėsisht sesa tė shėndoshė janė.



Kjo sipas njė studimi tė kohėve tė fundit, qė ėshtė bėrė duke u pyetur rreth 2 600 burra dhe gra. Po kėshtu, gratė qė janė mbi peshė, mund tė ndikojnė pozitivisht nė funksionimin e zemrės, duke shtuar vetėm 10 minuta mė tepėr aktivitet nga rutina e tyre e pėrditshme. Kėshtu qė, bėni njė shėtitje nė kohėn e drekės dhe gjeni mėnyra pėr tė ecur mė shumė ēdo ditė.



Hiqni dorė nga pijet me ngjyrė



Shkencėtarėt nė Boston, kanė zbuluar se, duke pirė rregullisht pije freskuese tė ngjyrosura ēdo ditė, ju dyfishoni rrezikun e sindromės sė metabolizmit, sindromė e cila, pėrfshin njė sėrė shqetėsimesh, siē janė: tensioni i lartė, vlera tė larta tė insulinės, shtimi nė peshė, qė rrit rrezikun e sėmundjeve tė zemrės dhe diabetit.



Shkaktari i tyre mund tė jetė subtanca ngjyruese e kėtyre pijeve, e cila ka rritur rrezikune kėsaj sindrome nė eksperimentet qė janė bėrė tek kafshėt. “Shkencėtarėt, gjithashtu, mendojnė se, ata qė pijnė tė tilla pije, janė tė prirur tė zgjedhin gjithmonėushqime tė ėmbla, tė cilat ēojnė drejt shtimit nė peshė”, - thotė Vasan S. Ramachandran-i, M.D.,profesor mjekėsie nė Universitetin e Bostonit, nė tė cilin ka qenė udhėheqėsi i studimit.



Zgjidhje mė tė mira do tė ishin: ēaji nė vend tė kafesė dhe uji i gazuar, i pėrzier me lėng frutash. Duke mbajtur nėn kontroll tensionin dhe nivelin e kolesterolit, duke parandaluar diabetin dhe duke mos pirė duhan, mund t’i shtoni nga 6 deri nė 9 vite tė shėndetshme jetės suaj.



Nėse keni kėmbė tė forta...



Kėmbėt e forta, nėnkuptojnė ekuilibėr tė mirė, fleksibilitet dhe jetėgjatėsi. Me kalimin e viteve, kėto cilėsi, janė ēelėsi pėr tė zvogėluar rrezikun e rrėzimeve dhe plagėve, sidomos frakturave tė gjymtyrėve, tė cilat sjellin njė rėnie tė pėrgjithshme tė shėndetit.



Deri nė 20% tė pacientėve qė kanė fraktura tė gjymtyrėve, vdesin brenda njė viti, kjo, pėr shkak tė komplikimeve dhe traumės. “Muskujt e dobėt tė kėmbėve, janė elementi thelbėsor i dobėsisė tek pleqtė”, - thotė Robert Butler-i, M.D., president i qendrės ndėrkombėtare pėr jetėgjatėsinė nė Nju Jork. Pėr tė forcuar kėto muskuj, duhet tė bėni ushtrimet e duhura gjimnastikore.



Hani ushqimet “vjollcė”



Ushqime “vjollcė” janė: rrushi i zi, manaferra, vera e kuqe. Tė gjitha kėto kanė atė ngjyrėn e errėt dhe tė pasur me polipenol, pėrbėrės qė ulin rrezikun e sėmundjeve tė zemrės dhe sėmundje tė tjera.



Polipenoli i mban venat e gjakut dhe arteriet elastike e tė shėndetshme. “Ajo qė tė bėnmirė pėr arteriet e zemrės, tė bėn mirė edhe pėr venat e gjakut nė tru”, - thotė Robert Krikorian-i. Studime paraprake mbi kafshėt, kanė treguar se, shtimi i rrushit tė zi nė ushqimin tuaj, pėrmirėson funksionimin e trurit. Pėr mė tepėr, nė njė studim tė fundit me njerėzit, studiuesit zbuluan se, tė ngrėnit e njė ose mė shumė filxhanėve me manaferra ēdo ditė, pėrmirėson bashkėveprimin e qelizave tė trurit me njėra-tjetrėn, e kjo sjell zhvillim tė kujtesės.



Ke pasur peshė normale nė adoleshencė



Njė studim i bėrė publik nė gazetėn e pediatėrve, i cili ndoqi 137 fėmijė afrikano-amerikanė, qė nga lindja deri nė moshėn 28-vjeēare, zbuloi se, tė qenit mbi peshė nė moshėn 14-vjeēare, rrit mundėsitė e tė prekurit nga tipi 2 i diabetit nė moshė adulte.




Tė rriturit me diabet, kanė 2 ose 4 herė mė shumė mundėsi pėr tė vuajtur nga sėmundje tė zemrės, sipas “American Heart Association”.



Nuk i pėlqeni ushqimet e thata



Nuk ka problem nėse konsumoni mish viēi, derri apo qengji herė pas here, por tė hash mė tepėr se sa duhet mish tė kuq, ju rrezikoheni nga kanceri. Kjo, sipas njė raporti tė nxjerrė nga “American Institute for Cancer Research”.



Ky lloj kanceri shkaktohet nė masė edhe nga mishi i pėrpunuar siē janė: hot dog-ėt, proshutat, etj. Ekspertėt nuk janė tė sigurt se pėrse kėto lloj mishrash janė tė dėmshme, por njė nga dyshimet e tyre, ėshtė se kėto efekte negative vijnė nga pėrpunimi i mishit (grirja, tymosja, ose pėrzierja me erėza tė ndryshme)



Keni ndjekur shkollėn



Njė studim i fundit i “Harvard Medical School”, zbuloi se njerėzit me arsim 12-vjeēar, jetojnė 18 muaj mė gjatė se sa ata me mė pak vite shkollimi. Pse? Lidhja ėshtė pak e habitshme, por funksionon: Sa mė shumė tė jesh i arsimuar, aq mė pak je i prirur pėr tė pirė duhan. Nė fakt, vetėm 10 % e tė rriturve me shkollė tė lartė pijnė duhan, krahasuar me 35% tė atyre pa shkollė tė lartė.



Ideja se ke njerėz ku tė mbėshtetesh



"Marrėdhėniet e mira me miqtė, ndikojnė nė pakėsimin e stresit”, - thotė Micah Sadigh-i, Ph.D., profesor psikologjie. Ideja se ke njerėz ku tė mbėshtetesh, tė mban tė shėndetshėm fizikisht dhe mendėrisht, stresi kronik dobėson sistemin imunitar dhe i plak qelizat mė shpejt, duke shkurtuar jetėn nga 4 deri nė 8 vjet, kjo sipas njė studimi. “Duhet tė kesh miq, me tė cilėt mund tė flasėsh hapur, pa u paragjykuar, apo kritikuar”, - thotė Sadigh-i.



Miqtė e tu janė tė shėndetshėm



Nėse miqtė e tu tė ngushtė shtojnė nė peshė, shansi yt pėr tė bėrė tė njėjtėn gjė, rritet me 57%, kjo sipas njė studimi tė bėrė nė Angli, nė gazetėn e mjekėsisė. “Pėr tė pasur njė jetė dhe trup sa mė tė shėndetshėm, ėshtė e kėshillueshme tė shoqėrohesh me njerėz qė kanė tė njėjtat qėllime”, - thotė Nicholas A. Christakis-i, M.D., Ph.D., drejtuesi i studimit.



Nuk ke pastruese shtėpie



Duke fshirė me fshesė, duke larė dyshemenė, apo duke larė xhamat e dritareve, kjo pėr mė shumė se njė orė, individi djeg rreth 285 kalori, duke ulur rrezikun e vdekjes deri nė 30%, sipas njė studimi i bėrė tek 302 tė rritur nė moshėn 70-vjeēare.



Ju jeni njė tip optimist



Optimistėt kanė njė kėndvėshtrim pozitiv pėr jetėn, janė tė shoqėrueshėm dhe janė mė tė shėndetshėm se ata qė janė pesimistė. Tė punosh ėshtė e rėndėsishme. A e dini ēfarė ėshtė mė e rėndėsishme se kjo? Tė ushqehesh shpirtėrisht!



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



13 shenjat qė tregojnė se do tė jetosh gjatė Albuto10
Piktor
Piktor
Antar i Respektuar
Antar i Respektuar
GjeniaMale
Shenja e HoroskopitPisces Rat
Numri i postimeve Numri i postimeve : 327
Ditelindja Ditelindja : 07/03/1972
Mosha Mosha : 52
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 6
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 50
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 26/04/2008

13 shenjat qė tregojnė se do tė jetosh gjatė Empty Re: 13 shenjat qė tregojnė se do tė jetosh gjatė

Sat Oct 18 2008, 22:16
Intersante dhe shume bindese.
Te gjitha i kam ose mund ti bej por ate te mos ha mish te pjekur apo te skuqur nuk mund ta bej.



________________________________
Firma e Antarit/Antares:
webmaster
webmaster
Administrator
Administrator
GjeniaMale
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2680
Hobet Hobet : Futboll,muzike,Pc
Reputazioni Ne Forum Reputazioni Ne Forum : 58
Piket Ne Forum Piket Ne Forum : 4305
Data e Rregjistrimit Data e Rregjistrimit : 23/04/2008
https://forumish.albanianforum.net/

13 shenjat qė tregojnė se do tė jetosh gjatė Empty Re: 13 shenjat qė tregojnė se do tė jetosh gjatė

Mon Oct 20 2008, 16:13
Perandor shkruajti:Intersante dhe shume bindese.
Te gjitha i kam ose mund ti bej por ate te mos ha mish te pjekur apo te skuqur nuk mund ta bej.
E kam idene qe ky kriter nuk vlen per Shqipetaret ne pergjithsi :F:



________________________________
Firma e Antarit/Antares:



13 shenjat qė tregojnė se do tė jetosh gjatė Albuto10
Sponsored content

13 shenjat qė tregojnė se do tė jetosh gjatė Empty Re: 13 shenjat qė tregojnė se do tė jetosh gjatė




________________________________
Firma e Antarit/Antares:
Mbrapsht nė krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi